Tuesday, May 23, 2017

Pse jemi të vetmet specie njerëzore të mbetura? 10 misteret e njerëzimit



Njerëzit janë diçka unike në planetin Tokë, dhe mbetet një mister i madh mënyra se si ata evoluan. Cilat ishin hapat e parë? Pse evoluam në këtë mënyrë dhe jo në një drejtim tjetër? Pse jemi të vetmet specie njerëzore të mbetura? Çfarë rrugësh të tjera mund të kishim ndjekur?
1 – Pse truri jonë rritet?
brain-regions-100414-02
Nuk ka dyshim që truri jonë i ka dhënë njerëzve një avantazh të jashtëzakonshëm në botë. Truri i njeriut është një organ jashtëzakonisht i shtrenjtë, që përbën vetëm 2% të masës trupore. Truri përdor më shumë se 1/5 e energjisë së trupi. Njeriu i 2 milion viteve më parë nuk kishte tru më të madh se majmuni, por një mundësi ekziston që zmadhimi i trurit ka ndihmuar të parët tanë për të krijuar objekte më të mira. Truri më i madh na ndihmon të bashkë-komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin.
2 – Pse njerëzit ecin me dy këmbë?
070831_human_evolution_ff
Paraardhësit tanë kanë evoluar edhe në mënyrën e qëndrimit edhe përpara se të shpikeshin mjetet e gurit. Por pyetja është se pse ne nuk ecim si majmunët me 4 këmbë? Mbase sepse të ecurit me dy këmbë na bën të përdorim më pak energji. Duke lënë të lirë krahët, ka ndihmuar paraardhësit tanë për të mbledhur më shumë ushqim. Duke qëndruar drejt ata kanë mundur të kontrollojnë temperaturën e trupit.
3 – Çfarë ndodhi me qimet tona?
Pyetja që është shtruar gjithnjë ka qenë se pse ndryshe nga majmunët njerëzit nuk kanë qime? Një sugjerim është se paraardhësit tanë i hoqën qimet për të qenë më të freskët gjatë motit të nxehtë. Një tjetër sugjerim është se njerëzit i hiqnin qimet për të mbajtur parazitët larg që mos të prekeshin nga ndonjë sëmundje
4 – Pse u zhdukën të afërmit tanë?
071018-neanderthals-02
Afër 24 mijë vjet më parë, speciet tona, Homosapiens, nuk ishin të vetëm në botë, por të afërmit tanë, neandertalët ishin ende gjallë.  Gjithashtu mendohet se në Indonezi ka ekzistuar një tjetër racë e quajtur Homo, që arriti të mbijetonte deri 12 mijë vjet më parë. Po pse mbetëm vetëm ne gjallë? Disa prova tregojnë se ne kemi arritur t’u bëjmë ballë infeksioneve e vështirësive mjedisore.
5 – A po përshpejton evolucioni i njerëzimit?
091001-ardipithecus-02
Provat e fundit sugjerojnë që njerëzimi jo vetëm po evoluon, por se po përshpejton në evoluimin e tij. Disa shkencëtarë e sfidojnë vërtetësinë e kësaj prove, duke thënë se është ende e paqartë për të vërtetuar përshpejtimin, kjo pasi, dietat jo të shëndetshme dhe sëmundjet mund ta bllokojnë një gjë të tillë.
6 – Ç’kuptojmë me “Hobbit”?
hobbitflores2
“Hobbit” është pseudonimi i përdorur për të treguar skeletet e vogla të gjetura në ishullin indonezian të Flores në vitin 2003, një specie humane në zhdukje. A janë këto skelete shembuj të homosapiensit të deformuar? Nëse zgjidhet ky mister do të mund të hidhet dritë mbi shtigjet radikale të cilat evolucioni i njeriut ka ndjekur.
7 – Pse njerëzimi modern u përhap përtej Afrikës 50 mijë vjet më parë?
090909-chimp-tool-02
Rreth 50 mijë vjet më parë, njerëzit modernë u zgjeruan përtej Afrikës, duke u përhapur shpejt në të gjithë botën për të kolonizuar të gjitha kontinentet përveç Antarktidës. Një numër shkencëtarësh e kishin këtë emigrim me një mutacion që transformoi trurin tonë, duke na udhëhequr drejt përdorimit të gjuhës e duke na lejuar të përdorim mjete më të sofistikuara.
8 – A kemi bërë seks me neandertalët?
A jemi përzier me racën e neandertalëve? A përmbajnë speciet tona gjene të mbetura nga të afërmit e atëhershëm të zhdukur? Disa shkencëtarë sugjerojnë që neandertalët nuk kanë vdekur, por ata janë bërë pjesë e njerëzimit modern.
9 – Kush ishte hominidi i parë?
Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë hominide antike të të gjitha kohërave, përfshi këtu edhe paraardhësit tanë apo të afërmit e lashtë. Ata po kërkojnë shumë për t’i dhënë përgjigje pyetjes themelore të evoluimit të njerëzimit.
10 – Nga vijnë njerëzit modernë?
071130-landscape-02
Pyetja më e debatuar në disiplinën e evoluimit njerëzor është se nga evoluan njerëzit modernë. Sipas hipotezave të ngritura, njerëzit modernë evoluan në Afrikë dhe pastaj u përhapën në të gjithë botën, duke zëvendësuar popullatat ekzistuese.

Tuesday, May 16, 2017

Si u rrëzuan nga pushteti 10 baronët më të famshëm të drogës




Operojnë krejtësisht në tregje të tjera të cilat, nuk kanë asnjë lidhje me ato ndërkombëtare. Bëhet fjalë për drogën. Bosët e tyre edhe pse në fshehtësi kanë arritur të kenë sukseset e tyre duke shtënë në dorë një sasi marramendëse parash, të cilat arrijnë në miliarda dollarë.
Ata kontrollojnë pothuajse, krejt tregun ndërkombëtar të drogës, dhe në këtë pikë lufta e policisë ndaj këtij biznesi të jashtëligjshëm dhe fitimprurës, duket se nuk ka luajtur ndonjë rol të madh.
Sigurisht zotët e drogës kanë një origjinë dhe fundin e një historie e cila nuk ka se ku të fillojë ndryshe, përveç se në Amerikën e Jugut. Atje kanë filluar të krijohen edhe grupet që më pas të kthehen në kartele.
Gazeta britanike The Telegraph ka renditur dhjetë baronët më të famshëm të drogës dhe si janë rrëzuar ata.
10) Frank Lucas
Vendi ku operonte: SHBA
£££-Frank-Lucas
Rënia: Shtëpia e tij u bastis në vitin 1975 ku më shumë se gjysmë-milioni dollarë u gjetën në vendngjarje. Lucas u arrestua dhe më vonë u dënua me 70 vjet burg për më shumë se 100 akuza në lidhje me drogën.
Shpërndarësi i heroinës dhe bosi i krimit të organizuar operonte në Harlem gjatë fundit të viteve 60’ dhe fillimit të viteve 70’. Lucas i ruante mallrat e tij nëpër arkivolet e amerikanëve të vdekur.
Karriera e tij është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer me filmin “American Gangster” me Denzel Uashington.
9) Christopher Coke
Vendi ku operonte: Xhamajkë
chrdudcok2506
Rënia: Coke u arrestua gjatë një postblloku ndërsa ishte i veshur si grua, përpara vetë-dorëzimit në polici. Mbreti xhamajkan i drogës dhe lideri i bandës Shower Posse thuhet se ka ndërtuar një pasuri prej 30 bilionë dollarësh përpara arrestimit në 2010-n.
Coke shkonte në shkollë me fëmijët e elitës politike në vend, përpara se të merrte kontrollin e bandës së babait të tij.
Ai u bë lideri i Kingtson’s Tivoli, duke u shpërndarë para të varfërve të zonës, duke krijuar vende punësimi dhe ngritur qendrat e komunitetit ndërsa eksportonte sasi të mëdha marijuana dhe kokaine në SHBA.
8) Griselda Blanco
Vendi ku operonte: SHBA
griselda-blanco
Rënia: E ashtuquajtura “Kumbara e Kokainës” me metodat e saj të dhunshme ka shkaktuar një numër të pafundmë viktimash. E pamëshirshme e brutale, Blanco-s i pëlqente të vishej sipas modës, i pëlqente të tymoste dhe të jepte urdhra për vrasje me gjakftohtësi të plotë.
Ajo është përgjegjëse për 200 vrasje, përfshi këtu edhe vrasjen e një fëmije 2-vjeçar. Blanco u burgos me 20 vjet.
Ajo vazhdoi biznesin e saj të kokainës pas hekurave dhe u lirua në vitin 2004. 2 javë pas daljes, Blanco u vra nga dy motoristë – një metodë vrasje që ajo e kishte praktikuar shpesh.
7) Rick Ross
Vendi ku operonte: SHBA
Rënia: Në vitin 1996, Ross u detyrua nga partneri  të shiste 100 kg kokainë tek një agjent i fshehtë i DEA-s Gjatë kulmit të shpërndarjes së drogës në Los Anxheles gjatë viteve 1980, thuhet se ai ka shitur kokainë me vlerë 3 mln dollarë çdo ditë. Operimet e Ross arritën deri në 400 kg kokainë në javë përpara se të dënohej me burgim të përjetshëm. Ai konsiderohet përgjegjës i epidemisë së kokainës në SHBA.
6) Arturo Beltran Leyva
Vendi ku operonte: Meksikë
Rënia: Pasi i shpëtoi tentativës për vrasje nga disa zyrtarë në festën e Krishtlindjeve të organizuar nga vetë ai në 2009, “Bosi i Bosëve” u vra nga Inteligjenca Meksikane një javë më vonë pas një përballjeje me armë zjarri që zgjati 90 minuta. Lideri i organizatës trafikuese të drogës meksikane Beltran Leyva Cartel, është përgjegjës për prodhimin, transportimin dhe shitjen e kokainës, marijuanës dhe heroinës. Banda e tij është fajësuar për qindra raste vrasjesh, torturash, rrëmbimesh, kontrabandë njerëzore dhe pastrim parash.
5) Felix Mitchell
Vendi ku operonte: SHBA
Rënia: Pseudonimi i Felix-it ishte “Macja”. Ai u qëllua me thikë dhe u vra dy vite pasi vuante dënimin e tij me burg. Ai u bë lider i “Bandës 69” direkt pasi la shkollën. Felix Wayne Mitchell njihet si operuesi i parë i drogës në shkallë të gjerë. Pseudonimin e mori nga filmi vizatimor “Felix the Cat”, ky djalosh tregoi zotësi dhe u bë shumë popullor mes të rinjve. Felix i punësonte të rinjtë si shpërndarës të vegël dhe informatorë të drogës. Mijëra vendas dolën në rrugë në shenjë respekti gjatë funeralit të tij në vitin 1986. Ky funeral u krahasua me atë të Martin Luter Kingut.
4) Khun Sa
Vendi ku operonte: Burma
Rënia: Iu dorëzua qeverisë së Burmas, por kur ata refuzuan ta ekstradonin atë, Khun Sa jetoi një jetë luksoze deri kur vdiq në vitin 2007. Në vitet ’60, kryelordi i Burmas, së bashku me një ushtri prej 800 burrash, filloi të kultivonte një perandori opiumi në xhungël. Khun Sa është i njohur si trafikanti më pjellor i kokainës në botë, duke prodhuar 1/3 e furnizimeve botërore.
3) Amando Carrillo Fuentes
Vendi ku operonte: Meksikë
30b0e57e8934af7562f88e79f95d9233
Rënia: “Zoti i Qiejve” u vra aksidentalisht nga kirurgët plastikë në vitin 1997 ndërsa po bënte disa operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij. Fuentes ishte një biznesmen diplomatik dhe i rafinuar.
Ai e mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj.
Qëllimi i tij ishte të transportonte 4 herë më shumë kokainë në Amerikë se rivalët e tij trafikantë.
Operimet e Amados u bënë në një shkallë aq të gjerë saqë u bë trafikanti më i kërkuar në botë.
Në muajt përpara vdekjes së tij, DEA e ka përshkruar si trafikantin më të fuqishëm të drogës në këtë epokë, dhe shumë analistë kanë mbështetur faktin se përfitimet nga trafiku i drogës i afroheshin shifrës marramendëse prej 25 miliard dollarësh duke e bërë njeriun më të pasur në botë.
2) Pablo Escobar
Vendi ku operonte: Kolumbi
Pablo-Escobar
Rënia: Ndërsa Policia Kombëtare Kolumbiane e ndiqte në vitin 1993, i kërkuari u përpoq të arratisej nga çatitë e shtëpive të fqinjëve, por u qëllua për vdekje.
Narko-terroristi dhe lordi kolumbian i drogës u shpall nga revista Forbes në vitin 1989 si njeriu i 7 më i pasur në botë.
Me një pasuri personale prej 25 bilionësh dollarë, mbreti i pamëshirshëm thuhet se kontrollonte 4/5 të tregut botëror të kokainës. Një familjar që përjetoi një karrierë të shkurtër politike, Pablo Escobar ishte përgjegjës për kontrabandën e 15 ton kokaine në ditë në Amerikë. Fushata e tij kundër shtetit, rezultoi me vrasjen e 30 gjykatësve, mbi 400 oficerë policie, dhe shpërthimit e avionit Avianca 203, që  mbante kryeministrin e asaj kohe.
Pas vdekjes së Eskobarit, kartelli Mendelin u copëzua dhe tregu i drogës shumë shpejt u dominua nga karteli rival i Cali-t, deri në fund të viteve ’90, kur liderët e tyre u vranë apo u kapën nga forcat e qeverisë.
Megjithatë emri i tij vazhdon të përflitet edhe aktualisht ndodhet në top listën e trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë.
1) El Chapo Guzman, “Steve Jobs i kokainës”
el chapo
Joauqin “El Chapo” Guzman, tashmë një personazh pothuajse mitik në Meksikë, ka në CV-në e tij dy arratisje nga burgu. Njëra më 11 korrik 2015, tjetra vitin 2001 në një karrocë lavanderie, ai shmangu autoritetet për më shumë se 10 vjet.
I njohur me nofkën ‘El Chapo’, Guzman ishte dikur lideri i Sinaloa, një prej karteleve më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë.
Veç famës që fitoi prej këtij biznesi, Guzman u bë edhe më i njohur, pasi u arrestua dy herë nga autoritetet meksikane dhe të dyja herët mundi që të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu.
Pas arrestimit të tretë, SHBA nguli këmbë për ekstradimin e tij dhe Meksika ka qenë mëse e lumtur duke ia plotësuar këtë dëshirë duke hequr një peshë mjaft të sikletshme nga vetja.
Ai është pjesë e listës së njerëzve më të pasur në botë në revistën Forbes.
Perandoria multi-miliardere
Guzman lindi në Badiraguato, Sinaloa, në një kohë kur tregtia e drogës po evoluonte, dhe ai filloi karrierën e tij duke punuar për lordin e fuqishëm të drogës, Miguel Angel Felix Gallardo, sipas një biografie të revistës TIME.
Ai themeloi kartelin e tij në vitin 1980, sipas TIME. Perandoria e tij e drogës u bë më e fuqishmja në Meksikë, Karteli i Sinaloas. Karteli i tij ishte vdekjeprurës, thotë autoritetet. Guzman e rrethonte veten me roje të pamëshirshëm dhe perandoria e tij globale e drogës furnizonte me marijuanë, kokainë dhe heroinë rrugët e Shteteve të Bashkuara.
Sipas aktakuzave të SHBA-së, ai është akuzuar se ka përdorur vrasës për ruajtjen e kontrollit të organizatës së tij. Në Meksikë, forca e organizatës së tij bëri që të shkaktoheshin shumë luftëra droge ku mbetën të vrarë mijëra bashkatdhetarë të tij.
Miti i Robin Hood
Legjenda e Guzman u rrit shumë kur ishte në kërkim herën e fundit nga autoritetet. U hapën shumë histori për të që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante.

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...