Thursday, February 5, 2015

Mbreti i Jordanisë do të lutojë edhe personalisht kundër ISIS




Në fotografi është mbreti I Jordanisë , Abdullah i cili është zotuar se edhe vet personalisht do të marrë pjesë në bombardimet kundër ISIS .
Kjo pas publikimit të videos së tmerrshme , ku kriminelët e pashoq të ISIS , ekzekutuan me djegje për së gjalli pilotin jordanez 26 vjeçarin Muas al Kasasbeh .!
Jordania , është zotuar se do ta godasë shtetin kriminel të ISIS , me një forcë të tillë , ku nuk e kanë parë ndonjëherë . !
Nga sot SHBA , nisi dërgimin e disa avionëve në Jordani si ndihmë për të plotësuar kuadrin e plotë të flotës ajrore që Jordania po përgatit . !
Televizioni shtetëror jordanes , mbasi tregoi dhe i bëri jehonë vizitës së djeshme të mbretit Abdullah në SHBA , citoi citoi njëë gjeneral të lartë të forcave ajrore mbretësore , se Jordania nuk do ta ndërpresë luftën kundër ISIS deri sa të zhduket edhe përgjegjësi i fundit për masakrat makabre që kanë bërë !

 Nga ana tjetër , dihet botërisht se Mbreti Abdullah është një pikot i zoti dhe si i tillë i ka të gjitha përgatitjet e duhura të luftojë më avionët e kohës së sotme !

************

 Disa raporte ne mediat arabe tregojne se Monarku, edhe vete nje pilot teper i zoti, ka gjasa te marre pjese ne bombardimin ajror te pozicioneve te ekstremisteve. Te tilla pretendime vijne pak pasi ish-gjenerali u tha anetareve te Kongresit Amerikan se ishte i gatshem per hakmarrje te pameshirshme ndaj ushtrise se terrorit per vrasjen brutale te Kasasbehut, i cili u dogj i gjalle.

Mbreti i Jordanise edhe ka cituar nje personazh te Clint Eastwood-it qe thote: "Po doli ndonje horr qe guxon te me qelloje, do vras jo vetem ate, po do i vras edhe gruan e shoket dhe do ia djeg nga themelet ate dreq shtepie". Duke iu referuar vizites se monarkut ne Shtetet e Bashkuara dhe deklaratave te bera prej tij, ligjvenesi republikan Duncan Hunter tha per 'Washington Examiner' se Abdullah eshte zotuar per nje ndeshkim qe ISIS-i s`e ka pare kurre ndonjehere.

"Eshte teper i zemeruar,- rrefen Hunter. - Ka nisur mobilizimin e thote se i vetmi problem qe mund te hase gjate rruges, do te jete qe do te mbetet pa karburant e pa municion, sepse do godase deri ne plumbin e fundit".

"Eshte gati per lufte, tamam ashtu siç ishim ne pas 11 shtatorit", shton ligjvenesi amerikan.

Vrasja e tmerrshme e Kasasbeh-ut ngjalli reagime te ashpra ne mbare boten, aq edhe vete Al Kaeda e cilesoi si te papranueshme, ndersa kleriku mjaft ne ze musliman, sheiku i madh Ahmed al Tayjip i universitetit te Kajros, deklaroi se personat pergjegjes per kete akt çnjerezor duhet te vriten, te kryqezohen apo t`i shkulen gjymtyret. 

(top-channel  )

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...