Friday, September 22, 2017

5 rastësitë më të çuditshme në histori

1. Në Detroid rreth viteve 1930 një nënë e re duhet ti ishte përjetësisht falenderuese një burri që pastronte rrugët me emrin Josif Figluck. Ndërsa ai ishte duke fshire rrugët, foshnja e vogël e kësaj  nëne ra nga një dritarja e një kati të lartë, direkt mbi trupin e Josef ku asnjëri prej tyre nuk mbeti i lënduar. Por, një vit më pas, po i njëjti fëmijë, ra nga po e njëjta dritare ku poshtë së cilës po kalonte rastësisht  po Josef Figluck. Ata sërish shpëtuan pa asnjë frakturë.
2. Korrik 1974, një shofer taksie po conte një pasagjer në destinacionin e tij nderkohë që përplas papritur një djalë të ri më motocikletë. Pas 1 viti, i njëjti shofer taksie, po shoqëronte të njëjtin pasagjer duke kaluar po në të njëjtën rrugë kur përplasi serish një djalë me motociklete i cili po ashtu vdiq. Të dy  djemtë që vdiqën ishin vëllezër.
3. Sonny Graham u ndje shumë me fat kur bëri transplant zemrën pasi kishte pritur për shumë kohë në rradhë. Zemra ishte e Terry Cottle, një burrë i cili kishte vrarë veten më parë. Ajo që Sonny nuk priste aspak, ishte të binte në dashuri me  vejushën e Terry Cottle dhe të  martohej me të. Por shumë shpejt, Sonny e gjeti veten të pëlqente të njëjtat ushqime dhe hobi si Terry derisa pas disa vitesh, ai vrau veten në të njëjtën mënyrë sic bëri Terry duke e lënë gruan për herë të dytë të ve.
4. Gjatë kohës së luftës civile, një djalë i ri bie padashje në shinat e trenit ndërsa po priste trenin. Ai u shpëtua nga një burrë me emrin Edwin Booth, vëllai i John Wilkes Booth. Djali që u shpëtua ishte Robert Lincoln , djali i presidentit  Abraham Lincoln. Rastësia qëndron sepse vetëm disa vite më pas, John Wilkes Booth do të ishte ai që do të vriste Abraham Lincoln.
5. Dy meshkuj filluan të flirtonin me njëri tjetrin derisa marrëdhënia e tyre u kthye seksuale pas dy vjetësh kur ata vendosën dhe të martohen. Por prindërit e djemve, vunë re një ngjashmëri mes tyre kështu që ata shkuan në një program televiziv për të bërë një test ADN ku nga i cili rezultoi se ata ishin gjysëm vëllezër më një mama të përbashkët.

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...