Sunday, May 17, 2015

Jankullovska, shembelltyra e urrejtjes



 Editorial , 
nga Partizan Cene


 Urrejtja dhe fytyra e saj !!

Në historinë moderne të Ballkanit, aq sa mund të ketë histori moderne ky gadishull ku janë përplasur mllefe politike sa për dy kontinente, disa emra do të mbesin pa asnjë dyshim gjatë në memorien e shqiptarëve, pasi në një masë të madhe ata janë lidhur me jetën dhe fatin e tyre: Rankoviçi i pas luftës së Dytë Botërore,me genocidin e pashoq që ushtroi mbi shqiptarët dhe Janulla, ose më saktë, Jankullovska, e cila, deri pak ditë më parë ishte krahu i djathtë i kryeministrit maqedonas, Gruevski. Largimi i saj nga posti ministror është heqja nga hisja e pushtetit e një mostre politike, e cila pa mëdyshje bashkoi në një nacionalizimin e vjetër pansllav me urrejtjen e verbër nga shqiptarëve.
Jankullovska u bë pjesë e pushtetit maqedonas kur në qeverisjen e shtetit të shkatërruar nga lufta e vitit 2001, në të cilën ishte vendosur një raport i çuditshëm forcash, erdhën një tribu politike, që të lidhur ngushtë me shefin e qeverisë, morën mbi vete të bëjnë një histori të re të vendit të tyre, por e gjithë kjo jo në dobi të bashkëjetesës ose konceptimit bashkëkohor të shtetit. Klasa politike, e cila e lidhi jetën e saj politike dhe financiare me botën përcëlluese të shefit të qeverisë, e mendoi ringritjen e shtetit maqedon vetëm mbi perceptimin antik, mbi rigjallërimin e ndjenjës nacionale të vijës së ashpër dhe mbi përbuzjen e etnive të tjera, edhe kur ato emërtoheshin në kushtetutën e vendit si njësi shtetformuese.
E gjithë kjo politikë trefazore kërkonte dy duar të hekurta: njërën në shërbimin e sigurimit të fshehtë, një lloj hibridi i UDB-së së dikurshme dhe i KGB-së; dhe për drejtimin e tij gjetën një figurë çnjerëzore, por e aftë për të qenë pjesë e skenarëve të nivelit më të lartë mafioz; qofshin ato politikë, shtetërorë apo financiarë, dhe ky ishte një burrë që emërtohej eminenca gri e Gruevskit dhe burimi i pashtershëm bankar i tij.
Për të gjetur një dorë të fortë policore dhe agresive Gruevski nuk kërkoi gjatë: ai e kishte gati njeriun e tij, kësaj here një grua, e cila njihej edhe brenda partisë së saj si një njeri pa parime, e aftë të krijojë rreth vetes dhe për vete një grumbull njerëzish, të cilët, edhe pse vinin përgjithësisht nga një shtresë më e re e popullsisë dhe disi e shkolluar, ishte njëlloj si garda e vitit 1945 në qëndrimin ndaj etnisë shqiptare, në këtë rast jo vetëm shtetformuese, por edhe qeveriformuese.
Të nxitur nga fakti se në zgjedhjet e para të pas vitit 2001, partia në pushtet kishte shumicën e vendeve parlamentare, rreth 60 për qind të tyre, përfshirjen e shqiptarëve në qeveri ata e shikuan dhe e trajtuan si një e keqe e domosdoshme, që duhej të ishte pjesë qeverisëse vetëm nga trysnia ndërkombëtare dhe raportet me Bashkimin Evropian. Për asgjë tjetër nuk e pranonin elementin shqiptar në qeverisje dhe zhbërjen e kësaj strukture dhe të vetë pjesës shqiptare në Maqedoni, ia besuan pikërisht Jankullovskës, zonjës që i pëlqente mbi emërtimi, zonja me dorë të hekurt.
 Edhe pa u bërë të njohura “bombat” e opozitës ka qenë e ditur se pas shumë qëndrimeve antishqiptare në Maqedoni është pikërisht zonja e Ministrisë së Brendshme.
 Jankullovska është një grua që edhe kur do të buzëqeshë, më shumë skërmitet. Ajo i nxjerr fjalët ngadalë, duke i theksuar fort, dhe duke parë drejt në sy bashkëfolësin e saj. Përgjithësisht është një grua pa ndjenja njerëzore, dhe veçanërisht e ashpër deri në harbutëri ndaj elementit shqiptar. Disa nga tmerret e ndodhura në Maqedoni në vitet e fundit janë ideuar, skanuar, përgatitur dhe realizuar pikërisht nga garda e ardhur pranë saj dhe besnike e shefit të qeverisë, i cili, çuditërisht është gjysmë shqiptar nga origjina e tij jo e largët, më saktë, një pjesë arvanitase dhe një pjesë nga ortodoksët e Çamërisë.
Nuk është rastësi që në periudhën e sundimit të deritashëm policor të zonjës Jankullovska janë vrarë disa nga figurat e njohura të luftës së UÇK-së, mes të cilave edhe ajo e Harun Aliut, aksionin për vrasjen e të cilit ajo e përgatiti personalisht deri në detaje. Pjesë e saj janë edhe vrasjet e mjaft figurave të tjera nga radhët e luftës, si e komandant Telit, aksioni policor i njohur me emrin “Monstra”, në të cilin nga vetë shërbimi maqedon u vranë 5 njerëz nga kombësia e tyre dhe janë të burgosur e të dënuar njerëz krejtësisht të pafajshëm të kombësisë shqiptare.
Pjesë e punës së Jankullovskës janë jo thjeshtë deklarimet e çmendura të saj ndaj shqiptarëve, të cilat kanë qenë të njohura edhe pa bërë të pranishme nga opozita maqedonase, por edhe disa nga skenarët më të fshehtë për të bastisur banesat e shqiptarëve, përmes saj janë vendosur lidhjet mes strukturave të drejtuesve të Bashkësisë islame, për të paraqitur shqiptarët si xhihadistë dhe vehabistë; nxitja përmes shërbimit të saj të mjaft të rinj për shfaqur qëndrime ultra radikale, përplasjet mes të rinjve të kombësive të ndryshme, eliminimi i vendeve të shtrenjta për shqiptarët, si banesa e Nënë Terezës, krijimi i një njësie të veçantë për të ndjekur aktivitetin politik të liderëve shqiptarë; krijimin e një strukture të veçantë për të përcjellë tek ato ndarjen e pakthyeshme; deri tek aksioni i fundit policor në Kumanovë, të cilin, ajo, me qetësi e përgatiti shumë ditë para se të ndodhte dhe e konkretizoi në dy ditë atë që kishte ëndërruar prej kohësh.
 Në Kumanovë është një fakt i çuditshëm: megjithëse vetëm nga dy shtëpi është bërë rezistencë ndaj policisë dhe ushtrisë maqedonase, aty janë djegur e shembur më shumë se 40 të tilla. 
Megjithëse jo e ka ditur se shqiptarët e ngujuar në dy shtëpi ishin të armatosur dhe njerëz të mësuar me luftën, ajo i dërgoi ushtarët e policët e saj pa i paralajmëruar, duke i dhënë informacionin e një pune rutinë, me dëshirën që të kishte të vrarë maqedonas dhe përmes tyre të nivelizohej vrasja.
Largimi i saj nga posti nuk erdhi me dëshirën e saj apo të shefit të qeverisë. Për to ajo do të rrinte edhe shumë e shumë vite të tjera. Largimi i saj u bë domosdoshmëri, pasi shërbimet e inteligjencës së nivelit më të lartë paraqitën prova e dëshmi të përfshirjes së saj në nivelet më të larta të akteve vrasëse dhe përçmuese ndaj jetës.
Por, “zonja” nuk ka dert për largimin e saj. Ajo është një ndër gratë më të pasura të rajonit. Me shumë miliona euro të grumbulluara në vitet e pushtetit , ajo është e sigurtë në jetën e mëtejshme, pavarësisht se kush mund të vijë në pushtet.

Saturday, May 9, 2015

Fatos Nanua , po pret para nje dyqani BOSS ne Londer sa te vije shitesi .. !




Ish i "vetofruari " per President , dhe ish kryeministri ish i burgosur "politiko-ekonomik", po "gjuan " rrugeve te Londres !
Miku dhe shoku im Armando Babani e ka " gjetur ate ne “Regent Street”, në Londër, duke "bërë shopping."..
Ne fakt sic thote Mandi , ai kishte dale per " punet e tij " gjate rrugeve te Londres , dhe per nje cast nuk po u besonte syve .
Ne nje rruge te ngushte , ne pjesen e mbasme te ish teatrit te vjeter , zoteria ne fjale , ose " ishi " i shqiptareve , po prisste i mbeshtetur mbas xhamave te nje dyqani !!
A priste shitesin apo ... ! 

Nejse , rendesi ka edhe veshja apo paraqitja e atij qe shikojme ne figure , ku dikure shqiptaret i dhane besimin per ti nxjerre nga .. trazicioni !!!
Duket se gjahun me te math e kapi zoti Babani ! 

Sunday, May 3, 2015

Dy baracaleta : Radari dhe Aboneja

Radari
-----------------
Një shofer furgoni ndalohet nga policia rrugore se e drejtonte mjetin me shpejtësi mbi atë të lejueshmen .
Pasi u afruan të dy policët , i pari i tha :
- Ishe me shpejtësi mbi të lejueshmen , do të gjobitesh , ju lutem dokumentat ..
Shoferi i tronditur dhe i frikësuar i thotë : - O zoti polic me fal por nuk isha me shpejtesi . Unë e pashë mirë .!
I sjellshëm , polici i thotë - Me vjen keq o burre por nuk te pashe une te ka pare radari .
Menjëherë shoferi kthehet nga polici tjetër :
O zoti radar ...po nuk isha...!!


Aboneja
------------------
Në autobus , faturinua i thotë një pasagjeri :
Zotëri , abonenë e keni të vitit të kaluar !
Pasagjeri ja kthen :
Ëëëë ashtu ? Nuk ka problem , unë nuk jam ndjekës i modës !

Saturday, May 2, 2015

Nuk eshte me koha e luftes ne Ballkan !



UÇK: Do të godasim pa mëshirë strukturat e pushtetit kriminal në Maqedoni.. !!

Pamvarsishte ketyre deklaratave , mendoj se nuk eshte me koha e luftes per shqiptaret , pasi ata tashme kane pushtet absolut mbizoterues ne Ballkan dhe zgjidhja e problemeve te tyre duhet te behet me dialog , ku pala jone gjithmon ka prioritet !!
Por qeverite ne Tirane dhe prishtine , si dhe pjesa e qeverisjes shqiptare ne Maqedoni , duket se jane mesuar me ndjennjen e inferioritetit !!
Inferior , edhe ndaj kujt ??
Ndaj Maqedonise , qe ne ka gje qe i trembet me shume do te ishte nje "ngerthitje dhembesh" nga Tirana , dhe gjithshka mund te rregullohet .
Por pse nuk e ben Tirana kete ?
Kjo eshte ceshtja , dhe jo lufta qe po sinjalizon UÇK !!

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...