Thursday, February 5, 2015

DERI KËTU ARRITËM :



Nga Partizan  Cene 


Skandaloze ! Edhe " shtëpia e findit " , pra varrezat , do të privatizohen , ose më saktë , nga sot , gjithkush që ka para , mund të hapë një varrezë private .
Këtë gjë e lejon vendimi i djeshëm i qeverisë .
Në vendimin që u mor dje, në mbledhjen e radhës të qeverisë, sqarohen të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një kompani e cila do të administrojë varrezat private. Tashmë jemi mësuar që përveç pushtetit vendor, në vendin tonë ka edhe agjenci private funerali, të cilat ofrojnë shërbimet e tyre. Vendimi pasqyron përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për varrezat private, të cilat ngrihen nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas vendimit, ngritja e varrezave private bëhet me miratim të këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe/ose të Këshillit të Ministrave. Në kushtet që subjekti privat ushtron veprimtarinë e tij në bazë të marrëveshjes së lidhur, sipas rastit, me kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore ose ministrin përgjegjës për çështjet e planifikimit urban.
Akoma nuk informohet se si do të funksionojnë pagesat dhe tarifat që do të shkojnë për këtë lloj biznesi. Modelet botërore dhe ato evropiane janë të ndryshme, por midis tyre ka edhe modele që, çdo qytetar, ashtu sikundër bën derdhjen e kontributeve për vitet e pensionit, sigurimet shëndetësore e me rradhe, duhet të derdhë nga rroga e vet edhe një pagesë mujore, për varrezat private dhe shërbimin funeral. Për një mentalitet si vendi ynë, që edhe shërbimi i funeralit paguhet nga famil Kush ka ca para mënjanë dhe ka dëshirë të investojë në një biznes të sigurt, qeveria shqiptare, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave ka lejuar ngritjen e bizneseve për varrezat private. Në vendimin që u mor dje, në mbledhjen e radhës të qeverisë, sqarohen të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një kompani e cila do të administrojë varrezat private. Tashmë jemi mësuar që përveç pushtetit vendor, në vendin tonë ka edhe agjenci private funerali, të cilat ofrojnë shërbimet e tyre. Vendimi pasqyron përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për varrezat private, të cilat ngrihen nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi...

Tani që të kaloni në " jetën e përtejme , duhet të keni shumë para më njanë !!!

 

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...