Sunday, February 28, 2010

Termet katastrofik 8.8balle ne Kili ... !!Rreth 300 vete jane te vdekurit deri tani ...

Pergatiti Partizan Cene ..

Pas tërmetit në Kili
Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në 25 vjet

Presidentja e Kilit Michel Bachelet, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.Mbas termetit , u vu re nje cunam me dallge 1,5 m te larta ,

Tërmetit i shkallës 8.8 ballë zgjati per gati me shume se 1 minute .Epiqendra e tij ishte 90 km në juglindje të qytetit të dytë për nga madhësia të Kilit, Concepcion. Edhe këtu, edhe në kryeqytetin e vendit Stantiago njerëzit dolën të frikësuar nëpër rrugë dhe për orë të tëra nuk guxonin të ktheheshin nëpër shtëpira.

Nga njoftimet e deri tanishme , termeti ka shkaktuar shume deme materia le , dhe po shume viktima .. Perllogaritet qe viktimat mund te jene me qindra .. dere ne 28-02 ne mengjes , jane raportuar rrethe 300 viktima , por zyrtarishte pranohet te jene rreth 145 .. !

Te plagosurit jane mbi 100 , dhe te humburit , qe ndodhen nene rrenoja disa dhjetera mijera . !

Presidentja :Duhet te shmanget paniku

Presidentja e vendit Michele Bachelet, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe i kërkoi njerëzve të ruajnë qetësinë: "Ju lutemi të mos dilni nga shtëpia. Lëvizni vetëm me automjete dhe nëse është e domosdoshme. Dhe jini të kujdesshëm. Nëse nuk veproni kështu, atëhere nuk do të kemi vetëm viktima të tërmetit, por edhe viktima te shkaktuara nga paniku."

Mbas termetet ishin edhe ato te frikshme pasi arriten deri ne 6.2 balle .Ne disa raste më të deri në 6,5 ballë. Dëmtuar janë kryesisht ndërtesat e vjetra, rrugët dhe urat. Në shumë qytete ndërtesa të tëra u rrëzuan krejtësisht. Në gjithë vendin janë ndërprerë rryma elektrike dhe lidhjet telefonike.

Kili ndodhet ne nje zone te ndjeshme , sizmike .

Tërmeti, u ndie edhe në Peru dhe Argjentinë. Për Kilin, Perunë, Australinë dhe Havain u lëshuan paralajmërime për cunami. Në ishujt e Robinson Kruzosë, që i përkasin Kilit, 660 kilometra larg kontinentit, një dallgë shumë e madhe mori me vete pjesë toke. Marina filloi me evakuimin e pjesën lindore të ishullit, që ndodhet 300 km larg kontinentit.Probleme priten e dhe per ishullin e pashkeve qe ndodhet 1600 km larg Kilit .. !!

Në vitin 1960 një tërmet i rëndë shkatërroi qytetin Valdivia, në jug të vendit. 1655 vetë humbën jetën dhe dy milionë mbetën pa strehëShpresojme te mos jen shfra te tilla edhe kete here .. !

Saturday, February 27, 2010

Tërmet 8.8 ballë që lekundi Kilin, alarm për tsunami


Pegatiti Partizan Cene

UPDATE- Simbas te dhenave t deritanishme , numri i viktimave ka shkuar ne 85 , nga termeti 8,8balle,qe goditi Kilin gjate nates, nderkohe qe ende nuk dihet sa sa mund te jete bilanci perfundimtar i demeve.

Sipas mediave vendase numri ka shenuar rritje, pasi ne fillim u raportuan vetem 6 viktima. Presidentja , Michelle Bachelet ka bere thirrje per ruajtjen e qetesise, si dhe ka nisur nje takim me autoritetet e tjera per situaten.

Ky eshte termeti me i rende per keto 25 vjet ne Kili .. !!

Ky termet u shoqerua edhe me alarm per tcunami .

Lajmin për gjenerimin e tsunamit e ka bërë të ditur qendra e alarmit per tsunami në Paqësor, sipas të cilës një fenomen i tillë është tejet kërcënues për brigjet e vendit.


Po kjo qendër ka tërhequr vërejtjen për rrezik tsunami edhe në Peru, madje ka deklaruar se nën vëzhgim do të jetë edhe Ekuadori.

Misionaret dhe shkëndia në fund të tunelit …!!!

Misionaret dhe shkëndia në fund të tunelit …!!!

Opinion nga Partizan Cene…

Për mbarë popullin shqiptar që e priste me shumë kureshtje , misioni i përfaqësuesve Evropiane për krizën ishte jo vetëm një dështim .. por edhe një kthim prapa , për hapat që kishte marrë puna , në tryezen e Presidentit Topi .
Të dërguarit e Europës ,ju shmangën në mënyre ideale , shkuarjes në atë që i themi qendra e krizës , pra hapja e kutive të votimit të 28 qershorit 2009. Kjo u shoqërua edhe me një gjë tjetër shumë më e keqe , me atë që ata nuk përmendën asnjë fjalë kundër mazhorancës dhe kryeministrit autoritar , sikur ti trembeshin këtij të fundit ..
Bile u dha përshtypja sikur vetë Berisha me Topallin , e kishin thirrur përfaqësinë e KiE-se për ti kërkuar llogari , pse nuk e çon opozitën në parlament ..Pra , u krijua përshtypja sikur, të dërguarit nga Europa , nuk kishin erdhur për të kontrolluar mazhorancën dhe qevrinë Berisha , por sikur ishte e kundërta .. këta të fundit do të kontrollonin miqtë europjane .!!
Kjo u duk edhe nga deklarata e Cavushoglu,kreu i Asamblesë , që aty ku pritej një deklarim të paktën asnjëanës .. ai theksoi : ” Opozita, të kthehet në parlament ”…Kjo e keqësoi gjendjen e krizës dhe nuk ndihmoi aspak në gjetjen e një zgjidhjeje ..!!

Megjithëse Berisha dhe ata që i fryjnë borive të tij , fërkuan duart me ikjen e përfaqësuesve të Asamblesë së Këshillit të Evropës , shija e hidhur tek të gjithë shqiptarët ; pro dhe kundër llogjikës së opozitës , si dhe shumë të tjerë më pak të pozicionuar në ndonje krah,ndien shijen e hidhur si gjithmonë nga ajo çka presin shqiptarët nga Europa . !

Por në fund të tunelit ka edhe dritë .. Në tunelin e errët të krizës politike që po kalon Shqipëria , Partia socialiste , dha një shkëndije drite , duke u paraqitur e bërë betimin në Parlament .
Por për çudi edhe ky veprim , shumë pozitiv , u prit me ankth dhe me një shijë jo të këndshëm , nga shumë përkrahës të opozitës .Kjo vjen për shumë aresye .. por më e thëna është se mos në këtë rast ka një devijim te Lidershipit të PS -së ,nga lufta dhe përpjekjet e opozitës , transparencë të plotë të zgjedhjeve të qershorit ..

Veprimi i opozitës , në këtë rast , dhe duke pasur parasysh se si erdhën ngjarjet ,ishte jo vetëm i zgjuar por edhe shumë konstruktiv .. Pse e themi këtë :

1 – Ishte veprim i zgjuar pasi , në datën 5 mars , përmbushej afati , ligjor , në bazë të kushtetutës , për të bërë betimin depudetët në parlament .. Kjo i jepte mundësira , ustait te çaçakave,zotit Berisha , dhe tellallit të tij Topallit , që të niste qoftë edhe formalisht , shantazhin me mandatet … Nuk ka rëndësi se si, por ka rëndësi që ky veprim do të hiqte vëmendjen e opinionit popullor në Shqipëri nga qëllimi madhor i opozitës , duke e banalizuar në një problem krejt ordiner, ose shqiptarçe ta themi: ”e lagu , nuk e lagu ”..

2-Me marrjen pjesë në seance plenare të Parlamentit , opozita ka mundësinë që ti mbyllë gojën tellallit se po bën politikë jashtë parlamentit dhe kërkon një nismë ligjore që zgjidhet vetëm në parlament .. Ky ishte një ngerc që i dha mundësi edhe Berishës që para europianeve.. ta skematizonte çështjen në atë që nuk ka ligj .. Ndaj opozita i dha mundësi mazhorancës , që të reflektojë dhe të mos ketë më asnjë pengesë ligjore .Këtë e bëri PS me dy nismat ligjore që paraqiti në kuvend për miratim ..

Pra megjithëse Presidenti pasi mori ”urdhër” nga Europa , bëri të pa mundurën për të sjellë opozitën në parlament dhe përfaqësuesit europjanë dështuan në ndihmën për dhënies fund të krizës .. ishte vetë PS ajo që e ka lënë tani një qind përqind në dorë të mazhorancës dhe Berishës vetë , që të mbajë opozitën në Parlament .. Pra nuk ka më asnjë justifikim para popullit dhe para Evropës për këtë katastrofë politike që ka mbjellë në Shqipëri .. !!

Shqiptarët e kuptuan edhe një herë , se Europa po të dojë mund të”bëjë ” shumë gjëra të ”mira ”për Shqipërinë .. dhe shqiptarët .. Kjo do të duket shumë shpejt me liberalizimin ose jo të vizave … le të presim .. dhe vetëm të presim .. !!

Friday, February 26, 2010

Nga te rejat e fundit te publikuara nga NASA..

U ZBULUA NJE PLANET JASHTE SISTEMIT TONE DIELLOR QE KA SHUME NGJASHMERI ME TOKEN TONE .

Pergatiti Partizan Cene .. !

Që nga viti 1995, exploruesit e hapësirës kanë zbuluar 155 trupa qiellorë në orbita rreth yjeve të tjerë të galaktikës sonë Rruga e Qumështit. Kohët e fundit, me përparimin e teknologjisë së teleskopëve dhe të metodave kërkuese, ata kanë gjetur edhe trupa të vegjël.

Në fillim u zbuluan planete të përmasave gjigande si Jupiteri dhe Saturni.m e vone ata te permasave te vogla deri kur ne 2004 , u treguan shenjat e nje planeti si toka .. por tani ne 29 janar 2010 arriti te saktesohej nje planet i 107, qe eshte identik per nga permasat dhe pse jo edhe nga kushtet si Toka jone .Mbas disa ditesh arriten te fiksonin dhe te sillnun ne , laboratore , foto te skematizuara .. te ketij planeti .. Emertimi provizor eshte ART 107.. !

Kërkuesi më i suksesshëm nga të gjithë, Gofri Marsi nga Universiteti i Kalifornisë dhe Instituti Karnixh, në Uashington, bëri të njohur gjetjen e planetit të 107-të që i ngjan më shumë Tokës si nga përmasat ashtu edhe nga përmbajtja shkëmbore.

“Ky është vërtet një lajm i jashtëzakonshëm”

Zoti Marsi e bëri këtë njoftim gjatë një konference shtypi në Uashington.

“Ishim në dijeni për ekzistencën e tij tre vjet më parë. Ne e kemi ndjekur me qetësi dhe me kujdes duke ruajtur sekretin duke e verifikuar disa herë.”

Planeti i zbuluar ndodhet relativisht pranë nesh, rreth 15 vite drite larg nga Toka. Masa e tij është 6 deri në 8 herë më e madhe se ajo e Tokës, ndërsa diametri 2 herë më i madh. Ai është aq pranë yllit rreth të cilit rrotullohet sa mund të bëjë një rrotullim të plotë brenda dy ditëve, duke i bërë temperaturat e tij shumë të larta. Ylli vetë është sa një e treta e diellit.

Por, zoti Marsi thotë se ngjason shumë me sistemin tonë diellor, veçanërisht mbas zbulimit nga ekipi i tij i dy planetëve gjigandë të gaztë.

“I gjithë sistemi planetar është si një miniaturë e sistemit tonë diellor. Ylli është i vogël, orbitat janë të vogla. Planeti më i afërt është më i vogli prej tyre, pikërisht si sistemi ynë diellor, me planetët më të vegjël që rrotullohen brenda orbitave të planetëve gjigandë. Për herë të parë po fillojmë të gjejmë llojin e sistemit tonë në hapësirën yjore.”

Zoti Marsi dhe kolegët e tij nuk kanë prova se përbërja shkëmbore e planetit të ri është si ajo e Tokës, por ata besojnë se masa e tij e vogël nuk lejon mbajtjen e gazeve si në rastin e Jupiterit.

Astronomët e gjetën këtë planet në të njëjtën mënyrë që janë gjetur shumica e planetëve të tjerë jashtë sistemit tonë diellor. Ata nuk e panë në mënyrë të drjetpërdrejtë, por matën ndryshimin e intensitetit të dritës së yllit në qendër të sistemit.

Nga këto matje ata vunë re se kishte luhatje që mund të shkaktohen vetëm nga ekzistenca e gravitetit të një planeti. Këto luhatje ishin më të vogla nga luhatjet e mëparshme duke bërë astronautët të arrinin përfundimin se ishte fjala për një planet me masë të vogël.

Xhek Lisauer, teoricien në agjencinë amerikanë të hapësirës, thotë se astronomët do të gjejnë planetë me përmasa edhe më të vogla me përparimin e teknologjisë së teleskopëve, e cila do të bëjë të mundur zbulimin e luhatjeve edhe më të vogle.

Ai shton se sateliti amerikan për kërkim planetesh që do të hidhet në hapësirë mbas tre vjetësh, do të përdorë një mënyrë të re detektimi, e cila bazohet tek ulja e shkëlqimit të një ylli, që sugjeron kalimin e një planeti përpara tij.

“Planeti, zbulimi i të cilit u njoftua sot, është ndoshta planeti me ngjashmëri më të madhe me Tokën i zbuluar deri më sot,ne 22 /01/2010.. por nuk besoj se ai do ta ruajë këtë titull për një kohë të gjatë.”

Çdo planet i vogël ka shumë mundësi të jetë nga grupi prej 1 mijë e 5 qind yje që po vëzhgojnë astronomët Marsi dhe Batler.




Early Spring Dust Storms at the North Pole of Mars

Nje skematike e perafert me ate qe se si mund te jete ALT 107.. , planeti qe ngjason shume me Token .. !

Thursday, February 25, 2010

POEZI NGA TEUTA KAMBERI - ALIZOTI

Ne c'hon duan te te hedhin
ti se di.
Ata jane ngritur si kufomat neper nate
e s'dine c'forme ka gjendja e plakur,
brenda engjellit qe kelthet.
Jane pervoja e fituar
shkaperderdhjes se vet,
pa ditur si lind keqardhja ,
ne nje cmin te pacaktuar,
sepse s'kane ndjere pesha sfitese ndonjehere.
Pa njohur delikatesen
e kelthit pranveror,


kane prere vec mantele
perngjitur formes se tyre
e s'njohin endrren e jetuar te bere cope.
S'njohin asgjene,
vec asaj qe i pushton,
vec kombinimit te nje kemishe
me nje kravate.
Jane drunj te heshtur e trupa sakate,
shastisur te qeshures pa skaj,
jane varre pa emer e keshtjella rere,
jane sfond pa drite diellore.
Dhe e gjithe kjo se grushtet ne mure
s'i kane gjakur kurre,
jane vec shites ne tregun e kartonave,
forme pa forme.
Ideograme e metoda te padeshifruara,
pjelle pasionesh,qe shuajne cigaret
ne barkun e nenes se tyre lehohe.
Historine e embrionit te tyre s'e kane njohur kurre,
dikush i vuri rastesisht perfaqesore,
ose rastesisht erdhen vete ne kete cope strehe
qe derte me s'mban.
Pikerisht ata thone pa kuptuar dickane.
O tmerr,
o fat i mbetur hale!


Marre nga vellimi me poezi "Prekjet e Nirvanes" i Teuta Kamberi (ALIZOTI)...1999.

Kriza politike, ne Shqiperi , mbas ikjes se delegacionit te KiE

Pergatiti dhe pershtati per cene-blog.al:Ymer H Veliu

Marre e plote nga BBC
Raporteri i Këshillit të Evropës për Shqipërinë David Wilshire
Raporteri i Këshillit të Evropës, David Wilshire është në Shqipëri në kuadër të delegacionit

Parlamentarët e Këshillit të Evropës janë optimistë në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe thonë se hapi i parë duhet të jetë kthimi i parlamentit në funksion të plotë.

Bashkëraporteri për Shqipërinë, deputeti konservator britanik David Wilshire tha në një intervistë për BBC-në se ai ende priste të kishte vështirësi në zgjidhjen e krizës, por se ata ishin të gatshëm të ndihmonin në kapërcimin e problemeve.

Zoti Wilshire tha se garancia për zgjidhjen e krizës do të vinte nëse partitë politike në Shqipëri do të kishin besim tek njera-tjera.

Ilir Nishku i BBC-së bisedoi me zotin Wilshire:

BBC: A jeni optimist se do të ketë një zgjidhje të krizës së shpejti?

Ne presim hapin e parë që opozita të kthehet në parlament.
Raporteri i KiE-së për Shqipërinë David Wilshire

David Wilshire: Kam një optimizëm të arsyeshëm se ne do t'i shohim ata që të ndërmarrin hapin e parë, apo ndoshta dy-tre hapat e parë, drejt një zgjidhjeje të plotë, por nuk pres një zgjidhje të plotë që nesër në mëngjes.

BBC: Në Shqipëri komentohen shumë ato që ndërkombëtarët u thonë politikanëve shqiptarë lidhur me këtë çështje. Çfarë u thatë ju partive qeverisëse dhe të opozitës?

David Wilshire: Ne u kemi thënë atyre të njëjtën gjë. Në fillim ne i kemi dëgjuar ata, kemi dëgjuar shqetësimet e tyre dhe vështirësitë e tyre. Ne i thamë të gjithëve, në të gjitha takimet, se arsyeja pse ne jemi këtu është që t'i ndihmojmë ata që të kthehen në një parlament me funksionim të plotë.

BBC: A mendoni ju se me propozimet që keni bërë juve partitë do të mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre? Le t'ju kujtoj se partia e opozitës thotë se ajo mund të kthehet në parlament, por se ata duan një hetim të plotë të zgjedhjeve...

Për ndryshimet, marrëveshjen dhe zbatimin e saj, garancitë duhet të vijnë nga brenda Shqipërisë duke krijuar besim midis partive politike. Nëse kjo nuk ndodh, ne nga jashtë nuk mund të bëjmë gjë.
Raporteri i KiE-së për Shqipërinë David Wilshire

David Wilshire: Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Hapi i parë duhet të jetë që opozita të kthehet në parlament dhe deri sa të ndodhë kjo nuk shkohet gjëkundi. Dhe ne presim hapin e parë që opozita të kthehet në parlament. Nuk kam shumë dyshim se pas kësaj do të ketë vështirësi. Mendoj që ju do ta shihni se do të flisni me mua dhe kolegët e mi në Tiranë përsëri para se të kalojë shumë kohë.

BBC: A e konsideroni ju veten si garantues të mundshëm të një zgjidhjeje të krizës?

David Wilshire: Jo. Të jashtmit mund të ndihmojnë që të ketë lëvizje. Për ndryshimet, marrëveshjen dhe zbatimin e saj, garancitë duhet të vijnë nga brenda Shqipërisë duke krijuar besim midis partive politike. Nëse kjo nuk ndodh, ne nga jashtë nuk mund të bëjmë gjë, por ne jemi të gatshëm që të ofrojmë ndihmë çdo herë.

BBC: Opozita shpreh dyshimin se nëse ajo shkon në parlament, mund të mos marrë atë që kërkon. A ju ka kërkuar opozita që ta garantoni se qeveria do t'u përmbahet premtimeve?

David Wilshire: Opozita nuk na kërkoi të garantonim asgjë. Askush nuk na kërkoi të jepnim garanci për asgjë. Kjo, sepse po të më ishte kërkuar nëse mund të garantoja diçka, përgjigja ime e thjeshtë do të kishte qenë "jo, nuk mundem!". Unë jam një i huaj në vendin e dikujt tjetër. Të vetmit që mund të japin garanci janë shqiptarët. Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, inkurajim e ndihmë, por zgjidhja gjendet brenda vendit dhe jo nga të huajt që vijnë këtu për t'u treguar njerëzve se çfarë duhet të bëjnë.

BBC: A jeni të inkurajuar nga sa keni dëgjuar gjatë ditëve të fundit nga politikanët shqiptarë?

David Wilshire: Mendoj se po. Nëse do të kisha ardhur këtu me mendimin për të gjetur një zgjidhje të plotë brenda një vizite, atëherë do të isha zhgënjyer. Por unë nuk u nisa për në Shqipëri me atë mendim. Unë erdha këtu për të parë nëse ne mund të ndihmonim që partitë politike shqiptare do të hidhnin hapin e parë drejt një zgjidhjeje të plotë. Dhe shpresoj se, sikur këtë bisedë ta zhvillonim pas një jave, unë do të kisha qenë në gjendja t'ju tregoja për hapat e hedhur. Por, sigurisht, që për gjetjen e një zgjidhjeje të plotë do të duhet kohë e gjatë.

BBC: Duke pasur parasysh kërkesat e opozitës dhe premtimet e qeverisë, cila mendoni se do të jetë zgjidhja e krizës? A do të hyjë opozita në parlament dhe parlamenti do të kryejë një hetim për zgjedhjet?

David Wilshire: Ndonjëherë më pëlqen të besoj në zgjuarsinë time, por nuk jam aq i zgjuar sa të parashikoj të ardhmen. Nuk e di se kur do të kemi një përgjigje. Ne duhet të hedhim disa hapa, por fatkeqësisht forma e zgjidhjes nuk është në dorën time. Dua t'ju them se shpresoj që zgjidhja e plotë, e çfarëdo forme të jetë, të çojë drejt funksionimit të mirë të demokracisë në Shqipëri.

BBC: Pra, ajo që ju po inkurajoni është që opozita të hyjë në parlament dhe atje të diskutojë për shqetësimet që ka?

David Wilshire: Po. Shpresoj që tani opozita do të shkojë në Parlament, gjë që do të ishte hapi i parë dhe do të shënonte njëfarë përparimi. Opozita do të përpiqej të diskutonte atje me qeverinë shqetësimet e veta. Nuk do të isha çuditur sikur ata ta kishin të vështirë e madje edhe të pamundur për të arritur një marrëveshje, por në atë moment ne do të ofronim të shkonim përsëri në Shqipëri për t'i ndihmuar në zgjidhjen e problemit tjetër. Nëse ndihmuam për kthimin e opozitës në parlament dhe shënuam përparim, atëherë nëse dalin probleme të tjera, ne do të shohim se si mund të ndihmojmë t'i zgjidhim edhe ata, e kështu me radhë. Pra, një përparim hap pas hapi, jo një zgjidhje e plotë brenda një minuti.

Wednesday, February 24, 2010

Gabim i rende i forcave te NATO-s ne Afganistan ..

Qeveria eAfganistanit eshte e shqetesuar për sulmin ajror të NATO-s - ISAF-i paralajmëron hetim dhe flet për gabim


Marre nga DW-World..Pergatiti dhe pershtati per cene-blog .al:Izmat Halla

Qeveria e Afganistanit është shume e brengosur për sulmin ajror qe shkaktoi 27viktima ne civile. Trupa mbrojtëse për Afganistanin ISAF paralajmëroi se do ta hetojë sulmin dhe flet për gabim

Kjo do te irritoje popullin dhe do te rrise pakenaqesite:

Është pikërisht ai lloj incidenti, që do të shmangë me çdo kusht komandanti i NATO-s Stanley McChrystal: trupa ndërkombëtare mbrojtëse kryen një sulm ajror ndaj luftëtarëve të supozuar talibanë, dhe vret me këtë rast të pafajshëm. Qeveria afgane e dënoi menjëherë në formën më të ashpër sulmin. Dhe drejtori për medie në parlamentin afgan, Hakim Asher, deklaroi:

"Kjo është një temë që na shkakton shqetësime të mëdha. Është e papranueshme dhe papërligjshme."

Në thelb NATO-ja po zhvillon dy luftëra në Afganistan: njërën kundër talibanëve dhe tjetrën për mendjet dhe zemrat e njerëzve. Lufta për mendjet dhe zemrat me gjasa nuk mund të fitohet në rast se trupat ndërkombëtare vrasin vazhdimisht të pafajshëm. Edhe zëvendëskomandanti i NATO-s Nick Parker e di që prej incidenteve vuan besueshmëria e trupës mbrojtëse për Afganistanin:

"Do të doja të thosha se ka rëndësi të madhe për ne kur ndodhin gabime të tilla. Ne po bëjmë gjithçka mundemi për t'i ulur në minimum ato. Në emër të ISAF-it dhe të komandantit të tij unë kërkoj falje për tragjedinë që u kemi shkaktuar familjeve të caktuara."

ISAF-i ka urdhëruar hetimin e incidentit, i cili sipas guvernatorit përgjegjës të provincës ngjau kështu: Tre autobusë të vegjël me civilë po udhëtonin të dielën drejt Kandaharit në jug të Afganistanit kur NATO-ja urdhëroi të bombardoheshin. Sipas të dhënave të veta, trupa mbrojtëse u nis nga premisa se bëhej fjalë për kryengritës, që donin të sulmonin trupa afgane dhe të NATO-s. Guvernatori i provincës Dai Kundi, Sultan Ali Uruzgani, tha:

"Incidenti i tmerrshëm ndodhi në kufirin midis dy provincave Dai Kundi dhe Urusgan. Kanë humbur jetën 27 vetë. Ndër të vrarët janë katër gra dhe dy fëmijë, të vrarët e tjerë janë burra. Të plagosur janë dhjetë."

Nuk duhet te perseriten me , gabime te tilla :

Sulmi nuk ka të bëjë me ofensivën e madhe të NATO-s më në jug në Helmand, por edhe atje janë vrarë herë pas here civilë gjatë sulmeve të ditëve të fundit. Komandanti i ISAF-it Stanley McChrytsal i ka vënë vetes synimin që të shmangë vrasjen e të pafajshmve. Prandaj edhe reagoi aq me humor të prishur ndaj sulmit ajror në Kundus në shtator, të urdhëruar prej gjermanëve. Njëlloj si parlamentarja afgane Shukria Barakzai, ai e di që duhet doemos të shmangë viktimat civile.

"Për ne, për njerëzit në Afganistan është e rëndësishme që të gjejmë një përgjigje se përse janë duke vdekur civilë."

Por për shumicën e të vrarëve të pafajshëm në Afganistan vitin e kaluar ishin përgjegjës talibanët. Që ata nuk i marrin parasysh civilët, këtë kryengritësit e dëshmuan tani sërish. Në lindje të Afganistanit një atentator vetëvrasës hodhi veten në erë. Viktimat ishin shumica civilë.

Tuesday, February 23, 2010

I perndjekur ne vendin e tij ..

Opinion nga Partizan Cene ..

http://www.radiovisari.info/gallery2/main.php?g2_view=core.DownloadItem&g2_itemId=235&g2_serialNumber=1

Lideri i ''Vetevendosjes '' Albin Kurti..


Mbare opinioni shqiptar , sa lexon kete titull, menjehere do te kuptoje , qe behet fjale per gjyqin e montuar , nga nderkombetaret , kunder liderit te ''Vetvendosjes'', Albin Kurtit .
Albini , perfaqeson shpirtin demokrat dhe anti imponues te shqiptareve ne Kosove .Eshte pikerisht ky, qe per kete aresye po i neneshtrohet nje persekutimi dhe perndjekje , qe nga shkurti i vitit 2007, mbas demostrimeve , qe u zhvilluan, per ti dhene te drejten popullit shqiptare te Kosoves te vetevendose .!..Eshte pra Albin Kurti qe ka fatin e keq qe ne vendin e tij, te lire e te pamvarur , te perndiqet dhe persekutohet politikisht , nga te huajt ... !!

Asnje shqiptar dhe aq me shume Levizha ''Vetevendosja '', nuk e mohon , ndihmen e madhe , dhe luften e nderko,betareve ,perkrah shqiptareve per te larguar pushtuesin shekullor serb nga Kosova... Mirepo , menjehere te shkon ndermend pyetja : Pse atehere kjo levizje popullore , del tani ne kundershtim me metodat e nderkombetareve per te qevrisur Kosoven , dhe mbi te gjitha ne kundershtim , me paketen Ahtisari , e cila sherbeu edhe si pikenisje per shpalljen e Pamvaresise ne shkurtin e 2008..??

Per levizjen ''Vetevendosja '', dhe per liderin e saj zotin Albin Kurti , pasi te merrnin nje falenderim nga zemrat e shqiptareve per ndihmen madheshtore qe i bene Kosoves , te huajt duhet ta lene ne dore te vete popullit te Kosoves te vet qeveriset dhe te vete vendose per fatet e tij .. Ne pamje te pare , duket se kjo eshte realizuar .. me shpalljen e pamvaresise ...

Ne fakt ,megjithese Kosova u shpall , shtet i pamvarur ne 17 shkurt te2008 drejtohet , njehershi nga 5 qeveri :
UMNIK, EULEX,Qeveria e Serbise ,Qeveria e Kosoves , dhe Klika klerike orthodokse serbe .!
Te gjitha keto , ushtrojne aktivitet te ligjshem , e te paligjshem .
Sot Kosova eshte shpallur shtet multietnik , ne nje kohe qe vetem 8-10% e qytetareve te saj nuk jane me kombesi shqiptare .. E cmund te thuhet pastaj per Shqiperine , qe ka ne rreth 11-13%, shtetas, me kombesi joshqiptare ( bile kohet e fundit eshte rritur kjo shifer artificialisht )

Faktet tregojne se Kosova, keto dy vitet e Pamvarsise , nuk ka arritur qe te kete nje Qeveri , nje President dhe nje Parlament , qe te mund te vendose per gjithshka , qe ka te beje me fatet politiko-ekonomike te Republikes se saj .
Jeta ne Kosove eshte shtrenjtesuar dhe veshtiresuar . Ekonomia e Kosoves eshte ne kolaps , pasi nderkombetaret i dhane te drejte Serbise qe te vazhdoje te mbaje peng pasurite e Kosoves .. duke , bere qe edhe investitoret e huaj , te ngurrojne te investojne ne Kosove .

Influenca e qeverise se ligjshme te Kosoves , nuk shtrihet ne mbare territorin e saj . Qeverite paralele po drejton enklava te tera ne Kosove , ku jetojne serb , pa harruar gjithe veriun e saj, qe ''ligjerisht'' po drejtohet edhe nga EULEX-i.
Ne Kosove hyn e del cdo drejtues Serb , sikur te shkonte ne zona brenda Serbise , dhe as qevria e Republikes se Kosoves e as nderkombetaret nuk bejne asgje per ta ndaluar kete poshterim ..
Gjendja ne Kosove eshte gjithmon si ne kohe emergjente , duke bere qe te frenohet , zhvillimi dhe perparimi ekonomik i vendit .

Por po te pyesish popullin e Kosoves per gjendjen, do te te thone menjehere ; jane pazaret dhe keq qeverisaja ose mos qeverisja , qe e kane cuar ne kete gjendeje Kosoven sot..Mos mundesia e vetmarrjes dhe vet zbatimit te vendimeve , nga drejtueesit e ligjshem te popullit te Kosoves , e ben akoma me te veshtire jeten dhe zhvillimin ekonomiko politik te Kosoves .. !

Ky eshte dhe kyci i pretendimeve dhe kundershtive te levizjes ''Vetevendosja'' .. Nje qevri e cila do te shprehte sakt vullnetin e popullit te Kosoves .. do te kishte , dhe perkrahjen e tij ..
Duke vete vendosur , populli do te mund te jetonte ne nje shtet te tijin dhe per te ..
Gjyqi ndaj Zotit Kurti , mendoj qe eshte nje perpjekje e nderkombetareve , per ti bere edhe njehere qejfin Serbise dhe Rusise , duke mbytur zerat , revoltues per kauzen perfundimtare te Kosoves si shtet i shqiptareve per shqiptaret .. !!

Meqense Albin Kurti nuk e njeh EULEX-in, ai edhe nuk mund te paraqitet ne nje gjykate te tille . Urdheri per ta sjelle me zor eshte nje gje qe me shume do ti shtoje tensionet duke i shkuar pershtat , Serbise , ne lobimet qe ben ajo,ne dem te njohjes se Kosoves , nga shtete te tjera .

Mendoj se shprehja e vullnetit te zotit Kurti qe ne te ardhmen te marre pjese , ''Vetvendosja '' si nje organizate politike , ne jeten politike te Kosoves , do ti jape mundesi qe te shprehe demokrativishte kundeshtine e anarshise dhe pavendosmerise , qe po zoteron sot politiken drejtuese kosovare .. ! Nje parti me flamurin e saj te Vetevendosjes , do te beje me te forte zerin e levizjes ''Vetevendosja '' , duke i dhene nje legjitimitet , dhe mbyllur perfundimisht farsitetet e gjyqeve dhe persekutimeve ne dem te drejtuesve te saj .. !!

Mos perdorni forcen , per njerez qe ne fun te fundit , forcen dhe paderjtesin ne kurriz te shqiptareve ,kundershtojne ...

Derguar ne DW- Uorld .. me 23 /02/2010

Monday, February 22, 2010

Elvira Dones: Letër e hapur per Kryeministrin!!!!!

Nga Elvira Dones .. !!


Zoti Kryeministër, Ju falenderoj, me kthjelltësi, për fjalët që thatë ndaj personit tim, jo përpara një kafeje apo qoke mes ortakësh, por në studion e një programi televiziv shumë të ndjekur nga publiku para disa ditësh, pra në "Opinion", drejtuar nga kolegu Blendi Fevziu.

Sikur ta kishit lëshuar sulmin tuaj diku privatisht, nuk do të kisha denjuar ta komentoja atë qoftë edhe me një rrokje. Por ju sulmuat në mënyrë publike, duke e bërë kështu të domosdoshme një refleksion, një saktësim për publikun. Sepse janë njerëzit që na ndjekin të cilëve u detyrohemi, shqiptarëve që na shohin e lexojnë e kërkojnë të kuptojnë se ç'bëhet rreth tyre, që u detyrohemi: ju në radhë të parë si Kryeministër i Shqipërisë e unë si një njeri i letrave e i mediave.

Ndoshta ju harroni, zotëri, se duke ju dhënë votën, ajo pjesë e popullit shqiptar i cili u ka besuar udhëheqjen e ekzekutivit, nuk ju ka dhënë bashkë me votën të drejtën absolute të papërgjegjësisë.

Por ju njoh një gjë zoti Kryeministër: stilin! Prej vitesh ju keni zhvilluar, me një koherencë admiruese - sikur të mos ishte e frikshme për ecjen demokratike të vendit - sulmin personal. Në mungesë të argumenteve ndaj pyetjeve apo kritikave që ju bëhen, ju hapni "librat e familjeve". Këtë bëtë edhe me mua në programin "Opinion" rreth "çështjes Berluskoni". Mëkat veçse, sepse hapet "një libër" të cilin unë vetë e pata hapur tash e katërmbëdhjetë vjet më parë. Por kësaj do t'i kthehem pak më vonë.

Ju pashë online, pashë emisionin. Mbeta pa fjalë përpara logjikës "së hekurt" të një Kryeministri. "Zonja Dones la të birin. E trishtoi fëmijën..." Etj... Gazetari u përpoq t'ju thoshte se kjo ishte diçka personale e individit që ju po komentonit: Elvira Donesit; dhe përgjigja juaj ishte diçka e tipit: kush merret me çështjet personale të dikujt tjetër, duhet ta presë që të tjerët të merren me gjërat private të saj/tij. ???

Ju ose jeni i painformuar, ose dashakeqës, zoti Berisha. Apo më shumë, jeni të dyja bashkë.
Është puna juaj, nëse keni kaq për zemër "dhimbjet" personale të Kavalier Berluskonit, në vend të dhimbjeve të njerëzve që miku juaj fyeu në praninë tuaj në mënyrë aq të përbuzshme. (Jo gjithçka është gallatë e pafajshme. Sidomos jo në sallat e politikës, por natyrisht ju do të qëndroni në istikamin tuaj.)

Unë nuk jam marrë as edhe një çast të vetëm me çështjet vetjake të homologut e mikut tuaj, zoti Kryeministër.
Dhe nuk ekziston e dokumentuar një presje, një fjalë e imja e shkruar apo e shqiptuar, që të çojë në atë drejtim. Ndaj, ose prodhoni prova për të kundërtën, ose ju më detyroheni një apologji publike...

Zoti Berisha,
duke pandehur me shkurtpamësi habitëse të më keni "asgjësuar", "zvogëluar", "treguar vendin", keni bërë këtë radhë një rrëshkitje AQ të pahijshme, sa në vendin tim keni dëmtuar atë pjesë të moderuar e inteligjente të kahut tuaj politik e cila - jam e bindur - edhe nëse nuk ua thotë në sy, ndihet e paqetë ndaj aktit tuaj.
Kthehem tani, tek "libri i familjes" hapur nga ju në "Opinion" rreth jetës sime, sepse nuk i frigohem asgjëje: dhimbjen e hapit që bëra vite më parë; historinë e ikjes sime dhe të pasojave, të cilat - im bir, familja ime, miqtë e mi dhe unë vetë - pësuan për shkakun tim, e kam vënë në një libër, të vetmin autobiografik që kam shkruar, tash e nëntë libra të shkuar. Titullohet "Dashuri e Huaj" - dhe i dedikohet pikërisht tim biri. Pra ju nuk po i thoni publikut shqiptar asgjë të re, që ai nuk di, që nuk e ka lexuar. Me fjalët tuaja ju keni trishtuar vetëm veten e askënd tjetër. Para syve të çdo shqiptari që lexon, nëpërmjet atij libri/konfesion, kam pasur mirënjohjen e respektin e çdo lexuesi.

E meqë "Dashuri e huaj" do të ribotohet pas pak muajsh në shqip, ju po më bëni një publicitet që nuk e prisja, edhe ata njerëz që nuk e kanë lexuar do të kenë mundësi ta lexojnë në ribotim.
Por me shumë dëshirë do të lexoja librin tuaj autobiografik, zoti Berisha, mbi të kaluarën tuaj. Ndoshta injoroj faktin, e ju ndërkohë këtë libër e keni shkruar e botuar me shumë sukses. Por nëse kështu nuk është: shkruajeni. E na rrëfeni!

Së fundi, nëse mendoni se me këto metoda do të më frigoni, nëse me stilin alla Berlusconi (i cili me miratimin tuaj po kthen Shqipërinë në një kosh plehrash të Italisë nëpërmjet centraleve bërthamore), do të më bëni të hesht e të mos merrem me Shqipërinë, ju garantoj, po shihni ëndrra me sy hapur.

Argëtohuni, zoti Kryeministër, nëse ia dilni mbanë, dhe nëse populli shqiptar jua lejon.

Me respekt ndaj lexuesve!
E.Dones
Los Angeles - California

MBI 42 TE VDEKUR DHE SHUME TE PLAGOSUR NGA RRESHJET KATASTROFIKE NE ISHULLIN MADEIRA TE PORTUGALISE .. !!




Autoritetet e Portugalisë thonë se bilanci më i fundit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ujdhesën Madeira ka shkuar në MBI 42 të vdekur dhe më shumë se 130 të zhdukur apo të plagosur. Lisbona ka dërguar aeroplanë me ndihma emergjente, anije me helikopterë, ekipe mjekësore dhe furnizime humanitare, ndërsa që ekipet e shpëtimit vazhdojnë t’i kërkojnë të mbijetuarit. Ndihmat vijne e dh nga vende te tjera ..!!

Shtypi nderkombetar per Greqine , dhe oligarket rus .. !

Marre nga BBC... !!
Roman Abramovich
Abramovich zbret për herë të parë në vendin e tretë të listës ruse
Greqia vazhdon të dominojë faqet e para të shtypit britanik me theksin tek ultimatumi që BE-ja i dha vendit të eurozonës për të zgjidhur krizën në financat e saj.

FINANCIAL TIMES shkruan për thirrjen që Kpmisioni Evropian i ka bërë Greqisë së kjo të bëjë më shumë shkurtime në buxhet.

Bashkimi Evropian shkruan e përditshmja financiare, bëri një vesh të shurdhër ndaj kërkesave së Greqisë që Evropa të përqëndrohej te një paketë shpëtimi ndaj Greqisë, në vend që të kërkonte masa shtesë për planin e saj për uljen e defiçitit.

Komisioni Evropian tha se qeveria socialiste greke rrezikonte të mos realizonte objektivat e vendosur për uljen e defiçitit buxhetor për 2010 dhe duhej të ndërmerrte hapa shtesë.

Në një artikull tjetër të saj FINANCIAL TIMES flet për investigimin lidhur me rolin e Wall Street-it në krizën greke, pasi autoritetet e BE-së i kërkuan Athinës informacione lidhur me këmbimin e monedhave.

Këto tranzaksionet në fjalë të kryera mes viteve 2001 deri 2008, mund të kenë lejuar që Greqia të marrë miliarda dollarë borxhe nga publiku dhe rregullatorët.

FINANCIAL TIMES shkruan edhe për rritje të tensioneve në tregjet e bonove të thesarit duke penguar edhe rimëkëmbjen ekonomike të Evropës.

Gazeta shkruan se bankat po pengohen të japin kredi duke rritur koston e kapitalit.

Shoqata panevropiane e punëdhënësve, BussinesEurope gjatë prezantimit të parashikimeve të saj për 2010, ka kërkuar nga Banka Qendrore Evropiane që t'i shtyjë për vitin e ardhshëm politikat jo ortodokse, duke liruar tensionin në tregjet e kapitaleve.

THE INDEPENDENT shkruan se si Greqia e krahason misionin e saj ekonomik me shpëtimin e anijes Titanik.

Gazeta thekson rënien e vlerës së euros në shifrat e javës së kaluar që përbën edhe nivelin e saj më të ulët që prej nëntë muajsh.

Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu tha se ishte një përpjekje për të ndryshuar rrugën e Titanikut dhe kjo nuk bëhet në një ditë.

Ai siguroi se qeveria e tij do të ndërmerrte masa shtesë, nëse do të ishte nevoja.

INDEPENDENT thekson debatin armiqësor në qarqet evropiane përsa i takon spekulimeve të tregut.

Ministri grek, paralajmëroi se "sot ishte Greqia që vuante dhe nesër mund të ishte çdo vend tjetër evropian që mund të binte pre e forcava spekullative".

Në faqen e saj të parë DAILY TELEGRAPH shkruan se miliona britanikë do të preken nga rritja e interesave për kartat e kreditit që do të jenë më të lartat që prej 12 vjetësh.

Një hulumtim i kryer nga një faqe interneti që krahason çmimet, tregoi se 2 nga 5 britanikë që kanë marrë hua, mbështeten në kartat e kreditit për të blerë atikujt të jetës së përditshme si ushqim dhe karburante.

GUARDIAN shkruan që oligarkë çeliku jo shumë të njohur kryesojnë listën vjetore ruse të më të pasurve.

Një ish mekanik, Vladimir Lisin, jeta e të cilit përshkruhet si një histori suksesi proletarian, kryesoi listën e më të pasurve në Rusi me mbi 18 miliard dollarë pasuri.

Roman Abramovich që ka blerë ekipin britanik të Çelsit, zuri vendin e tretë në listën 77 miliarderëve rusë.

Një hulumtim tregoi se oligarkët rusë kishin mundur ta merrinin veten në mënyrë triumfale pas krizës financiare të vitit të kaluar.

Disa gazeta kanë edhe fotografinë e çiftit anglez që fitoi gjysmën e çmimit të madh të llotarisë evropiane, prej 56 milion stërlinash, duke hyrë në histori si shuma më e madhe e fituar në llotari në Britani nga një familje e vetme.

THE IDEPENDENT ka një artikull për politikanen australiane Paulien Hanson, e cila njihet në vendin e saj për retorikën kundër emigrantëve, në mënyrë të veçantë ndaj atyre aziatikë.

Zonja Hanson shkruan e përditshmja duket se e ka humbur besimin në vendin e vet dhe për çudi ka vendosur të emigrojë këtu në Britani.

Saturday, February 20, 2010

Treni TIRANE - VLORE , i ores 18:45.. ( nje ngjarje e jetuar )

Shkruar nga Partizan Cene , per mbesditen e 20 shkurtit 1991..!



Nje dite me pare ishin hapur fjale se do te rrezohej ne Tirane Busti i Enver Hoxhes ,ne sheshin Skenderbej. Me qellim qe te isha prezent ne ate ngjarje , edhe une u nisa qe ne dreke me trenin Shkoder - Lezhe , me qellim qe pasi te qendroja nje fare kohe ne Tirane , mund te merrja trenin Tirane - Vlore, te ores 18:45, me destinacion Vloren ...Duke e kapur momentin si nje gje te madhe qe do te linte gjurme ne histori , une vendosa te behesha pjese e atij momenti madhor ne historine e Popullit tim .

Per ngjarjen e madhe kane folur e flasin perdite shume ,pasi dhe ne shesh ate mbasdite, kane qene shume njerez , nga te gjitha karahet dhe shtresat, por une do tju tregoj nje ngjarje . Kjo i takon momentit pas rrezimit te bustit , dhe eshte nje ngjarje e frikshme , qe me ndodhi personalisht mua...
Tregimi i saj behet i pa, censuruar dhe zbukuruar me gjera artistike te te shkruarit . Besoj se nuk ja humb velerat kjo menyre e te treguarit .. !

Ne shesh sapo kish mbaruar , rrezimi i bustit dhe une bashke me dy shoke te mite ju drejtuam me shpejtesi trenit te linjes Tirane - Vlore, pasi edhe nuk kishim shume kohe ne dispozicion, deri sa te nisej treni .
Kure u afruam ne stacion te trenit , ne hyrje te tij , pame se gjithe andej ,ata te nderhyrjes se shpejte , sic i quanim atehere , kishin zene hyrjen e madhe , dhe kontrollonin kedo qe kalonte .. !

Pa shume problem edhe une u vura ne radhe dhe shpejt u ndodha perballe dy ushtarakeve me skafandra , te cilet filluan ta me kontrollonin .Per nje moment u kujtova per armen qe kisha me vete .. dhe pa teklif i them qe armen e kam me leje si ushtarak ... Ai me pa me mosbesim dhe meqe isha i veshur civil , me kerkoi dokumentin qe te vertetoja ate qe thashe ..

Atehere kuptova se , isha ne telashe , pasi e dija qe dokumentin e kisha harruar ne xhaketen ushtarake qe e kisha .. lene ne garderoben time , ne hotelin e oficerave .Megjitheate , u them per tu shpjeguar ckishte ngjare . Ai qe ishte me i beshmi ne trup mu afrua me afer ,( thua do ti ikja me vrape ), dhe me kapi menjehere perkrahu .. Duke u perpjekur ta kunderhtoj me miresjelle , po shikoja qe fatin tim e kishin edhe shume te tjere si une ..
Pamvaresishte thirrjeve te mia per mirekuptim ... po thuaj se zvarre , me hodhen brenda ne , nje makine fugon ''FORD'' te re dhe komode. Aty kishte edhe kater te tjere, por asnjeri nga ata nuk pipetinte..
Une si ''llafazan'' qe isha , u therres edhe njehere fort qe te takoja shefin apo pergjegjesin , se ishte nje keqkuptim prezenca e ime brenda ne ate makine te frikshme .Pasi therrita disa here , erdhi ai trupmadhi qe me kishte kapur ne fillim .. !
- Cfare dreqin do , me tha me percmim .
- Te me lini te lire , dhe te me jepni armen qe me moret ,ja kthej une jo me pak inat .
- Mbylle gojen , mos te ta mbyll une, me tha .. Nderkohe une u acarova disi me shume dhe i them :
- Pse cje ti qe do te me mbyllesh gojen ??
Dhe ai menjehere me qellon me nje shpulle , qe ma dergoi , nga krahu i majte , me aq forte , qe rashe ne dysheme te makines , sa me vinte bota verdalle .U perpoqa te cohesha , dhe vura doren tek nje tjeter uniforme , dhe ai me dha goditjen e dyte nga e djathta , si te plotesonte ate qe mund te kish lene mangut ,shoku i tij i pa shpirt .... !!Une u mpiva i teri , dhe ndjeva ate qe mund te ndiej kush ne momentin qe goditet nga ndonje gje e hekut.. Pikerisht kaq te forta ishin goditjet per mua ... !

Ketu pa diskutim perfundoi edhe ''kundershtimi '' im dhe filloi rrugetimi per ne rajonin e policise .
Kur ma cuan aty ishte erresire e plote , edhe tek porta por edhe tek korridori kishte nje rreze te holle dreite .. aty ne hyrje dhe ne ambientete oborrit te rajonit , me sa arrita te shikoja , ishte mbushur plote me uniforma policie dhe ushtarake . Pasi na moren e mrat dhe na degjiuan nga ndonje pretendim te castit , mua te pakten se nuk arrita ti shikoja te tjeret , me moren perkrahu, pasi nuk isha dhe mire nga goditjet qe kisha marre .Me kaluan ne nje korridor te gjate . ne fund te tij , me zbriten ne disa shkalle dhe pastaj e pashe qe isha ne ambiente nentokesore , pasi edhe aroma e forte e keqe te mbyste mushkerrite .

Dhe ashtu duke ikur per disa metra ndofta edhe 20 metra , arrita, nga drita e zbehte te shikoj , se korridori ne te cilen ikja , nga te dy anet, kishte porta hekuri , pothuaj te ngjitura midis tyre .Ne fund te korridorit ku edhe shikimi ishte pothuaj zero , nga drita e zbehte , hapen nje dere dhe me shtyne me force dhe une rashe pertok ne mes te dhomes ..!!

Arrita ne ate moment te shikoja oren e cila shenonte 19:20 ... Pra me ne fund edhe per mua ishte rezervuar nje cope burg , ne ate nate te paster te 20 shkurtit te 1991...

Ashtu i merzitur , i drobitur , i sakatuar , fillova te mendoj dhe te rimendoj se pse duhet te isha ne burg .Ne fund te fundit ; as vrava e as preva , bile as kundershtova dike ..!!Per nje gje , mu mbush mendja .. Nga sonte , Shqiperia nuk do te jete me si ishte me pare , packa se une, e fillova me burg diten e pare ne nje shqiperi te ndrryshme , nga ajo qe dinim deri atehere .!! Ne keto mendime te thella besoj do te me kete zene gjumi apo edhe mund te kem humbur ndjenjat nga goditjet fatale te xhelateve te shtetit . Pa uje , dhe padiskutim edhe pa buke , kaloi ajo nate .

Tnerri u rrit kur ne mengjes nga nje dritare e vogel si frengji , me hekurra shume te trashe u fut ne qeli nje fie drite dielli .. Aty fillova te sgikoj ambientin ku isha ..
Perballe , portes pashe qe muri ishte prej guri , nga nje ndertim disi shume vjecare . Ne mure kishte lloj lloj shkrimesh dhe numrash datash dhe gervishjesh . Ne krahun e majte timin mbaj mend qe pashe nje siluete, si rreke , dhe u afrova . Aty u tmerrova dhe filloi te me vinte tavani i betonit vedalle . Sa vinte dita edhe drita behej me e plote dhe mund ate shikoj me hollesi .. I gjithe muri ishte pergjakur nga rreke gjaku . Ato me kujtonin rrekete e gjakut , kur babai im , ne vitin e ri , mbas shtepise , therte nje kec apo nje qingj , dhe gjaku sperkatej ne te gjithe murin , dhe rrinte ashtu deri sa gjyshja e pastronet ...

Kjo skene me beri edhe me shume te frikur . Aty per nje cast me vajti mendja se andej nuk dilte njeri i gjalle .Ashtu i deshperuar , ju neneshtrova fatit tim .... !!
Por fati ishte me mua ,se sa bera te therras, dera u hap. Nje ushtarak qe mu prezantua me emrin Kole , me tha ta ndiqja nga mbrapa .Kur vajtem te hyrja , aty ku me kishin marre identitetin , me thane armen time , dhe oficeri me tha:
- Pamvaresishte se eshte keqkuptim , fajin e ke vete qe nuk mban dokumenta me vete .. Jetojme ne kohen e veshtire , ku reaksioni , kerkon te marre pushtetin ..
Une , megjthese nuk kisha mendje per biseda te teperta , i thashe :-
- Nuk besoj se eshte pune e reaksionit , pasi edhe une isha ne shesh por nuk kam qene ndonjehere reaksionar ....
Ai u vrenjte dhe ma beri me dore te largohesha .Per ti shpetuar ndonje ''keqkuptimi '' tjeter , u largova menjehere ...
Te nesermen , para shume shokeve te mi oficere te aviacionit , i kerkova komandes te me liroje ... Ajo dite e neserme ishte dita e fundit ne sherbimin qe une i bera Atdheut tim si ushtarak i armes se Aviacionit ,me shume perkushtim ..!!

E pashe se epoka e re qe po lindte , nuk ishte nje keq kuptim .. por nje permbysje , e madhe e kastes se kalbur te nje shoqerie qe vuante .. !!20 shkurti nuk ishte me nje shkendije , por nje zjarr i perflakur qe po diqte brenda gjithe makinen shtypese moniste .... !!

Kujtimet e asaj nate nuk do ti harroj kurre ... !!
Si tani me kujtohet ky moment qe pamvaresisht ,se isha kunder asaj kaste , qe e kishte cuar vendin aty ku nuk mbante me , ne ate rast ndjeva dicka jo te shijshme ... !

Friday, February 19, 2010

Pasojat e krizes po shtrihen ne vendet ne zhvillim ..


-Kriza ekonomike dhe financiare mbërrijn tek vendet në zhvillim, ''disi '' me vonese ..

EDITORIAL cene -blog .al

Tani kriza ekonomike ka mbërritur në botën e tretë.Shume vende e ndjejne ate jo me tek porta , por thelle brenda ne shtepite e tyre ... !!

Pamvaresishte se tregtaret ne bursat e botes marrin disi fryme te lehtesuar ,kriza eshte akoma prezente , ne te gjitha ,bursat e Botes. Diku diku ka edhe fitime per ta , por ne vendet ne zhvillim , kriza tani ka filluar te duket ..
Deri tani nuk eshte dukur jo se , nuk ishte e pranishme , por se qevrite ne vendet ne zhvillim , kane mekanizma me pak demokratik , dhe arrijne te kontrollojne , shtypin dhe informacionin . keshtu qe cdo gje deri tani mundi te mbulohej .
Por erdhi momenti tani , qe te jete e pamundur nje gje e tille , sepse financat kane filluar te shterojne , dhe mundesia e sigurimit te tyre , qofte edhe me kredidhenie , jo te favorshme , eshte bere e pamundur ose teper e veshtire .
Per vendet e botes se trete , dhe ne zhvillim , kjo krize vjen e dhe e kombinuar nga dy krizat e perjetshme qe nuk kane gjetur kurre agjidhje sic jane :kriza per ushqim , dhe kriza klimaterike , qe po i bejne e dhe me te veshtira punet .
Pra me pare kishte kriza te tilla .. dhe kriza financiare , e sheshon per toke ekonomine e ketyre vendeve .
Kjo gje duket edhe ne vende te botes se dyte , dhe me perkrahje , si rezultat anetaresimit ne BE apo edhe ne organizma te fuqishme financiare . Vende te tilla jane Greqia dhe Portugalia , te cilat kane rene pre e hapur e ketyre krizave .
Cmund te themi per vende te tjera si Shqiperia , Bosnja Maqedonia ,Kosova apo edhe Serbia , ne Ballkan , qe nuk e kane luksin e qenies anetare te BE..
Vendet e botes se trete jane ne kolaps nga kriza .. por edhe vendet e varfera evropiane , nuk ngelen pas .. Ne Shqiperi dhe Kosove , kjo me e theksuar , por edhe ne vende te tjera Ballkanike .Ketu papunesia dhe mungesa e investimeve publike , dhe kryesishte pamundesia e qeverive qe te beje pagesat dhe likuiditetin ne kohe , jane treguesit me te mire e te qarte se kriza i ka mberthyar pe se mbari .. Megjithese qevrite nuk e pranojne nje gje te tille , bile kane dhe kurajon te flasin per arritje , dhe zhvillim , shifrat , dhe pamjat , si dhe vte njerezit qe i vuajne pasojat i pergenjeshtrojne .. !!
Keshtu pergenjeshtrohen edhe te dhenat e pa baza qe dha mbreme ne Parlament Ministri i finacave yte Shqiperise zoti Ridvan Bode . Fjalimi i tij u ngjan atyre qe bente edhe ish ministri i finanacave te Greqise zoti Jorgo Alogoskufi , i cili megjithese kriza kishte pllakosur gjithe burimet finnaciare te Greqise , ai po fliste , per arritje dhe zhvillim te ekonomise Greke .. Kjo u pergenjeshtrua vetem disa muaj me vone , kur Qeveria e Re e Papandreut mori ne dore derjtimin pa qe vendi ishte ne katastrofe .
Keshtu do te pergenjshtrohet edhe zoti Bode , pasi qe tani duken shemnjat e para shume therese ne situata te tilla , ku : Investimet jane shkurtyar shume , Rrogat vonojne te vijne , per rritje nuk mund as te behet fjale , varferia po mbyt nje pjese te madhe te popullsise . Faturat jane rritur artificialisht , apo edhe deficiti buxhetor eshte ne kuota mararamendese ..apo edhe gjera te tjera qe ne te ardhmen do te jene me te shtuara dhe do te duken me qarte edhe nga syri i popullates , qe ne shume raste , mjegullohet nga fjalet dhe reklamimet e qeveritareve dhe qeverise .. !

Vrasja qe po shtyn hakmarrje, nga HAMAS.. !

Marre nga BBC NEWS

Zemërimi' ndaj vrasjeve me pasaporta britanike
Foto të vrasësve të supozuar
Izreali thotë se nuk ka prova se është i përfshirë në këtë vrasje
Rritet presioni mbi Izraelin për të shpjeguar keqpërdorimin e pasaportave fallso të BE-së nga personat që dyshohet të kenë vrarë një militant palestinez në Dubai muajin e kaluar.

Sekretari britanik i jashtëm, David Miliband ka thënë se Londra pret që Izraeli të bashkëpunojë plotësisht me një hetim të urdhëruar më herët nga qeveria britanike.

Ambadasorët e Izraelit në Londër dhe Dublin janë thirrur pranë Ministrive të Jashtme respektive në lidhje me përdorimin e pasaportave fallco nga vrasës të dyshuar të një militanti palestinez në Dubai.

Një zëdhënës britanik tha se mashtrimi me pasaportat britanike ishte një çështje shumë serioze.

Grupi palestinez, Hamas, ka akuzuar agjentët izraelitë se kanë vrarë Mahmud al-Mabouhun, muajin e kaluar.

Izreali thotë se nuk ka prova se është i përfshirë në këtë vrasje.

Kush e vrau Al Mabouhunin?

Zyrtari i lartë i grupit militant palestinez thuhet se u vra nga një grup prej 10 burrash dhe një gruaje, muajin e kaluar në Dubai.

Sipas autoriteteve të atjeshme vrasësit përdorën pasaporta të modifikuara britanike, franceze, irlandeze dhe gjermane.

Megjithatë, spekulimet kanë qënë të shumta se vrasja është kryer nga agjencia izraelite e zbulimit, Moassad.

Bob Baer një ish agjent i CIA-s thotë se është i sigurt se vrasja është vepër e Mossadit

"Izraelitët është e qartë që e kanë bërë. Ata kishin motivacionin. Mënyra e veprimit, përputhet me atë që kam ndjekur në të kaluarën. Nuk mund ta imagjinoj se kush tjetër mund ta ketë bërë këtë," tha Bob Baer.

Megjithëse vetë Mossadi nuk komenton për ndonjë operacion, Yossi Melman, një ish agjent i shërbimit, thotë se agjencia nuk vepron pa marrë fillimisht një autorizim në nivelin politik.

"Mossadi vepron në bazë të urdhërave të kabinetit dhe është nën komandën e kryeministrit".

"Mossad është një organizatë shumë e disiplinuar dhe ajo raporton tek kryeministri. Gati çdo javë zhvillohet një takim mes kreut të Mossadit dhe kryeministrit," thotë Yossi Melman.

Izraeli reagoi përmes ministrit të Jashtëm, Avigdor Liberman kundër akuzave.

"Nuk ka arsye të besojmë se ishte Mossadi izraelit dhe jo ndonjë shërbim tjetër sekret i ndonjë vendi tjetër, të predispozuar për të shkaktuar trazira."

Zoti Lieberman tha megjithatë se nuk ishte i shqetësuar se kjo çështje do të dëmtonte marrëdhëniet me Britaninë.

"Unë mendoj se Britania e pranon që Izraeli është një vend i përgjegjshëm dhe se aktiviteti ynë i sigurisë kryet në bazë të rregullave të përgjegjshme të lojës. Ndaj edhe nuk kemi arsye të shqetësohemi", tha ministri i Jashtëm.

Lëvizja palestineze Hamas ka thënë se do të marrë hak për vrasjen e njërit prej udhëheqësve të saj në Dubai.

Udhëheqësi i Hamasit që është i vendosur në Siri, Khaled Mashaal, doli në një ekran të madh para qindra mbështetësve ku tha se kishte ardhur kohë për të vepruar kundër atyre që vranë Mahmoud al-Mabhouh.

"Unë them mjaft më! Koha e premtimeve dhe debatit për hakmarrje ka përfunduar, sot është koha për veprim", tha Khaled Meshaal.

Thursday, February 18, 2010

Hapja e kutve ..

PERGATITI Partizan Cene



TE DEGJOJE KAMBANAT PER HETIMIN E ZGJEDHJEVE , I BEN THIRRJE RAMA , BERISHES ..


TIRANE- Menjhere mbas publikimt të deklaratës së kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Joao Soares ku,nënvizohet marrja në konsideratë e kërkesave të opozitës për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu socialist Edi Rama falenderoi mbështetjen e OSBE-së për atë që ai e quajti “mirëkuptim të plotë ndaj shqetësimeve të opozitës shqiptare”.

Ne koferncen per shtyp , Rama tha se asgje nuk e ndalon hetimin e plote te zgjedhjeve te qershorit .. !!.

Duke ju referuar rekomandimeve të OSBE për rikthimin e opozitës në Kuvend, Rama nënvizoi se partia që ai drejton është e gatshme ti japë fund bojkotit, menjëherë pasi ti hapet rruga hetimit të plotë të zgjedhjeve.

“Rishpreh vullnetin tim për të mbyllur bojkotin me tu mbyllur përpjekjet e qeverisë për ta kufizuar dhe kushtëzuar komisionin parlamentar duke nxjerrë lutitë e votimit nga objekti i hetimit. Demokracia nuk është në krizë sepse opozita është në bojkot , ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë. Fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë të zgjedhjeve. ” u shpreh Rama.

Reklamat e prijsave per te sotmen e te nesermen , metode e lashte mashtruse .. !!

Opinion nga Partizan CENE
http://www.fotografieitalia.it/foto/2209/VELLETRI_2209-12-36-41-3213.jpg

A ugusti , para se te merrete pushtetin .. !!
http://www.repubblica.it/2008/12/sezioni/persone/casta-mondo/casta-mondo/stor_14660374_55100.jpg
Mreti August pasi e mori pushtetin .. !!Ai krijoi nje luk shume me te pranueshem edhe nga kundershtaret e tij .. !!

Para Krishtit ne vitin e 40, Roma e lashte , ishte ne fazen finale te shperberjes se madhe .Lufta civile po e shkaterronte , kete qytet shtet qe , per shekuj me radhe kishte lulezuar ne pamjen me te plote , politikisht dhe ekonomikisht . Mirepo , duke qene se edhe njerezit kishin filluar te mendonin disi me shume , per tju shmangur luftes civile , ndodhi ndarja , ne dy kampe te medhenj ; Republikanet qe ne nje fare menyre perbenin shumicen dhe , monarkistet . Keta te dytet jo vetem qe ishin pakice , por perfaqesonin nje menyre tjeter jetese , zakoni , dhe paraqitjeje , qe anonte nga e vjetra per kohen atehere .!!

Mirepo me ndihmen e ushtrise dhe perkrahjen e kastes se larte monarkiste , nje djale i mencur , arriti te marre me force pushtetin , ne vitin 39, para Krishtit .Ky djale vinte nga jeta ushtarake , dhe mbronte me fanatizem monarkine e rrezuar .. Ai quhej AUGUST..!!

E beme te gjithe kete rezume , per te treguar se sa vlejti mencuria , per te reklamuar dhe mashtruar figurativisht dhe vizualisht, e Augustit , qe te bente per vete romaket republikane , qe megjithese shumice , nuk mundehin te merrnin pushtetin .

Mbreti para Augustit, Xeroni, perdori , shume menyra force , per te bere per vete votuesit qe perkrahnin republikanet .Por ne asnjeren prej tyre nuk arriti qe ti bindte ata ose ti neneshtronte , deri sa erdhi momenti, qe rrezikohej ndarja dhe shkaterrimi i Romes se Madhe .
Por , djaloshi August ,sa mori pushtetin , perdori nje menyre krejt te re , dhe shume te mencur .

Ne skulpturat e gjetura , nga germimet arkeologjike ,tregohet ne fillim Augusti , si nje burre i ashper me veshje anarkiste , me paraqitje te vrazhde , me floket e gjata dhe te pakrehura ;pa gusto dhe shije .Kjo pamje i fuste tmerrin kujte do qe e shikonte , ndaj edhe republikanet , e tregonin ne popull si njeri i eger dhe i ashper , duke bere si model pamjen e skulpturave te tij qe ishin hapur kudo ... Kjo irritonte popullin , dhe megjithese Augusti , premtonte drejtesi , barazi dhe demokraci , i duhej te perdorte forcen gjithemon pe te mbajtur turmat e njerezve ,qe po protestonin kunder pushtetit te tij .. !!
Dhe ketu fillon te duket mjeshteria dhe dinakria e Augustit romak .

Ai mblodhi te gjithe skulptoret me te mire te perandorise Romake , dhe u kerkoi te benin skulptura kuta tregonin , me njerezor , me te afert , dhe me te bindur para zotit dhe popullit .Per kete urdheroi bereberet e tij ta qethnin , dhe stilistet ta veshnin qe tu pergjigjej ketyre ritmeve qe kish kerkuar ..!!

Dhe kjo u be . Ne gjithe Romen dhe Perandorine e saj , u shperndane skulptura , ku e paraqisnin prijsin August , si njeriun me te pafajshem , me te forte , me te bindur .. dhe sigurishte me afer popullit ..
Kudo ne popull tellallet filluan te hapnin fjale se , Augusti , ka dhene kete dhe ate ndihme , ka liruar nga burgu kete dhe ate politikan , apo edhe gjera te tjera , qe e bene pershtypjen e tyre ne popull .
gjitheashtu u bene tubime madheshtore ne gjithe territorin e Perandorise , me qellim qe populli te njihej me lukun e ri te prijesit , dhe te besonte se ato qe thoteshin ishin te verteta ..
Ne kete periudhe rreth vitit pese para krishtit , me ne fund Augusti , mund te shetiste i lire dhe i dashuruar nga populli , dhe kudo, ku shkonte pershendetej baraz me Perendine ..
Ne moshen 70 vjecare pra , Augusti u be prijesi me popullor ne Rome , dhe njerezit filluan ta krahasojne me perendine e jetes , Anamonen .... Dhe keshtu vazhdoi kjo pune deri sa ne vitin 6 te Eres sone , pra kur krishti ishte 6 vjec , Augusti , vdiq , dhe pushteti u hodh ne vote ... !! Mbas marrjes se pushtetit nga pasardhesit e tij , filloi te kuptohej se sa shume ishte mashtruar populli i Romes , nga Augusti , prijesi Zot , sic quhej ai.
Reklamohej se kishte demokraci , por ai per shume vjete, pak e nga pake , e zhduku opoziten , duke perdorur metoda nga me te kamufluarat , duke mos perdorur dhunen e dukshme por ne ''emer te ligjit'', arriti ti largoje , mga skena politike , duke i denuar me gjera ordinere .
gjitheashtu edhe mireqenia , kishte rene ne nivele te urise , megjithese , me karizmatiken e tij kishte bere qe populli te paguante me shume tasa . me hir apo edhe me pahir .. Por arkat e Shtetit ishin bosh .. Te gjithe rrjeti i Monarkisteve kishinkrijuar nje jete shume komode , ne kurriz te pjeses tjeter , republikaneve , te cilet e kishin humbur vigjilencen .
Meqenese populli . pati shume besim ne punen e Augustit , asnjehere pothuaj nuk u arrit kontroll per punene e tij ... Augusti ne pushtet krijoi nje shtet qe anonte nga te dy krahet .. nje republike , me nje prijes ne krye .... Ky mashtrim i dha lavdine ketij tirani te demokracise se lashte .. !!

Ne pamje te pare te bie ne sy edhe me ditet tona sot .. Megjithese shteti yne Shqiperia , ka gati 20 vjet , demokraci ,dhe ligjet jane nje per te gjithe , Augustet tane , jetojne si mbreter , duke rreshtuar rreth vetes dhe familjes se tyre , nje kaste shume efikase , ne punen e tyre te mashtrimit .
Te gjithe e shohim , na pelqen ose jo , qe edhe qeveria edhe opozita , perpiqen me menyrat me te ndryshme qe te japin pershtypjen ashtu si e duan ata , dhe jo si eshte ne te vertete ajo qe ata na japin neve . Aspektet dhe shembujt, jane te shumte . pasi ne qeverisjen Berisha 1 ,2 e 3, si dhe ne qeverite e socialisteve , populli me shume ka pare nderrim luku se sa nderrim metodash qeverisese .. Pjesen e luanit e kane marre gjithmone reklamimet dhe vjedhjet , se sa vete investimet per te cilat bien tumbanet per dite , dhe i cajne veshet dhe syte popullit..!!


Kudo jo vetem ne ditet elektorale , por dhe ne jeten e perditshme , qevria na bombardon me lloj lloj reklamash mashtruese , sikur eshte bere nami ne te mira per kete vend .
Por kur per nje moment , perkrahes ose jo te qevrise , shikojme qe jo vetem nuk jane bere ato qe na lodhen syte dhe veshet qeveritaret , por jemi perdite , e me shume te perballur me veshtiresi te reja ne jeten tone .!!!


Kjo gje vlen e dhe per ne shtetin e dyte te shqiptareve , Kosove . Te gjithe i pame , festimet per dyvjetorin e pavaresise , dhe pa diskutim , nga zemra uruam qe te vene 1000 vjetet ne pamvaresi .. Por ne fjalimet qe mbajten kreret drejtuas te Republikes se Kosoves ,Presidenti Sejdiu , dhe kryeministri Thaci folen me shume per arritje . Aty ku nuk mund ta flitej per arritje u perdor fjala sfide .. ose me sakte u reklamuan te pa berat.

E dime qe per dy vjete , sfidat ne nje shtet te ri jane me shume , se arritjet . Por te mos harrojme se: fillimi i mbare eshte gjysma e punes .. Pra zoti Thaci , dhe zoti Sejdiu , duke qene se kane marre shembull nga homologu i tyre , Berisha ne Tirane , folen vetem per arritje .. Per ta nuk kishte probleme por vetem vogelsira , dhe gjera kalimtare qe jane per faj te kohes se shkurter .. !!

Por a mund te flitet keshtu ne nje kohe qe ke neper rruge , sidikatat, duke protestuar , per rritjen e racionit te bukes , ne plote kuptimin e fjales . Se per rrogat qe marrin policet pershembull , behet fjale te hane buke se per gje tjeter nuk u dalin ..Dhe ajo qe kerkojne eshte nje rritje jo per komoditet, por te ken mundesi qe ta rrisin kete racion .. !Ose , sistemi i arsimit , eshte ne nivele rrogash shume te uleta . Ne nje kohe qe Serbia vazhdon diversionin duke paguar rroga dyfish dhe trefish me te larta per , kosovaret serbe , qe bejne te njeten pune ne Kosove ...Shembuj te tille ka me dhjetra , pa permendur pensionistet qe deri tani nuk jane degjuar , por qe edhe atyre, as per bugen e gojes nuk mjafton pensioni qe marrin .. Mos dalja e tyre ne rruge , tregon pikerishte ate qew thame me larte per popullin e Romes se lashte. Pra pjekuri dhe maturi , duke i dhen kohe akoma qeverise te rregulloje disa gjera .!

Pra me pak fjale do te ishte me e udhes qe te flitet me zemren ne dore para popullit dhe ti tregohet qarte e verteta . Jo te reklamojme, se sa rruge u bene ose do te behen . Ato nuk mund te behen, sigurisht , per dy vjet , por te tregohet sa mundesi dhe cilat jane rruget per te zgjidhur gjerat me emengjente ,qe po shqetesojne dhe kane brengosur popullin martir te Kosoves Sone .

Metoda te tilla , sic po duket nuk kane dhene rezultat tani e 20 vjet edhe ne Shqiperi , pasi qeverite e majta e te djathta deri tani , kane vepruar si ato nuset e bukura , qe nuk pranojne te heqin vellon e ti pervishen punes , por per te hequr vemendjen here pas here tregojne buzekuqin apo mantelin qe kane hedhe ne trup ..
E keqja eshte se populli ne shume raste i beson disa gjera ose i merre si gjera ne zhvillim , duke toleruar dhe duke u dhene shpesh mundesira .. Por as Shqiperia dhe as Kosova , nuk kane shume kohe per te pritur , se ne fund te fundit boll kemi pritur , shqiptare ne kete ane dhe ate ane te shtypur e te shfryatezuar . dhe tani qe eshte mundesia , mos na beni te shikojme te tjeret se si gezojne dhe ne gjithemon te fundit ne deshperim dhe te brengosur... !!

Pra leni me njeane reklamat dhe daullet. populli ka nevoja, te medha nuk e ka ate luks qe te shperdoroje kohen duke ju degjuar juve zoterinj qeveritare se si reklamoni cdo gje qe ju ngen larte dhe fshehni gjithshka te pakendshme per ju , por te vuajtshme per popullin ..!

Uroj qe populli te shikoje , te degjoje dhe te verifikoje , pastaj te besoje ..edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove ...!!


Flamuri kombetar shqiptar , dhe flamuri i republikes se Kosoves ..


KQZ : PATI PROBLEME TE RENDESISHME GJATE ZGJEDHJEVE TE 28 QESHORIT .
PEGATITI MATILDA KUQI
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin vjetor për vitin 2009, i cili pritet ti kalojë për votim kuvendit, pranon problemet në procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Madje në këtë pikë, institucioni qendror për zgjedhjet kërkon rishikim të ndarjes së zonave zgjedhore, për të lehtësuar sic thonë ata, numërimin e përqëndruar të votave.
Problemet në procesin e numërimit të votave justifikohet nga KQZ me bllokimin e pajustifikuar të komisionerëve dhe mosnumërimin pa shkaqe ligjore i disa qendrave të votimit.

Në raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe në atë përfundimtar u konstatua se numërimi i keq i votave u vu re në 1/3 e qendrave të votimit.
“Janë përmendur sigurisht problematikat që kemi pasur në numërim, bllokimi që është bërë, ndërhyrjet e komisionit për ti mbajtur nën kontroll dhe për ti përfunduar me sukses numërimet” theksoi Ristani.

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...