Wednesday, February 18, 2015

Vdekja akuzë e një ëngjëlli të pafajshëm !



 Editorial nga Partizan Cene

Fotografitë e mëposhtme , janë nga ato që ta nxjerin zemrën nga kraharori , dhe të bëjnë të ndihesh edhe ti pak fajtor , pamvarsisht se nuk ke asnjë lidhje as me personat në foto dhe as me problemin në fjalë .
Në foto është vogëlushja e ndjerë Pamela Jahja, 7 vjeçe që vdiq pak ditë më parë nga pneumonia në një spital në Tiranë , si dhe babai i saj , ish i përndjekur politik , dhe sot "i përndjekur ekonomik " , që qan vajzën e tij të gjorë , dhe pse jo edhe fatin e tij të keq , që jetoi në një vend ku nuk ia gjeti kararin shtetit , as nga ashtu e as nga kështu !!
Ky engjëll i vogël ishte " dënuar " të jetonte në një kasolle kanaçesh , ku edhe mori bronkopneumoni të rëndë . Por nuk mjaftoi vetëm kaq , edhe kur mjekimet e sotme i japin të gjitha mu ndësitë për të shpëtuar nga një sëmundje e tillë , as shteti she as pushteti nuk u bënë të gjallë pëp tiu përgjigjur lutjeve dhe thirrjeve tëherë pashershme të familjes Jahjaj nga Shullaz i Kurbinit , duke e lënë në mëshirë të fatit vogëlushen e vëgël , për të vetmen arsye se... nuk kishte familja mundësinë financiare për të paguar mjekët dhe ilacet e nevojshme .
Veç kësaj , lutjes së familjes për strehim , ministri Veliaj , iu përgjigj me një gënjeshtër të radhës dhe me gurët në trastë , pa as më të vogliën lëvizje , kundrejt hallit të math që kishte familja e ish të përndjekurit dhe ish të burgosurit politik .. Nuk ka më fjalë për ta përshkruar poshtërsinë e pushtetit dhe padrejtësinë eshtetit ku jetojmë ..
Veç ngushëllimeve për familjen , me zemër të thjyer , kushdo shqiptar i ndershëm duhet sot ti vërë gishtin kokës , para se tu besoj[ë horrave dhe mashtruesve të çfarëdo ngjyre !
Kjo vdekje akuzon shtetin qeverinë pushtetin dhe gjithfar " racash " që shijnë e hanë në kurris të popullit .
Ky engjëll i vogël edhe i vdekur thërret : Ndihmoni familjen time , ndihmoni të varfërit !


************************************

Sunday, February 15, 2015

A do te hetohen ndonjehere deshmite e Izet Haxhise kunder Sali Berishes ?





Izet Haxhia ishte truproja dhe nje nder njerezit me te afert te sali berishes . Kohet e fundit ai ka dhene disa intervista interesabte , ku e implikon direkt ish shefin e tij ne lidhje te dyshimta dhe ne grupe kriminale dhe te jashteligjshme .
Ish bodigardi Haxhia thote per vendosesit e tritolit ne intervisten per Gazeten Dita:
“Autorët e vendosjes së këtyre bombave me tritol kanë qenë ish pjesëtarë të SHIK, të ish-policisë së atëhershme e trafikantë të ndryshëm"..
Biles , zoti Haxhia thote edhe per terroriste te rrezikshem qe u priten nga berisha , si ata qe vune bombe kubder ish presidentit te Maqedonise Kiro Grigorov , ku ai thekson se :
.... U arrit deri aty sa në ’97, Berisha priti në Shqipëri grupin e terroristëve që i kishin vënë bombën Kiro Grigorovit. Ata ofruan asistencë për të prodhuar dhe vendosur bomba në rrethet e jugut e sidomos në Vlorë.
Keto dhe shume te tjera jane gjera te tmerrshme qe i ka bere nje njeri i tmerrshem , qe per te keqen e shqiptareve , vazhdon e flet akoma ne Parlamentin shqiptar ..
Mirepo , po vihet re nje indiferentizem total nga ana e prokurorise dhe autoriteteve te drejtesise ne Shqiperi dhe ne Kosove , lidhur me deklarimet e zotit Hazhia ..
Te jete kjo nje "harrese" apo "neglizhence " e rendomte , apo hezitim te drejtesiseshqiptare si gjithmon , kur behet fjale per peshq te nedhenj si ish presidenti dhe ish kryeministri shqiptar nga Vicidoli ???
A do te merret ndonjehere drejtesia me krimet e ketij syreshi ! ??

Izet Haxhia gjithashtu pohoi se në Dajt u stërvitën nga SHIK persona që u përdorën në 1997 për të vendosur eksploziv dhe për të shkaktuar terror dhe panik në popullsinë e Vlorës.
Ja nje pjese e intervistes se dhene gazetares Mira Kazazi per llogari te gazetes Dita :
Mira Kazhani: Ju folët për persona që u stërvitën nga SHIK në Dajt për qëllime terrori. Mund të thoni për çfarë u përdorën këta persona?
Izet Haxhia: Berisha dërgoi Sokol Mulosmanin në Vlorë në pranverën e ’97-ës me pjesëtarë të stërvitur nga SHIK në kampet në Dajt për akte terroriste. Ata u stërvitën për të vendosur tritol e për të shkaktuar panik në popullsinë e Vlorës. Qëllimi ishte për për t’ua hedhur fajin bandave të majta.
Në atë periudhë gjithashtu iu dërgua bandës së Kakamit një makinë e blinduar. Nëse dëshironi detaje ishte një Croma dhe qëllimi ishte për të sulmuar hotel Bolonjën në Vlorë ku qëndronin gazetarët e huaj që raportonin për gjendjen në Shqipëri, jo sipas dëshirave të Berishës.
Për këtë mund të pyesni edhe ish miq të Berishës, psh, Ylli Rakipin.
Mira Kazhani: Jeni ju gati të dëshmoni për këtë?
Jo vetëm për këtë. U arrit deri aty sa në ’97, Berisha priti në Shqipëri grupin e terroristëve që i kishin vënë bombën Kiro Grigorovit. Ata ofruan asistencë për të prodhuar dhe vendosur bomba në rrethet e jugut e sidomos në Vlorë.
Pasi nuk gjetën mbështetjen time logjistike, u detyruan të largoheshin pa kryer misionin.
Ndoshta nuk i kujtohet Berishës kush ia solli, por po ja kujtoj unë: I ka sjellë Tom Berisha, një mik personal i Saliut nga Kroacia dhe mik i Bujar Bukoshit.
Mira Kazhani: Thatë mes rreshtash më lart se dy partitë rivale kishin bandat e tyre, madje edhe vetë ju personalisht thoni se kishit logjistikë që nënkupton jo pak… Berisha apo opozita thotë që këto krime përfshirë sulmi ndaj ministrit ndodh sepse ai ka lidhje me krimin?
Izet Haxhia: Logjika thotë që po të jesh i lidhur me krimin, ky nuk ka pse të sulmon, aq më tepër nëse je mik me ta. Por edhe kur thonë të kundërtën që kjo qeveri po lufton kriminelët e për këtë qëllim po sulmohet, sipas logjikës time nuk qëndron. Grupet kriminale asnjëherë nuk kanë qenë aq të guximshëm në Shqipëri sa të sulmojnë shtetarë të lartë as kur shteti ka qenë fare i dobët.
Ndaj këmëngul që këto akte terroriste kanë një prapavijë të qartë politike dhe mbështetjen shpirtërore të ‘liderit antishtet’.
Atentati ndaj Gligorovit 1995
Atentati ndaj Gligorovit 1995
Mira Kazhani: Dmth bombat i urdhëron Berisha?
Izet Haxhia: Nuk ka nevojë sot që Berisha të thirrë vetë dikë e t’i thotë vendos bomba këtu e aty, megjithëse edhe kjo ka ndodhur në të shkuarën. Këta persona hidhen në veprime të tilla sepse iu bëhet e qartë që do të kenë mbështetjen e tij. Kur ai dëshmohet më i fortë se shteti, ata nuk e kanë frikë shtetin. Kujtoni bombat me telekomandë që u vendosën në Tropojë e që kanë vrarë me dhjetëra vetë. Financuesit dhe ekzekutuesit e këtyre akteve kanë qenë njerëz të afërt të Berishës e vazhdojnë të jenë kasaforta e parave të familjes së tij. Pa u shkatërruar mbështetja financiare e më pas ajo shpirtërore e këtyre, do vazhdojnë të plasin bomba edhe më të fuqishme.
Mira Kazhani: Drejtësia i di këto?
Izet Haxhia: Drejtësia i di këto. Unë do bëja pyetjen pse nuk vepron… Qeveria duhet të bëjë presion të përditshëm mbi të. Nëse duan të bëhet vërtet shtet. Në mënyrë të habitshme e kryen këtë presion për fukarenjtë që nuk paguajnë energjinë elektrike, por nuk bën presion politik për të çuar përpara drejtësisë këta njerëz njëherë, që me paratë e pista që kanë fituar në qeverisjen e Berishës, vazhdojnë të fitojnë edhe në qeverisjen e tanishme.
Mira Kazhani: Ju besoni se funksionon si atëherë në ’97-tën ende? Krimi politik dhe ai në përgjithësi, është sofistikuar mjaft në krahasim me ’97-tën, kur bombat e tritolit ndizeshin me fitil. Tani keni bomba të telekomanduara që pëlcasin me telefon …
Izet Haxhia: A e dini ju kur janë përdorur për herë të parë këto bomba? U përdorën tek VEFA nga një bashkëpunëtor i Gazidedes me urdhër të tij e të Berishës, për të fajësuar opozitën e atëhershme në prag zgjedhjesh. Atëherë janë vendosur nga urdhrat e Berishës. Mund të jetë ndryshe tani, por nuk besoj. U përdorën nga po i njëjti autor për të vrarë Haklajt dhe u blenë në Mal të Zi nga miku personal i Berishës dhe kasaforta e parave të tij. Për mua nuk ka asnjë dyshim që këto bomba e këto fushata terrori janë vazhdimësi e fushatave të mëparshme, përfshirë ato të ’97-ës.

Monday, February 9, 2015

U tha , u bë !



Nga Partizan Cene

Por mendoj se nuk është bërë plotësisht ashtu siç u tha !
E kam fjalën për faljen e faturave të dhanë afrofe , nga ish CEZ për kondumatorët familjarlë në Shqipëri .
Edhe para disa ditësh edhe sot ,OSHEE fal të tjera fatura aforfe . Kjo është një gjë e mirë për dy arsye . E para se përmbushet një premtim paraelektoral i qeverisë së " Rilindjes " dhe e dyta , se kështu vihet në vend drejtësi , me parimin që gjithkush të paguajë atë që ka blerë , pra që ka harxhuar .
 Mirëpo deri tani dëgjojmë se OSHE , po fal vetëm fatura për qytetarët dhe familjet në përgjithësi , dhe akoma nuk kemi dëgjuar që të falë edhe për bisnese të cilat vazhdojnë të vuajnë edhe sot  humbjet nga pagesa të paarsyetueshme dhe faturime të padrejta .  Dukeqënë se qeveria sot , po lufton informalitetin dhe vjedhjen e energjisë elektrike , i takon që ashtu të verë në vend edhe padrejtësitë në faturime tek bineset e vendit !
Pra ,pas anulimit të faturave aforfe të energjisë për 53 mijë e 900 konsumatorë, një tjetër vendim pritet të merret për t’i dhënë fund padrejtësisë ndaj abonentëve në lidhje me mbifaturimet... Shpresojmë që në këto listat e dyta të ketë vend edhe për faturat afrofe të bisneseve !
 Le të bërtasin përfaqsuesit e atyre që e  zhyti 1 miliard dollarë borxh kompaninë,OSHE ( dikurë CEZ).se gjoja po merren vendime në kundërshtim me interesat e shqiptarëve !
 Si gjithmonë ata janë kundër rrymës së ndryshimit që nuk e deshën kurrë , pasi vetëm ashtu do të mund të rimbushin xhepat e tyre kur të rikthehen ndonjëherë përsëri në pushtet !

*****************

Saturday, February 7, 2015

Çudira shqiptare




Editorial nga Partizan Cene


E "çuditshme " , pse qeveria Rama , e ndryshoi kaq vonë ligjin e vendosur në vitin 2005 nga qeveria Berisha , ku KESH -i, e kishte të ndaluar ti shiste direkt OSHE -së energji elektrike ,dhe e datyronte këtë të fundit që tia shiste  privatit , dhe pastaj ky i fundit tia shiste OSHE-së . (se kështu siguroheshin edhe paratë nën dorë për bosat ).
Në bazë të atyre ligjeve që kishte vendosur berisha , KESH i shet energji Operatorit të Shpërndarjes vetëm për të përballuar nevojat e konsumatorëve të rregulluar, si familjarët dhe pjesa më e madhe e bizneseve.
 Pra : Pse qeveria Rama u " kujtua " kaq vonë për ta ndryshuar sot këtë ligj .
E pa besuashme por e vëretetë shqiptare . Privati e merrte nga KESH , 28-38 euro për MkW, dhe e shiste tek Operatori i Shpërndarjes , sa i donte bytha ... , biles edhe dy fish shumë herë !
 Mandej , operatori i shpëendarjes ( CEZ dikurë dhe OSHE sot ia shet me çmim akoma më të lartë konsumatorit shqiptar !! )
 Këto janë çudira shqiptare , të pa praktikueshme  nga shtete të tjera dhe të neveritshme për ata që e kuptojnë sa poshtërsisht veprohet në kurris të qytetarit shqiptar !

****************8

Thursday, February 5, 2015

Mbreti i Jordanisë do të lutojë edhe personalisht kundër ISIS




Në fotografi është mbreti I Jordanisë , Abdullah i cili është zotuar se edhe vet personalisht do të marrë pjesë në bombardimet kundër ISIS .
Kjo pas publikimit të videos së tmerrshme , ku kriminelët e pashoq të ISIS , ekzekutuan me djegje për së gjalli pilotin jordanez 26 vjeçarin Muas al Kasasbeh .!
Jordania , është zotuar se do ta godasë shtetin kriminel të ISIS , me një forcë të tillë , ku nuk e kanë parë ndonjëherë . !
Nga sot SHBA , nisi dërgimin e disa avionëve në Jordani si ndihmë për të plotësuar kuadrin e plotë të flotës ajrore që Jordania po përgatit . !
Televizioni shtetëror jordanes , mbasi tregoi dhe i bëri jehonë vizitës së djeshme të mbretit Abdullah në SHBA , citoi citoi njëë gjeneral të lartë të forcave ajrore mbretësore , se Jordania nuk do ta ndërpresë luftën kundër ISIS deri sa të zhduket edhe përgjegjësi i fundit për masakrat makabre që kanë bërë !

 Nga ana tjetër , dihet botërisht se Mbreti Abdullah është një pikot i zoti dhe si i tillë i ka të gjitha përgatitjet e duhura të luftojë më avionët e kohës së sotme !

************

 Disa raporte ne mediat arabe tregojne se Monarku, edhe vete nje pilot teper i zoti, ka gjasa te marre pjese ne bombardimin ajror te pozicioneve te ekstremisteve. Te tilla pretendime vijne pak pasi ish-gjenerali u tha anetareve te Kongresit Amerikan se ishte i gatshem per hakmarrje te pameshirshme ndaj ushtrise se terrorit per vrasjen brutale te Kasasbehut, i cili u dogj i gjalle.

Mbreti i Jordanise edhe ka cituar nje personazh te Clint Eastwood-it qe thote: "Po doli ndonje horr qe guxon te me qelloje, do vras jo vetem ate, po do i vras edhe gruan e shoket dhe do ia djeg nga themelet ate dreq shtepie". Duke iu referuar vizites se monarkut ne Shtetet e Bashkuara dhe deklaratave te bera prej tij, ligjvenesi republikan Duncan Hunter tha per 'Washington Examiner' se Abdullah eshte zotuar per nje ndeshkim qe ISIS-i s`e ka pare kurre ndonjehere.

"Eshte teper i zemeruar,- rrefen Hunter. - Ka nisur mobilizimin e thote se i vetmi problem qe mund te hase gjate rruges, do te jete qe do te mbetet pa karburant e pa municion, sepse do godase deri ne plumbin e fundit".

"Eshte gati per lufte, tamam ashtu siç ishim ne pas 11 shtatorit", shton ligjvenesi amerikan.

Vrasja e tmerrshme e Kasasbeh-ut ngjalli reagime te ashpra ne mbare boten, aq edhe vete Al Kaeda e cilesoi si te papranueshme, ndersa kleriku mjaft ne ze musliman, sheiku i madh Ahmed al Tayjip i universitetit te Kajros, deklaroi se personat pergjegjes per kete akt çnjerezor duhet te vriten, te kryqezohen apo t`i shkulen gjymtyret. 

(top-channel  )

DERI KËTU ARRITËM :



Nga Partizan  Cene 


Skandaloze ! Edhe " shtëpia e findit " , pra varrezat , do të privatizohen , ose më saktë , nga sot , gjithkush që ka para , mund të hapë një varrezë private .
Këtë gjë e lejon vendimi i djeshëm i qeverisë .
Në vendimin që u mor dje, në mbledhjen e radhës të qeverisë, sqarohen të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një kompani e cila do të administrojë varrezat private. Tashmë jemi mësuar që përveç pushtetit vendor, në vendin tonë ka edhe agjenci private funerali, të cilat ofrojnë shërbimet e tyre. Vendimi pasqyron përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për varrezat private, të cilat ngrihen nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas vendimit, ngritja e varrezave private bëhet me miratim të këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe/ose të Këshillit të Ministrave. Në kushtet që subjekti privat ushtron veprimtarinë e tij në bazë të marrëveshjes së lidhur, sipas rastit, me kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore ose ministrin përgjegjës për çështjet e planifikimit urban.
Akoma nuk informohet se si do të funksionojnë pagesat dhe tarifat që do të shkojnë për këtë lloj biznesi. Modelet botërore dhe ato evropiane janë të ndryshme, por midis tyre ka edhe modele që, çdo qytetar, ashtu sikundër bën derdhjen e kontributeve për vitet e pensionit, sigurimet shëndetësore e me rradhe, duhet të derdhë nga rroga e vet edhe një pagesë mujore, për varrezat private dhe shërbimin funeral. Për një mentalitet si vendi ynë, që edhe shërbimi i funeralit paguhet nga famil Kush ka ca para mënjanë dhe ka dëshirë të investojë në një biznes të sigurt, qeveria shqiptare, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave ka lejuar ngritjen e bizneseve për varrezat private. Në vendimin që u mor dje, në mbledhjen e radhës të qeverisë, sqarohen të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një kompani e cila do të administrojë varrezat private. Tashmë jemi mësuar që përveç pushtetit vendor, në vendin tonë ka edhe agjenci private funerali, të cilat ofrojnë shërbimet e tyre. Vendimi pasqyron përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për varrezat private, të cilat ngrihen nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi...

Tani që të kaloni në " jetën e përtejme , duhet të keni shumë para më njanë !!!

 

Tuesday, February 3, 2015

Shqipëri - Kosovë , pse punët nuk shkojnë mirë ?



Nga Sako Satka

Nuk di ç"far ju mungon ,Shqiperisë dhe Kosovës që punët nuk shkojnë mirë aty ?
Të thuashu mungojnë parat.? Jo! Kjo pasi ,veteëm  nga  emigrimi, pa leri ndimat e Botës,dhe fitimet nga allishverishet, do kishin mjaftuar ta begatonin jetën e atij populli.!
Të thuash se fajin e ka klima apo  toka ?,Jo! Kemi klimë dhe tokë të bekuar, me bregdet, me male , me fusha ..
Të thuash mendjet ?Po!!
Po punojë  mendja, punon gjithë agregati njeri.
Nuk është zgjidhje, të rrallohen njerzit duke shkuar në  emigrim, që të trashen palaçot e atij kombi!
Po si more milet, nuk paska nji burrç me nerv, për atë komb?
Po a kalohet kështu jeta?


Mos kërkoni punë nëpër botë,, punë ka më shumë në Shqipëri dhe Kosovë, më shumë se çdo vend tjetër.
Duhet të ndërtohet infrastruktura, turizmi, blegtoria, prodhimi buqësor etj !
Kush nuk do ta blinte mishin me arome gjethi, që kundërmon nji kilometer larg?
Kush nuk do blinte domaten fasulen,shqiptare, që i rrit ajo tokë e bekuar.?


   Pra zgjidhja me e lehtë  e shqiptarit është te zvarritet në dhe të huaj. 

 Ikët o fshatar nga fshati, lat dierrë tokat e gjyshitdhe  babait,latë kullotate bagëtive  , dhe tani nuk shkoni ti punoni per 6 muait e beharit, të siguroni zahiren e dimrit për veten tuaj, por zini rradhën për të blerë prodhime hormoniale.

  Qytetin nuk ta merr më njeri o fshatar, po ,po mundepërpiqu të hash nga të dy krahët . Rrite një viç për 6 muaj,dhe bëje pastërma të kënaqesh në dimër në qytet. 
Bulmeti i shijshem i blegtorisë tonë, "çan bllokadën"...
Pastaj kështu rregullohet edhe problemi me shëndetin . Shkoni pastroni dhe mushkëritë ,nga plurat e makinave dhe të rrugëve.Jam i bindur se një ditë do ta kerkoni fshatin. 
Dihet,sigurishtë ,por kjo do të ndodhë sapo të filloj kapitalizmi, me ligjet dhe me egërsië, e pa tolerushme! 
   Rama, sa ka filluar zbatimin e tij. Dhe ju.nuk po gjeni vend ku të futeni,mendo kur te konsolidohet rendi. Ligjet bazë të ekonomië së tregut, pa çka per te ndodhur ather ! 
 Deri tani ju o vëllezër keni jetuar në anarshi ligjire ! 

 ...Do me kujtoni....!!

...Sako

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...