Monday, June 29, 2015

Po sikur veretet Greqia te dilte nga Eurozona ??





(Ja çfar do te ndodhte simbas “Financial Times”)

Skenari profetizohet prej kohësh, por çfarë ndodh saktësisht kur një vend lë Eurozonën? “Financial Times” e nis shpjegimin e saj nga situata në tregjet financiare, ku një monedhe të re do t’i duhet më së pari një kod i ri, i cili të identifikohet nga kompjuterët për shkëmbime tregtare e pagesa.
Me këtë çështje merret International Standards Organisation, një organizëm botëror me seli në Zvicër. Ai ofron një kod prej tre gërmash: dy të parat përfaqësojnë vendin, e treta emrin e monedhës.
Në rastin e Greqisë nuk do të mund të ketë kthim në kodin e vjetër të dhrahmise, GRD, sepse ka ende disa pagesa të vonuara që duhen shlyer.
Në këtë rast janë të mëdha gjasat e vendosjes së një kodi të ri, i cili mund të jete GRN. Duket e lehtë për t’u thënë, por në tregje, hyrja e një monedhe të re është goxha e ndërlikuar, sidomos kur vjen fjala tek kontratat financiare afatgjata.
Për Greqinë vetë, monedha në fjalë mund të sjellë disa përfitime, por megjithatë nuk do të jetë fare pa kosto. Kur procesi kompleks i hedhjes në treg bëhet në mënyrë të rreptë e të befasishme, atëherë rreziku për pasoja të padëshiruara e të paparashikueshme është i madh.
Por, përtej aspektit teknik dhe anës greke të sagës, çfarë ndodh konkretisht me euron? Edhe monedha e përbashkët europiane, sipas “Financial Times”, nuk do ta kalojë paq këtë situatë.
Grexit-i hedh në erë parimin e shenjtë të BE-së se, Eurozona është një klub ku mund të hysh, por nga ku nuk del më kurrë. Shembja e këtij boshti do të prekë investitorët, korporatat dhe të tjerë me një ekspozim të barabartë ndaj një shpërbërjeje të mundshme të Eurozonës.
I tillë do të ishte përshembull rasti i një sipërmarrësi italian, asetet dhe burimet e të ardhurave të të cilit janë në Itali, por financimi bëhet në euro.

Sunday, June 28, 2015

Beni eshte ne hall !!




Nga Partizan Cene 

Ky eshte Beni, ai Ristani i tmerrshem qe kur PD ishte ne pushtet dhe ai drejtonte KQZ, te bardhen e beri te zeze ..
Nejse , sot surratin nuk ja kam nxjerre per keto bema , por per hallin e madh qe ai ka te cilin e shpreh duke qare rrugeve te Gjirokastres ..
Ky Beni shkoi ne Gjirokaster kur mori vesh qe policia po " keqtrajtonte" autoret e vrasjes se oficerit Basha ..
Duket se " druri " qe hengren te arrestuarit per ngjarjen ne Lazarat , dhemberka me shume ne kurriz te Ristanit tsales dhe Lulit ..
Biles ai ne nje mbledhje te PD ne Gjirokaster , nuk e ka pasur fare problem humbjen ne zgjedhje , por u zgerdhiti dhembet drejtuesve te asaj dege , qe simbas tij , pse nuk kane organizuar akoma nje proteste te madhe , duke nxjerre popullin ne shesh , ne mbeshtetje te vrasesve , trgtareve te droges dhe lloj lloj kriminele te tjere qe policia e shtetit , pa lejen e tij guxon dhe i ndjek e i arreston ..
Mirepo duket se ka harruar ky Beni se iku koha kur ai megjithse i denuar per mashtrim dhe vjedhje , arriti dhe u be nga sala edhe kryetar i KQZ-se ..
Harron gjithashtu ky babam pa din e pa imam , se te mbledhesh njeres ne nje shesh duhet qe te kesh perkrahes dhe njeres te tille , dhe sic duket ai e di qe PD nuk i ka me ata njeres , se edhe ata pak qe ishin , po largohen prej PD-se q ekur pane se ne krye te saj ben pjese nje njeri si ai , problematik me ligjin dhe i pa deshirueshem per pjesen me te madhe te shqiptareve ..
Keto gjera per te jane e perditshmja ndaj dhe halli i tij eshte i madh !!
Humbi qe humbi ne Vlore ( ku ai ishte i derguar i qendres ) PD me 25 000 vota me pak nga e majta , por po humb perdite e me shume terren edhe ne .. Lazaratin vete ashtu si edhe ne gjithe Shqiperine .. !!

Vjehrra aleate apo viktimë e përjetshme?



 Nga
 Elidona Syla

Një femër e re e martuar është e dënuar për luftë me vjehrrën, të paktën për një periudhë të jetës së saj. Dihet se lufta çdoherë bëhet për burrin, respektivisht edhe për të birin.

Nuk bini dakort me vjehrrën, mendoni se ajo ka si qëllim kryesor që t’ua nxijë jetën juve? Mos u shqetësoni, nuk jeni as e para dhe as e fundit që ndjehet kështu.

Në mbarë botën raporti mes resë dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematike, aq shumë saqë që nga kohët e lashta besohet se femrat në këtë relacion asesi nuk mund të funksionojnë bashkërisht. Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë, edhe pse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta.

Sipas psikologëve kjo “luftë” vjen si pasojë për dashurinë e të birit, respektivisht dashurinë e burrit. Ekzistojnë tipa të ndryshëm të vjehrrave, njihini ato në mënyrë që sa më lehtë të mund t’i tejkaloni problemet.

Aleatja
Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar një shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’iu krijojë ngarkesë. Mjeti më i mirë kundër kësaj  sjelljeje është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet t’i ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’i punoni pas shpine.

Viktima e përjetshme
Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’iu hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’iu ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë. Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’iu ndihmojë, por edhe inkurajojeni që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja.

Si nje rezultat nga nje ndeshje basketbolli ??


Po po 59 - 2 , kaq eshte rezultati perfundimtar i " ndeshjes se basketbollit "mes pozites dhe opozites ne zgjedhjet e 21 qershorit .. ( Keshtu u nda shumica ne keshillat bashkiak ne 61 bashkite e vendit , ne favor te ASHE-se )
Me kete rezultat , duket se vendi eshte praktikishte pa opozite , pasi klika e berishes dhe vegles Luli , nuk e kane mendjen qe te rinovojne partine me gjak dhe ide te reja , por po perpiqen te ruajne " ofiqet e tyre " qe kurre nuk i merituan ..
Aristokracia politike ne PD po e shkaterron perfundimishte kete force politike duke e spostuar gradualishte deri ne shperberie !!
Tashme i del detyre , bazes se partise dhe kryesishte njeresve qe i kane dhene me shpirt dhe jo me interes kesaj partie , te thone fjalen e tyre .. !!
Mos ngurroni , flet vete rezultati , dhe ju jep te drejten e kerkimit te llogarise ndaj klikes ozurpuese !!

Sunday, June 14, 2015

Majmuni dhe Papagalli !!



Fabul në vargje nga Partizan Cene 

Fluturonin me avion
një papagall dhe një
majmun ..
Për hesap të vetes vet ,
ose për ndonjë punë .!


Gjithë rrugen
papagalli
   ..gëlonte
   dhe
përseriste gjithë,
çfar dëgjonte ..


Por edhe majmuni ,
për çudi ,
përsëriste
dhe ai ..

Kjo gjë vazhdoi
shumë e shumë ,
sa dhe njerëzit në bord ,
i lanë pa gjumë..!

Foli stjuardesa ,
dhe paralajmëroi :
- Kush vazhdon të
bëjë zhurmë
nga dritarja do fluturoi ..!!


Papgalli qeshi e qeshi ,
dhe vazhdoi të përqeshi
majmuni nga ana e ti ,
bënte çfar bënte ai ..

Në avion filloi
nevriku ,
Stjuardesa dritat fiku
- Ju them për të fundit herë
do tju hedh jashtë në erë ..

Por degjonin ata të dy ?
nuk lanë
pasagjerë
..të mbyllte sy ..!!

Por dikush i kapi fort
e i flaku jashtë në ajër
- Bëfshi qejf dhe
ju vaftë për hajër.. !

Dhe u ndodhen befasishtë
Jashtë në boshllëk
duke rënë poshtë e poshtë
për një gabim e fudullëk ..

...Majmuni bertiste e
papagalli i thërristë vërdallë ..
- Kur nuk dije të fluturoje ,
pse nuk e mbyllje ate pallë !

Partizan Cene Shkurt 2015


Wednesday, June 10, 2015

RECETA Barcaletë nga Partizan Cene




Një grua , pasi kishte zbuluar se burri i saj po e tradhëtonte me gruan e farmacistit , vendosi ta vrasë burrin e vet .
Për këtë , gjeti mënyrën më klasike ; helmimin me arsenik .
Ditën tjetër , pasi e kishte vendosur që ta helmonte të shoqin , shkon tek farmacisti dhe i thotë :
- Ju lutem , një shishe 100 gramëshe me arsenik ..
- Jo jo moj zonjë , ne nuk japim të tillë gjë , pa një recetë mjkësore nga mjeku ..
- Më duhet pa tjetër ai " ilaç " , Ju lutem ma jepni ..
- A mund të më thuash se për se e do ??
- Për të vrarë burrin tim ..!!
- Dhe don të më bësh mua bashkëpunëtore në vrasje ? Ather gruaja , i tregon fotografinë , ku burri i saj ishte ne krevat me gruan e këtij farmacistit ..
- Sa e pa foton , ky i fundit i tha :
- Po pse nuk më the që në fillim që kishe recetë për arsenikun ??


*************************************************************************************

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...