Tuesday, September 21, 2010

”Propaganda , eshte traktori qe can brazden e armikut ” kjo thenie e xhaxhit Enver , gjen zbatim tek ithtaret e sotem qe na qeverisin .. !!

Nga Partizan Cene

OPINION :

Nga Partizan Cene

21/09/2010

Te gjithe shqiptaret e moren vesh .. Kjo nuk kishte si te mos ndodhte .. Zonja Topalli ka planifikuar ta beje Shqiperine me Parlament te ri dhe modern ..Jo se jemi kunder ndertimeve te godinave te bukura dhe moderne te Parlamentit dhe te ministrive etj .., por eshte momenti qe leket ,jane te pakta dhe shikojme andej kendej qe po behen shkurtime ne shpenzime ,ne buken e gojes ne shume raste ..( po hiqen njerez nga puna )..

Nuk e di po mua ne vecanti dhe besoj edhe brezit tim , u kujtohet periudha mbas vdekjes se Enver Hoxhes , ne 1985. Atehere Ramiz Alia , per ti bere qejfin Zonjes se Ve , vendosi te bente nje shtepi te tere te madhe , dhe shume moderne ,per Enver Hoxhen.Ne pamje te pare kjo mund te kishte nje fare justifikimi , pasi Enver Hoxha akoma per shume e shume shqiptar ishte idhulli , dhe me vdekjen e tij , shume prej tyre kujtuan se ky ishte fundi i Botes ..Pra qe te beje nje investim te tille ne ate kohe , me rrethanat e atij shteti , kishte nje fare llogjike , duke pasur parasysh shtetin e propagandes qe po jetonim ..

Fillimi i punimeve dhe mbarimi i punimeve te Piramides ne qender te Tiranes , u be ne kohe rekord , me pak se 2vjete . Leket u derdhen lume ... Po te shikohet keshtu; ne qender te Tiranes , u be nje ndertim modern , qe ne fund te fundit e zbukuroi qytetin .. Por ..

Ndertimi i kesaj piramide hapi nje plage me te madhe per ekonomine shqiptare ne ate kohe .Shtoi me shume mungesen e artikujve baze ne dyqane .. Rriti me shume shpenzimet ne buxhetin e rrenuar te shtetit qe po falimentonte .. Me fajale te tjra , solli me vete nje shkalle me te larte te varferise materiale ne qytet e fshat , se sa ate propagandistiko - shpirterore per poppulli ...

Ne ate kohe ne Tirane , nuk kishte nevoje per nje investim te tille , por populli kerkonte me shume mundesi jetese. Pra ta themi vence : Kendej nuk kishim buke te hanim , dhe ndertonim pallat , per ''mbretin '' e vdekur ..!!

E tille eshte pak a shume situta tani mbas me shume se 23 vjet ..

Tha nje fjale kryeministri , per buje dhe per material mediatik , dhe ....u be .! Zonja Topalli , si duket kishte kohe pa u takuar me shefin e Math, se ai gjate pushimeve , e kishte me shume mendjen tek rekordet e notit .... Se ,po te ishin marre vesh me pare , nuk do te shpenzonte , zonja Topalli nje mal me lek per ti bere rikonstruksionin parlamentit te vjeter ..E ku ta dinte ajo se cfare i shkrepte '' mbretit ''ne koke ..

Sot ajo ka planifikuar qe ti beje qejfin Shqefit .. me nje dhurate te madhe .

Por e kuptoni qe ne situaten qe ndodhet vendi sot ( flas per ate qe duket, jo per ate qe trumbetojne tellellet e qeverise ), nuk besoj se eshte e domosdoshme , te behet nje investim i tille .. Besoj se Ismail Qemali dhe flamuri , qe ai ngriti para gati 100 vjet ne Vlore , nuk nderohen me mire keshtu duke varferuar akoma me shume ekonomine e vendit . Me me shume nder do ti bente , kryeministri dhe Zonja Zhozefine , qe ne kohen kure disa te krisur deshen ti hiqnin emrin Universitetit , te mbanin qendrim , kunder ketij akti banditesk , dhe jo ta mbeshtesnin ate ashtu sic bene .!

Ne nje shtet me nikoqire ne krye , nuk do te ndermerrej nje hap i tille , te pakten tani .. Popullit nuk i duhet parlamenti , me shume se sajo qe ,ligjet qe ai nxjerr , te zbatohen me perpikmeri ..

Sot fshatareve , ne te kater anet e Shqiperise , nuk u mungon godina e re e parlamentit , por u mungon qendra shendetesore qe dikure e kane pasur . U mungon shkolla , ku mund te cojne femijet e tyre ..U mungon perkrahja sociale , te sigurojne drithin , U mungon uji i pijshem . U mungon ndihma per ti kultivuar tokat , dhe per te shitur prodhimet e tyre ..

Familjeve ne qytet e fasht , qe nuk kane asnje te ardhur dhe klasifikohen nen kuoten e varferise ekstreme , nuk duan tia dine zonje e nderuar , a ka godine te re Parlamenti apo nuk ka . Per ta do te ishte e mjaftueshme qe shteti te rriste , me pare kuoten e perkrahjes sociale , qe me ato lek te mund te marrin te pakten buken e gojes per femijet e tyre ..

Te shpenzosh sot nje shume disa milione dollare , per te bere nje gje qe ne fund te fundit e ke , mendja per popullin e thjeshte shkon ne dy gjera :

E para : Kjo qeveri ka vendose ti shkrije te gjitha burimet dhe rezervat e mundshme , me qellim qe te kete ne veprim sa me shume tendera , per tu majmur dhe pasuruar sa me shume te jete e mundur ..

E dyta : Fushata elektorale , po vjen dhe me nje shpenzim te tille do te ngelet ndonje ''kocke'' edhe per Partine ..''Propaganda eshte traktori qe can brazden armike '',thoshte Xhaxhi i dikurshem ,qe po e zbatojne keta ithtaret e sotem ..!!

Si perfundim , mund te them se kudo qe shkojme , nje ndermarrje te tille , populli e quan nje lajthitje te radhes , te qeverise dhe te Zonjes Topalli .. Me kalimin e kohes do te duket se sa e thelle eshte kjo lajthitje .. !!

cene-alb.com

Djem per miresi .. !!

Lum si ti moj Shqiperi ,
qe ke djem per miresi ,
mos e pifshe kurre me sy ...

e cdo te ndodhe
pastaj me ty ...


Partizan Cene :

Sunday, September 19, 2010

Sharlatanë..

Sharlatanë..

Esse per sharlatanet ;

nga Partizan Cene :

O djall , me atë shpallë

c' na ke dalë në k'to anë ?

Mos kërkon shok dhe ithtanë

cfarë të duhet këtu janë ..

A të duhen sharlatanë,

që lëpihen në ç'do anë,

që të perçajnë vatanë?

Ke sa të duash ne kët'

dhe...

n' at' anë ..!!

Sado të drishen e përdridhen

as një gje nuk do te hidhen

këtu i kanë sallatë

këtu do lajnë mekatë ...

dhe ...

asnjë nuk shpëton

.. gjatë ... !!

...As nga popull e as nga Atë ...!!!

Shkroi Partizan Cene

Pershtati Besa Morina - Gashi

cene-alb.com

Dritan Prifti dhe pese rreshta feiton..!

Foto – Lajm :

Nga Partizan Cene

Fotua e sotme , ka te beje me , fenomenin rekordmentin, me te madh shqiptar Zotin Dritan Prifti. Ai arriti qe per vetem disa muaj neqeveri , beri nje pasuri te deklaruar 1.8 milione euro .. dhe te pa deklaruar , vetem nje Zot e di .. Me kete ai eshte anetari me i ri i Rekordit GINES .

Prandaj edhe une bera pese rreshta feiton per te shoqeruar foton e ''fenomenit'' shqtar .Duke u bashkuar me te gjithe ata qe do ta ngushellojne , per ngeljen jashte detit te madh te kosit , une i them :

- '' BRAVO'' ma trego edhe mua si e bere.... !!

Pese rreshta fejton :

Po pse o , nuk e di Ilir Meta , qe deti u be kos , dhe ai ka nje vit , qe po kerkon lugen ne gjithe Boten dhe nuk e gjeti ..Me 1.8 milione Euro ,Dritani eshte ne rregull .. Tani e heqim ate dhe sigurojme dy gjera .. E para dhe kryesorja , erdhi koha e hirit .. Pra e hirit syve qe duhet ti hedhe elektoratit .Dhe e dyta , edhe shume kryesore : Po ndahen andej kendej koncesione . Epo dale ,se nuk i ka Dritani te gjitha trazhgimi .. Per sherbimin qe i beri Berishes ,krahas , qe u be milioner Gines ,Tani mori edhe garancine sot ,nga ky i fundit dora vete :
Berisha : - ''Mos ma ngacmoje kush Dritanin e ''Perkedhelur'' , se ka te beje me mua ... !!!E kisha anetarin me te mire te bandes ..!!!''

cene-alb.com

ILO: Ne Shqiperi te rinjte jane ushtria me e madhe e te papuneve .!


Nga Partizan Cene .

16/09/ 2010 .. Organizata Botërore e Punës (ILO), Kohet e fundit , ka publikuar nje material studimor , per punesimin ne pergjithesi . Ne te ka mjaft material edhe per punesimin ne Evrope e Ballkan dhe me konkretishte edhe per punesimin ne Shqiperi .

Simbas vleresimeve te ketij studimi , Shqiperia eshte nje vend me papunesi te madhe . Atje krahas te tjerave , theksi vendoset tek punesimi i te rinjve . Te rinjte ne Shqiperi , vuajne papunesine , sa dalin nga bankat e shkollave . Ne studim tregohet se , ka te rinj ne Shqiperi qe , qe nga dita qe kabe lindur dhe deri tani nuk e kane shijuar kurre punene .. Ky studim i terheq vemendjen qeverise , qe te bej eme shume ne kete drejtim ..

Organizata Botërore e Punës (ILO), vëren se punësimi i të rinjve në Shqipëri mbetet ende një sfidë, pasi ata që përpiqen të mbeten në tregun e punës, përballen me numrin e shtuar të të rinjve të punësuar në ekonominë informale.

“Papunësia e gjatë që në fillim të jetës e për periudha të gjata në ekonominë informale, dëmton prespektivat e të rinjve për të siguruar punë me mundësi karriere dhe me pagë të denjë”, vëren një studim i ILO-s. Sfida për punësim të të rinjve në Shqipëri, sipas ILO-s, kërkon përveç adresimit të njëhershëm të kërkesë-ofertës së punës, përfshirje të vazhdueshme të agjencive qeveritare, institucionet e tregut të punës, organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Tregu i punës

Të rinjtë në forcë punëtore përfaqësojnë rreth 41.6% të popullsisë në moshë nga 15- 29 vjeç, e krahasuar kjo me mesataren kombëtare prej 62.1%.

Nga viti 1990 tendenca e rënies së pjesëmarrjes dhe të shkallëve të punësimit vazhdoi deri në vitin 2006. Sipas ILO-s megjithë rritjen e fuqishme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shkalla e papunësisë ka mbetur në dy shifra në të gjithë periudhën.

Në 2008 shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë pune 15- 64 vjeç ishte 13.2%, ndërsa shkalla e femrave në forcën punëtore, gati 20 pikë përqindje më ulët nga meshkujt. Tipar kyç i tregut shqiptar të punës është pjesa e lartë e punëtorëve të dekurajuar, që në 2008 përbënin 16.1% të të gjithë njerëzve pasivë. Rreth 73.2% e të gjithë punëtorëve të dekurajuar janë femra.

Struktura e punësimit tregon që puna në sektorin bujqësor privat arriti pikun në vitin 2002, me 71.2% të punësimit total, për të zbritur më pas në 43.4% në vitin 2008. Një vit më vonë, të dhënat tregojnë rritje të punësimit në sektorin privat bujqësor me 14.3% dhe ulje të punësimit në sektorin publik me një pikë përqindje.

Të dhënat e punësimit, sipas aktivitetit ekonomik, tregojnë që afërsisht 45% e punëtorëve janë të punësuar në bujqësi, peshkim dhe pylltari, 11.7% në sektorin e tregtisë, 7.1% në industri dhe 8.4% në sektorin e ndërtimeve.

Punësimi i të rinjve

Pavarësisht rritjes së fortë ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës 1998- 2008, ILO vë në dukje se rritja e punësimit mbeti negativ deri në 2007, ku studimi i forcës punëtore shënoi një raport mes punësimit dhe popullsisë prej 56.4%, i cili pati rënie në 53.9% në vitin 2008.

“Kjo shkallë krahasohet në mënyrë jo të favorshme me mesataren e shkallës europiane të punësimit EU27 prej 64.4%”, thuhet në të dhënat analitike të ILO-s, sipas së cilës, krijimi i vendeve të punës në sektorin privat, pvarësisht nga dyfishimi i tij në periudhën 1996- 2008, nuk ka qënë i mjaftueshëm për të kompensuar humbjet në sektorin publik dhe në punësimin në bujqësi.

Shkallët e ulta të punësimit të femrave tregojnë mundësitë e limituara për të gërshetuar punën më përgjegjësitë familjare dhe ndofta edhe pasojë e praktikave diskriminuese në tregun e punës.

Përgjithësisht punëtorët e rinj, me arsim të ulët, dominojnë në sektorin e bujqësisë, ndërsa të rinjtë me arsim të mesëm dhe të lartë, shërbimet. Rreth 43.3% e punëtorëve të rinj fitojnë një pagë. Shkalla e të gjithë të rinjve të vetëpunësuar është 13% e krahasuar me rreth 34.5% për të rritur.

Papunësi e lartë për të rinjtë me nivel të ulët arsimor

Niveli më i lartë i papunësisë, sipas ILO-s, vihet re tek të rinjtë me nivel të ulët arsimor. Papunësia e të rinjve mbetet një sfidë, pasi gati 25% e forcës së punës të tyre ishte e papunë në vitin 2008, në krahasim me shkallën e papunësisë prej 15.3% e regjistruar për të rinjtë e BE-së në 2007.

Të rinjtë shqiptarë kanë më shumë gjasa se të rriturit që të jenë të papunë afatgjatë. Mes tyre, mbi 51% kanë arsim të detyruar, 40% të mesëm dhe 8.5% të diplomuar në universitet. Mes të rinjve me arsim të mesëm, më të rrezikuar për të mbetur të papunë janë zotëruesit e diplomave të gjimnazit, krahasuar me ata që kanë kryer një shkollë profesionale.

Një vit më parë, pikat më të larta të papunësisë u regjistruan në Lezhë me 24.3%, Shkodër me 23.9% dhe Kukës me 23.2% dhe më e ulta në Tiranë me 8.3%. Pikërisht në këto rajone ku papunësia shënon nivele të lartë, pritet që brenda tre viteve të ardhshme të punësohen 48 mijë të rinj, një qëllim i përcaktuar në projektin “Migrimi i Rinisë- Vjelja e përfitimeve dhe zbutja e risqeve”, pjesë e programit “Një OKB", me vlerë 3.3 milionë dollarë, akorduar nga fondi spanjoll.

Informacioni nevoje për përmirësime

ILO duke vlerësuar se informacioni ekzistues mbi tregun e punës në Shqipëri ka nevoje për përmirësime, pavarësisht hapave pozitivë të ndërmarra për promovimin e politikave aktive të punësimit, po ofron asistencë në forcimin e sistemit të punësimit me zbatimin e projektit të ri me vlerë 600 mijë euro, "Asistencë për forcimin e sistemit të punësimit dhe trajnimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit".

Projekti si një program multi- bilateral bashkëpunimi do të kontribuojë në zbatimin e komponentit të politikave të punësimit në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Shqipërisë. Programi mbështet Shërbimin Kombëtar të Punësimit në rritjen e kapaciteteve të tij për të hartuar, monitoruar dhe vlerësuar programet aktive të tregut të punës. Gjithashtu programi do të administrojë programe punësimi që drejtohen tek individët në rrezik përjashtimi prej tregut të punës.

Pra sic del , studimi e le zbuluar qeverine Berisha , e cila pretendon per nje te te arthme te mire per rinine shqiptare .. Ky studim hedh poshte gjitheashtu pretendimet dhe statistikat qeveritare , per punesimin ne Shqiperi ..

cene-alb.com

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...