Sunday, October 17, 2010

Sot Kryeministri Sali Berisha Mbush 66 vjeç … !!

Nga Partizan Cene :

Në fillim enciklopedi :

Sali Ramë Berisha (Lindi më 15 tetor 1944) aktualisht është kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Njihet si presidenti i parë i zgjedhur nga një parlament i zgjedhur me zgjedhje të lira demokratike i Shqipërisë në vitet 1992-1997.

Sali Berisha ishte mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, kur hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitin 1989.

Jeta dhe karriera e hershme

Sali Berisha lindi në fshatin Viçitol të Tropojës në kufi me Kosovën. Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve 1970, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme ; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Rënia e komunizmit

Mbas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresonte që pasardhësi i tij Ramiz Alia do të zbuste politikën e ashpër staliniste të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet. Por bashkë me një numër në rritje të intelektualëve, studentëve dhe të rinjve punëtorë ai mbeti i zhgënjyer kur këto shpresa nuk u realizuan. Në vitin 1989 kur vendet e Evropës Lindore filluan të përmbysnin komunizmin Sali Berisha dhe mbështetësit e tjerë të reformave dolën më hapur në thirrjet e tyre për ndryshime në Shqipëri.

Në tetor të vitit 1989 në një interviste me Televizionin Shqiptar të kontrolluar nga shteti ai i kërkoi regjimit të fillojë një program të gjerë liberalizimi, por intervista e regjistruar nuk u transmetua në televizion. Në gusht të vitit 1990 në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut. Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” më 17 shtator 1990 Berisha dënoi ato që ai i quante ”reforma kozmetike” të regjimit të Alisë. Pa pluralizëm politik, theksonte ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1990 ai iu bashkua që në ditën e parë demonstratave të studentëve të cilat e detyruan regjimin të lejonte sistemin shumëpartiak. Me krijimin e partisë së parë anti-komuniste, Partisë Demokratike, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Sali Berisha ka qenë zgjedhur i parlamentit në 1991, 1992, 1997, 2001, 2005, 2009.

President 1992-1997

Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit ; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995 ; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë. Zgjedhjet parlamentare të radhës në 1996 u manipuluan nga PD e Sali Berishës, e me gjithe protestat e opozitës si dhe thirrjen e bërë nga Bashkimi Evropian e SHBA për përsëritjen e tyre u injoruan.

Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe mas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.

Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.

Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partit e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Me 4 Prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera nga qeveria e z. Berisha. Me 28 Qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla. Kështu kryetari i PD z. Sali Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë qe u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re do të jetë qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane.

URIMI PËR KRYEMINISTRIN E VENDIT :

Në ditëlindjen e tij sot i urojmë Gëzuar Ditëlindjen edhe njëqind vjet të tjera në harmoni e lumturi ..Përherë të mira për të dhe për familjen e tij .. !!

Sot qeveria nuk ka mbeshtetje mbarpopullore në reformat e saj !Opozita e akuzon për manipulim të zgjedhjeve dhe korrupsion .!

Reforma t e sotme të qeverisë së kryesuar nga Zoti Berisha , nuk kanë përkrahjen e me shumë se gjysmës së popullsisë , për arsye se zgjedhjet e fundit , parlamentare , u karakterizuan nga mosrregullsi , të cilat ishin më të dukshme në pjesën e dytë dhe të tretë të procesit që kishte të bënte me numërimin dhe liçensimin e tyre .

Organizmat ndërkombëtare që e vëzhguan procesin megjithse patën vlersim pozitiv , lanë shteg për keqkuptim , duke theksuar se ato u numëruan keq dhe në disa zona shumë keq.. Kjo ishte arma e opozitës së majtë , e cila nuk ka rreshtur , së kërkuari rinumërim dhe transparencë për atë proces zgjedhor, dhe duke shkaktuar kështu krizën më të madhe politike që po kalon vemndi ynë sot .

Pamvarësishtë këtyre gjërave , gjatë periudhës së qeverisjes , oshilacionet e ardhura nga kriza politike , vendi në arenën ndërkombëtare , ka pasur përkrahje të dukshme . Evropa dhe bota bëjnë thirrje ti jepet fund krizës politike në vend që po i sfilit politikisht por edhe ekonomikisht vedin, dhe popullin . Reformat kanë stacionur dhe po presin konsensiusin e opozitës ..

Statusi i shumë pritur dhe ëndrra e përhershme, nuk mund të realizohen pa opozitën ..!

Shqipëria tashmë si antare e NATOS , dhe një vend ku qytetarët e saj do të lejohen të lëvizin të lirë në Evropë , po përgatitet të marrë statusin e vendit kandidat .. Por Evropa ka vënë edhe vija të kuqe të cilat të kalohen duan pa diskutim mirkuptimin e opozitës ..

Eshtë kjo e fundit që herpashere e ka akuzuar zotin Berisha per diktat ,dhe qeverinë e tij si një kabinet oborrtar familjar . Akuzat për korrupsion janë shumë të ashpra dhe të thella . Nga këto akuza u detyrua edhe largimi i njërit prej ministrave më të përfolur nga qeveria Berisha - Meta ..

Gjendja ekonomiko- politike në vend len për tu deshiruar , ndaj duhet menjëherë sa nuk është vonë , konsensius dhe bashkeveprim me opozitën për të gjitha reformat e domosdoshme ..Duke filluar sigurishtë nga dy më të mprehtat :

- Reforma zgjedhore , për të bërë një ligj dhe një sistem zgjedhor të padiskutueshëm dhe të besueshëm ..

- Reforma në drejtësi , me qëllim luftën kundër korrupsionit ta çojmë në një shkallë të tillë që askush të mos ta kërkojë një post për portofolin se e pret burgu ..

Ky rast i përvjetorit të ditlindjes , le të shërbejë edhe për kryeministrin si një moment reflektimi nga të gjitha sa thuhen dhe dëgjohen apo nga ato çka jeton dhe shikon populli vetë .. !!

Përgatiti : Partizan Cene ..

cene-alb.com

Enver Hoxha , Udhëheqësi i madh dhe figua e tij shumë komplekse ..!!

Shkruar nga Partizan Cene ..

TIRANË : 16 10 / 2010 .. Sot është 16 tetori , dita që dikurë për të gjithë shqiptarët , me dëshirë apo jo , festohej dhe përkujtohej si dita e lindjes së Udhheqsit të madh , të dikurshëm apo diktatorit të madh , siç e thotë sot Shqipëria Zyrtare .

Enver Hoxha , është një figurë tejet komplekse . Ai ka meritat më të mëdhaja për krijimin dhe konsolidimin e një shteti shqiptar në Ballkan , pamvarësisht nga vlerësimet jo reale, që po i bëhen figurë së tij sot .

Duke shfletuar dhe klikuar të gjitha enciklopeditë , është për të ardhur keq që asnjë historian , që dikurë i ka thurur lavdi dhe hymne figurës së Enver Hoxhës , nuk ka marrë mundimin , pse jo edhe guximin ,të mbeshtesë dhe të argumentojë sot , ato që dikurë shkruante për udhheqësin , dhe drejtuesin legjendar të Socializmit në Shqipëri .

Përkundrazi , nga ana tjetër , shumë sharlatanë të vetëquajtur historian , duke mos argumentuar faktkisht dhe realisht as historinë e vendit të tyre , dalin dhe shkruajnë . atë që as vet ata nuk i besojnë . Prapoganda e shfrenuar , dhe e pacip e pushtet të pakicës që vaxhdon e sundon me mënyra "demokratike", në një shoqëri që ndërtohet për disa dhe prishet dhe rrënohet per disa të tjerë në çdo katër vjet sa ndërron pushteti dorë .

Enver Hoxha është njeri i shume e shumë meritave , ashtu siç është edhe një udhheqës i gabimeve të mëdha . Sistemi , komunisto - socialist, që ai ndërtoi dhe teoria që praktikojë , ashtu siç e ka quajtur edhe vetë , ishte e tillë dhe simbas tij ,përshtatej me kushtet e Shqipërisë .. Por sa është e saktë kjo dhe sa vleu ai sistem për atdheun tonë , kjo duhet shkoqur dhe sistemuar nga historianë , të zotë , të guximshëm , të drejtë dhe asnjëanës .

Gjithë jetën e tij , Enver Hoxha , pa diskutim , duke e vërtetuar këtë shumica dërrmuese e shqiptarëve , ja kushtoi jo thjeshtë kauzës për të cilën thashë që ai besonte , por gjithë Shqipërisë dhe popullit tonë .

Lufta Nacional -Çlirimtare , e cila u ideua dhe u udhëhoq , nga Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha , e vuri Shqipërinë , përkrah vendeve , të koalicionit të madh antifashist , të udhhequr , nga SHBA , BRSS dhe Britania e Madhe .Gjatë kësaj lufte , dhe mbas fitores mbi nazifashizmin , Ushtria Nacional Clirimtare , konsolidoi shtetin e ri që u ngrit mbi gërmadhat e kësaj lufte .

Ishte pikërishtë Enver Hoxha ai që shmangu një rindarje të tretë të territorot të Shqipërisë , midis fqinjsh çakenj që prisnin me padurim një copë Shqipëri . Por me Konferencën e Paqes në Paris , më 1946 , fjal a e Enver Hoxhës , siç kanë pohuar edhe vetë amerikanët më vonë , u duar trokit dhe u muar shumë në konsideratë nga fuqitë që bënin ligjin në atë kohë dhe që e bëjnë edhe sot . ..

Por regjimi popullor që u vendos , duke marrë shkak nga teorirat dhe praktikat që nuk i përshtateshin Shqipërisë , bëri në këtë periudhë ,direkt mbas luftës , gabime dhe faje të rënda , që kishin për objekt spastrimin fizik të kundershtarëve , duke sjellë mos aprovimin nga Evropianët dhe Amerikanët por edhe nga shumë shtresa të popullit që shikonin djemtë dhe bija e shkolluar të arrestoheshin , burgoseshin , dhe vriteshin me gjyqe të shpejta dhe në shmë raste jo të drejta, për të vetmin gabim se nuk ishin dakord me sistemin dhe platformen e rindërtimit dhe ndërtimit të vendit .

Unë bëj përjashtim këtu , gjykimet që u bënë ndaj bashkpuntorëve të fashizmit , sabotatorëve , dhe kriminelve të bandave të kufirit të cilët ushtruan terror dhe vllavrasje , për ta shprehur kundershtinë për regjimin .!

Enver Hoxha pati meritën që pamvarësishtë , interesave që kishte në Shqipëri , Bashkimi Sovjetik i Stalinit dhe Hrushovit , e bëri këtët të fundit të paguajë dhe japë ndihma kolisale për Shqipërinë që i kishte shumë nevojë atëherë .Bashkimi Sovjetik , luajti një rol të rëndësishëm , në rimëkëmbjen dhe ndërtimin e ekonomisë shqiptare.

Gjithashtu Ishte vetë Enver Hoxha që e largoi Shqipërinë nga Traktati i Varshavës , duke e parë që ky traktat ishte një bashkim agresorësh dhe tutelësh për vendet antare . Kjo u bë menjeherë mbas pushtimit të Çekosllavakisë nga kjo ushtri , në fund të viteve '60.

Enver Hoxha , duke ruajtur , në mënyrë orthodokse , idetë dhe qëllimet e tij dhe të PPSH , nuk i mori shumë parasysh ose nuk diti ti marrë parasysh interesat e vendit dhe , pa llogaritur humbjet ekonomike vetpërjashtoi Shqipërinë nga sfera e influencës sovietike . Kjo solli përshtjellime shumë të mëdhaja ekonomike për vendin në vitet '60 të shekullit të kaluar .

Këto përshtjellime , ishin edhe më të dukshme , pasi reformat në fshat dhe bujqësi , ishin prirë nga kolektivizimi , i bujqësisë , me metoda 100% staliniste dhe sovietike, duke detyruar fshatin dhe banorët e tij ,të jetonin në kushte të mjerueshme , deri sa filluan të jepeshin frytet e reformave . Pra shpejtimi i largimit , nga influenca Sovjetike , ju shtua shpejtimit me ritme të medha të reformës agrare , dhe dobësimit total të bujqësisë në vend . Kjo solli shumë pakënaqësi në popull ..

Platforma e socializmit Hoxhian në Shqipëri , kishte edhe një kulm kultik ,kulturor dhe shpirtëror , në drejtimin negativ , me mbylljen e kulteve fetare , dhe ndalimit të ushtrimit të fesë .. Ky gabim fatal coi në gabime të tjra , si eleminimin fizik , arrestimin dhe burgosjen e shumë kleriklve , duke sjellë edhe në këtë rast , kundërshtira të heshtura në masën e gjërë të popullit ..

Enver Hoxha , ishte arkitekt në plotë kuptimin e fjalës , në zhdukjen e analfabetizmit në Shqipëri . Shkollat dhe arsimi në përgjithësi , në kohën e Socializmit , lulëzuan dhe u rritën në nivele bashkëkohore . Shumë shklla të mesme apo të larta në Shqipëri nuk ndryshonin nga simotrat e tyre Evropiane .

Gjithë fashatrat dhe qytetet shqiptare , u kompletuan nga një shërbim falas dhe korrekt të sistemit shëndetsor në Shqipëri . Sot pa diskutim , edhe për arsimin edhe për shënetsinë e Enver Hoxhës kanë nostalgji të gjithë shqiptarët pa dallim , që e akanl jetuar atë kohë . Shërbimi shëndetsor falas ishte shumë real dhe larg atij korruptiv dhe , i padukshëm , apo aspak korrekt që po jetojmë sot .

Ather a nuk kishte çdo fshat shkollën dhe qendreën shëndetsore ? A ka sot ndonjë në mendje se dpo të mund ta bëjnë qeveritë e kaorruptuara të majta apo të djathta , që ndërrojnë duar dhe karrike një gjë të tillë sot ??

Socializmi në Shqipëri , arriti të elektrifikojë të gjithë vendin . Veprat e mëdha në fushën e Energjetikës , sot janë i vetmi burim rentabël i ekonomisë kapitaliste shqiptare . Nga ato mbahet një barrë e rëndë , e ekonomisë shqiptare në përgjithësi . Në këtë fush derim sot veç premtimeve poplitikoelektorale , si dhe disa koncensioneve të paqarta , popthuaj nuk eshtë bërë asnjë invenstim . Këtë fakt edhe pse e jetohnë dhe e shfrytëzojnë të gjitha qeveritë me radhë, por asnjëra nuk e përmend .

Gjithashtu Kina ishte një eter i rëndësishëm për ndertimin e Shqipërisë , dhe meritën për këtë e ka vetë Enver Hoxha , ashtu siç mban edhe gabimin e madh, të prishjes së marrdhenieve me Kinën. Kjo prishje u bë , për arsye parimore , politike dhe ideologjike , dhe aspak për interesa ekonomike të Shqipërisë .

Të flasësh dhe të kujtosh përvjetorin e Enver Hoxhës , nuk mund dhe nuk bëhat pa përmendur Kosovën . Enver Hoxha , në kundershtim me ato sa thuhen , dhe baltën që kërkojnë të hedhin mbi figurën dhe punën e tij për këtë çështje , ka merita të padiskutueshme , lidhur me ruajtjen e tdentitetit kosovar , shqiptar në Serbi e Jugosllavi . Titua dhe kasta e kuqe Jugosllave , u përpoq me mish e me shpirt, të bënte atë që bëri Greku me Çamërinë , që ta asimilinte duke ushtruar krahas dhunës verbale , edhe dinakri dhe joshje , për ti larguar kosovarët nga trojet e tyre . Ishte pra Enver Hoxha dhe qeveria e tij , që e ngrinte gjithmon zërin , bile shumë herë me kërcënim të zjarrit të luftës , që bëri , moslejimin e asimilimit të Kosovës dhe zbrazjen e saj nga kosovarët , shqiptarët autoktën në trojet e tyre.!

Gjithashtu , në gjith planin kombëtar Enver Hoxha është , me të vërtet një prijës kombëtar , që gjithmon ka ditë të flasë dhe të ngrej zërin dhe të drejtojë pushkën për të gjitha padrejtësitë e bëra në kurriz të shqiptarëve . Ashtu edhe për Çamët e larguar me forcë nga trojet e tyre nga Çmëria , qeveria e Tiranës , hapi dyert , për bijtë dhe bijat shqiptare të Çamërisë .

Por edhe në këtë prizëm janë bërë gabime dhe faje , simbas shumë çamërve që jetojnë sot në Shqipëri . I del pra për detyrë Historisë dhe historianëve që në bazë të fakteve , qe tregojnë persekutimin apo keqtrajtimin apo diferencimin që ju bë çamërve , siç shumë prej tyre pretendojnë .Nuk mund të zgjidhen këto pretendime me një të prete të lapsit , por vetëm në bazë të fakteve , dëshmive shkresa etj .

Enver Hoxha sot kujothet nën hijen e pushtetit kapitalist që sigurishtë askush nuk pret ti ngrejë ,ky pushtet lavdi . Por nuk mund dhe nuk duhet të lejohet masakra në plotë kuptimin e fjales që po i bëhet Muzeut Kombëtar dhe muzeve në rrethe , duke e fshirë bashke me periudhën e Socializmit edhe atë të Enver Hoxhës . Sot çdo shiptar i drejtë dhe i ndershëm nuk do ta pranojë një gjë të tëllë . Psudo historianët , dhe sharlatanët popilit guxojnë të nëpërkëmbin historinë 50 vjeçare shume të lavdishme të popullit tonë , duke përzier gabimet dhe fajet , krimet dhe degradimet , me të ndershmen dhe të ndershmit që e kanë jetuar gezuar dhe psejo edhe shumë e kanë vuajtur atë kohë ..

Spastrimet e bashkeudhtarëve dhe kundershtarëve, që bëri Qeveria e Enver Hoxhes , ishe një pjesë e errët dhe aspak e këndshme e asaj kohe . Por më e zymta dhe aspak e pranueshme për pjesën më të madhe të shqiptarëve , isht ideimi dhe zbatimi i Luftës së Klasave . Në emër të kësaj lufte , burgosjet dhe internimet , ishin gjeja më e mjerueshme e popullit tonë gjatë sundimit të Diktaturës së Proletariatit . Vet kushtetuta sanksiononte një gjë të tillë që sot , kur ne shqiptarët që e kemi jetuar atë kohë e quajmë , ketë kapitull si një kohë e zez për të gjithë të internuarve dhe të denuarve per esnjë krim , vetëm se mendonin dhe donin të jetonin ndryshe ..

Historianët sot , kanë mbi supe barrën më të rëndë për të vënë në vend historinë , ta shkruajnë atë mefakte , pa fshirë dhe larguar as të keqen por as të

Enver Hoxha dhe Eqerem Çabej

mirën ..

Enver Hoxha , ishte dhe është për të gjithë shqiptarët , simboli i 50 vjetëve të dikaturës së proletariatit , që me forcën më të madhe u zbatua në Shqipëri .Vetë të rinjtë dhe të vjetrit , duke lexuar , një histori të paanshme do të dinë të ndajnë vet atë që është bërë mirë nga Enver Hoxha dhe atë që është bërë keq.

Kështu i mbyllet rruga të dy ekstremeve , atyre që bruatlishtë dhe për interesa portofoli dhe xhepi e fshijnë nga muizeu , dhe atyre që të pa penduar vazhdojnë ta quajnë të pa gabueshëm ..

Si përfundim , përvejtori i 102 -ë të ditlindjes së Enver Hoxhës , përkon , me vendimin historik dhe shumë të dëshiruar dhe ëndërruar nga shqiptarët ,atë të liberalizimit të vizave , me vendet evropiane.
Ishte pikërishtë poplitika qorre e zbatimit të teorise M-L , që çoi izolimin total të Shqipërisë , dhe mbylljen makabre të kufijve , pa menduar aspak se më tej është një botë e tëra e cila na dëshironte ne por edhe ne nuk mund të bënim pa të . 50 vjet të izoluar dhe 20 vjet tranzicion , kurorzohen sivjet me liberalizimin e vizave . Një fakt më shumë për të reflektuar edhe për figurën kaq të madhe dhe komplekse të Udhheqsit Enver Hoxha .

Duhen libra të tërë të kompletosh mendimet për Enver Hoxhën , por u përpoqa të kap disa nga aspektet më të spikatura që e sjellin më në pah figurën e tij të madhe .!

Shkroi : Partizan Cene

Përshtati : Alban Qato

cene-alb.com

Friday, October 15, 2010

Larg duart nga flamuri Kuq e Zi ..

Nga Partizan Cene :

13/10/2010 ..Me thënë të vërtetën , kur dëgjova që në rrugët e Prishtinës , filluan para dy ditësh heqjen e flamurit shqiptar , në erdhi jo thjeshtë keq , por më sakte një përshtjellim jo i këndshëm në stomak .

Heqja e flamurit , me një urdhër verbal , i cili mbeti pa zot , nuk ishte edhe gjëja më e mirë që do të tregonte pritjen e " ngarohtë" që i rezervohej sekretares amerikane të shtetit , zonjës së nderur Hilary Klinton . Në planin personal , nuk besoj që zonja Klinton , si bashkeshortja e të madhit Presidentit Bill Klinton , të ketë ndonjë problem nga prania e flamurit kombetar Kuq e Zi , perkrah atij shtetëror të Kosovës dhe atij Amrikan ..

Por shpjegimi që dhanë autoritete kosovare më vonë ,disi e zbuti edhe tek mua apo, si mua edhe tek shume shqiptarë të zemëruar me këtë veprim të pakëndshëm ....

Shpjegimi (jo )zyrtar thoshte se : " ..nuk është ne praktikat e SHBA , që në takime dy palëshe të ketë një flamur të një shteti tjetër ..".. Pra kemi të bejme me praktikë amerikane .. Bukur .. Por në sheshet e Prishtinës , të lara me gjak për këtë flamur , çprish flamuri në takimin dy palesh ..

Nejse dikush e tha se nuk ja vlen të prishësh qejf për një gjë të tillë ..Por unë përgjigjem fort : - I takon qeverisë kosovare , të bëjë publik qartë dhe prerë arsyen e çfardo lloi qoftë ajo . vetëm kështu do të mund të jetë me të vertetë qeveri e popullit të cilit i shërben .Në këtë mëhyrë do ti mbyllej rruga çfardo spekullimi apo keqdashsie ..

Mirpo heqja e flamujve Kuq e Zi nga shehset e Prishtinës , ishte një rast jo i këndshëm , ndersa rasti tjetër , që ma zhuriti zemrën dhe ma çau kraharorin ishte djegja , e flamurit tim dhe të kombit tim , nga bashibozuk huligant serb , në një veprimtari sportive , ku nuk kishta fare punë Shqipëria dhe Kosova , dhe flamuri i jonë .Veprimi huligant i shqyerjes , shtypjes me këmbë dhe më pas djegjes së flamurit , indinjoi çdo shqiptar , anembanë botës , që arriti ta marrë vesh dhe ta shikojë këtë akt .

Mirëpo vetëm qeveritarëve në Tiranë dhe Kosovë nuk u bëri përshtypje , pasi asnjë politikan apo zyrtar i çfrëdo rangu nuk bëri një deklaratë publike , për ta dënuar këtë akt provolkator ndaj simbolit kombëtar shqiptar dhe ndjenjave tona të shenjta kombetare .

Si është e mundur , që më shumë u "indinjua " dhe "ngriti " zërin Presidenti Tadiç , dhe asnjë i zgjedhur shqiptar nuk shfryu qoftë edhe një fjalë në emër të popullit që i ka votuar ..

Sot ,nesër, pasnesër apo mbas disa ditësh edhe mund të ketë ndonjë notë proteste nga Prishtina apo Tirana zyrtare , por të jenë të sigurt se nuk vlen më .Fatkeqsishtë , ashtu siç kanë lene jetim gjithë emigrantët shqiptar në tërë botën , duke mos i përkrahur pothuejse fare , ashtu lenë tani edhe në raste ekstrem , jetim , simbolin e kombit , falmurin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit , këta të papërgjegjshëm , që edhe çdo fjalë që duhet të thonë e masin me sa të holla apo të trasha do të fitojnë ..

Të dy rastet janë krejt të ndryshme , por të dyja kanë cënuar flamurin tim dhe të të parëve të mi ndaj si qytetar dhe patriot , ngre zërin tim që jam i bindur është zëri i qindra mijrave shqiptar në të gjitha trojet e bekuara të vendit tim të dashur :

Larg duart nga Flamuri Kuq e Zi .. Ai është me zot , dhe zot nuk janë pushttarët memec dhe të korruptuar , por populli që në anjë rast nuk do tua falë këtyre të fundit ,këto "neglizhensa " të turpshme .!

cene-alb.com

Shqiptarët , nuk e duan qeverinë Berisha- Meta


Analizë e sondazhit , të bërë publik , nga fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Nga Partizan Cene ..

TIRANË : Sipas një sondazhi të realizuar, dhe të bërë publik nga Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, pjesa më e madhe e shqiptarëve , duan vendosjen në vend të së derejtës kushtetuese , lidhur me votimet e 28 qershorit, 2009. Pra shumica janë pro hapjes së kutive të votimit .!

Duke i parë me kujdes të gjitha shifrat të bëra publike dy janë konkluzionet :

1 - Populli nuk e do qeverinë Berisha - Meta dhe :

2- Lufta e bërë nga Opozita e bashkuar e udhëhequr nga PS , për transparencë në procesin e zgjedhjeve të kaluara , si dhe faktimin me shifra të korruptimit total të kësaj qeverie , eshtë edhe shprehje e mendimit dhe dëshirës së pjesës derrmuese të gjithë shqiptarëve ...

Me konkretishtë :

Simbas shifrave të bëra publike , nga Fondacioni Shqoqëria e Hapur për Shqipërinë , 47.5% e shqiptarëve , janë dakord , për hapjen dhe numerimin e fletëve të votimit .Ndërsa 45.8%, dëshirojnë të kundërtën .

Lidhur me grevën e urisë, 61% u shprehën se greva , nuk ndikoi në procesin e liberalizimit të vizave , dhe integrimin e Shqipërisë në BE.Po klshtu 52% , thonë se kjo grevë , as e dobësoi e as e forcoi demokracinë në vend .

Vetëm rreth 40% e të anketuarve , e miratojnë punën e qeverisë deri tani , nderkohë qe 59% e tyre , nuk janë të kënaqur më punën e qevrisë Berisha - Meta

Pamvarësishtë , pretendimeve të qeverisë se korrupsioni është ulur , të ketij mendimi janë vetëm 18.6% e shqiptarëve .

Simbas sondaxhit të mësipërm të ndihmuar nga SOROS, qytetarët shqiptarë nuk kanë farë besim në transparencën qeveritare , duke e vendosur qeverinë në vendin e fundit , në këtë pikë .Ata quajnë transpareat me shumë , organet e pushtetit vendor .Pra lidhur me këtë , 65.9%, kundrejt 29% , shqiptarët besojnë për transparencë , pushtetin vendor .

Studim- sondazhi , është bërë me qytetarë mbi 18 vjeç , nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë , Tirana , Durrësi , Vlora , Fieri Shkodra e Korça .

Andi Dobrushi , drejtor i këtij Fondacioni , bëri publike shifrat ..

Siç shihet , del në pah edhe njëherë , mos pajtimi dhe kundërshtia qytetare shqiptare , ndaj qeverisjes jo korrekte dhe shpesh të akuzuar për korrupsion të qeverisë Berisha - Meta .Nga shifrat duket qartë se , as një herë qytetarët nuk i kanë besuar dokrrat për mirëqënie dhe transparencë të qeveisë Berisha .Nga shifrat mësohet se për popullin qeveria e koalicionit të sforcuar PD-LSI , nuk gëzon aspak mbështetjë popullore dhe qytetare . Po të shihet me kujdes , që sondazhi është bërë vetëm në qendrat urbane, kuptohet se mos përkrahja e qeverisë nga populli është akoma më e madhe .

Në sondazh nuk u treguan shifra që kanë të bëjnë me korrupsionin në sektorë të veçantë , por megjithatë , për popullin , qeveria që e drejton është nder më të korruptuarat që ka pasur Shqipëria deri më sot .

Deponimet e depudetit , që u largua nga PD , si dhe ato të deklaruara nga ministri i shkarkuar i qeverisë , janë vetëm maja e aizbergut që noton në oqeanin e korrupsionit qeveritar , por përbëjnë dëshmi nga goja e shumicës , që i bashkohet zërave opozitar .!

E veçanta është se populli ka sy edhe poshtë ujit , dhe nuk mashtrohet , nga vezullimi i dritës së diellit mbi kreshpën e vogël të aizbergut që duket .. Pikërishtë ky shikim i thellë ka dhënë edhe këto rezultate të sondazhit në fjalë .!

Shifrat u publikuan në ditën e hapjes së universiteteve .. Ku të gjithë drejtuesit e vendit , rendën të bëjnë paradë , përshëndetjesh , duke harruar gjendjen e shkollave të niveleve më të uleta , që në zonat rurale është në pik të hallit . Asnjë nga ata nuk ka thënë as sot e as kurrë , për ikjen përditë jashtë shtetit , të studentëve pasi mbarojnë shkollën , duke kërkuar një mundësi punësimi që nuk e kanë në vendin e tyre .

Karakteristike ishe deklarata e sotme e kyetares së parlamentit , zonjës Zhozefina Toapalli e cila , në fakultetin e drejtësisë , tha : " Sot drejtësia ka nevoj për pastrim .., ju jeni shpresa , për kontributin e shëndoshë , në drejtësinë shqiptare .." ..

Bukur fort . Por Pse nuk e pastron drejtësinë zonja Topalli ?? Më shumë nga ajo kush e ka në dorë një gjë të tillë ?

Por kuptohet a mund ta bëjë këtë gjë një qeveri që nuk e do populli i vet , se i ka vjedhë dhe tjetërsuar votën ?? Këtë e di zonja Topalli , dhe në ndonjërast pa dashje e pranon .. !!!

Nga : Partizan Cene

Përshtati :Hysen H Veliu .

cene-alb.com

Më duket se deti u bë kos , por nuk sigurojmë dot lugët .. !!

Nga Partizan Cene ..

15/10/2010 ... Vizat , po liberalizohen . Kjo tashmë është e sigurt . Ajo që e vonon është koha lidhur me procedurat e aprovimit nga Keshilli i ministrave të jashtëm te BE , dhe dalja në gazetën zyrtare ..

Kisha disa kohë që interesohesha , për të mësuar se si apo, cilat janë procedurat që do të ndjek një shqiptar i thjeshtë , për të dalë i "lirë" jashtë atdheut , për turizëm apo për vizit tek të afërmit e tij në Evropë .

Krahas rregullave strikte që me të drejtë Evropa do ti vërë shqiptarëve për zbatimin e lëvizjes së lirë , ka edhe rregulla që mendoj se nuk është e nevojshme ose nuk mund të zbatohen .

Shqiptarët së pari duhet të kuptojnë që të jenë korrekt me zemergjersinë e Evropës për vizat , pasi është bërë e qartë se asnjë nuk do të lejohet të kërkojë azil , apo të punojë , pa një leje të veçantë pune . Por kjo leje nuk merret në kuadrin e liberalizimit të vizave , por në bazë të kontratave dypalëshe që mund të lidhe qeveria shqiptare me ato të shtetteve të Evropës .

Edhe zonja Fajon , e cila është dorë e fortë e jona në Parlamentin Evropian , e bëri të qartë se korrektësia , do të thootë vazhdimësi , dhe e kundërta , mund të çojë në pezullimin nga BE , të liberalizimit të vizave .

Mirëpo nga të gjitha sa mësova më bëri përshtypje një fakt që po të jetë tamam kështu , dhe po të zbatohet ai rregull me përpikmëri ,shumë shqiptarë do ti thoshnin Evropës : - Faleminderit për "zemërgjerësinë" por, nuk do të marrim ..

Pse e them këtë ; Në rregullat e bërë publike nga zoti Tartari , në ministrinë e jashtme, mesojmë se krahas pasaportës biometrike , shqiptari që do të shkojë në Evropë , në vendet "Shengen"duhet të ketë me vete , në potofol , për ditët që so të qëndrojë , 70 euro , pëer çdo ditë ..

Pra po të kemi parasysh që nëna e ima përshembull , të vijë në Greqi , do të rrijë , siplak që është të paktën 2 muaj që jo vetëm të shmallet me mbesat , por mbi të gjitha të mbledhë edhe veten e saj .. Pra për dy muaj , simbas rregullit , ajo vetë për qëndrimin duhet të deklarojë dhe të tregojë portofolin me 4200 euro ..: Në pasaportë do të shënohet 2 mujori në kufi .

Po ti shtosh edhe rreth 100 euro shpenzimet e udhëtimit vajtje ardhje , do të kemi një shumë 4200 euro ..Pra duke pasur parasyash pensionin që merr në Shqipëri , duhet të mos hajë e pijë për 7 vjet dhe të grumbullojë kaq euro , një pensionist , në Shqipëri .

Kjo shumë është më e madhe nga sa pagova unë në vitin 2000 për ta sjellë , klandestine . At'herë mëshkoi rreth 3000 euro .. Dhe ndenjti edhe 6 muaj pa ankthin e parave dhe të vulës në kufi ..

Pra a nuk kisha të drejtë në fillim që thashë se shumë shqiptar do ta kenë të pa mundur të vijnë , edhe tani që u "hapën rrugët" ??..

Kësaj i thonë as më shumë e as më pak : " Kur deti u bë kos , ne si gjithmonë , nuk kemi lugë "

Megjithëatë , ka një shpresë që ky rregull të mos merret parasyshkur bëhet fjalë që dikush të pret këtu .. Por nuk është saktësuar dhe nuk të japin përgjigje në ministrinë e Jashtme , se si do të bëhet në këtë rast ..

Shpresojmë që ta venë dorën në zemër për shumë shqiptar që të mund të shikojnë botën me sy .. dhe të takojnë të afërmit e tyre ..!!

Shkroi : Partizan Cene

Redaktoi : Alban Qato

cene-alb.com

Saturday, October 9, 2010

Në një shtet privat , si ky yni , “e ligjshmja” , e mbyt të moralshmen ..!!!


Nga Partizan Cene

Shtet privat , një togfjalësh që të kujtonë pronën private . Po , në Shqiperi , pushteti e quan shtetin pronë të tij .. Këtë ka bërë Berisha i parë atë bëri Nanua i parë e i dytë , këtë po e konsolidon së fundmi , Berisha i dytë dhe i tretë ... !!Ky është kyçi i humbjes në humnerën e premtimeve boshe nga Evropa e Bota , për 20 vjet rresht ..

Dikush mendon se populli , si turmë që është , merr parasysh vetëm atë që i seviret , me shumë këmbëngulje dhe plot hile dhe poshtërsi nga politika . Pra për ata që e mendojnë kështu , populli di vetëm atë ; është e ligjshme ,apo nuk eshtë e ligjshme .. Eshtë e zezë apo e bardhë . ose e kunderta .

Nuk mendojnë këta mendshkurtër se populli , vec të ligjshmes , shikon , dhe jeton mbresën, më shumë per të moralshmen ose jo. ( Flas për pjesen e shëndosh dhe sigurishtë shumë të madhe të shoqërise shqiptare ) .

Domethënë , kuptohet qe në jetën politiko-ekonimike të një vendi , shumë gjëra që , me ligj duken tamam , por moralishtë nuk pranohen dhe nuk ka si të jenë të tilla . Këtë jo se nuk e dinë politikanët e mazhorancëopozitës në Shqipëri , por ata e ndërtojnë punën e tyre , të bazuar mbi propoganda verbale , dhe shifra abstrakte , mjafton që në momentin që atyre u duhet , të bëjnë trak- un e radhës .

U bë kërdia ne Gerdec , 26 vetë vdiqën , mbi 300 u plagosën , shumë e shumë të tjerë u frikësuan dhe lebetitën .Por qeveria , pati vetëm një përgjigje : Cdo gjë është bërë konform rregullit dhe ligjit ...Asnjë nuk dha dorheqjen ( Ministri u detyrua ta bëjë një gjë të tillë).Nga ana morale nuk doli asnjë nga qeveria që të paktën të kërkojë falje botërishtë, për këtë masaker të vërtetë, që me veprimet dhe mos veprimet e antarëve të saj ajo bëri .

Bile për ironi dhe çudi allashqiptarshe , ne 28 qershor , kutia e Gerdecit , në votime , nxorri fitues masakruesit ...

Nga ana e tij , ish ministri Mejdiu , nuk hoqi dorë nga synimet e tij për tu kthyer në kabinet , dhe duke pasur ndihmën e shefit të madh , mori një imunitet , dhe...." ..ku më keni parë ku më keni dëgjuar .." Me këtë gjë, ai ligjërishtë , me mbrojtjen e ligjit është në rregull ... Por as edhe në një rast , vet personalisht , pa u shtyrë , nga frika e denimit apo ku di unë , nuk doli ne një ballafaqim të drejtë perdrejtë , me të dëmtuarit , dhe të kerkonte falje ,të paktën kaq ..!

U bë kërdia , simbas opozitës , dhe pse jo edhe simbas prokurorisë , ne rrugën e Kombit , atë Durrës - Kukës .. U fol dhe u përfol , për kaq e aq milionë euro të vjedhura . Ministri i atëhershem i transportit , u shpall nga opozita kusar , dhe shume vetë në popull , e mbajnë në vesh ashtu .. Sepse , ai si ministër dhe depudet që ishte , nuk e pati problem për të siguruar një raport mjekësor. të ligjshem besoj , dhe e paraqiti me anë të avokatit të tij në gjykatë .. Gjyqi nuk u bë , ai nuk dha shpjegime .. Dhe .. çdo gjë u mbyll . Pra ligjërishtë , në rregull . Por moralishtë , në ndërgjegjjen e njerëzve ka ngel se ministri Basha u shmang , nga gjyqi se ishte fajtor . Ndryshe do të kishte shkuar , pa problem .. Qielli i paster , nuk ka nevoj retë , thotë populli .!!

Shije jo të këndshme , ka lënë edhe aleanca e LSI me PD , për krijimin e koalicionit qeverisës . mbas zgjedhjeve të kontenstueshme nga opozia.Ligjerishtë nuk ka as një gjë , bile është një praktik që funksionon dhjetra vjet me radhë në Evropën Perndimore . Por në kushte e Shqipërisë , dhe vcanërishtë mënyrën se si i mori votat ,dhe pse i mori LSI , kjo e fundos moralishtë para popullit dhe elektoratit që u ndie i tradhtuar , me këtë veprim .!

Por shembuj të tillë në politikën tonë që na qeveris ka shumë . Ajo që po dominon muajt e fundit është kriza e thellë politike , në të cilën ka rënë vendi, pikërishtë nga disniveli i lartë midis ligjit dhe moralit .. Nga njëra anë vendi dhe populli po ndërgjegjësohen , për rrugën demokratike , që ka zgjedhur Shqipëria , dhe kjo bën të moralshmen dhe të pranueshmen , nga ana tjetër , është mos ligji , ose ligji formal dhe asnjëherë i zbatuar , as nga ata që e bëjnë ,ra ligj vënësit tanë ..

Po buçet vendi nga akuza dhe kundër akuza , nga tellallet e qeverise dhe të opozitës , por shumë pak janë vënë deri tani në rrugë të ligjit për zgjidhje dhe zbardhje , të këtyre akuzave .!

Pra problemi , nuk është fjalë rrugësh apo lloqe Kavaje si i thonë në Shqipëri , por është problem i mpreftë ligjor , të cilin duhet ta marrë në dorë drejtësia dhe të vërë gjërat në vend .. Kjo i takon drejtësisë dhe aspak mua .

Por problemi është se , po krijohet përshtypja ,që mjafton të kesh mundësinë ; ose të jesh depudet , ose i afërt i ndonjë depudeti , dhe ... të ka pjellë kokoshi .Ke siguruar çfarë të duash : tendera , marrveshjera 10% , 20 % , e ku di unë sa gjëra të tilla dëgjojmë , të cilat gjithmon ngelen në kuadrin e fjalve . Sa vjen radha e llogarisë , leshohen bombat e tymnajës .Fillojnë kunder akuzat . Tellallët e bindur , dalin dhe përsërisin të njëjtën gjë 100 herë etj ..

Ish ministri i METE , Dritan Prifti , deri sa ishte në detyrë , tregonte dokumenta ligjore për pasurinë marramendëse , 1.8 milionë euro . Por a ka shqiptar , që mund ta besojë se ligjërishtë dhe në rrugë të drejtë ,mund të fitosh në një vend siShqipëria 2.4 miliarde lek për 8 muaj ???

Zonja Vokshi , depudete e Partisë Demokratike , paraqiti njëqind pretendime , dhe dokumenta , duke saktësuar simbas saj se janë ligjore vepromet e burrit të saj .. Bukur .. edhe unë , ashtu them . Por Zonja e nderuar Vokshi , nuka mund te "dokumentojë " se a do ta kisha mundesinë edhe unë dhe cilido nga 4 milion shqiptarët që, po të mos kisha gruan depudete të merrja gjithë ato koncensione me kaq e aq milion euro ???

Ish ministri i ekonomisë zoti G.Ruli ,nuk kishte fjalë vec dokumentit e zeza mbi të bardhë , që tregonte se me vendim qeverie ishin mbështetur veprimet e tj , per shitjen e tokes me çmim të favoshëm , për disa të aferm me klanet e qeverisë .Pra ligjërishtë , qeveria si qeveri private , i benligjet ssi do dhe në funksion të aferave dhe pëfitimeve të njërit apo tjtrit eksponent .. Kuptohet nga na tjetër , se njerëzit , nuk hanë bar . Ata e morën mesazhin dhe e dimë tashmë se si funksionojnë gjërat në këtë qeveri .!

Me nevrik e priti , denocimin se është përkrahse e mafiozëve italianë dhe shqiptar , zonja Bregu , ministre e Integrimit .Por ajo nuk mund të argumentojë në veshin dhe syrin e shqiptarëve se pse pikërishtë një depudete , duhet të ketë edhe lidhjen më të vogel me një emër të një mafiozi shumë të rrezikshëm i tipit Prudentino ??? Njerëzit sado të cirret ministrja e të betohet apço kërcënbojë me ndjekje penale , nuk janë kaq naiv , që të kuptojnë se veprimet e ligjshme të kësaj zonje kanë mbrojtur ose kanë dhënë krah në njerëzit e saj , që të tentojne të pasurohen me bisnese të tillë me lidhje dhe prejardhje mafioze , andej dhe kemdej detit . Pra edhe Prudentino , dinte ku shkonte në Shqipëri dhe dinte ku do të "invenstonte" këtu ..

Rast , jo për tu lënë mënjanë është edhe ai i Zotit I Beqja , depudet i PS , i cili sillet , nga denoncimet e PD , se ka pëfituar nga fondet publike , në bashkinë e Durrësit .Simbas tij , ligjërishtë nuk ka qënë depudet ather , por , prap nuk mund të sqarojë që pse vetëm ndonjë depudet , mund të "futet ne ngatërresa të tilla "???

Rasti sjell rastin .. Ligji është ligj ..por per fat të keq në Shqipëri është në dorë të "Maliqit ", dhe si i till i shërben më shumë ose vetëm , oborrit të ngushtë të tij ..!!

Duke theksuar edhe njëherë se jo cdo gjë e ligjshme është edhe e moralshme , po e mbyll, me kaq , duke pretenduar se të paktën , ngacmova sado pak kujtesën dhe ndergjegjjen tuaj , me qëllim që ta shikoni më pastër hendekun midis këtyre dy nocioneve , ne jetën shqiptare .

Jemi ne votuesit , që atë që nuk e bën dot ligji , ose nuk duan disa të veprojë ligji , mund ta bëjmë vetë ne , se në fund të fundit , jemi ne që mund dhe duhet të vendosim ..

Shkroi : Partizan Cene

Redaktoi : Hysen H. Veliu .

cene-alb.com

Historia e dhimbshme e vajzës 12 vjeçare , që vdiqi në krahët e babait të saj

Vështrim , nga Partizan Cene ..

Fëmijët sot në shkolla kanë mësuar dhe po mësohen me gjëra që , në kohën e brezit tonë , prindërve të tyre , as që mund ti mendonim në shkollë .Por problemi nuk është vetëm këtu . Histori të ndryshme ,me fëmijët në Shqipëria e Kosovë , por edhe me femijë emigrantësh , në Greqi ,Itali Gjermani e Angli dhe në gjithë botën , tregojnë se fëmijët , e plogësht , për sa i përket prirjeve për lidhje me shume se shoqërore , bien pre e racizmit ekstrem .

Fëmijët të cilët nuk e deklarojnë ose nuk e shfaqin fort , dëshirën e tyre , per lidhje seksuale me bashkëmoshatarët e tyre , shikohen nga këta të fundit me një sy të keq . Dhe bëhet fjale për fëmijë deri në 12, 13 apo 14 vjec .

Po po , që në këtë moshë , fillon dhe ndizet klima , në shoqërinë shkollore . Fëmijët , fillojnë dhe gjejnë vajzën apo djalin e tyre . Bile shpejtojnë . Në këtë rast kush nuk e ka gjetur , për shumë të tjerë nuk është norma.Pra nuk qarkullon në rregull në shoqëri .Ose mund ta themi , i quajnë me " kusur"..

Kjo është më e theksuar në ditët tona , kur edhe pridërit , nuk janë shumë të ndërgjegjësuar , për afrimitetin dhe edukimin e fëmijëve të tyre . Shumë herë e lënë në dorë të kohës dhe shoqërisë , këtë eveniment shumë të rëndësishëm në jetën e fëmijës së tyre .. !

Në Greqi ka pasur shumë raste kur fëmijë të tillë , të plogësht , janë diskriminuar me mënyrën më të keqe . Bile në disa raste , edhe me dieninë e mesuesve dhe "edukatorëve " Kjo ka çuar në , rënie psikologjike tek fëmijët e kësaj natyre , deri në pasjen nga çrregullime shpirtërore dhe mendore .. Por në shumë raste edhe shëndetësore serioze .

Rasti më flagrant është , i një vajze 12 vjeç , nga Anglia , e quajtur Hoëlly Stuckey’s. Kjo u bë e ditur sot , dhe ka ndodhë dje më 05/10/2010 .. Vajza e gjorë kishte rreth 4 vjet që paraqeste disa probleme jo të rëndësishme mjekesore , për sa i përket zemrës së saj . Prindërit e kishin çuar në doltorr , dhe gjendja ishte gjithëmonë nën kontroll dhe nuk sillte kurrë probleme serioze .

Mirëpo fëmia Hoëlly , vinte edhe nga natyra e saj disi e mbyllur , pak e përkëdhelur , që donte afër shpesh ,njërin nga prindërit . Kjo nuk pritej mirë , nga bashkëmoshatarët e saj . Ata gjithmonë e shanin dhe diskreditonin . Fjalët e tyre , e tregonin lesbie , të pa aftë , të ftohtë dhe shumë gjëra të tilla .

Kjo e varfëronte akoma më shumë zemrën e vogël të vogëlushes Hoëlly .Por fëmijët nuk donin tia dinin për gjendjen shëndetësore të saj . Djemtë ndiheshin të "ofenduar ", nga qëndrimi i bashkënxënëses së tyre . Kështu q[ e shtynin , pështynin dhe e injoronin përpara shokëve më të mëdhenj . Edhe mësue sit e trejtonin disi , të veçuar , pa u thelluar kurrë , nga sjelljet e nxënësve të tjerë , ndaj Hoëllyt .

Dhe një ditë ndodhi fatkeqësia . I ati i Hoëllit zoti Haward Kleyv, u thirr në shkollë se vajza para qeste , shenja të mos mundjes , dhe paqejfësi . Shkoi menjëherë .

Pasi e mori vajzën , vuri re se ajo kishte qarë , para pak çastesh . Sa filloi ta pyesë , vajza i kërkoi ta merrte në dorë ... Mbas disa çastesh vajza vdiq ..

Megjithëse puna e zotit Kleyv , punonte në grupin e ndihmes së shpejtë , për vajzën e tij nuk mundi të bëjë asnjë gjë ..

Mjekët arritën në konkluzionin paraprak , se vajza nuk kishte vdekur nga ndonjë sëmundje e zemrës , por nga traku psikologjok , dhe ngarkesa psikologjike , që përballonte çdo ditë në shkollë ...

Në dhomën e saj , e ëma dhe i ati , gjetën ditarin dhe disa letra të shkruara nga Hoëlly ,ku ankohej për tmerrin psikologjik që kalonte gjatë orëve që ndodhej në shkollë .

Një vajzë e vogël , e bukur dhe me ëndërra iku .. Ajo mund të ishte vajza e ime , e juaja e të gjithëve .. Pra duhet tu qëndrojmë më afër fëmijëve dhe të jetojme më pranë botës së tyre ...

Janë ndodhira që nuk kanë kufij .. Ato ndodhin edhe në shkollën e lagjes tënde në Tiranë apo Vlorë , në Prishtinë apo Shkup , në Londer apo Athinë , në Berlin apo Bruksel .. Kudo ka copëza të tilla të jetës që të bëjn[ë të mendosh thellë për Fëmijën tënd dhe edukimin e shkollimin e tij .. !!

Shkroi Partizan Cene

Redaktoi Besa Morina - Gashi

cene-alb.com

Greqi: Shifra shokuese ,papunësia 18%, 4000 bisnese mbyllen për çdo muaj .!

ATHINË : 07/10/2010 .. Megjithë klimën disi të ndërruar për mirë , Greqia vazhdon të lëngoi nga kriza e rëndë që e ka mberthyer . Kriza ka karakter ekonomik por megjithatë , nuk mungojnë shumë herë edhe zëra të cilët , dolin nga njerëz që gjatë gjithë periudhës para dhe gjatë krizës , kanë pasur drejtimin e shtetit në dorë , të cilët sot guxojnë dhe i kundervihen hapur masave që po ndërmerr qeveria e majtë e Papandreut .

Mbas hapjes ne Lindjen e pasur , me Katarin dhe Kinën e madhe , qeveria Greke ka marre përshëndetje nga shume lider dhe organizma botërore , për mënyrën se si po e trajton krizën , dhe përkushtimin e saj , duke e lënë më njanë problemin e kostos politike që do të ketë kjo histori .

Populli në Greqi , akoma e ka të veshtirë të pranojë realitetin e ri , në të cilin ndodhet vendi .

Në një prononcim që i kërkuam , zotit Jorgo Kutrumani , zv minister i OPunës në qeverinë PSAOK , na dha disa të dhëna shumë shokuese , por të vërteta .

Zoti Kutrumanis , tha për Gazeta "C" , se në Greqi , mbyllen për cda muaj 4000 biznese , kryesishtë të medha dhe të mesme. Nga këto biosnese , mbeten në rrugë pa punë , gati 38.000 - 65.000 punëtorë të aftë per punë , cdo muaj .

"4000 bisnese që mbyllen çdo muaj , sjellin një valë të madhe të papunësh . Këta me statistikat e ministriseë , pra të rregullta dhe ligjërishtë , pushohen nga puna 38000-65000 punëtorë të aftë për punë . " tha duke na habitur zoti zv/ minister i punes .

Më poshtë ai tregoi se , të dhenat shtetërore , flasin për një shifër , gati 18 % te papunësisë në Greqi . Kjo është gati 3 hërë më e larte se mesatarja e BE .

" Këtë gjëra , thotë zoti Kutrumani , i trashëguam nga qeverisja e Nea Dhimokratisë ( demokracia e re )."

E keqja është se edhe me projekt buxhetin e vitit 2011, që miratoi në parim qeveria , papunësia parashikohet të rritet.

Emigrantët ishin ata që e ndjenë të parët , peshen e krizës , pasi shumë prej tyre u pushuan nga puna të parët . Shqiptarët , zënë pa dyshim vendin e parë , të emigrantëve në Greqi , ndaj dhe në këtë drejtim janë të parët . Kjo detyrob shumë familjë të rishpëngulen me destinacion , kthim në vendin e tyre .

Shifrat që dha zv/ Ministri i Punës , tregojnë se , puna jothjeshtë do të jetë e paktë , por për shumë vëtë do të jetë e pamundur ..!!


cene-alb.com

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...