Wednesday, August 29, 2012

Çobanët kasapë !!



Fabul në vargje nga Partizan Cene
Poterja  e madhe  ,
dëgjohej që larg ,
 bagëtitë  po mblidheshin,
në stan, për darkë ..

Në rrugë aty ,
përballë stanit ,
u vanë sytë
tek  thika e çobanit ..

Por sa ngritën kokën ,
vetëm për një çak
panë çoban kasapin
i "lyer" në gjak ..!

- Oooboobo moj shoqeni ,
patë a më bënë sytë .
Varur në çengel ,
mu duk si shoqja shytë ..!!

- Jo jo nuk tu duk ,
por ashtu është vëretë ..
Ne të gjorat dele
ç 'heqim në kët jetë ..

- Oooboobo kam frikë ,
tha një e vogël shqerkë ,
se sonte shytën për darkë ,
mua nesër për drekë ..

- Aaa sa frikacake , u hodh
një dash leshtorë ..,
çobani po të dojë
ju ka të gjitha në dorë .,.

Sado që të fshihesh
e të përpëlitesh
në mos sot moj syçkë ,
nesër do të piqesh ..

- Eeeh , sa i pa shpirt
dhe ti dash efendi,
nuk e kuton që radhën
do ta kesh dhe ti ??

Po nuk bëmë gjë ,
po nuk ngritëm  zënë
Këta çoban kasapët,
në thikë do na vënë ...

Pa çka se dhe ti dash burracak ,
flet dhe e mbron ,
ashtu si ne edhe ti ,
nga thika nuk shpëton ..

Hajde të gjithë bashkë ,
të blegërimë ,ti mëshojmë zërit ,
se nesër do të jetë vonë ,
ti shpëtojmë satërit ..

- Hahahaha .. E pastaj do shpëtojmë
nga thika e çobanit
duke blegëritë ne, delet,
tek dera e stanit ..!!

A nuk ishte ky çoban pa shpirti ,
kur i vuri në sa'atër *..
jo një e nga një por
edhe bashkë   katër ..

Se i kishin shkuar gafil ,
po po , katër për një herë ,
i prishën qetësinë , ..
dhe i blegërinë në derë .. !!

* thertore (turq e vjetër  ka kuptimin e vendit të ekzekutimit )

Partizan Cene
Gusht 2012 ..
Kjo fabul , koshion me 21 Janarin 2011 , ku policia e shtetit shqiptar , vrau katër djem e burra , dhe plagosi dhjetra të tjerë .në demostratën e madhe popullore opozitare . Deri sot akoma nuk është vënë në vned drejtësia !!

Sunday, August 26, 2012

Prelud



 PRELUD


 Gjumin shpesh ta prishte ..

  një ëndërr si në përrallë

një merak , një brengë ,


sillte zemrën vërdallë ..



Dhe ja  dita e bekuar ,

dhe e larë me flori,

solli engjëllin që doje

edhe unë edhe ti ..


Një jetë që rritet ,

një ëngjell , një diamant

një kënaqësi ,një prelud..

 Qiell i tërë me briland...


Një levizje e vogël

nga brenda barkut thellë,

 një përshëndetje e ëmbël

nga ajo , jeta që sjellë ..


Dhe gjithshka , e vërtetë

 nuk është më ëndër ,
        jo  përrallë,

 ndaj ,
një minut kur mungoni ..

kam mall ....shumë mallë !!!


Partizan Cene  26/08/2012 ora 14 :  43

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...