Saturday, December 24, 2016

Njeriu i hurit dhe i litarit !



 
Nga Partizan Cene !
Në ditët e fundit, ish-shefi i qeverisë dhe dikur edhe president i këtij vendi, duket sikur ka pësuar diçka në vete. Në të gjitha herët kur ka rastin të flasë, sidomos në sallën e parlamentit, në të enjtet e zakonshme të krizës parlamentare, ai kërcënon, çirret, flet për vrasje që mund të kishin ndodhur, që nga ajo e shefit të tanishëm të qeverisë dhe deri tek deputetët që rastësisht mund të ndodhen në sallë, bën thirrje për rebelim, kryengritje, këto të fundit i ka bërë që me 23 qershor në mbrëmjen e vitit 2013; pastaj përsëri kërcënon, etiketon një shumicë qeveritare si gjithçka, veç njerëz jo, dhe, së fundi, nuk e di se si i erdhi dhe tha se si i kishte rrëzuar një herë përmes hurit, do i rrëzonte përsëri.
Njeriu i hurit dhe i litarit kërcënon. Zakonisht thonë se në shtëpinë e varurit nuk duhet përmendur litari, por kur ai e sjell jo rastësisht në një sallë parlamenti, plot pathos, por edhe gjithë zemërim patalogjik, atëherë edhe mund të përmendet.
Në të vërtetë: kush e kërkon hurin?
Cilët duhen zbuar si batakçinj e jo vetëm kaq nga ajo sallë parlamenti dhe krejtësisht nga skena politike shqiptare?
A ka precedentë të tjerë të këtij lloji, i cili, sado në zhdukje, përsëri është i pranishëm, edhe pas 26 viteve jetë plurale?
Në Shqipëri, nëse ka një njeri të politikës që i duhet vënë huri, është pikërisht zoti Berisha.
Këtë nuk e kam shkruar tani, e kam thënë prej shumë kohe, dhe, nëse rasti do më kishte sjellë të isha në një sallë parlamentare me një hibrid të tillë të diktaturës dhe kriptokomunist i dorës së parë, nuk e di se si do të mund ta përballoja.
Berisha e donte hurin prej kohe. Ai përmendi vitin 1997 si kohën kur ai i vuri përpara parlamentarët dhe pushtetin, diçka që jo vetëm nuk ka ndodhur, por duhet të jetë njëra ndër ëndrrat më haluçionante të tij.
Viti 1997 është padyshim viti më i zi i kombit, ndoshta edhe më i egër se viti 1913, dhe, nëse në kohën e largët kishte një Haxhi Qamil, në kohën e tashme kishte një Berishë, që, edhe pse nuk thërriste “ duam babën”, ai kishte ndër mend një periudhë po aq anadollake dhe po aq çnjerëzore.
Viti 1997 ka përçues një emër të fatkobit: Berishën.
Është viti kur ai e lëshoi pushtetin përmes hurit që u ngrit në të gjithë vendin, edhe në bastionet e tij, dhe kurrë më parë nuk kishte ndodhur që në një hark kohor kaq të shkurtër, prej 4 viteve, të përmbysej kaq rrëmujshëm statura politike e një njeriu, që dikush edhe i kishte besuar.
Politikën Berisha e ka perceptuar gjithnjë si luftë. Ata që ka pasur përballë tij i ka perceptuar si armiq. Rënien nga pushteti e ka menduar si fatkeqësi kombëtare. Nëse në periudhën presidenciale ai ishte ende njeriu që kishte enigma brenda vetes, pas vitit 2005, kur pas hijes pushtetore u ngrit hija familjare, edhe më shumë gllabëruese dhe vrastare, mes të cilëve 26 të rënët në Gërdec ishin maja e dukshme e asaj që ka ndodhur, çdo përfytyrim për të dhe klanin rreth tij shkoi drejt asaj që ishte ditur, por që nuk ishte shpallur ende.
Viti 1997 është edhe nga një anë tjetër viti fatkob i Shqipërisë. E majta, që po vinte në pushtet pas katër viteve largim, dhe jo thjeshtë për meritën e saj, më shumë nga ai tufan që ngriti mashtrimi qeveritar, bëri gabimin, ose më saktë, fajin historik, nga i cili nuk mund të lahen dot me arsyetimin e vendosjes së paqes sociale.
Me një njeri që politikën e mendon dhe e zbaton si një ndeshje me hunj dhe veten si një Bajloz me hu në dorë, nuk mund të ketë paqe sociale.
Se si e përfytyronte paqen sociale njeriu i falur prej tyre e dëshmoi koha shumë shpejt: 21 janari ishte dita fatale e dëshmisë së fajit të madh politik që kishin bërë dhe këtë faj, kaq madhor, e ndjen sot e gjithë struktura e shtetit.
Në pranverën e vitit 1997 duhej të kishte filluar katarsi i politikës shqiptare: por në fakt ndodhi e kundërta, iu hap rruga politikës së hurit. Njeriut që kishte urdhëruar hedhjen e napalmit mbi demonstruesit, që kishte armatosur banda në veri për të luftuar kundër jugut, gjithnjë me dëshirën e ëndrrën e vjetër serbomadhe të ndarjes së Shqipërisë, e majta politike, duke dëshmuar se asgjë nuk kishte mësuar nga rebelimi masiv, jo vetëm bëri amnistinë politike, por pranoi të bëhej pjesë e vazhdimit të një loje që edhe sot është e pranishme.
Të mendosh politikën përmes hurit, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që në ëndërr ka hurin ose që ka shpëtuar prej tij.
Berisha i ka të dyja: ai e ndjen politikën e tij si politikë ndaj armikut dhe si në mesjetë është gati të luftojë edhe me hunj, por edhe e di se ka shpëtuar nga huri i drejtësisë.
Berisha ishte më praktik nga klasa e së majtës politike. Megjithëse asnjëherë, veç marsit të vitit 1992, ai nuk i ka fituar zgjedhjet, përmes joshjes së pushtetit, kërcënimit dhe ndarjes së atyre që sot i quan armiq, ka qeverisur për 12 vite në këtë vend.
Njeriu i hurit ka ndjekës veç njerëz të kësaj natyre, hunj të tjerë.
E kam dëgjuar njërin prej tyre të flasë në këtë gjuhë në parlament, i yshtur nga e keqja e vendit të tij, dhe nuk do habitesha aspak nëse, dikur, jo shumë larg, ka nënshkruar një akt bashkëpunimi me shërbimin sekret serb, e po ashtu, nuk do të isha habitur, nëse, mes të parit e të dytit, kalojnë fije të njëjta, që edhe pas kaq kohësh, nuk priten.

Wednesday, December 21, 2016

Reforma ?? Një ëndërr e bukur e shqiptarëve ..!!


 
Nga Partizan Cene 
 
Reforma në drejtësi merr tjetër goditje . 
 
PD, edhe njëherë , për të tretën herë ,ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese njërin nga ligjet e reformës , dhe pikërishtë atë ndër më të rëndësishmin .ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë.. !
Për ta çuar zbatimin e Reformës në Drejtësi , karteli i krimit , ka filluar varitin e kokkrave .. Që dotë thotë , se do ti dërgojë ligj për ligj , nen për nen dheparagraf për paragraf në Kushtetuese , duke e ditur që një vendim marrje e kësaj të fundit , do të paktën 45 ditë ( sezotërinjtë janë të zënë Kushtetueses dhe shkojnë gjithmonë në fund të afatit )... !
E kam thënë edhemë parë , që sa të jetë gjallë sali berisha dhe sa tëkemi këtë strukturë poliotike , mos prisni Reformë në Drejtësi !
Ai dhe gjithë opozita , duke e ditur çfar i pret mbas reformës , do tëbëjnë çmos q[ë ta pengojnë zbatimine saj !
Në këtë mënyrë , kjo reformë nglet vetëm një ëndërr për shqiptarët , dhe nuk do të miratohet kurrë !
Kjo gjë ndodh , pasi duket që mayhoranca ka divergjenca mes tyre , dhe Ilir Meta nuk e do tani për tani Reformën për dy arësye
Së pari ai e di mirë , që është nga ata të supës së saliut ( e shkruaj me të vogël emrin e tij gjithmon ) dhe kështu e di edhe ai se mbas kësaj reforme, në mos direkt tani ,mbas pak kohësh , do të ketëedhe ai probleme me drejtësinë , për corbën që thamë më lartë !
Së dyti , po të miratohet reforma , të gjithë shqiptarët tashmë e dinë që është Partia Socialiste ajo që e ka premtuar tek elektorati i saj , dhe përmbushja e këtij premtimi ,do ti rriste shumë pikët në elektorat , deri sa PS mund të merrte në zgjedhjet e ardhshme një shumicë të cilësuar , pa ndihmën e LSI-së .. Këtë Meta nuk do ta lejonte kurrë .

Por çfar bëri ai për ta larguar rrezikin nga reforma , dhe për mos aprovimin në kohë të saj . Ai luan rolin e kineyit " të urtë " , ose të dherplës hileqare , duke u përpjekur për " konsensius " apo kunguj të tjerë të fjalorit të huazuar ..
E tham këtë , pasi me të vërtetë nuk ë[shtë Ilir meta dhe LSI që i çon ligjet në Kushtetuese , por janë ata që nuk pranuan një zgjidhje të tillë , të votimit të menjëhershëm , duke e ditur që kurrë PD nuk do ta jepte konsensiusin .
Në këtëmënyrë , çfarëdo ligji që të ankohej edhe kundërpërgjigjja nëParlament nga një mazhorancë e fuqishme dhe e basxhkuar do të ishte e menjëhershme !

Këto i di sali berisha dhe lukunia që ai drejton ,prandaj dhe u ka dhënë urdhërin që gjithshka të çohet në Kushtetuese !
Nga na tjetër , është edheobsioni i një Referendumi popllor , për miratimin e kësaj reforme .
Vërtetë që do të duhet më shumë kohë , por besoj duke pasur berishën dhe Metën përballë ,është e vetmja rrugë për ta miratuar Reformën në Drejtësi !

Tuesday, December 20, 2016

Njihuni me 10 misteret më të çuditshme te botes



Bota ka plot çudira dhe mistere, për të cilat shkencëtarët kanë ofruar sqarime të besueshme dhe të mundshme, por nuk mund të thuhet saktë dhe të gjendet sqarim i plotë pavarësisht nga koha që shkencëtarët i kanë kushtuar.
Por ato që do t’ju tregojmë më poshtë do t’ju habisin në të vërtetë.

10. Pjata e Lolladoff



Kjo pjatë prej guri është e vjetër 12.000 vjet dhe është zbuluar  në Nepal. Sipas të gjitha gjasave nuk është vetëm Egjipti i vizituar nga “ata të gjelbrit e vegjël”. Në pjatë duket anija fluturuese në formë disku, por edhe figura që përkujton në gjallesën e ngjashme me njeriun që vjen nga gjithësia.

9. Gjigantët e Nevadës



Ekziston legjenda për njerëzit flokëkuq të gjatë 3.6 metra që kanë jetuar në Nevada. Legjenda për këta njerëz është transmetuar nga fiset indiane. Gërmimet e mëvonshme në territorin e Nevadës kanë rezultuar me gjetjen e nofullave të mëdha dhe të dy skeleteve. Njëri nga këta skelete është i gjatë 2.8 metra, ndërsa tjetri është 3 metra.

8. Piramidat nënujore



Buzë bregut kubanez në disa vende ndodhen piramidat e fundosura. Ato i kanë zbuluar arkeologët amerikan  dhe menjëherë kanë alarmuar se e kanë zbuluar Atlantidën. Nuk ekzistojnë të dhëna të shënuara se për cilin qytet mund të bëhet fjalë, ndaj mbeten vetëm supozimet.

7. Gjigandët e fosilizuar


Këto gjigandët fosile u zbuluan gjatë minierave në Antrim të Irlandës në vitin 1895. Gjatësia e tyre është më shumë se 3.6 metra. Kjo foto e revistës britanike “Strand”, dhjetor 1895, tregon lartësinë , 3.6 metra këmbët dhe përmasat e tjera të trupit, që krahasuar me njerëzit e sotëm, këta janë me padyshim gjigandë.

6.Ura ku vetëvriten qentë



Në pranverën e vitit 1995, Donna Cooper po përshkonte urën Overtoun, afër Milton-it, në Dumarton të Skocisë së bashku me qenin e saj. Papritmas, qeni u hodh nga ura, për t’u përplasur poshtë në gurë nga një lartesi prej 15 metrash.
Por falë një zbulimi të një gazetareje që përmblodhi listën e një sërë fenomeneve paranormael të ngjashëm me të, çështja u bë shumë serioze, por njëkohqsisht edhe e mistershme.
Rastet në këtë urë të vetëvrasjes së qenve kanë qënë më shumë se 50, dhe deri tani as kush nuk di të japë një shpjegim se për e qentë vetëvriten. Përsa i përket legjendave, të moshuarit e zonës tregojnë se qentë tërhiqen nga “The Black Soul” (Shpirti i së keqes). Sidoqoftë ky fenoman paranormal është enigma më e madhe përsa i përket misterit të anomalive të kafshëve!

5. Gurët që lëvizin


Në këtë vend, që është në Death Valley (Lugina e Vdekjes) ndodh një dukuri e çuditshme që i bën këto shkëmbinj të rëndë, që peshojnë qindra kilogramë, të ecin në një trajektore të parregullt përgjatë rrugëve duke lënë pas një gjurmë të gjatë si dëshmi e udhëtimit të tyre.
Lugina është formuar nga një liqen që në pjesën më të madhe të vitit është i tharë. Disa gurë lëvizin vetëm disa metra, të tjerë lëvizin rreth e qark, të tjerë ecin drejt dhe pas disa qindra metrash ndryshojnë drejtimin papritmas. Ajo që është më e çuditshëm në lidhje me këtë fenomen nuk është aq shumë fakti se gurët lëvizin, por pse më shumë se dy gurë njëri pranë tjetrit me të njëjtën madhësi lëvizin në drejtime të ndryshme, disa të tjerë udhëtojnë disa hapa dhe të tjerë qindra metra, apo disa gurë të mëdhenj lëvizin dhe ato më të vegjlit pranë nuk lëvizin, e ato më të palëvizshmit vihen në lëvizje. E nëse i shtyn era si ia bën të kthehet prapa dhe të bëjë lëvizje zigzage?

4. Anija “antike”


Ky vizatim i lashtë ndodhet në një shpellë në Japoni dhe daton mbi 5000 vjet erës sonë.  Nuk bëhet fjalë për ndonjë fluturake, por fjala është për një vizatim-skicë në një shpellë që daton 5.000 vjet para Epokës së Krishtit dhe ndodhet në Japoni.

3. Kukulla e pashpjegueshme prej guri



Është gjetur në vitin 1889 në Nampi, në Idahou. Kjo kukull e vogël prej guri është zbuluar gjatë gërmimeve për hapjen e një pusi (bunari) dhe ka shkaktuar interesim tek shkencëtarët në gjithë botën. Pa dyshim se është vepër e dorës së njeriut dhe është gjetur në një thellësi prej 100 metra, dhe është llogaritur se është bërë para se njeriu i parë të banojë në këtë zonë.

2. Mozaiku kinez



Kjo çudi e vendosjes së linjës ndodhet në koordinatat 40°27’28.56″N, 93°23’34.42″E.
Nuk ka shumë informacione për këto çudira, por megjithatë këto linja janë në shkretëtirën Gansu Sheng në Kinë. Një pjesë supozon se ato janë poligonet sekrete ushtarake, të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për mesazhin e vizitorëve nga gjithësia, por një sqarim të saktë nuk ka.

1.Vida prej hekuri, 300 milion vjeçare


Qendra e ekspeditës”MAIN-Kosmopoisk” duke kërkuar për copëza meteori në jug të rajonit Kaluga në Rusi, ka gjetur copëz guri. Kur kjo pjesë meteori u pastrua brenda tij ishtë e ngulur një vidhë, që dukej shumë qartazi! Gjatësia e saj është rreth një centimetër.


 &&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

Thursday, December 15, 2016

Me të mirin , gjithmonë kundër së keqes !



Status për ata që nuk duan të kuptojnë !

JU LUTEM , LEXOJENI ME VEMENJE miq të mi të shtrenjtë !
Duke qënë se kam mijra miq virtual dhe real , shumë herë i shikoj disa prej tyre se nuk u vjen mirë , që unë këmbëngul , në statuset e mia , kundër figurës politike , të ish presidentit dhe ish kryeministrit sali berisha . Biles shumë , duke u nisur nga emri im , paragjykojnë , duke më sulmuar pa u thelluar fare tek ajo që shklruaj . dhe tek ajo që dua të përcjell tek Ju !!
Tashti sot , po bëj një sqarim :
Për mua personalishtë , nuk ka rëndësi krahu politik ,i majtë apo i djathtë . por krahu real i drejtimit ,të vendit , në të mirë të Shqipërisë sonë të dashur . Në fillimet e demokracisë , vetë kam qënë shumë aktiv , në rrëzimin e kastës së Ramiz Alisë , dhe simpatizantë i PD-së .. Këtë e vërtetojnë edhe shokët e mi të punës që janë mes miqëve që përmenda në hyrje të statusit që shkruaj ..
Por rrjedha e jetës së Shqipërisë sonë të dashur këto tre dekadat e fundit , ishte një rrënim i plotë i vendit ,..
Kurrë ndonjëherë , nuk kam marrë asnjë testër partia , edhe pse më është dashur tëçaj përpara , por nuk e kam bërë .
Këtu mes miqsh të mi,kapolitikanë me detyrë dje dhe sot , që mund të vërtetojnë saoferta partiake dhe vende pune të tilla më janë afruar dhe unëasnjëherë nuk i kam pranuar ,pasi nuk besoj ne parti , por ne Shqipëri dhe shqiptarizëm !
Duke pasur parasysh të gjitha këto sot them me bindje se :
Unë jam gjithmonë me të mirin , kundër së keqes , dhe duke pasur parasysh se e keqja më e madhe , këto tre dekadat e fundit , për Shqipërinëdhe shqiptarët ka një emër , le ta themi dhe të përpiqemi të gjithë bashkë që ta largojmë nga skena politike atë , pra sali berishën ( e shkruaj gjithmonë me të vogël këtë emër )
Megjithse të gjithë Ju miqtë emi , jeni të rritur dhe e kuptoni edhe vetë ,se kush eshtë e mirë dhe kush është e keqe , unë do tju tregoj klasifikimin tim , për të mirin dhe të keqin ...
Pra unë kam shkallën time të vlerësimit , dhe përmua këto janë si ligjet e fizikës apo ponsulatet e filozofisë ..
1- Të vrasësh dhe të zhdukësh njerës , është krim shtetëror ( dhe personal se ai e pranoi )është shumë e shumë keq , ndaj dhe dënimi jepet maksimal dhe vertikal në këto raste !
2-Të tradhëtosh bashkëkombasit e tu , ti përndjekësh vrarë e zhdukur , të furnizosh me armë , masakruesin e tyre ( serbin ) është krim kombëtar që dënohet rreptë, biles shumë rreptë ..
3-Të mbushësh vendin me gjykatës dhe gjyqe " private " ( nën thundrën tënde )duke sakatuar një popull të tërë , dhe duke penguar rregullimin e këtij mish mashi në drejtësi është krim
4- Të vjedhësh dhe të mashtrosh , të tjetërsosh , dhe të shpifësh , është gabim edhe në ketë rastë shumë i keq , , ndonëse më butë nga i rastet e mësipërme !
5- Te besh fushatë elektorale , të japësh premtime dhe të mos i mbash ato , është përsëri keq , por akoma më mirë nga shkallët e para .. !
6- Të mbushësh parlamentin me njerës me precedentë penale , prapë është keq ,dhe dënimi ,ka ndonjëherë edhe justifikimin "nuk e dija "
dhe në këtë rast , nuk themi është keq ,por .." nuk është mirë ".!
Tashti ,është në dorën tuaj të kuptoni , se të gjashtë rastet nuk janë njësoj , dhe sali berisha ,mban mbi supe të gjashta këto këto raste , pa më të voglin ekuivok dhe hamendësi ndryshe , për të gjithë shqiptarët , edhe për ata që i shkojnë mbas , duke menduar se një ditë , do të marrin një copë kocke , nka banketi i tij i krimit .. !
Pra e keqja nuk ka krah në Shqipëri . Ka një emër . Ai është sali ram berisha ..dhe ata që i mbajnë krahun dhe e ndihmojnë në vazhdimin e veprimtarisë së tij kriminale . !
Meta , Rama e të tjerë e të tjerë që janë dhe kanë qënë në pushtet , kanë bërë gabime plotë,kanëbërë idjotësi plotë ,por janë në rastet që mbajnënumrat , 4 ,5 .apo 6 , që janë gabime , që rregullohen me votën e popullit . Kurse ato të rastit të parë e të dytë , rregullohen vetëm me burg dhe orgji popullore , për ta shkulur përjetësishtë të ashtuquajturin " berishizëm " nga skena shqiptare , si simbol i krimit , destabilizimit të vendit , konfliktualizimit të politik[s etj ..
Ju lutem kuptojeni drejtë këtë qëshkruaj . Nuk jam kundërdemokratëve, dhe kurrësesi kundër PD-së ,por kundër rrymës së së keqes , qëe ka marrë ,duke mbajtur nëgjirin e saj dhe duke ndihmusar akoma ti shpëtoi drejtësisë , një vrasës mizor , dhe pse jo edhe seriaL!!
Ju uroj të gjithëve , gjithë të mirat , për ju dhe familjet tuaja !
Me respektë Partizan Cene

Tuesday, December 13, 2016

Humbje e pa drejtë e shqiptarëve në Maqedoni nga vetë shqiptarët!



13:13 / E hëne, 12 Dhjetor 2016
 
Nga Partizan Cene
 
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti , një ditë mbas zgjedhjeve në Maqedoni , tha ndër të tjera se , BDI -a e tij fitoi bindshëm , por në këto zgjedhje , humbën shqiptarët.
 
Megjithse nuk jam dakord me zotin Ahmeti në shumë pikëpamje , për sa i takon rrjedhës politike nëtë shqiptarëve Maqedoni , në këtë deklaratë nuk kam çtë shtoj më shumë. Me të vërtetë , humbësit më të mëdhenj në këto zgjedhje , nuk është opozita socialiste maqedone , dhe as kreu i saj zoti Zajev , por janë vetë shqiptarët , të cilët kishin një mundësi të artë , duke pasur parsysh ndryshimet ne Kodin Zgjedhor të merrnin edhe të paktën 10 mandate akoma!
Por nuk ndodhi kështu
Mendoj se dy ishin faktorët më të rëndësishëm që çuan në këtë humbje për shqiptarët.
Së pari , paraqitja në këto zgjedhje , të shumë partive shqiptare , bëri fragmentizimin e votës shqiptarë në shtetin dykombësh të Maqedonisë . Në këto zgjedhje ,ishin gjashtë apo shtatë parti shqiptare , ndryshe nga herët e tjera , ku BDI e Ahmetit , dhe PDSH e Thaçit , ishin të vetmet parti shqiptare me potencë që mund të thithnin elektorat. 
Së dyti , edhe vetë Ligji Zgjedhor në Maqedoni , i dëmton ndjeshëm partitë tradicionale , jo vetëm ato shqiptare por edhe ato maqedone , duke e shpërndarë votën më shumë nga më parë!
Kjo gjë i shkon përshtat politikës maqedone , duke synuar që shqiptarët të kenë sa më pak përfaqësim në Parlamentin e Maqedonisë . Sigurishtë , këtë kanë synuar ish shumica e Gruefskit . Pra ta minimizojnë deri në maksimum votën shqiptare në parlament .
Por si është në realitet vota shqiptare në Maqedoni.
Në zgjedhjet në këtë vend , janë të rregjistruar mbi 1 770 mijë votues ,ku shqiptarët , kanë nga ky numër , rreth 560 000 votues .
Duke pasur parasysh numrin e depudetëve , 120 pra , i takon që një depudeti të mbulojë gati 14 700 votues për të zgjedhur një depudet . Nga një llogari e thjeshtë , shqiptarët duhet të zgjidhnin deri në 38 apo 39 depudetë .!.. ( kjo nëqoftëse do të kishim një votim 100 % )
Jam dakord , që ligji është ” rregulluar ” në atë mënyrë që shiptarët , mund të marrin deri në 28 apo 29 depudetë , por edhe këta , fragmentizimi i votës , në miniparti , çoi në atë që shqiptarët të marrin vetëm 19 depudetë , duke humbur edhe kështu gati dhjetë depudetë .
Kjo humbje është e pa drejtë dhe nuk tregon votën reale të shqiptarëve , por plotëson tekat e njërit apo tjetrit politikan , që duke përfituar nga sensi demokrat i koheve që po jetojmë , venë interesin e karriges së tyre para atij kombëtar .!
Ne nuk duhet të presim nga maqedonët të na bëjnë lëshime dhe të na japin lëmoshë , por duhet që të marrim atë që na takon . Dhe me politika të tilla , veç u vmë përshtat atyre , që votën e shqiptarëve , e keq përdorin , ose nuk e llogarisin. Kjo tregon se politika shqiptare në Maqedoni , vazhdon të jetë e pa pjekur deri aty sa të verë interesat kombëtare , mbi ato private , dhe meskine. Kjo është një padrejtësi që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni , nga vetë shqiptarët.
A duhet ta lejojnë ata këtë gjë ?


Ka gjera qe nuk i dini për Murin e Madh të Kinës ?



Ka një moshë më tepër se 2500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet.
I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën. Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit.
Great Wall morning
Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë. Ky mur madhështor gjarpëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e kombësive veriore.
3
Muri i Madh ka rëndësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike. Në Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”, si turistët kinezë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen në Murin e Madh si nder të madh.
iStock_000021977285_Small
Por ka ende disa gjëra që ju mbase nuk mund i dini rreth kësaj pike referimi në Kinë.
1 – Për ndërtimin e murit u deshën më shumë se 1800 vjet
Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.
2 – Struktura nuk është një mur i vetëm, por një koleksion muresh
iStock_000019136099_Small
Ekziston një keqkuptim i përhapur se Muri i Madh kinez është një strukturë e përbërë nga një mur i vetëm. Por në fakt, Ka më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze
3 – Një përbërës i  çuditshëm mund të gjendet te muri
Muri është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.
4 – Ndërtimi i Murit ishte një dënim për të burgosurit kinezë
iStock_000010069637_Small
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.
5 – Familjarët dërgoheshin në Murin e Madh për të nderuar të vdekurit
Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.
6 – Një poemë e lashtë parashikoi ndërtimin e Murit të Madh
iStock_000009229298_Small
Shijing, një koleksion poemash të lashta kineze e shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez në një hyrje ku shpjegonte përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.
7 – Muri nuk ishte aq i madh sa për të mbajtur larg forcat pushtuese
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ndërtimin e Murit të Madh kinez për t’u mbrojtur nga armiqtë, shumë prej tyre arritën ta kalojnë barrierën. Pushtimi mançurian duke kaluar përmes Murit rezultoi me rënien e dinastisë Ming.
8 – Kina ka tërhequr shumë turistë nëpërmjet Murit të Madh
iStock_000009124755_Small
Muri i Madh kinez ka shërbyer si pikë referimi për shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Kinën. Sidomos në shekullin e 20, numri  i turistëve që e kanë vizituar atë është rritur ndjeshëm. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Europës dhe Azisë, udhëtarët dhe tregtarët që kalonin për ta vizituar ishin të shumtë.
9 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur
Sot, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është 13,171 milje. Kjo vazhdon të mbetet impresive edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.
iStock_000003015719_Small
10 – Pjesë të Murit të Madh janë ricikluar për të ndërtuar shtëpi për njerëzit
Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relike e vjetër materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Dhe shumë tulla janë marrë prej tij për të bërë shtëpi.
4
11 – Disa pjesë të caktuara të Murit mund të zhduken përpara vitit 2040
Parashikimet se fortesa e Murit të Madh kinez nuk është mbajtur mirë gjatë shekullit të 21 do t’i japë rezultatet më vonë sipas studiuesve. Por edhe për shkak të erozionit natyror e njerëzor, një pjesë e mirë e Murit mund të mos ekzistojë më deri në vitin 2040.

Monday, December 12, 2016

Misteret e natyrës të shpjeguara nga shkenca


Peisazhi natyror i Tokës është plot mistere shkencore. Kërkimet vijnë me pyetje të reja, por ndonjëherë shkenca arrin t’i japë përgjigje disa prej këtyre mistereve.
Si fluturojnë zogjtë?
Si fluturojnë zogjtë
Mënyra se si zogjtë fluturojnë është një nga enigmat më të ndërlikuara të shkencëtarëve, sidomos dhe proceset fizike në të cilat janë të përfshira. Por sipas disa studiuesve kinezë, përgjigja qëndron tek proteinat e zogjve. Sasia e proteinave që ato kanë lidhen me fushën magnetike të Tokës.
Si evoluoi penisi?
9-man-looking-in-pants
Edhe pse shumica e specieve riprodhohen seksualisht, evolucioni i penisit mashkullor ka qenë një mister për shkencën. Rruga e zhvillimit është e ndryshme tek të gjitha kafshët. Megjithatë, një ekip biologësh kanë ardhur me idenë se është pozicioni i kloakës që vendos pozicionimin e penisit, e cila është në zonën e legenit tek njerëzit.
Si i kanë humbur zogjtë dhëmbët e tyre?
8-bird-bone-in-beak_000076563103_Small
Zogjtë, pasardhësit e drejtpërdrejtë të dinozaurëve, kanë kaluar në shtigje të shumta evolucioni për të arritur deri në këtë fazë që janë sot. Edhe pse shumë shpendë më parë kanë pasur dhëmbë, tani ato kanë vetëm sqepa. Duke qenë se më parë, kishin gjysmë sqep gjysmë dhëmbë ato nuk arrinin të mbijetonin, duke evoluar, shpendët morën trajtën që kanë sot.
Çfarë i mban oqeanet pa amoniak të dëmshëm?
7-ocean_000055677760_Small
Oqeani është i një “botë” e tërë e mbushur me bimë e kafshë që e quajnë atë shtëpi. Edhe norma e vdekjeve në oqeane të gjallesave është e ngjashme me atë në Tokë. Oqeani është si një pishinë e mbushur me trupa peshqish të kalbur. Por shkencëtarët zbuluan se një pjesë e organizmit të gjallesave në ujë hante amoniakun e dëmshëm nga trupat e vdekur dhe e kthente atë në oksid të azotuar. Këto lloj mikrobesh quhen arkaea.
Si grumbullojnë oksigjen gjitarët nën ujë
6-whales-underwater_000006590730_Small
Përveç faktit që shumë gjitarë u kthyen në ujë për të jetuar, mister më i madh është se si arrijnë të marrin frymë. Balenat mund të qëndrojnë në ujë për një kohë shumë të gjatë, por ato dalin shpesh herë në sipërfaqe për të marrë oksigjen nga ajri për të mbijetuar. Studiuesit kanë zbuluar “mioglobinën”, një proteinë tek gjitarët e zhytjeve që është përgjegjëse për përthithjen e oksigjenit në muskujt e tyre.
Krijesa ngjyrë lejla në thellësinë e deteve
Shkencëtarët mbetën të habitur kur zbuluan një kafshë misterioze thellë në det në brigjet e Suedisë. Kjo krijesë ishte ndryshe nga çdo krijesë tjetër në ciklin e evolucionit. Nga kërkimet e shumta, zbuluan se quhej Ksenoturbela, një lloj kafshe pa tru dhe organe të tjera që gjenden në kafshë të ndryshme.
Nga erdhi uji në Tokë?
4-meteorite-shower_000023538451_Small
Uji është çelësi i jetës në Tokë, por origjina e tij në planetin tonë ka qenë një mister. Pas shumë debatesh se nga erdhi uji, më në fund studimet e reja tregojnë që uji ka qenë gjithnjë këtu për të lehtësuar lindjen e organizmave të para. Thuhet se uji është krijuar bashkë me planetin, dhe nuk ka ardhur pas krijimit të tij.
Pse gjirafa ka qafë të gjatë?
3-giraffes_000082975205_Small
Gjirafa ka qenë gjithnjë në qendër të diskutimeve për gjatësinë e qafës së saj. Teoria se gjirafat janë krijuar për të kapur gjethet që janë lart në pemë, nuk qëndron. Kjo ka ndryshuar që kur biologët kanë hedhur vështrimin tek fosilet e gjirafës. Ata zbuluan se qafa e gjirafës nuk evoluonte e gjitha menjëherë , por zgjatja kalonte në faza të ndryshme. Rruazat e tyre evoluonin në kohë të ndryshme.
Si kanë evoluar zogjtë jo-fluturues?
2-kiwi-bird_000025089598_Small
Edhe pse për një kohë të gjatë kemi injoruar pyetjen se pse nuk fluturojmë, misteri i madh qëndron tek fakti se si kanë kaluar kontinente të tëra pa e pasur këtë aftësi prej rreth 150 vitesh. Kjo sepse ndarja e kontinenteve kishte filluar kur ata evoluuan, dhe ka qenë e pamundur të kenë kaluar oqeanet pa mundur të fluturojnë. Por shkencëtarët kanë zbuluar se zogjtë jo-fluturues e kanë prejardhjen, pra kanë evoluar nga një zog që arrinte të fluturonte, 60 milion vjet më parë.
Nga e ka origjinën jeta në tokë?
1-dna-molecules_000062361942_Small
Një pikëpyetje e madhe ka qenë zanafilla e jetës në tokë, si dhe organizmat e para të zhvilluara. Pasi studiuan kushtet e Tokës, hulumtuesit britanikë hodhën poshtë teorinë e Darvinit se ishte molekula RNA zanafilla e çdo gjëje të gjallë në Tokë, duke thënë se dhe ajo vetë ekzistonte në mjedisin e jetës që sapo kishte nisur.

Monday, December 5, 2016

O Perendi !!

Shkruan Patizan Cene

Personalishte nuk jam ndonje besimtar ” i thekur ” por kur ndodhem përballe fakteve te tilla makabre, mendoj se vetëm Perëndia ,mund tëverë dorë , dhe ti shpetoi shpirtërat e pa fajshëm të dy fëmijeve foshnja ,te gjorë ,që fati i deshi të iknin nga kjo botë kaq tmerrësishtë dhe pa drejtësishtë!
Lajmi i sotëm ,ku një baba në Korçë , pasi u grindme gruan e tij , vari të dy femijët e vetë , katër dhe gjashtë vjeç , më ka tronditur thellësishtëtëgjithë ndjenjën time njerëzore .
Historia është histori , dhe vazhdon edhe me pjesën që , ky baba , vetëvrau me varje edhe veten e tij , por kjo pjesë , sikur më lehtëson pak ,në kuptimin banal të shprehjes , pasi mori një farë dënimi për krimin e pa shoq që kreu !
Pra disa ditësh , në Fier , një burrë bëri një tjetër krim të pa shoq , duke hedhur nga dritarja e banjës, nga kati i katërt gruan e tij , mëmën e fëmijëve të tij , pa iu dredhur qerpiku fare , dhe nëfund të fundit pa marrë dënimin që meriton në këtë rast . E them këtë, pasi sado që të jetë dënimi përtë, tashmë që u dorëzua në drejtësinëshqiptare , do të dënohet por do të jetë gjallë dhe do të vazhdojë të jetojë edhe pse bëri njëkrim makabër . !
Të dy këto raste , janë të ndryshme si histori ,porkanë një gjë tëpërbashkët . Ato kanëndodhur si rezultat i xhelozisë !
Pra burrat shqiptarë ” të zakonit “, bëhen xheloz për sjeëlljen ose përpunën që kanë zgjedhur gratë e tyre , dhe , duke qënë se nuk janë në gjendje që të ndryshojnë me një mënyrë tjetër gjendjen , menjëherë e gjejne zgjidhjen duke u hakmarrë makabërishtë , duke vrarë drei edhe fëmijët e tyre .
Në jetën shtazore , ka pak raste , kur prindi vret fëmijët e tij ,për probleme ” xhelozie ” dhe seksuale . Rast i tillë është Luani përshembull , që ia vret fëmijët luaneshës , me qëllim që kjo të ri çiftohet me të . Por edhe në këtë rast , nuk vret vet luaneshën dhe aq më keq fëmijët e tij , por ata që ajo kame luanë të tjerë .
Ky shembull , tregon se sa poshtë ka rënë të qënurit “burrë ” dhe sa pa vlerë është më tashmë shprehja ” burrërishtë “.
Ngjarje të tilla si këto që treg9ova më lartë , që ndodhin në shoqërinë shqiptare sot , tregojnë se sa vuan sot shoqëria jonë . Vuajtjet janë njëamalgam i shumë e shumë gjerave që janë fajtor , por renia kaq poshtë e nivelit psihiko sihologjik sot , ka një burim të dukshëm .
Dhe ky burim është mos kamja , varfëria , dhe zhburrëria e sotme e burrave .
Nuk dua dhe nuk justifikoj asnjë krim , por duke qënë se shoqëria e jonëvjen nga nje e kaluar deri diku patriarkale , lë shumë hapësirë , që kur një burrë nuk ka më së far ti sjellë familjes , arrin në krime të tilla , që asnjë mendje njerëzore nuk i pranon . !
Me shprehjen , “..nuk ka se çfar ti sjapë më familjes , kuptoj dy gjera .
Së pari , nuk ka mundësi financiare , pasi papiunësia dhe varfëria , e zhburrërojnë një burrë .. dhe ..
Së dyti , tempi patriarkaal i kultivuar në shumë familje , nuk le mundësira demokratizimit të familjes shqiptare sot , dhe kur një grua ,mendon ose vepron ndryshe nga ajo që do ose detyron burri i saj ,, ky i fundit ,ndihet ” i fyer ” i ” poshteruar 2 dhe i pa fuqishëm që ti ndryshojë gjërat “
Këtu ka marrë fund ” burrëria e tij , dhe mbas kësaj e ka radhën dhuna . deri në krime makabre brenda familjes ..
Unë nuk jam psikolog dhe nuk mund të jap receta se si mund të ndërhyjë shoqëria , dhe shteti në parandalimin e këtyre gjerave , por e them me bindje dhe forcë : Shteti , duhet me pa tjetës që të ndërhyjë , duke i gjetur vetë rrugët dhe mënyrat ( ather do të ishte një shtet i fortë dhei saktë ) , dhe nga ana tjetër , shqoqëria , duhet që të influencojë akoma më shumë , në emancipimin e familjes shqiptare sot , duke dënuar çfardo akti dhune në familje , dhe duke u ngritur në këmbë për çdo rast që nga një ofendim i vogël deri kur dëgjohen gjëma të tilla familjare .
Tjetër nuk di çtë them , dhe përsëri i drejtohem Perëndisë :
O Perëndi , vere dorë mos të dëgjojmë më gjëra të tilla kaq të tmerrshme !!

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...