Tuesday, September 21, 2010

”Propaganda , eshte traktori qe can brazden e armikut ” kjo thenie e xhaxhit Enver , gjen zbatim tek ithtaret e sotem qe na qeverisin .. !!

Nga Partizan Cene

OPINION :

Nga Partizan Cene

21/09/2010

Te gjithe shqiptaret e moren vesh .. Kjo nuk kishte si te mos ndodhte .. Zonja Topalli ka planifikuar ta beje Shqiperine me Parlament te ri dhe modern ..Jo se jemi kunder ndertimeve te godinave te bukura dhe moderne te Parlamentit dhe te ministrive etj .., por eshte momenti qe leket ,jane te pakta dhe shikojme andej kendej qe po behen shkurtime ne shpenzime ,ne buken e gojes ne shume raste ..( po hiqen njerez nga puna )..

Nuk e di po mua ne vecanti dhe besoj edhe brezit tim , u kujtohet periudha mbas vdekjes se Enver Hoxhes , ne 1985. Atehere Ramiz Alia , per ti bere qejfin Zonjes se Ve , vendosi te bente nje shtepi te tere te madhe , dhe shume moderne ,per Enver Hoxhen.Ne pamje te pare kjo mund te kishte nje fare justifikimi , pasi Enver Hoxha akoma per shume e shume shqiptar ishte idhulli , dhe me vdekjen e tij , shume prej tyre kujtuan se ky ishte fundi i Botes ..Pra qe te beje nje investim te tille ne ate kohe , me rrethanat e atij shteti , kishte nje fare llogjike , duke pasur parasysh shtetin e propagandes qe po jetonim ..

Fillimi i punimeve dhe mbarimi i punimeve te Piramides ne qender te Tiranes , u be ne kohe rekord , me pak se 2vjete . Leket u derdhen lume ... Po te shikohet keshtu; ne qender te Tiranes , u be nje ndertim modern , qe ne fund te fundit e zbukuroi qytetin .. Por ..

Ndertimi i kesaj piramide hapi nje plage me te madhe per ekonomine shqiptare ne ate kohe .Shtoi me shume mungesen e artikujve baze ne dyqane .. Rriti me shume shpenzimet ne buxhetin e rrenuar te shtetit qe po falimentonte .. Me fajale te tjra , solli me vete nje shkalle me te larte te varferise materiale ne qytet e fshat , se sa ate propagandistiko - shpirterore per poppulli ...

Ne ate kohe ne Tirane , nuk kishte nevoje per nje investim te tille , por populli kerkonte me shume mundesi jetese. Pra ta themi vence : Kendej nuk kishim buke te hanim , dhe ndertonim pallat , per ''mbretin '' e vdekur ..!!

E tille eshte pak a shume situta tani mbas me shume se 23 vjet ..

Tha nje fjale kryeministri , per buje dhe per material mediatik , dhe ....u be .! Zonja Topalli , si duket kishte kohe pa u takuar me shefin e Math, se ai gjate pushimeve , e kishte me shume mendjen tek rekordet e notit .... Se ,po te ishin marre vesh me pare , nuk do te shpenzonte , zonja Topalli nje mal me lek per ti bere rikonstruksionin parlamentit te vjeter ..E ku ta dinte ajo se cfare i shkrepte '' mbretit ''ne koke ..

Sot ajo ka planifikuar qe ti beje qejfin Shqefit .. me nje dhurate te madhe .

Por e kuptoni qe ne situaten qe ndodhet vendi sot ( flas per ate qe duket, jo per ate qe trumbetojne tellellet e qeverise ), nuk besoj se eshte e domosdoshme , te behet nje investim i tille .. Besoj se Ismail Qemali dhe flamuri , qe ai ngriti para gati 100 vjet ne Vlore , nuk nderohen me mire keshtu duke varferuar akoma me shume ekonomine e vendit . Me me shume nder do ti bente , kryeministri dhe Zonja Zhozefine , qe ne kohen kure disa te krisur deshen ti hiqnin emrin Universitetit , te mbanin qendrim , kunder ketij akti banditesk , dhe jo ta mbeshtesnin ate ashtu sic bene .!

Ne nje shtet me nikoqire ne krye , nuk do te ndermerrej nje hap i tille , te pakten tani .. Popullit nuk i duhet parlamenti , me shume se sajo qe ,ligjet qe ai nxjerr , te zbatohen me perpikmeri ..

Sot fshatareve , ne te kater anet e Shqiperise , nuk u mungon godina e re e parlamentit , por u mungon qendra shendetesore qe dikure e kane pasur . U mungon shkolla , ku mund te cojne femijet e tyre ..U mungon perkrahja sociale , te sigurojne drithin , U mungon uji i pijshem . U mungon ndihma per ti kultivuar tokat , dhe per te shitur prodhimet e tyre ..

Familjeve ne qytet e fasht , qe nuk kane asnje te ardhur dhe klasifikohen nen kuoten e varferise ekstreme , nuk duan tia dine zonje e nderuar , a ka godine te re Parlamenti apo nuk ka . Per ta do te ishte e mjaftueshme qe shteti te rriste , me pare kuoten e perkrahjes sociale , qe me ato lek te mund te marrin te pakten buken e gojes per femijet e tyre ..

Te shpenzosh sot nje shume disa milione dollare , per te bere nje gje qe ne fund te fundit e ke , mendja per popullin e thjeshte shkon ne dy gjera :

E para : Kjo qeveri ka vendose ti shkrije te gjitha burimet dhe rezervat e mundshme , me qellim qe te kete ne veprim sa me shume tendera , per tu majmur dhe pasuruar sa me shume te jete e mundur ..

E dyta : Fushata elektorale , po vjen dhe me nje shpenzim te tille do te ngelet ndonje ''kocke'' edhe per Partine ..''Propaganda eshte traktori qe can brazden armike '',thoshte Xhaxhi i dikurshem ,qe po e zbatojne keta ithtaret e sotem ..!!

Si perfundim , mund te them se kudo qe shkojme , nje ndermarrje te tille , populli e quan nje lajthitje te radhes , te qeverise dhe te Zonjes Topalli .. Me kalimin e kohes do te duket se sa e thelle eshte kjo lajthitje .. !!

cene-alb.com

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...