Tuesday, July 27, 2010

Vendimi i GJND : Fundi i dilemave , dhe karta e djegur , e te ashtuquajturit ”precedent”

Analize :

Nga Partizan Cene ..

Gjykata Nderkombetare e drejtesise e dha verdiktin e saj , ashtu sic e prisnin te gjithe shqiptaret por edhe te gjithe miqte dhe dashamiresit e tyre ..Por ne Evrope ka akoma dilema te paqarta , apo ne shume raste edhe dashakeqese ,te cilat i bejne shume vende , te Evropes se Bashkuar dhe disa te tjera qe nuk jane ne te , qe te hezitojne , ose te deklarojne kategorikishte se nuk do ta njohin pamvaresine e Kosoves ..






Mirepo ,Bashkimi Evropian shpreson të arrijë më tepër kompaktës në radhët e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës , me shume tani , pas mendimit të drejtësisë ndërkombëtare, që i vendos nën presion shtetet që nuk janë shprehur ende për ta zbutur qëndrimin e tyre.
"Duke e bërë të vlefshme ditën e enjte deklaratën për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND, i vuri në vështirësi vendet evropiane që nuk e njohin ende atë", shprehet një diplomat evropian i rangut të lartë.
"Debati për njohjen e Kosovës do të rifillojë pas konkluzioneve të GJND-së", thekson një diplomat tjetër, ndërkohë që situata në rajonin e Ballkanit , po diskutohet të hënën në Bruksel me rastin e një mbledhjeje të ministrave të Jashtëm evropianë.
Perserisim edhe njehere se , cështja e statusit të Kosovës ka qenë që në fillim delikate për Bashkimin Evropian pasi pesë prej 27 vendeve të tij, Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja i Jugut, vazhdojnë të mos e miratojnë pavarësinë e Kosovës.
Në shkallë të ndryshme të gjithë dyshojnë se mos ky precedent ushqen apo nxit tentativa separatiste tek ta, për sa u përket katalanasve ose baskëve në Spanjë, minoriteteve hungareze në Rumani ose Sllovaki, apo turqve në Qipro.Ky mendim mundon eshte Sllovaket dhe Greket tane fqinj ..
Me kete çarje krijohet një efekt negativ në një kohë kur Evropa e ka bërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor një test për diplomacinë e saj dhe kur ajo ka zgjedhur si një Përfaqësuese të Lartë për Çështjet e Jashtme me kompetenca më të mëdha që është Catherine Ashton .Kjo zonje është e ngarkuar pikërisht me koordinimin e veprimit të jashtëm të BE-së.
Tani për tani, vendet që dallohen nga pjesa tjetër e BE-së duket se janë të vendosura. Rumania dhe Spanja dhe Sllovakia ,kanë mbajtur qëndrimin e tyre për mos njohje pas mendimit të GJND-së.
Por, presioni po rritet. "I inkurajoj të gjitha shtetet e tjera që nuk e kanë bërë ende, ta njohin tashmë Kosovën", kërkoi ministri i Jashtëm britanik, William Hague. Nderkohe edhe zv/presidenti amerikan Xho Baiden , leshoi nje një mesazh të ngjashëm.dje mbas dite , per te gjitha vendet qe kane nje dileme te tille per Kosoven..
Dhe kjo ka bere qe ;disa shenja zbutjeje janë parë tashmë. Kështu, të 27 vendet e BE-së, përfshirë pra edhe ato të pesta që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ranë dakord këtë javë, pas bisedimeve të vështira, për një reagim të përbashkët ndaj mendimit të shprehur nga GJND-ja që thekson se një "fazë e re" po hapet dhe se e ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës është në Bashkimin Evropian".KJo gje , eshte nje shenje e qarte , se ne mos tani , me vone , edhe keto ''kokeforte ''te Evropes , do te kthejne pllake , ne marrdheniet me shtetin me te ri ne Ballkan dhe ne Evrope ..

Ky mund te quhet nje hap i pare , i unifikimit te qendrimit evropian ndaj Prishtines ..Sidoqoftë, vendet kundërshtuese janë përpjekur të qetësojnë situatën në mënyrë që mendimi i GJND-së të mos përdoret nga Serbia , por edhe nga Kosova për t'i hedhur benzinë zjarrit.

Sipas Michael Emerson, analist i Center for European Policy Studies, vendimi i gjykatës mund t'i nxisë ato të marrin një vendim, në favor të njohjes me kohë.Tema simbas tij nuk eshte me tashme , a dota njohin ose jo Kosoven keto pese vende . poe kure dhe sa do te vonojne , ta bejne nje gje te tille .. !!.. !!
Mirepo ekspertet e ceshtjes Serbo shqiptare , mendojne se , grupet separatiste, të inkurajuara nga mendimi pozitiv i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND për deklaratën e pavarësisë së Kosovës do të shohin se dokumenti nuk krijon precedent ligjor.
Edhe arma , '' Precedent '' e luajtur , nga Serbia dhe Rusia , me ane te se ciles trembnin shtetet e botes , se do te fillonte procesi domino , ne raste te nje vendimi pozitiv per Kosoven nga GJND, u shua vetem disa ore mbas vendimit .. pasi specialistet ligjore , qe komentuan vendimin U shprehen se , vendimi i kishte te percaktuara kushtet , te cilat cuan ne pamvaresine e Kosoves ..Pra ,mendimi konsultativ, jodetyrues për shtetet, i GJND-së ishte i kufizuar në faktet specifike lidhur me rastin e Kosovës dhe nuk u jep asnjë të drejtë minoriteteve të shpallin pavarësinë e tyre, sipas disa specialistëve të së drejtës ndërkombëtare.

Simbas Willem van Genugten, pedagog i të drejtës në universitetin e Tilburgut., "Për grupet minoritare që parashikojnë të shkëputen, mendimi duket në shikim të parë si diçka e dobishme. Por, ai nuk i ndihmon aspak ata nga pikëpamja ligjore"... !!
Ndersa ne nje prononcim tjeter ;"Gjykata gjeti një mënyrë elegante për të mos krijuar precedent dhe si i tille ;në një kuptim ligjor, mendimi konsultativ nuk i ndihmon grupet minoritare sepse atje ato nuk gjejmë asnjë të drejtë", deklaroi Jean d''Aspremont, pedagog i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit.

Por edhe nje analist tjeter i ceshtjeve ligjore nderkombetare , zoti Marko Pelec, analist i OJQ-së International Crisis Group argumenton se : "Analiza ligjore e mendimit konsultativ do të jetë interesante për avokatët, por jo për luftëtarët për liri"... !!

Por akoma me thelle , mendojne anetaret e BE , se nje joshje e radhes per Serbine , per nje anetaresim te mundshem ne BE , do ta zbuse seriozishte , qendrimin e saj strikt ndaj Kosoves , se interesat e saj per ne BE , atehere mund te jene me te larta se sa problemi tashme i humbur , me Kosoven .. !!
Beogradi zyrtar ka treguar se kërkon të paraqesë kandidaturën në dhjetor. Pra afron rasti .. Tashme edhe BE ka nje argument te fuqishem ligjor , qe ta presionoje Beogradin , para se ti jape ate qe kerkon .. !!

Eshte e domosdoshme tashme , si fillim qe , evropianët te përpiqen t'i qetësojnë ata që i shqetëson precedenti i Kosovës.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...