Tuesday, July 27, 2010

Prishtina jeton ne ritmin e saj ? Prishtinasit kane shume vende ku te shplodhen dhe defrejne .. !!


Nga Partizan Cene

Reportazh nga Prishtina ..

Prishtinen ndryshe , e quajne me te drejte edhe qyteti i pishinave .. Por ne rastin e ketij reportazhi , me shume do te flasim per parkun e madh kombetar dhe pishinen e tij ne Germia .Parku Nacional Germia, nje oaze gjelberimi ne verilindje te Prishtines ku qytetare te shumte gjejne frymen e dites, njihet si mushkerite e kryeqytetit kosovar. Se, edhe pse me restorante luksoze dhe pishine, qytetaret e dine mire se pasuria e vertet eshte ajri i paster, rrezet e diellit dhe freskia e drureve qe farfuritin.

Ky park eshte mushkerria e qytetit , ngaq ky te gjithe nje here apo perhere , marrin force dhe vegim per jeten dhe punen e tyre ..

"Vallahi kur dal n´qytet ka zhurme e tollovi e vec kur t´vi n´Germi m´qetsohet kryet. Atje s´ke ku del se asht ba maskarallek. Edhe po vine shume prej katundeve. E ky eshte gabim i madh si vec po vine e po grumbullohen ketu.

Kur t´vish n´qytet duhet me pas pune, e jo vec me ardhe e pastaj me dal e me plackit, me vjedh e me u marr me sene t´kqija,"- thote Tahir Kadriu, 74 vjec, te cilin e gjejme teksa shetit nen hijet e masivit te Germise. Por, me te dale nga hapesirat e Germise, Prishtina fillon e ndryshon ngjyre.

Vapa e veres, aroma e karburanteve, zhurma urbane e pluhuri te pllakosin gjithe kohes. E shtrire ne nje hapesire prej 572 kilometrash katrore, ne veriperendim te Kosoves me gjithsej 48 fshatra, Prishtina eshte e banuar me komunitete te ndryshme, te cilat deri me shperthimin e luftes nuk kalonin shifren 120 mije. Por, pas luftes, Prishtina ishte nje vend atraktiv per ndertime te egra me c´rast lagje te shumta me shtepi banimi u zevendesuan me ndertesa kolektive, shumica prej te cilave nuk kane hapesire per gjelberim as vend-parkingje. Keto duken me te theksuar ne periferite e qytetit ..

Dyndja e popullsise nga vise te ndryshme te Kosoves, e rrit numrin e banoreve ne rreth 500 mije shumica prej te cileve eshte koncentruar brenda kryeqytetit. "Ky urbanizim i eger e ka shkaterruar Prishtinen per shume dekada. Arkitektet e krejt dynjase e kane veshtire ta sjellin ne rregull urbanistik kete kryeqytet te Kosoves, i cili neser do te jete metropol evropian!"- mendon Esadi, banor i "Kodres se Diellit", i cili kujton Prishtinen kur ka qene krejt ndryshe. "Prishtina ka qene shume e dobet e mandej ka ardhe duke u permiresu e permiresu, e deri e muren serbet. Kur e moren ata e prune qysh e dini ju vet...Lufta e coroditi krejt! E tash eshte permiresu goxha shume, por nuk po lejne prape njerezit tone me u zhvillu sa duhet. Paj korrupsion ka shume, padrejtesi ka shume, s´po mendojne njerezit per popull. Fabrikat i mshelen, te rinjte i lane rrugeve krejt, i shiten te tana. Me qeto hesapet tona qysh po shihet, deri tash vec prapa po shkojme.

Te bie ne sy ne Prishtine , shume ngjyreshja e Taksive te cilat , jane te shume shoqerive .. Bile edhe privat te rendomte qe kane mundur te marrin nje makine dhe ta kthejne ne taksi , prape kane ngjyren e tyre te taksise dhe nuk bashkohen me nje ngjyre te vetme si ne te gjitha qytetet e Evropes .. Por duke u bere Prishtina nje Metropol i madh edhe keto '' vogelsira '' do te rregullohen ''

" Drejtues te komunes se Prishtines ne nje konference per mediat prezantuan programin per zhvillim ekonomik per vitin 2010. Nderkohe qe, shuma e investimeve per projektet kapitale ne komunen e Prishtines kalon shifren prej 40 milione eurosh, thote , nenkryetari i komunes, Avdullah Hoti. "Prej te hyrave vetaike sivjet kemi diku rreth 18 milione dhe prej grantit qeveritar edhe 10 milione te tjera per projekte kapitale, qe pergjithesisht jane 29 milione euro.

Kesaj shume i shtohen edhe 4 milione e gjysme qe vijne prej ministrive te linjes si dhe disa te hyra vetanake te viteve te kaluara, te cilat investohen sivjet. Keshtu qe shuma e pergjithshme eshte 42 milione euro investime kapitale ne komunen e Prishtines per vitin 2010.

" Per te rinjte si Ilir Ferizaj, i cili ka studiuar dhe tashme punon ne "Qytetin e Studentit", Prishtina ka nevoje per ndryshime thelbore ne cdo kuptim: "Thone: "Shqiperia eshte, por le t´i bejme shqiptaret".

Ne vendin e quajtur ''Qafa '' restorantet te bejne karshi .. por te keputet shpirti kure me poshte perballe gjykates , shikon shume te rinj e me te vjeter , me veglat e punes ne dore , te cilet kerkojne pune ,, Fadil Loku , njeri prej tyre me thote : '' Nuk ka rendesi mor , burre se cfare pune .. , amujt me gjete nje menyre te coj do euro ne shpi tek kalamaja .. dhe familja .. Cdo dite ketu eshte keshtu plote ..''

Por sic thashe me tutje , restorantet dhe kafetieret jane te mbusjhme deri ne te gjitha tavolinat ..

Edhe ne Kosove, ne kemi kryeqytetin por duhet t´i bejme edhe kryeqytetasit. Sepse, Prishtines i duhet jo vetem nje organ qeverises i mirefillte por mbi te gjitha nje shoqeri e mirefillte me qytetare, qe jane te vetedijshem per veprimet e veta. Sepse, vete qytetaret jane ata qe po i bejne disa ndertime te cilat edhe ata vete e dine se nuk jane te lejuara.

Prishtina duhet te ndryshoje thelbesisht, pikerisht ne aspektin urbanistik, cfare do te ishte e dhimbshme per shume njerez qe kane bere investime marramendese. Por, kjo duhet bere per hir te te gjithe qytetareve qe Prishtina te jete me e bukur dhe me funksionale per te gjithe. Pastaj, edhe kete ceshtjen e denimeve komuna nuk po e zbaton sa duhet, keshtu qe lemshi gjithnje po rritet e po behet perhere e me i pazgjidhshem.

Ne taracen nbe krahe te Hotelit '' Grande '' eshte nje grup te rinjsh , qe megjithese mengjes kane ardhe ta pine kafen ketu ..Mbas tyre duken edhe te tjre dhe dalengadale , po mbushen edhe ketu tavolinat dhe ambientet e Tarraces se ''Grandes''..

Mirepo , sic mundem te marrim vesh ; nderkohe paralajmerohet ndertimi i "Prishtines se Re", e cila planifikohet te ndertohet ne pjesen e jugore te qytetit ne nje hapesire 1000 hektareshe, ku do te behet shperngulja e objekteve qeveritare dhe institucioneve te tjera shteterore.

Qe nga kryqeaimi , ne hyrjen e parme te qytetit deri tek stacioni i autobuasave , duket vjetria e qytetit qe kekon dore te forte ..per tu rregulluar dhe per tu bere , ashtu sic e enderrojne prishtinasit ...Nje vend i bukur dhe komod ..

Mikepriteja prishtinase , eshte e dukshme ne miresjelljen e kujtedo qe takon , per nje pyetje apo edhe per nje problem te momentit .. Karakteristike qe mbetet ne mendjen e kujtedo qe e viziton rralle , apo shpesh Prishtinen

Vendimi i GJND : Fundi i dilemave , dhe karta e djegur , e te ashtuquajturit ”precedent”

Analize :

Nga Partizan Cene ..

Gjykata Nderkombetare e drejtesise e dha verdiktin e saj , ashtu sic e prisnin te gjithe shqiptaret por edhe te gjithe miqte dhe dashamiresit e tyre ..Por ne Evrope ka akoma dilema te paqarta , apo ne shume raste edhe dashakeqese ,te cilat i bejne shume vende , te Evropes se Bashkuar dhe disa te tjera qe nuk jane ne te , qe te hezitojne , ose te deklarojne kategorikishte se nuk do ta njohin pamvaresine e Kosoves ..






Mirepo ,Bashkimi Evropian shpreson të arrijë më tepër kompaktës në radhët e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës , me shume tani , pas mendimit të drejtësisë ndërkombëtare, që i vendos nën presion shtetet që nuk janë shprehur ende për ta zbutur qëndrimin e tyre.
"Duke e bërë të vlefshme ditën e enjte deklaratën për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND, i vuri në vështirësi vendet evropiane që nuk e njohin ende atë", shprehet një diplomat evropian i rangut të lartë.
"Debati për njohjen e Kosovës do të rifillojë pas konkluzioneve të GJND-së", thekson një diplomat tjetër, ndërkohë që situata në rajonin e Ballkanit , po diskutohet të hënën në Bruksel me rastin e një mbledhjeje të ministrave të Jashtëm evropianë.
Perserisim edhe njehere se , cështja e statusit të Kosovës ka qenë që në fillim delikate për Bashkimin Evropian pasi pesë prej 27 vendeve të tij, Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja i Jugut, vazhdojnë të mos e miratojnë pavarësinë e Kosovës.
Në shkallë të ndryshme të gjithë dyshojnë se mos ky precedent ushqen apo nxit tentativa separatiste tek ta, për sa u përket katalanasve ose baskëve në Spanjë, minoriteteve hungareze në Rumani ose Sllovaki, apo turqve në Qipro.Ky mendim mundon eshte Sllovaket dhe Greket tane fqinj ..
Me kete çarje krijohet një efekt negativ në një kohë kur Evropa e ka bërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor një test për diplomacinë e saj dhe kur ajo ka zgjedhur si një Përfaqësuese të Lartë për Çështjet e Jashtme me kompetenca më të mëdha që është Catherine Ashton .Kjo zonje është e ngarkuar pikërisht me koordinimin e veprimit të jashtëm të BE-së.
Tani për tani, vendet që dallohen nga pjesa tjetër e BE-së duket se janë të vendosura. Rumania dhe Spanja dhe Sllovakia ,kanë mbajtur qëndrimin e tyre për mos njohje pas mendimit të GJND-së.
Por, presioni po rritet. "I inkurajoj të gjitha shtetet e tjera që nuk e kanë bërë ende, ta njohin tashmë Kosovën", kërkoi ministri i Jashtëm britanik, William Hague. Nderkohe edhe zv/presidenti amerikan Xho Baiden , leshoi nje një mesazh të ngjashëm.dje mbas dite , per te gjitha vendet qe kane nje dileme te tille per Kosoven..
Dhe kjo ka bere qe ;disa shenja zbutjeje janë parë tashmë. Kështu, të 27 vendet e BE-së, përfshirë pra edhe ato të pesta që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ranë dakord këtë javë, pas bisedimeve të vështira, për një reagim të përbashkët ndaj mendimit të shprehur nga GJND-ja që thekson se një "fazë e re" po hapet dhe se e ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës është në Bashkimin Evropian".KJo gje , eshte nje shenje e qarte , se ne mos tani , me vone , edhe keto ''kokeforte ''te Evropes , do te kthejne pllake , ne marrdheniet me shtetin me te ri ne Ballkan dhe ne Evrope ..

Ky mund te quhet nje hap i pare , i unifikimit te qendrimit evropian ndaj Prishtines ..Sidoqoftë, vendet kundërshtuese janë përpjekur të qetësojnë situatën në mënyrë që mendimi i GJND-së të mos përdoret nga Serbia , por edhe nga Kosova për t'i hedhur benzinë zjarrit.

Sipas Michael Emerson, analist i Center for European Policy Studies, vendimi i gjykatës mund t'i nxisë ato të marrin një vendim, në favor të njohjes me kohë.Tema simbas tij nuk eshte me tashme , a dota njohin ose jo Kosoven keto pese vende . poe kure dhe sa do te vonojne , ta bejne nje gje te tille .. !!.. !!
Mirepo ekspertet e ceshtjes Serbo shqiptare , mendojne se , grupet separatiste, të inkurajuara nga mendimi pozitiv i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND për deklaratën e pavarësisë së Kosovës do të shohin se dokumenti nuk krijon precedent ligjor.
Edhe arma , '' Precedent '' e luajtur , nga Serbia dhe Rusia , me ane te se ciles trembnin shtetet e botes , se do te fillonte procesi domino , ne raste te nje vendimi pozitiv per Kosoven nga GJND, u shua vetem disa ore mbas vendimit .. pasi specialistet ligjore , qe komentuan vendimin U shprehen se , vendimi i kishte te percaktuara kushtet , te cilat cuan ne pamvaresine e Kosoves ..Pra ,mendimi konsultativ, jodetyrues për shtetet, i GJND-së ishte i kufizuar në faktet specifike lidhur me rastin e Kosovës dhe nuk u jep asnjë të drejtë minoriteteve të shpallin pavarësinë e tyre, sipas disa specialistëve të së drejtës ndërkombëtare.

Simbas Willem van Genugten, pedagog i të drejtës në universitetin e Tilburgut., "Për grupet minoritare që parashikojnë të shkëputen, mendimi duket në shikim të parë si diçka e dobishme. Por, ai nuk i ndihmon aspak ata nga pikëpamja ligjore"... !!
Ndersa ne nje prononcim tjeter ;"Gjykata gjeti një mënyrë elegante për të mos krijuar precedent dhe si i tille ;në një kuptim ligjor, mendimi konsultativ nuk i ndihmon grupet minoritare sepse atje ato nuk gjejmë asnjë të drejtë", deklaroi Jean d''Aspremont, pedagog i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit.

Por edhe nje analist tjeter i ceshtjeve ligjore nderkombetare , zoti Marko Pelec, analist i OJQ-së International Crisis Group argumenton se : "Analiza ligjore e mendimit konsultativ do të jetë interesante për avokatët, por jo për luftëtarët për liri"... !!

Por akoma me thelle , mendojne anetaret e BE , se nje joshje e radhes per Serbine , per nje anetaresim te mundshem ne BE , do ta zbuse seriozishte , qendrimin e saj strikt ndaj Kosoves , se interesat e saj per ne BE , atehere mund te jene me te larta se sa problemi tashme i humbur , me Kosoven .. !!
Beogradi zyrtar ka treguar se kërkon të paraqesë kandidaturën në dhjetor. Pra afron rasti .. Tashme edhe BE ka nje argument te fuqishem ligjor , qe ta presionoje Beogradin , para se ti jape ate qe kerkon .. !!

Eshte e domosdoshme tashme , si fillim qe , evropianët te përpiqen t'i qetësojnë ata që i shqetëson precedenti i Kosovës.

Thursday, July 1, 2010

Inati i gjarperit ... Skice humoristike

Shkruar nga Partizan Cene ..

Qe i vogel , gjarperi Guriun , e kishte shume inat .. ose me mire te themi; ai e kishte inat gjarperin .. !
Apo dale mos ti ngaterrojme gjerat , me shume e kishte frike gjarperin ..
Dhe kishte nje shkak .. Ky shkak e kishte zanafillen , atehere kur ishte i vogel ..

Jetonin ne nje fshat shume malor , por per shyqyr e kishin te pakten nje shkolle aty ne fshat.. Ishte shkolla fillore e fshatit ..Gjithemone Guriu , bashke me vellain me te vogel Zenin , ktheheshin ne shtepi , dhe pasi merrnin celesin , hapnin deren .. Mirepo per celesin kishin nje vend te ''fshehte'' qe e dinin vetem ata . Aty mamaja e tyre u linte celesin e shtepise .. Tani mund ta tregojne sekretin .. Ishte nje guve e vogel , ne guret e murit te shtepise , ku Guriu fuste doren dhe merrte celesin ...

Ashtu beri dhe nje dite te bukur pranvere .. I lodhur dhe sigurishte edhe i uritur , futi doren te marre celesin , ne vrymen , ne krahun e djathte larte , te portes se shtepise .. Me gishtat e rritur tashme , kerkonte ne guve , dhe per nje cast kuptoi se e kapi shiritin e rrobes ne te cilin , shkonin per ta ruajtur, celesin e shtepise .. Por sa e preku '' shiritin'' e rrobes ndjeu nje kafshim te forte dhe shume te dhimbshem ne gishtin tregues te dores .. E terhoqi fuqishem doren dhe cte shikonte .. Jashte guves , bashke me doren doli edhe nje koke gjarperi . Ishte pikerishte , ai qe e kishte kafshuar .. ..Britmat e tij , sollen komshinjte afer te cilet e ndihmuan per te shkuar menjehere ne qendren shendetesore te fshatit , dhe qe andej ne spital ne qytet ...

Pra kjo histori i kishte sjelle nje frike dhe neveri per gjarperinjte ..Kete gje per shume kohe e mbante sekret ..Por sic e kemi zakon ne shqiptaret, asnje sekret nuk ngelet pa u zbuluar ..

Dhe me te veretet , shoket ne repartin ushtarak ku punonte si oficer i ri , duke e ditur qe ai kishte shume frike nga gjarperinjte , i benin gjithemone numra me gjarperinj te ngordhur apo edhe te gjalle ..
Nje dite , kure po benin pushimin e drekes , mbas nje stervitje , ne repart , nje oficer shok i tij , qe e kishte mesuar friken e Guriut , solli nje gjarper te madh , te gjalle dhe shkoi para guriut .. Ai jo vetem u tremb por u keput fare dhe i lutej te mos te afrohej me shume ..
Oficeri , vashdonte lojen e tij , duke e tundur gjarperin sa andej kendej , perpara tij ne 6-7 metra largesi ..
Kure u afrua dhe pak me shume .. Guriu i tha prere : Te them per here te fundit ..Po u afrove me afer do te te qelloj me arme ..
Per nje cast oficeri shoku i tij , nuk i mori per baze dhe beri edhe nje hap me perpara ..Guriu nxorri pistoleten dhe pasi beri levizjen e mbushjes , ju drejtua , oficerit qe mbante gjarperin ne dore :
- Te qellova , dhe nuk bej shaka .. merre gjarperin dhe largohu ...
Oficeri qe kishte zvarranikun ne dore , u zverdh dhe e humbi fare para armes se mbushur :
- Po ...ppprrrit mmoor bburre ... Shaka bbejeme ... I merreshin fjalet nga goja atij . Nga emocionet dhe nga frika e armes ai pa dashje e leshoi gjarperin ne toke .. Gjarperi , coi pak koken larte dhe filloi te levize i frikesuar , por ne drejtim te guriut .. Ky sa e pa qe gjarperi po drejtohej nga ai , e futi ne brez pistoleten dhe ja dha vrapit ...... !!
Duke vrapuar ,megjithese , i tmerruar nga levizjet e gjarperit i erdhei , ne mendje nje thenie e nje te mocmi .. Kur je frikacak edhe arama nuk te burreron ...!!

Partizan Cene Maj 2002 ...

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...