Wednesday, May 26, 2010

26-ta e frikshme dhe e tersshme per gjithe shqiptaret .. !!


Nga Partizan Cene

Si sot , por me nje ndryshim te vogel , se sot eshte e merkurre dhe atehere ishte e diel , mbushen fiks 14 vjet , nga dita e zeze , e politikes dhe politizimit shqiptar .. Data e 26 majit 1996 , do te ngelet ne kujtesen e cdo qytetari shqiptar , i majte apo i djathte , i vjeter apo i ri , grua apo burre , i thjeshte apo me detyre .., si dita kure demokracia ne Shqiperi , u gjunjezua dhe u perdhunua , ne menyre kriminale dhe makabre ..

Duke krijuar ne Shqiperi nje pamje te genjeshteret ,te gjendjes ekonomike , me ane te , pasurimit fiktiv nga firmat piramidale , te nxitura dhe inkurajuara nga shteti , , pushteti i atehershem , vendosi qe tu hedhe edhe hi syve , shqiptareve , duke bere vjedhjen dhe tjetersimin e votes se tyre .. Kaq i dukshem ishte kjo baderdi sa , ne disa kuti votimi , ose ne pjesen me te madhe te tyre ,numri i votuesve qe kishin votuar ishte dy deri tre here me i madh .. Me kujtohet ne disa qendra votimi ne Vlore, Fier dhe Kavaje . qe pata rastin te shikoj , ate darke te 26 majit 1996.. ”anetaret e komisioneve ” perpiqeshin qe te pakten te ruanin nje perputhje qe te mos kishte me shume vota ne kutite e ”pasuruara” dhe fryra , se sa votuesit qe ishin shenuar dhe rregjistruar .. Psh ne Vlore , ne qenden ku une edhe ”votova ”, po perpiqeshin te gjenin nje tjeter model procesverbali , me qellim qe te vendosnin me shume njerez te rregjistruar se nuk kishin sec tu benin fleteve pro ”demokracise ” qe ishin ne kuti … Hahahaha .. Dhe ne disa raste , ne Kavaje psh , aty ku votuan edhe shume te aferm te mi ne kete qytet , i kishin gati te fotokopjuara , por te pa mbushura , procesverbalet rezerve .. ”per oren e hallit ”.. hahaha ..

Ne darke Komisioni , ne menyre te cuditshme , dha nga ora 10 e darkes rezultatet paraprake ..: PD 92% dhe PS 5%.. te tjeret , 3%….

Kjo qe tha komisioni , ishte nga brenda perbrenda folese se ”demokracise”dhe me rekomandim nga ” mbreti” i vete shpallur ., pasi ne te vertete .. rezultati duhet te ishte ; PD deri ne ; 198% dhe PS minus – 102%…. hahahahaha .. te tjeret le te ngroheshin ne diellin e pranveres me te nesermen e 27 mait … Prape neser dite kishte .. !!(anetare te KQZ dhe drejtues ishin : Kreshnik Spahiu, Ilir Rusmali e Genc Bektashi… Kuptojeni tani ..!!)

E sjell me humor , por brenda ndjej nje shqetesim .. Ashtu si une edhe shume e shume shqiptare te tjre po e ndjejne se edhe tani poilitka e ndjekur nga qeverisja e Sali Berishes eshte e njejte pa asnje ndryshim .. Ajo qe ka ndryshuar eshte vetem menyra , me e kamufluar e vjedhjes se votimeve .. Une kam te fotografuara dhe te filmuara shume shkelje flagrante , shume veprime te dyshimta , shume deklarime dhe mbi te gjitha , shume fakte te shkruara qe e vertetojne me se miri ate qe kerkon sote opozita .. per zgjedhjet e 28 qershorit ;; transparence dhe mesim nga gabimet .. Por ne Shqiperi i thone ,nje fjale popullore : ” Ujku edhe ne dhokan *nuk e leshon delen nga goja …”

Pra ne kuader te asaj qe ne vazhdojme qe ti bejme temena Ujkut , duke kujtuar se ka ndryshuar , ai po e shtrengon akoma me me dhembe , qafen e deles popull .. sic jemi ne ..

26 maji i 1996 , eshte jo vetem nje deshmi e dhunimit masiv te votes , por une do te thoshja edhe i nderit te kombit tone , pasi besa qe i kishte dhene populli yne Berishes , Pashkos , Meksit , Shehut Hajdarit etj u konvertua ne celik dhe kamxhik ne duart e shtetit kunder vete popullit qe mbas dy ditesh u cua ne revolte per te kundershtuar per te paren here , mashtrimin dhe vjedhjen qe i ishte bere atij vete ..!!,

Jubileu i pervitshem i asaj dite , nuk duhet ti trembe shqiptaret por me shume ti kujtoje dhe ti zgjoje nga gjume , letargjik i propagandes se fildishte qe po ben cdo dite qeveria e tanishme e ish-eve te frikshem … !!

*Dhokan = Cark .. kjo fjale eshte nga greqishtja , qe perdoret rendom ne Shqiperine e jugut

Tuesday, May 25, 2010

Erdhi radha te shpertheje tullumbacja e kavalierit Italian .. !

Editorial , ne cene-alb.com

Nga Partizan cene

Erdhi radha te shpertheje tullumbacja e kavalierit Italian .. !! Qeveria Italiane , masa te rrepta dhe te renda per te dale nga kriza .. !!

Po shfryn edhe tullumbacja Itali .. Analistet ekokonomike amerikane dhe evropiane , kane paralajmeruar qe disa muaj me pare qeverine Berluskoni , se gjendja e ekonomise italiane eshte ne faze jo te kendshme ..

Qe te mos kete fatin e Greqise , me ne fund , po e kupton edhe qevria , berluskoni se gjendja e ekonomise sa vjen dhe keqesohet .. Qeveria , sot ka planifikuar te paraqese nje sere masash qe do te mund te ndalojne te pakten , renien e metejshme te ekonomise , ose humjet te mund te minimizohen ..

Masa e pare ,endohet se do te jete nje ndihme , e menjehershme , familjare , me qellim qe te mund ti japi pak me shume ton tregut , ne pergjithesi , duke filluar nga blerjet e zakonshme familiare .. Kjo pakete eshte ne masen 24 milione euro , dhe do te jete vetem per familjet ne shume nevoje ..

Ne pallatin Kitzi, sonte ne darke do te diskutohet nje pakete e plote masash ekonomike .. Pra disa ditesh dhe shume here me pare , kryeministri Berluskoni , kishte perjashtuar cdo mundesi per masa te tilla , te cilat jane karakteristike ,per nje ekonomi ne krize .. Por fjalen krize nuk e permend kush ne Itali , vec opozites .. Bile Kavaliere ne nje prononcim te disa diteve me pare , e kishte sulmuar nje gazetar duke i then se krizen e keni ju ne mendje .. Por sic shihet e kishte edhe vete Berluskoni ne mendje ..!!

Ministri i Ekonomise se Italise zoti Xhulo Tremonte , sot paradite ka bere nje takim me drejtues te pushtetit lokal , ku u ka bre te ditur shume nga masat qe pritet te marre sonte qeveria .. Nje mase e rendesishme eshte edhe shkurtimet per finncimet e pushtetit lokal , gje qe ka marre kundershtime nga shume eksponente te pushtetot lokal , edhe nga ata te partive te opzites , por edhe nga vete perfaqesuesit lokale qe mbeshteten nga partite e koalicionit qeverises ..

Mendohet , qe sonte ne pakete , nje mase te jete edhe prerja e rogave , per ministrat dhe kryetaret ne pushtetin lokal , ne masen 10 %.. Me kete mase qeveria Berluskoni , do qe te ule zemerimin qe do te kene ne popull , masat e tjera drastike qe do te merren , ,per gjithe jeten ekonomike te vendit .. !!Pra , ulje pensionit te pensionisteve , ngrirje te pagave per nje vit , ne te gjitha nivelete , rritje te koeficentit te pageses per pasurite e tundshem dhe te patundshme , apo ulje ose heqje te shperblimeve dhe bonusve , ekstra .. etj .. !!

Mendohet se deficiti buxhetor i Italise eshte disa here me i madh nga sa deklarohet 7.2%, edhe kaq shume i madh dhe i papranueshem per nje vend te BE..Mos pagimi i taksave , dhe tatimeve , ne Itali , mendohet se i kushton Italise gati 120 miliarde dollare , ne cdo vit .. !!

Ne nje prononcim flesh Xhani Letta , zv minister i Financave , tha se behet fjale per masa shume te ashpra , dhe te menjehereshme ..

Sindikatat e medha qe nga ”Cgil”, e te tjera , kane paralajmeruar per pershkallezim te protestave te tyre .. !!

Me te gjitha keto kuptohet qarte se po dalin ne dukje , paralajmerimet e bera dhe te hedhura poshte nga Berluskoni , qe e renditnin Italine ne 4 vendet me te prekura nga kriza dhe ne prag falimentimi , nqs nuk mori masa te menjhershme dhe drastike .. Pra jane ne radhe Greqia , Irlanda , Portugalia , Italia dhe me pas vjen Spanja .. Berluskoni e ka injoruar gjithemone nje liste te tille .. Por tullumbacja pa cahet .. Sonte me 25/05/2010 ,pritet deklarimi dhe miratimi i masave , shume te ashpra , te pa para qe nga vitet 1950….!!
www.cene-alb.com

Sunday, May 23, 2010

Zhvillim dhe rritje , apo piramidizim dhe propagande ??


Nga Partizan Cene .. !

E di qe fjala piramide , apo piramidizim , i tmerron shqiptaret , sa e degjojne .. Kjo u sjell nder mendje , periudhen e ”arte 1992 -1996, ku kalohej jeta neper kafenera , por nga ana tjeter ,te pasur ne letr , nga leket qe kishin hedhur , tek ” Vefa ” Gjalica ” ” Sudia ” etj ..

Vec kesaj kujtojne edhe propaganden e atehershme te qevrise , ku Shqiperia po pesonte nje bum te madh ekonomik , ku firmat e ”fuqishme ” te mesiperme dhe te tjera si ato po i pasuronin shqiptaret , me leke nga asgjeja .. !!

Mirepo gjerat tani kane ndryshuar , dhe nuk mund te behet nje krahasim i tille, kaq i thate i asaj kohe me kete kohe ” te arte ” qe po jetojne sot shqiptare, simbas qeverise dhe propagandes se saj ..!

Mora shkak qe ta shkruaj me kete titull kete shkrim , nga nje njoftim ne shtyp , se qeveria ka nxjerre ne shitje nje Bond 400 milione euro .. Kjo nuk perben ndonje gje te madhe si metode , pasi edhe dhume shtete te botes , e praktikojne si menyre per te gjetur burim parash , hua me perqindje , te tregut .. Mirepo me beri pershtypje qe qeveria , dhe mazhoranca ne paralament , ne meyre te fshehte , ka bere ndryshimin e ligjit , qe i jep te drejte qeverise me sekseret e saj, te rrise oferten per perqindjen e Bondit , nga 7.5% ne 8.5%.. Vetem kjo rritje e ”vogel” i kushton per 5 vjet takasapaguesve shqiptare , 20 milion e euro me shume ..

Por prape nuk do te perbente ndonje lajm kjo gje , po te mos shikonim se vende te tjera si ; Kroacia fqinje , Cekia apo Polonia , qe kane ekonomi me te konsoliduar dhe me te qendrueshme , se ne , e kane shtyre shitjen e Bondit financiar per me vone , kure tregu te stabilizohet ..Por Shqiperia , ben insistim , ne tregjet evropiane dhe boterore te finances , qe ta shese sa me shpejte bondin e saj 400 milionesh …!!

Pra ketu qendron puna ..Kemi nevoje emediate per para .. Arka e shtetit eshte bosh ose , te pakten nuk ka mjaftueshem para te likuidoje ..Prandaj Kuvendi dhe qevria , msheftas dhe me nje shpejtesi maramendese , kur e pane qe bondi nuk po shitej dhe u duhen para urgjent , ndryshuan tavanin me nje perqind per larte , me qellim qe te joshe bleresit ti japin borxh Shqiperise , me kete perqindje me te larte .. Si duket kjo ka ardhe edhe si kerkese e dy seksereve te qeverise ; Deutsch Bank , dhe J.P.Morgan ( kujtoj qe kjo e dyta , paraqet shume frike per tregjet boterore , pasi ka probleme likuidimi )..!

Po pse qeveria kerkon me insistim , borxhe kaq te medhaja dhe kaq te shtrenjta , kure deklaron se , ja kemi hedhe krizes dhe se kemi nje rritje dhe zhvillim ekonomik te larte ?? Duhet te kete nje shpjegim , kur dificiti buxhetor , simbas INSAT, eshte rritur deri ne 210 % ne nje kohe qe ne gjithe Evropen behet thirrje qe deficiti i cdo vendi te mbahet ne kuaota te uleta , pasi aty fillon kancerizimi i gjithe rrjetit ekonomiko financiar te nje vendi .. !!( Kujtojme ketu Greqine , qe nga 3.2% qe ishte e lejueshmja , arriti ne nje deficit 15.4%, duke shkuar ne prag falimentimi si shtet jo me si ekonomi , se ka falimentuar )

Insistimi i qevrise ka vetem nje emer .. Deshtim .. Pra kane deshtuar te gjitha te ashtuquajtuara reforma ne ekonomi dhe finance , deri aty sa arka e shtetit eshte frikshem bosh .. Dhe qeveria e Zotit Berisha dhe Zotit Meta , ka perdorur deri tani variantin , e njohur per shqiptaret, ”..merr nga njeri per te likujduar te parin .. ”.. !!

Kjo behet per shume aresye . Une nuk do ti futem asaj qe, pjesen me te madhe te parave qe vijne nga jashte apo, qe paguajne taksapaguesit shqiptar , e vjedhin te korruptuarit , por do te theksoj nje gje qe duket qarte , Pa mundesi per ndertime dhe vepra te tilla ne te njejten kohe ..

Pra le te vemi me llogjiken e Qevrise sone , dhe te themi , se ne fund te fundit , parate jane perdorur per te rritur dhe zhvilluar ekonomine , dhe mire qenien e vendit .. Atehere me lind e drejta te perdor ketu shprehjen , shqiptare qe : ” Mos i shtri kembet jashte jorganit ” .. !!Ne si Duket kete kemi bere si shtet deri tani , qe kure e ka marre pushtetin e djathta dhe Zoti Sali Berisha . Kemi hapur aq pune dhe kantiere sa nuk kemi mundesi ti investojme apo , ti japim tek te tjeret ti investojne .. Kjo ka vetem nje emer .. Keqqeverisje , ose ndryshe keq administrim ..Kjo metode , duke hapur pra kantjere dhe duke i lene pergjysme , eshte shume e gabuar dhe e pa pranuaeshme per ekonomi te medha ,dhe jo me per gjera te brishta si ekonomia shqiptare ..
Kjo metode , eshte burim i pa shtershem i korrupsionit , dhe pragu i pare i falimentimit te nje vendi .. Keshtu e kemi pesuar dhe po e pesojme ne tani ..

Po mund te pyese kush se pse zoti Berisha dhe qevria e tij po ndermerr nje hap te tille ..Pergjigja eshte e thjeshe : per aresye perfitimi dhe ego politike ..Duke e ditur te keqen e madhe qe i shktoi vendit Berisha me firmat Piramidale deri ne ngjarjet e vitit 1997 , ai e di se ne Shqiperi , per pjesen me te madhe ishte i padeshirueshem .. Me dhuraten qe Nano dhe Meta i bene ne 2005 , duke e bere kryeminister te vendit .. ai kishte rastin me te arte , te perjetesonte pushtetin .. Por ne nje shoqeri demokratike , sic pretendojme ne se kemi , ai nuk mund ta mbante , pushtetin pa gjetur nje menyre te kamufluar imponimi per shume shqiptare ..( Vec metodave shtrengeese te cilat nuk jane objekt i ketij shkrimi )..Dhe gjeti menyren e Propagandes se shfrenuar .. Por qe te besh propagande duhet te keshe edhe nje baze te kristalte ne dukje , qe tu thuash te tjreve , qe e shikoni cmund te bej une ..

Dhe per ta realizuar kete , nen moton. ” e gjithe Shqiperia nje kantier” , inauguroi dhe filloi kudo rruge dhe ndertime , qe edhe vete e dinte se ose nuk do te mbarojne kurre sa te jete ai ne pushtet , ose nuk do te kete mundesite financiare , qe te investoi ne perfundimin e tyre .. Por ketu per te me e rendesishme nuk ishte kjo se sa efekti qe do te bente , smbas tij , tek shqiptaret ..Ben perjashtim ketu rruga Durres – Kukes , pasi ajo ishte ne projekt dhe ne plan qe te behej , dhe ne kete kuader per Sali Berishen , ishte rasti i madh per tu cimentuar me propaganden e tij ne pushtet ..!!

Dhe tani ne mandatin e dyte te dyshimte qe mori ,keto veshtiresi per investim jane kthyer ne makth per qevrine e tij .. Dhe ka gjetur rrugen e shkurter , bile driteshkurter , do te thoshja une , te marre borxh nga kushdo qe mund te jape , me cfaredo perqindje .. !!Me keto para do te likujdoje borxhet e marara me pare dhe apstaj do kerkoje me tutje borxh te likujdoje keto qe merr tani e keshtu vazhdon … !!

Loja per shume ekonomiste eshte e kuptueshme dhe nuk ja vjen qe une te zgjatem .. por varianti qe ka zgjedhur ose me sakte qe eshte detyruar te zgjedhe tani Berisha dhe ministri i tij i financave R.Bode , eshte ne dukje varianti i ”Piramidizimit ” te ekonomise shqiptare pa me te voglin dyshim ..Te gjithe sa thoten per rritje dhe per zhvillim etj , jane me nje baze te rerete qe po nuk u gjeten per nje caste parate ne kohe , do te rrezohen menjehere si mite te genjeshterta ..

Ketu ka fajin e saj edhe opozita , pasi me te gjithe keta muajte qe nuk ka marre pjese direkte ne jeten politike paralmentare u ka dhene dore , prishesve dhe shperdoruave , te parave te popullit shqiptar ..Mjegulla e krijuar , nga mos funksionimi i shume komisioneve , ben qe Kryetarja e paralamentit dhe kryeministri , ti bejne gjerat ashtu si u shlkon per shtat atyre dhe jo si i duhen vendit ..!!

Propaganda si mjeti numer nje i piramidizimit .. me duket se nuk ka dhene rezultat .. Edhe nisma ”Shqiperia 1 euro ” , si mjet joshes nuk doli gje , se shume investitore , e dine mire dhe e shikojne gjendejn e vertete ne Shqiperi , ndaj nuk i impresionon propaganda , por vetem fitim .. Keshtu qe Paralamenti i Zonjes Topalli dhe qevria e Zotit Berisha , kane gjete variantin e fshejes se gjerave , si ne rastin e ngritjes se tavanit te perqindjeve ,per tu rritur fitimin borxhdhenezve , duke menduar keshtu se do te eleminojne panikun nder investitoret e huaj .. Por gabojne .. Ne shume Gazeta nderkombetare , ekonomike ose jo , gjithemone i behet autopsi te gjitha ekonomive te vendeve , dhe nuk mund te shpetoje Shqiperia ..

Me a pakta qe mund te beje Berisha dhe qevria e tij eshte qe te beje racionalizimin e ekonomise dhe te financoje aq sa ka mundesin dhe mos ta zhyta vendin ne qorrsokak te tipit Grek , se qe tani eshte vone .. Po neser ??? Per qevrine .. ka Perendia per neser … !!

Saturday, May 22, 2010

Marrdheniet Turqi – Greqi , mbas vizites se Erdoganit ne Athine ..


Nga Partizan Cene

Te gjithe e dime tashme se , me uljen e siparit te vizites se kryeministrit Turk ne Greqi , kjo e fundit , ka fituar nje fare terreni per sa i perket ankthit te perhershem te frikes nga Turqia ..

Vizita e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan në Athinë u cilësua si vizitë historike nga te dy palet . Në këtë vizitë, te dy shtetet fqinje te Egjeut , konfirmuan , hapur vullnetin e tyre politik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe .Kjo u tregua fuqishem edhe ne nënshkrimin e 21 marrëveshjeve në fushat e ndryshme si në ato të turizmit, energjisë, mjedisit, tregtisë dhe luftës kundër emigracionit të jashtëligjshëm. Përveç kësaj , me shume rendesi ishte edhe ajo qe ; u bë e ditur se do të hiqen vizat mes Turqisë dhe Greqisë për pasaportat e jeshile dhe do të lehtësohen procedurat për vizat turistike.

Turqia -Greqia gjatë historisë , kane pasur marredhenie te cilat , janë karakterizuar nga një grafik i paqëndrueshëm. Ka pasur periudha kur të dyja vendet i janë afruar pragut të luftës. Kjo është edhe arsyeja që problemet mes Turqisë dhe Greqisë zënë një vend të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të të dy vendeve. Problemi madhor dhe më i rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Greqi është problemi i Qipros, i cili vazhdon që prej vitit 1955, vit kur Qiprua u be shtet i pamvarur ..Me vone , me ngjarjet e vitit 1974 , ku mbas nderhyrjes se turqise , ishulli shtet i Qipros u nda , marredheniet midis Turqise dhe Greqise , kaluan ne nje sere acarimesh shume te mprefta , bile edhe ne gjendje lufte , te here pas hereshme ..!!Megjithese te dyja jane vende te NATO-s , ky tension i ka ndjekur ne menyre te vazhdueshme .. !!

Një problem tjetër që zë vend mes çështjeve themelore per të dy vendet është edhe problemi i Egjeut. Siç dihet problemi i Egjeut përbëhet nga 4 probleme të ndryshme të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Ndër këto bën pjesë edhe problemi i përcaktimit të kufijve detarë dhe të platformës kontinentale, gjerësia e ujërave territoriale, kontrolli i hapësirës ajrore dhe armatimi i ishujve në Detin Egje nga ana e Greqisë. keto jane me te vertete dhimbje koke e perhereshme per te dy shtetet ..

Në të kaluarën janë bërë disa iniciativa Me qëllim afrimin e Turqisë me Greqinë, shpesh here edhe ne te kaluaren jane bere nje sere perpjkejesh , ne nivele te ndryshme .Mirepo kjo nuk ka qene e thjeshte.Paragjykimet që ekzistojnë mes dy vendeve, çdo herë janë pasqyruan negativisht në përpjekjet për realizimin e këtij afrimi. Para së gjithash në Greqi për një kohë të gjatë ekziston “Sindroma e Qipros” dhe se ka shqetësime se nderhyrja e Turqise ne Qipro ,me 1974, qe nga kjo e fundit quhet ” Operacion Paqesor”ne Qipro , do të mund të përsëritet ndaj turqve që jetojnë në Thrakën Perëndimore.

Turqia tashmë e ka dëshmuar se ajo nuk është agresore dhe ekspansioniste., te pakten nga deklaratat dhe theniet ne nivele te larta ushtarake , dhe politike ..

Ka dhe nje problem tjeter te mprefte : Shumica e akademikëve dhe politikanëve grekë e shohin Detin Egje si një det grek duke injoruar kështu të drejtat dhe interesat e Turqisë në Egje. Po keshtu edhe akademiket turq , bejne ne shume raste te njejten gje ..Mirepo Greqia , ka nje shikim standart , duke e etiketuar gjithemone cdo veprim te Turqise si veprim ekapnsionist .. Avionet turq here pas here , patrullojne dhe shkelin territorin ajror grek .. Kjo e rrit edhe me shume tensionin ..Por duke mos i menjanuar edhe provkimet e mundshme nga qarqe te caktuara ushtarake turke ,për arsye të pretendimeve të Ankarasë për të drejtat e saj në Detin Egje, disa rrethe në Greqi shpesh e akuzojnë Turqinë për politikë ekspansioniste drejt Perëndimit. Ndërsa zhvillimet në kuadër të problemit të Qipros ndihmojnë që paragjykimet në lidhje me Turqinë të mbijetojnë dhe të jenë të freskëta në opinionin publik grek. Kjo vizite , dha nje shrytje per mire ne kete drejtim .. duke e ulur shume edhe tensionin , dypalesh .. !!

Greqia me vite me radhë ka bërë harxhime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes. Per kete ka influencuar ajo se e ka perceptuar Turqine si shtet agresiv .Pjesa e ndarë për harxhime në fushën e mbrojtjes arrin në nivelin e 5,6% të të ardhurave kombëtare bruto të Greqisë. Kjo përqindje është afërsisht sa dyfishi i mesatares së harxhimeve për mbrojtjen në vendet anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.Pra e rrenon Greqine ekonomikishte .. Edhe ne kete drejtim kjo vizite , ben nje rregullim per mire te gjerave ..

Paragjykime ndaj Greqisë ekzistojnë edhe në opinionin publik të Turqisë. Besohet se Greqia, e cila pas tërmetit të madh të vitit 1999 në Turqi u shfaq me slogane miqësie dhe nisi të theksojë se e përkrah anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Por opinoni turk , mendon se Greqia nuk eshte shume e sinqert ne kete ceshtje .. Në opinionin turk është mjaft i përhapur opinioni se Greqia mundohet që problemet e Qipros dhe të Egjeut ti zgjidhë në favor të saj duke shfrytëzuar anëtarësinë në BE.Dhe kane te drejte , se Qiprua jashte cdo parashikimi arriti qe edhe e ndare te futet ne BE me ane te lobit Grek brenda BE ..

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe Krueministri Papandreu ,me dëshirën për ti eliminuar paragjykimet e pranishme të rrënjosura tek të dy vendet. Realizimi i një vizite te tille nga Erdogan , në Greqi i shoqëruar nga 10 ministra dhe dhjetëra biznesmenë i sherbeu me se miri kesaj ceshtjeje ..

Vizitën në fjalë në mediat turke e vlerësua mjaft pozitivisht duke përdorur fjali dhe rreshta që mbështesin afrimin ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për median greke. 21 marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të vizitës, media greke në përgjithësi i cilësuan si “çështje të vogla”, ndërsa për çështjen e problemeve të mëdha të pranishme mes dy vendeve media greke bëri komentin se qëndrimi i Turqisë ka mbetur i pandryshuar. Ndërkohë që dihet se nuk është i mundur trajtimi i çështjeve më të vështira pa arritur më parë konsensus në temat e përditshme.

Marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë,mbas kesaj vizite jane ne nje nivel tashme me te latrte ..Edhe incidentet nuk munguan por ato nuk ja prishen bukurine dhe qllimin kesaj vizite .. Pra ne disa raste ekstremistet e djathte dogjen flamurin turk ,ne shenje kundershtie ndaj vizites se Erdoganit ne Greqi ..Ankaraja dhe Athina treguan , me këtë vizitë se dëshirojne , një pikënisje të re marrëdhëniesh midis tyre …

Ndërsa Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, sesioni i parë i të cilit u mbajt në Athinë, është një platformë e rëndësishme dialogu politik për të dyja vendet. Një platformë e tillë dialogu që ka qenë e nevojshme për një kohë të gjatë për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve dhe për eliminimin reciprokisht të paragjykimeve në opinionet publike.

Kjo vizite i sherben edhe njehere , konsolidimit te nje klime te re dhe te favorshme jo vetem per Greqine dhe Turqine por edhe per gjithe rajonin …. !!

Wednesday, May 19, 2010

Thesi i endrres … !! Tregim me pak humor ,

Nga Partizan Cene

Rruga Vlore Kanine , dikure , me shume pershkohej me kembe nga banoret e Kanines qe vinin per ndonje pune ne Vlore ..

Keshtu edhe Jahua me Veselin , ishin dy matrapaz , te kohes se monizmit .Ata ishin Kusherinj te pare , pothuaj ne nje moshe ;te dy ,nga 40 vjec . Vetem se Veseli ja kalonte Jahos me disa jave ..Te gjitha tregetite e paligjshme dhe matrapazlleqet , i benin bashke .. Ata blenin nga fshatrat e tjere me lire dhe i shisnin , neper vende te tilla ne Vlore dhe Fier ..

..Ate dite kishin shkuar ne te hyre te Vlores , mbas fabrikes se cimentos , aty ku behej pazari i bagetive , nga matrapazet ..Ky vend quhej , Pylli i Cimentos nga Vlonjatet .

Ate dite kishin per te shitur nje mushke . Ajo ishte mez i vogel , ne moshe por kishte dhe sy ama ,ndaj nga shitja ata moren 43000 leke te vjetra ne ate kohe .. Vec kesaj shiten dhe tre gomere , ku moren me shume se 21000 leke te tjera ..

..Pra pazari i mbare .. Ashtu sic e kishin zakon , mbas cdo shitje , ata pasi i vendosnin ne nje thes te madh leket , qe te mos kujtoheshin , shkonin ne birrarine e fabrikes se cimentos dhe freskonin gryken me ndonje kriko nga ato 13 -cet … Keshtu bene edhe ate dite .. Pasi pine birren mire e mire , Thesin e mori Jahua , si me i vogel qe ishte ..!! Te dy bashke u ulen ne ane te rrugesVlore – Kanine , aty ku i thone Bishti iKalldremit , dhe priten mos ndonje makine e kooperatives te dukej …dhe i merrte deri larte ne qender te Kanines .. aty ku kishin edhe shtepine te dy kusherinjte .. !!

Dhe nuk vonoi shume , erdhi zisi i fashtit .. Ishte mbasdite dhe ishin lodhur qamete ..Edhe moti , kishte nje mbytesi te zagushimte , qe ua kishte pakesuar ne minimum forcat ..Meqe edhe kishin pire nje ”cike ” birre , kembet i kishin te renduara ndaj dhe makina do ti conte rehat ne shtepi .. !! Kur u afruan , ne qender , Veseli e kujtoi Jahon per thesin .. Por … Nuk ishte thesi … U alarmuan pa diskutim .. U vune ne levizje sa ishin ne karrocerine e zisit … !! Megjithese kerkuan gjate , po humbnin shpresat .. Ne polici e kishin me frike , pasi vete i plot fuqishmi u kishte bere bene , per martapazlleqet qe benin ..!! Te deshperuar , te dy u drejtuan per tek Bishti i Kalldremit , me shprese se ku i dihet ndonjehere …. Zoti ben edhe cudira .. !!

Gjithe rruges , nuk lane fjale nga fjalori i sharjeve vlonjate pa thene per njeri tjetrin ; Veseli , qe e quante veten me te lare , i tregoi disa here qe ishte ” i mbaruar ” Jahua . Ndersa ky i fundit , i thoshte se e kishte gojen si vija nevojtores , qe nxirrtte vetem gjera te qelbeta .. !!

Ne zenie e siper , kur kishin kaluar gati gjysmen e udhes , pane Kastriotin , nje djale rreth te 25 -tave , i cili po ua bente me dore , dhe ne krah mbante thesin e tyre .. Nuk po u besonin syve .. !!

- Cfare kerkoni .. ??? Mos kerkoni kete thes ??? U thirri ai me te madhe .. Ata te dy te hutuar nga ajo qe u thoshte , po afroheshin me shume kujdes , ashtu si afrohet kush kur do te mos trembe zogun …

Kure u afruan pane me te vertete thesin e lekeve …Bile ishte i lidhur ne gryke .. dhe i ”majme ” dukej nga jashte .. !!

- Ku e gjete , i thane thuaj se ne nje goje te dy Kastriotit ..

- E gjeta aty poshte , dhe meqe ishte plote me leke , me vajti mendja se vetem ju mund te kishit kaq leke . Ju pashe qe shitet , gjene e gjalle ,sot tek Pylli i Cimentos , ua ktheu qete Kastrioti , sikur te kishte gjetur ndonje shporte fiq ..!!

Jahua menjehere mori thesin ,, dhe nderkohe Veseli ua beri me shenje , qe te zbrisnin pak me poshte me qellim . qe ti numeronin parate ..dhe keshtu, bene .. !

I numeruan rehat, rehat , pastaj i vune prape ne thes po me kaq rehat , dhe u cuan dhe u nisen te iknin .. Ne kete kohe Kastrioti , te cilit nuk i pelqeu kjo ikje keshtu pa asnje kacidhe shperblim , u thote :

- More .. Jaho .. !! Po une i gjeta dhe .. edhe me ligj me takon 10 % .. Ju te pakten me jepni sa te doni …

Jahua si pa te keq i thote Veselit :

- He , si thua ti Vesel …

- Hahahaha … Budalla je ti ? ,retorikoi Vesli , Po edhe zoti do te na denoje po ti japim .. !!

- Pse ?? pyeti vetetimthi Kastrioti …

- Si pse more tuaf , i mbaruar . Po a nuk ti dha zoti te gjitha ne dore ?? Ti nuk i mbajte por na i solle ne prape .. E shikon qe ti nuk do para .. Pra as nje kacidhe … kupton ?????.

Jahua e ndoqi nga pas Veselin dhe te dy u zhduken me thesin ne krahe , duke e lene pa goje Kastriotin e pa fat .. Atij nuk i ngeli gje tjeter vetem se te vazhdonte , te shikonte pjesen e dyte te endrres qe pa , me sy hapur pasi kishte gjetur thesin me para …. !!!

Rrezikon sot me shume se kurre Evropa ???


Nga Partizan Cene

- Italia eshte ne listen e emrave te shteteve qe jane shume te rrezikuar ;

- 1 euro = 1,2144 $

- Bursat po rrezohen ne te gjithe boten

- Lufte brenda BE , mbas ndalimit te ;Short selling ( grupet e tregtise jashte doganes )

- Merkel ; rrezikohet Evropa;

Keto qe shkrova me larte jane kater pikat qe karakterizojne klimen e nxehte ne BE mbas vendimit te ECO-FIN , per ndalimin dhe mbylljen e short sellingut evropian ..

Po nuk u largua ky rrezik i sotem Atehere , do te kemi nje tarahi te madhe ne gjithe BE, tha sot zonja A. Merkel , Kancelarja e gjermanise ..

Hamendjet jane te shumeta .. Shume analiste ekonimik bejne thirrje per qetesi .. Por ka disa te tjere qe i bejne thirrje politikes te mund te ndaje zonen Euro , ne veri dhe ne jug .. Pra te kemi tjeter euro ne Veri dhe tjeter ne Jug ..

Kjo vjen mbas te dhenave me te fundit te qendres ekonomike te Be e cila ka dhene alarmin .. BE rrezikon shume po nuk u ndaluan spekullimet dhe spekullatoret , ekonomiko- politike ne kurriz te vendeve te Zones Eoro ..

Megjithe marrjen se vendimeve , per cimentimin e euros dhe te zones Euro , me ane te mekanizmit qe u miratua para disa ditesh , rreziku sa vjen dhe behet me i mprefte keto ditet e fundit .. tregjet valutore jane ne panik , ndaj kjo ka bere qe te zhvleftesohet me hapa gjigante euro ..

Te gjithe Bursat e Evropes dhe te botes , jane ne renie , te ndjeshme .. Kete e ka sjelle paniku financiar ne te gjitha kategorite e tregjeve Evropiane dhe Boterore ..
Investitoret me peshe i kane fshehur ose nuk kane mundesi ti nxjerrin , financimet e tyre , dhe kjo u le dore spekullatoreve , te shumte qe te fitojne ne kurriz te shume shteteve te Eurozonit, si greqia Portugalia , Irlanda Spanja dhe sot eshte futur edhe Italia .. !!
Gjermania eshte epara qe ben thirrje , per qetesi dhe per masa te rrepta sigurie Estonia eshte nga sot shteti i ri ne zonen euro , por per cudi , do te filloje te qarkulloje vetem euro mbas 18 muajsh .. ky eshte nje tregues qe euro po rrezikon seriozishte .. !!.

Tuesday, May 18, 2010

Kthim me ''viza '' ne identitet

Nga Partizan Cene

Kuptohet menjhere se per cfare identiteti behet fjale ..Per identitetin tone te trazuar.Te trazuar ne nje kohe te tere , qe nga dita qe kemi shpallur shtetin tone , me vehte dhe te pamvarur … ketu e 98 vjet te shkuara ..

Nuk kam nderment te diskutoj , veprimet satrape , te Zogut dhe qeverise se tij , por shkarazi po permend nje fakt qe po na ndjek gjithemone mbas : Pra veteshpalljen e tij Mbret , jashte cdo deshire dhe vullneti te popullit tone .. Por vec kesaj , ish Mbreti Yne i pa deshiruar , beri shume gjera qe dihen tashme qe i sherbyen vetem nje pakice te vogel qe kishte lidhje te drejte apo indirekte me oborrin mreterore .. !!

Por katara e vetshpalljeve , ne na ndoqi edhe mbas Luftes se dyte Boterore ,ku megjithese beme nje lufte te drejte ,heroike vete mohuese , dhame bijte dhe bijat me te mira , per nje jete me te mire dhe per nje Shqiperi te begate dhe te te gjithe shqiptareve , Enver Hoxha u vet shpall mbret ..Dhe qeveria e tij me rrenje ne popull , duke perfituar nga besimi absolut, qe krijoi mbi te , megjithese beri shume gjera ne sherbim te popullit , veteshpalli Shqiperine, ne anen e njerit apo tjetrit shtet apo bllok , pa marre asnjehere miratimin ose jo te popullit , te cilit pretendonte se i sherbente .. !!

Dhjetra vite ne Pushtet qevria e Partise se Punes , beri gjera kontradiktore , ne sensin e mire apo te keq te cilat tashme e ka koha radhen ti vleresoje , por ne asnje rast nuk u konsultua me popullin , me perjashtim kur , shou behej me kukullat e parlamentit … Presidenti apo kryeministri po thuaj nuk kishin asnje pushtet real , dhe zere se nuk ishin fare ..

Te gjtha keto i them pa dashur ti bej analizen regjimeve te meparshme me te mirat apo te keqiat e tyre , por desha te kujtoj identitetin tone , ne kuptimin e jetes politike .. Kemi qene gjithemone nje turme e cila leviz shume sakt nen dirigjimin e njeshit ..!!
Tani nuk kemi , ndonje Mbret , me kushtetute , por e kemi me kult , ate qe perdite po e rritim dhe e trashim vete ne, ose me sakte nje pjese e vogel e jona . Kjo pjese e ka mundesine dhe ben punen e madhe ne kete drejtim , pasi ka sot ne dore median , qe cila ngin lavde per Mbretin tone te vete shpallur ..( Megjuthese ai eshte kalores .. por do ta quaja mbret mbi kale si qe moti .. se edhe mentaliteti dhe cinizmoi i tij eshte i tille )

Pra ashtu si atehere edhe sot po rikthehemi ne ate ” ves ” te ‘’shemtuar” tonin .. Jemi te qete , mbajme mbi kurriz gjtheshka .. Mjafton te kemi nje hunde ,te naduket perpjete ,apo edhe nje surrat , qe ta shikojne te tjeret ,..

Domethene sy ,apo vesh nuk kemi .. Po te kishim do ta shikonim qe per dite po shkojme thelle e me thelle ne reren e nxehte , te shkretetires , duke kerkuar oazin Evropian qe na servir Qeveria e Zotit Berisha dhe e te klonuarit Meta ..

Kete nuk e them se nuk na pelqen Evropa , Jo .. Por e them se duke na vene perballe nje alternative preludi , qevria me ustallaret e saj , na perpunon dhe na ben cte doje ..

Eshte nje praktike kjo edhe per kafshet qe mbareshtohen ..:
Po tregoj nje shembull te thejshte qe e dime te gjithe por, nuk besoj se e marrim parasysh ne rastin e qeverise sone :

…Kure kalin e duan qe ti marrin faren, matane gardhit , vendosin qe te shohe nje pele .. Kali mjafton qe shikon pelen dhe ben cte duan mbareshtuesit . Pastaj me ate qe moren nga kali , bejne cte duan pa u shqetesuar per asgje .. Ky shembull i tregon te gjitha ;

Pra kjo e kalit ka nje krahasim per ne, se cfare ka dhe cfare nuk ka rendesi per , me rastin e Liberalizimit te vizave .Domethene per hater te vizave qe presim :

- Nuk eshte e nevojshm qe demokracia te funksionoje mbi bazen e e ligjeve …Mjafton te marrim vizat dhe i tolerojme te gjitha …
- Nuk eshte e nevojshme te dime shume se sa para jane vjedhur nga investimi i rruges Durres Kukes … …..Vizat , do te na i kthejene te gjitha …

- Nuk eshte e nevojshme , te dime shume gjera se pse u permbyt Shkodra dhe zona ne te ,. A ka shume rendesi ..?? Jo jo se do kemi viza te vemi ne Evrope ..

- Nuk e shte e nevojshme , qe gjysma e popullsise qendron ne agoni per te mesuar fatin e votes se tyre , duke kerkuar transparencen dhe nje pjese e mire e tyre po sakrifikojne jeten per kete gje ….Por cna duhet para vizave ….

- E dime qe te gjithe pa perjashtim kush ka lidhje me qarqet qeveritare , ka bere nje pasuri , dhe nje katandi ne keto vitet e fundit aq sa as 100 njeres te thejshte nuk mund ti bejne …. Por as kjo nuk ka rendesi .. do te marrim vizat .. do shkojme ne Evrope .. Kjooo ka rendesi ..

- Nuk ka rendesi , qe ligjet e shtetit dhe kushtetuta , u dhunuan dhe po dhunohen per dite , dhe qeveria , qeveris ne nje vend ku etiketohet nga te gjitha organizmat e pamvarura kombetare dhe nderkombetare , si vendi me i korruptuar ne Evrope .. Jo nuk ka problem se do marrim vizat dhe do shkojme ne … xhehnem .. Kete e them qe duke e lexuar te kuptohet se sa serioze eshte situata .., qofte edhe kur te marrim lirshmeri per vizat .. Pak e dine se me to vetem turist mund te shkosh , se as mund te punosh dhe as mund te rrish po deshe tek djali apo vajza sa te duash .. !!

- Nuk ka rendesi qe kryeministri genjen dite per dite , me shifra nga fantazia e tij .Per ekonomine , kur ne tavoline pakesohen perdite asortimentet se jane shtrenjtesuar . Apo faturat vijne te fryra dhe afrofe per te mbushur xhepat disa …por :.Mjafton te permendi fjalen Vize … dhe kjo ka rendesi, per turmen qe i vete pas ..

- Nuk flasim per te ngujuar ne greven e urise se jeni lodhur .. por te kujtoj per te ngujuarit e parlamentit ku me urdherte kryetares , vihen ne radhe dhe nuk lene fjale pa thene kunder greves dhe opozites .. duke shpifur e share me fjalet me te pazakonta dhe duke i akuzuar prape ..per ato.. Vizat …

- E si mund te lesh pa permendur edhe”intelektualet ” qe intelektin e tyre , ua shiten vizave , duke u bere pale me , qeverine , nen pretekstin e vizave ..

…..Kjo i vuri kapak identitetit te popullit tone ne politike … Intelektualet ne sherbim te partise .. Po nuk kane faj se keshtu ishin mesuar ,dhe kur mesohesh sado qe te perpiqesh , duke pasur mbi qafe ,shpaten e humbjes se privilegjit dhe vendit te punes ; per intelektin tend ne kete rast ;edhe vizat jane mbrekulli ;edhe votat te vene ne djalle se;… edhe gomari fluturon … E thote partia . E ka thene 70 vjet , dhe tani ne do ti prishim zakonin ????

- Dhe sa per vulosje , nuk ka shume rendesi qe nje pjese e mire e ish bashibozukeve dhe bashkepunetoreve te fashizmit , pjesetare direkte ose indirekt ne banda difersantesh terrorist kunder vendit te tyre , sot kane ngritur kryet si gjarperinjte , nga dielli i mengjezit , duke mbjellur per dite helmin e keq te armiqesive .. Kjo klime eshte e tille qe populli edhe njehere shkoi ne ate qe ishte ; i ndare ne te mire e te keqinj…. Poe a ka rendesi per ne shqiptaret edhe kjo ?? … Para vizave me duket se jo ..!!!

E cte zgjatemi .. Gjerat jane te thejshta por Aishtajni e percaktoi keshtu thjeshtesine e gjerave : ” Kur mjegulla te mbullon te terin, edhe hunda e jote eshte e huaj ”… Kjo na ka ngjare , edhe neve njerez … Mjegulla propagande e qevrise dhe Partise ,na ka bere mos te shonim as hunden tone …Kete kishim pesuar per 70 vjet dhe kete e pesuam edhe tani … Dhe ujku mjegull do …!!

Ujku do mjegullen ne duam vizat .. Por liberalizimi i vizave , do te vije atehere kur mjegualla te largohet …. Te pakten keto vazhdojne te jene sinjalet e Evropes , per vendin tone .. !!

Saturday, May 15, 2010

Morri ...Enderrimtari

( Titulli në libër  Morri Ëndërrimtar )

Nga Partizan Cene .. !!

Një kope e tërë me morra ,
vendosi:
...të zinte vend tek
lëkurë holla ...

Në këtë mbledhje ,
të rinj e pleq
u ftuan..dhe ..
diskutimet u shtuan ...

Për morrat,
kishte ardhë një mundesi
"lekure e holle dhe
gjak i zi ..."

E ku ta gjenin rastin
këta fatlumët ....
tu ecnin kaq mirë
punët ??

Punët,
kaq të mira ,deri aty ;
sa nga morr ,
u bënë ari

Lëkurëholla,
nuk kishte
as helm e as dorë të lirë ,
...... pra ..kishte
gjak sa të duash
për të pirë ..

Dhe pinë ;
.....po po po sa pinë !!
sa ,barku kacek u çua..

Dhe i bëhej vetja ,
si në sallë  mbledhje
 diskutime dhe lavdime ,
mbyllur
 në lëvozhgë vemje ..

 I dukej vetja i math,
që komandonte të tjerë ,
pamvarsishtë se shkollë jo
as nga drejtuimi ,
nuk kishte erë ..
.....

Eh , nuk e dinë të tjerët se morri
kënaqej dhe krekosej shumë ..
I bëhej vetja ,se ishte i math ,
punët po i shkonin
 ..lumë ..

Por ...eeeeehhh pa fat
u drithërua ,
kur fapë ,
nga gjumi u zgjua.... !!

Oooo iiiii
...Të gjitha
gjërat që pa
i mori "një lumë"
 dhe nga kjo , ky morri ,
u pezmatua shumë ..!!

Ne vesh zërat e mbledhjes
i buçisnin si kor
"ta marrë djalli ta marrë
prapë mbeta morr... !!"
...

Tuesday, May 11, 2010

Bretkoca - Barcolete :



Nje burre ne moshe te re , kishte disa kohe qe , i behej sikur ne pjesen e mbrapme te kokes , dhimbjet ja shkaktonte dicka e tmerrshme .. Bile gjithemone i behej sikure , degjonte nje grrakurime bretkoce ..Kjo ama , ju be fiksim i perhershem .. Me ,sa njeres takohej e tregonte ”hallin” e tij, tek te gjithe ..
Dhe njerezit filluan te kuptojne se ky , perfundimishte eshte njeri me fiksime ..!!
Mirepo nje dite , vendosi te shkoje ne doktorr .. Pasi e vizitoi dhe pasi kuptoi doktorri , se ai nuk kishte dhe nuk vuante nga ndonje semundjepo behej fjale thjeshte per nje fiksim , vendosi qe te beje nje loje . per ti hequr fiksimin ..
Keshtu i thote , se do te benin nje operacion , dhe do ta hiqnin nga brenda kokes , brekocen qe kishte aty dhe e shqetesonte perhere me grraurimat e saj .. .. Pacienti , menjehere pranoi . Keshtu do te shpetonte nga grraurimat e asaj brekoce te besdisur ..
Doktorri , e futi ne sallen e operacionit , i beri nje gervishje sikure , kishte bere operacion , dhe e zgjon .. Kure zgjohet i tregojne nje brekoce te vogel ne nje gote me uje ….
- Ja e hoqem , i thote doktorri ..
- Nuk di si tua shperblej , thote ai burri me fiksime , por ne kete raste shume i gezuar dhe i cliruar ..
Dhe me te vertete kaluan kohe bile shume vjete , dhe fiksimi kishte ikur … ishte harruar. Kur nje dite , ne nje banket u takua me doktorrin qe i kishte bere ”operacionin”..
Pasi u takuan , doktorri i tha nje tjetri qe e kishte ne krahe : – E shikon kete burre , une i kam bere gjoja sikur , i kam hequr nje bretkoce nga koka , se e kishte fiksim …!!!
Dhe burri menjehere u hodh :
- Prandaj akoma ndonjehere mua ma ben krrak .. krrak mbas koke doktorr…????.. Keshtu u rikthye fiksimi … !!!
Shkruar nga Partizan Cene

Monday, May 10, 2010

Intelektualizem apo particizem i paskrupullt… !!

Nga Partizan Cene

Me shume hidherim , te gjithe shqiptaret , degjuan dhe pane per nje leter qe ” intelektuale” shqiptare , te veteshpallur te tille apo te mireqene te tille , apo edhe nga ata qe me te vertete kane dhene shume ne skenen shqiptare , qofte kjo skene arti , skene shkence apo shoqerore ..!!
Kushdo ka te drejte qe te beje nje leter e te kerkoje cfare te doje , por kur behet fjale , per nje grve Urie , me epakta qe mund te bejne disa njeres , te paduruar dhe moskokecares per popullin , eshte qe te heshtin .. Te pakten kete mund te bejne ..
Kjo leter te kujton ate qe me 22 qershor te vitit 1996 , prape nje grup ”intelektualesh ” me emra te ”degjuar ” si ; zoterinjte Fahri Balliu , Beqir Meta , dhe ku di une shume nga keta mostra ”intelektuale ”, i derguan partise Socialiste , me qellim qe kjo e fundit , te lejonte , qe nente depudetet , e ”emeruar ” nga Berisha , te merrnin pjese ne parlament ..Bile ne leter , me kujtohet , bile kam edhe nje fraksimle te saj , ata i tregonin Partise Socialiste dhe udheheqjes se saj se : ”… fatet e Shqiperise jane ne nje udhe kryq , dhe qendrimi i juaj eshte anti demokratik dhe anti Shqiptar … ” Dhe aty permendeshin nje sere , arritjesh te qeverise se zotit Mekshi dhe Shqiperise prej rere te ngritur nen udhe heqjen e Presidentit Sali Berisha .. ..

Mos te vazhdoj me tej se do tju vije pershtjellim te gjithe atyre qe do ta lexojme , po te permend arritjet e asaj qeverie ..!!
Pra ”intelektualet” sot me letren e tyre , po na kujtojne paralelizma te tilla te frikshme .. !
Te gjithe shqiptaret , priten , me ankth qe intelektualet shqiptare , pa dallim politik dhe grupimi bindjesh , do te reagonin drejte dhe ne kohe , duke mbrojtur kulruren dhe zakonet shqiptare te neperkembura brutalishte dhe aspak komode , nga kryeministri i Shqiperise dhe tellalet e te gjitha rrobave , kunder Kryetarit te opozites , dhe gjysmes se shqiptareve qe e kane votuar ate ..Behet fjale per sulmin dhe sharjet me liber shtepie , qe nga tempulli i demokracise , qe eshte Parlamenti, beri vete kryeministri dhe te gjithe ata qe ai ka emeruar ne vathen e tij .. Edhe sote zedhenesja e kryeministrit , dhe te gjithe ata qe thashe me pare , nuk kane argumenta te tjera kunder opozites , por te vetmin mekate, se ka per kryetar nje njeri qe ka pozuar dikure Nudo .. !!A nuk ja vlemte qe pikerishte ne kete pike dhe ne kete periudhe , kush e ndiente veten intelektual me kulture , te bente nje kritike sa do te vogel per kryeministrin e pa kulture ???

Ne letren qe i dergohet kryetarit Rama , ka shume gjera por une do te ndalem ne fjalet e letres ..por ne vepren qe duhet te benin keta intelektuale , ne kete situate .. Pra kurajon qe u takonte te jepnin per grevistet packa se nuk jane dakord me ta ..Kjo do te ulte shume tensionin dhe do te sherbente per nje mendim me te kthjellte nga ata qe jane te lekundur per kete sipermarrje te opozites dhe PS ..

Fakti eshte se 51% e zgjedhesve dhe e popullsise ne Shqiperi jane te pa qsrte per ate qe ka ndodhur , ne 28 qershor . aq me shume se edhe disa kuti qe ka hapur priokuroria e vertetojne me se miri hamendjen e tyre , behet gjithe kjo pune kundershtuese nga opozita qe i perfaqeson keta njeres .. Dhe meqe simbas tyre , qeveria nuk e vuri ujin ne zjarr . ata kane gjetur nje menyre te tille te protestojne .. Kjo eshte gjeja me demokratike qe mund te benin .. Pse si donin ” intelektualet ” e letres , qe populli te marre guret apo te marre pushket si i mori opozita ne shtator te 1998 , per te protestuar per dicka qe me vone vte e vertetuan qe ishte gabim .. !! Letra qe ju gjei rastin qe ta dergoni , pak a shume , con tensionin dhe rrit mos arsyen tek shume protestues , prinder dhe femije qe kane te afermit aty ne ate greve .. !!

Mendoj se do ti jepte me shume pike Shqiperise , nje leter e intelektualeve te vertete ne ndihme te se drejtes dhe transparences ne te gjithe fushat , se sa nje leter e tille , ne ndihme te nje njeriu qe bertet , se : Une bera cbera , jane komisioneret tuaj qe me ndihmuan apo manipuluan .. crendesi ka kjo .. Pot , thote fajtori i madh , une tani u licensova nga gjykata , ndaj nuk me beni dote gje ….. !!
Ky eshte thlbi .. Keshtu duhet kuptuar lufta qe ben sot opozita shqiptare dhe PS ..
Jo pa qellim ju te nderuar intelektuale , kete leter e dergoni ne emr te kryetarit te PS .. Keshtu beni punen e Berishes duke trumbetuar ate qe kjo puna e kutive nuk eshte e popullit dhe gjithe PS -se por eshte e nje individi , i cili per karriere , ka mundur te beje per vete dy milione shqiptare .. !! Kjo eshte per te qeshur por edhe per te ulerrire sa te degjojne te gjithe ne Shqiperi dhe me Bote ..

E arthmja e Shqiperise , ne BE do te shpejtohet po u larguan shume nga ferrta qe jane mpleksur ne kembet e demokracise se brishte tonen ..Te luftosh per te drejten me greve urie dhe jo me gure dhe pushke , eshte vlere qe vetem ” psevdo intelektualet” shqiptare , nuk e kuptojne .. !!

Si perfundim shume nga ata qe jane ne greven e urise , kane si moto jetesen e tyre , qe e bejne shume me te veshtire se e benin disa vjete me pare … Por kjo le ti takoje nje ceshtjeje tjeter …

Saturday, May 8, 2010

”Gelltit diku nje luge corbe te prishur , dhe pastaj vjell tere jeten”


Opinion nga Partizan Cene

Refleksion mbi takimet e Nanos me Berishen ne Vjene , dhe Bashen .. ne nje resorant ne Tirane !!

……………………………………………08/05/2010…………….

Nga vete titulli , kam pershtypjen se te gjitheve do tu sjelle nje shije jo te mire .. Kjo vjen pasi asnje nuk do te deshironte qe te lexonte nje shkrim , ku qe ne fillim ti flitej per corbe , aq me keq per corbe te prishur , dhe po ta shikosh edhe me tej , sjell te vjellura per tere jete.

Por te gjithe ata qe degjuan lajmin e drekes , ”misterioze” te ish kryetarit te Partisa Socialiste Fatos Nano , me ministrin e Berishes , Lulezim Basha , mdjene nje shije te keqe ne stomak , si pershtjellim te keq te ndonje luge corbe , e cila mund te ishte e prishur ..!!

Socialistet dhe te majtet, ne pergjithesi , Nanon e kishin engjellin e tyre per shume kohe . Por veprimet e tij kohet e fundit ,qe para zgjedhjeve te qershorit te vitit 2009 ,e ne vazhdim , ua ka zhuritur perfundesishte , mendjen dhe zemrat e tyre.

Asje nuk do ta kishte problem , qe ish kryeministri , te pije nje kafe me ministrin e brendshem, po te mos kemi parasysh se Nano u takua disa dite me pare ne Vjene edhe me ”armikun ” e tij politik , dhe pse jo edhe me ish persekutorin e tij politik , kryeministrin e sotem zotin Sali Berisha ..

Po pse Nano gjen gjithemone kohe te veshtira per te nxjerre koken e tij ne mejdan??
Pergjigja do te ishte fare e thjeshte : Ai gjithemone eshteperfituasi i koheve te veshtira ..

Tani qe politika shqiptare eshte ne kushte te bashkepunimit me kuaoten zero , Nano ka gjetur mundesine e arte te beje pazar .
Aty ku ka ze nuk eshte pa gje, thone ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine .Pra dalja e Nanos , ne publik , jo me ish shoket dhe perkrahesit e tij , por me Berishen dhe Bashen , te sjell ne mendje ”thashethenet”, se Nano mund te jete nje kandidat i mundshem i Partise Demokratike ,per zgjedhjet e ardhshme , per Presidentin e Republikes ….Dhe kur Berisha merr nje ”zotim” do perdore cfaredo mjeti qe ta arrije ate zotim qe ka marre ..
Po cilat jane rruget , dhe cilat jane justifikimet , qe Berisha do tu paraqese shqiptareve te gjysmes tjeter te arenes politike , per ta paraqitur Nanon si te pershtatashem , per kete post ??

Them te gjysmes tjeter, dhe kam parasysh socialistet dhe aleatet e tyre , se per sa i takon gjysmes qe zoterohet nga vete Berisha , ata nuk bejen gek e mek para tij ..Pra jane te neneshtruar , si rezultat i unit te krijuar nga vete Berisha ne krahun e PD dhe aleatevete tij .
Keta domethene e kane te qarte se , kure shefi e ka thene, edhe Gomari mund te fluturoje , edhe Nano mund te jete i djathte . Bile pse jo edhe presidenti , me i ”ndershem” i koheve ”moderne shqiptare ”

Dhe do vij prape tek corba e fillimit .. Nano , ka kohe qe po ben flert me te djathten . Ka shume zera qe e sjellin Nanon ne rolin e nje inatciu profesionist , qe talentin e tij e shpreh mjafte mire , jo kunder kunderhshtareve politik , por kunder ish bashkepunetoreve dhe perkrahesve te tij ..Kete e ben ne baze te parimit :”…. per inat te vjehrres do te fle me mullixhiun ..” Pra ai ka fjetur nashti me mullixhiun .. keshtu qe nuk ka se cfare te fshehe me ..Vjehrra le te pelcase ..!!

Pra jane fjalet ”thashetheme” ato qe thone se , shume komisioniere te PS, ne zgjedhjet e qershorit , u blene nga kampi tjeter , me ane te seksereve . dhe keta seksere ishin nga ata te historise se vjehrres me mullixhiun ..

Nje karrierist i apasionuar , nje mosperfilles i atyre qe e kane mbeshtetur , dhe e bene deri Kryeminister ,nje njeri mos mirenjphes per popullin qe , vuajti shpiterishte bashke me te ne kohen e burgut , ben pazare te shumta per te gjitha, vetem e vetem qe te kete nje cike pushtet ..Ky eshte Zoti ish kryetar i Socialisteve shqiptare , ish i burgosur politik i Berishes , mik dhe shok i ketij te fundit sot ..
Ketu perfundon nje njeri qe pershtjellimin qe i jep corba e prishur qe ka gelltitur , ua imponon ish dashamiresve dhe njerezve te ndershem qe e kane mbeshtetur ..

Greva e urise , eshte nje mjet qe te shplahen shume stomaqe , dhe mbas kesaj te fillohet nje jete e re dhe e drejte per te gjithe ,pa mbeturina dhe fosile te nje te kaluare, dhe te tashme qe me shume na ka bere ta mbajme barkun me dore .. !!

Shpresa eshte aty ku nuk eshte Nano ; ne greven e opozites . Aty ku te gjithe shqiptaret duhet te kene mendjen dhe zemren ,duke shpresuar , se mbas kesaj me ne fund do te kemi nje shoqeri te re , pa kucedrat e vetes se lire , dhe shpresave te keputura qe ofrojne Berisho – Topallo-Nano-Meta-t .. !!

Saturday, May 1, 2010

Derrat qe e bene derr .. !!


Tregim nga Partizan Cene .. !!

Vetem disa muaj kishte filluar tufezimi i bagetive .. gjitheshka dorezohej ''me deshire'' dhe qe aty mund te ''perfitonte'' ne baze te kokeve dhe llojeve qe kishte dorezuar ..
Edhe Arshi Aliu , keshtu beri; Me djalin e madh i coi te gjitha tre dhi . dhe shtate dele , tek pika e grumbullimit ..Si komunist qe ishte , ja donte puna qe te lepte shembullin i pari .. !

Ate dite kur filloi edhe aventura e tij e hidhur , rruga e hodhi andej lumit . Kishte vendosur qe kur te shkonte ne bregun tjeter te lumit do te takonte Spiron, djalin e nje miku, per porosine qe i kishte dhene . Spirua ishte nje minoritar nga fshati perballe . Porosia qe i kishte dhene te atit te Spiros ,ishte per nje kec te mire femer , nga nje dhi rrace qe ky kishte ne shtepi .
.Megjithese , qe kur kishin dorezuar bagetite ne tufa kolektive , ishte e veshtire qe te mbaje ne shtepi nje kafshe shtepiake ,mendoi se nje dhi te vetme mund ta mbante te fshehur ose edhe mund te mos i thoshnin gje . Kjo pasi edhe shtepine e kishte ne fund te fshatit .. !! Me frike vertete dhe me zarar , por ishte e mundur , simbas mendjes se tij ..!!

Por Arshiu e kishte vendosur . Gjashte femije , qe kishte e benin te detyrueshme , qe ai te kishte nje burim tjeter , per te siguruar te pakten buken e gojes si i themi rendom. Gruaja e tij ishte deklaruar e semure , nga mjeket , dhe si e tille nuk mund te punonte shume . ne kooperative ate e vinin per punera te lehta , qe e lejonte shendeti i saj . meqe merrej me punera te pakta edhe pagesen e kishte krejte te pakte per te mos te thene simbolike .Prandaj vetem rroga , prej ndertuesi , ne nje brigate ndertimi , ne fshat nuk mund ta perballonte dote jetesen , aq me shume kure kishte dhe nente goje per te ushqyer po te kemi parasysh , nene Sosen , te emen e tij plake ..

Pra xha Arshiu, u hodh ne anen tjeter te lumit i cili e kishte ulur ne maksimum nivelin e ujit , i ndihmuar edhe nga thatesira disa javeshe qe kishte pllakosur ..

Ne anen tjeter , e priste Spirua djali i mikut .Kur e pa nga larg u shqetesua pasi nuk i pa ndonje shenje , qe te tregonte se, a e kishte sjelle porosine , qe i kishte premtuar i ati ..
Ne ne anet tona kishim shume miqesi dhe vllazeri me vellezerit minoritare , ndaj dhe besonim dhe respektonim njeri tjetrin .. Prandaj edhe kecin po ta sillte Spirua , nuk do ta paguante se nuk kishte edhe leke . Pra me mirebesim do ta merrte . Keshtu qe , u drejtua per nga ai dhe me ze te ulet i thote :
- Hee..??
- Erdha por per fat te keq nuk kam sjelle ate qe prisje , i tha qete Spirua, pa e ditur se me ato fjale i zhuriti zemren ..
- Po pse cfare beri vaki ?? E pyeti ai me shume kuriozitet ..
- Po oo ja , mbreme ne darke erdhen ata te keshillit dhe na thane qe te gjitha bagetite qe kishim akoma ne shtepi , duhet ti conim pashte ne qendren e tufes se perbashket . Babai , ti e di eshte dhe pak i degjuar , ndaj sikur u lekund ... Dhe gjithe darken deri vone kishim debate ne shtepi . U detyrova qe , ne mengjes dy dhite me kater kecat , se ata i kishin inventarizuar ne darke , i cova ne tufe . Kjo eshte e gjitha ...!!
- Mos more ee , cme the , dhe une e kisha te ndare mendjen ...!
- Mos u pezmanto , arshim vellai se babai me tha qe te te them se kemi edhe dy gica te vegjel , qe i kemi mbajtur fshehur, kur na polli dosa ne maj . Po deshe , meqe edhe ne na kane vene syrin dhe nuk na lene te mbajme me asgje , merri ti , dhe mbai ne shtepi deri sa te rriten ...i tha ai duke mbajtur frymen per te pare reagimin e xha Arshiut
-- Ha, ...haha...ha ..tallesh me mua , derr ne fashatin tone , e pa mundur .
- Po tek ju xha Arshi , nuk do te dyshoje asnje , ju keni vend te mire dhe te fshehte .Aty ku keni kasollen e madhe te tagjise se Gomarit , mund te vendosesh , te dy derrkucat , tha Spirua fare thjeshte sikur te ishte kryetari dhe ja linte qe ti mbante '' me leje nga shteti ''.
- Jo mor djale i mbare , nuk bej une shakara te tilla , se kasollja qe me thua ti eshte me bar dhe si mund te mbaj te fshehur aty derrkucat ??
- Xha Arshi , une te them , se keshtu me ndihmon edhe mua edhe babain tim ..Ne ti therim nuk mundemi se i kemi mbajtur , se mos u kthehet mendja dhe na i lene .. Por po i pane , nuk eshte cudi qe edhe te na denojne ..Aman xha Arshi bej dicka .. Do te ti sjell une ne shtepi diten qe te mos biem ne sy ...!!
Spirua fliste dhe lutej , arshiut i shkonte ne mendje se cmund te ndodhte po ja pikasen , derrat ne kasolle .. Por , mendonte ai , edhe me duket se ka te drejte kauri ( se keshtu u thoshnim te krishtereve ne ne fshat , jo per ofendim . Po te mundem ti ve ne mes te barit , sido qe te vije puna nuk ka nga ti degjoje kush .. Pastaj edhe ksollja , eshte shume larg .. dhe shtepine e kam ne ane te perroit .Ne kete moment e przgjon nga mendimet Spirua :
- Pastaj, ju jeni edhe komuniste xha Arshi , dhe tek ju nuk do te veje mendja e askujt ...!!!
- Po , ketu qendron celesi , tha Arshiu dhe pa e menduar me shume , i tha spiros :
- A jane feme e mashkull .?? Pyeti ai , vetetimthi , nga frika se mos nderronte mendje ..
- Po po , u cel ne fytyre Spirua , neser do te ti sjell .....
.....
Kishin kaluar gati pese muaj nga dita qe ne plevicen e barit , Arshi Aliu , ishte shtuar me dy gica , nje femer dhe nje mashkull .. Deri sot punet kishin shkuar mire , dhe me gjithe veshtiresite per ti ruajtur deri aty sa femijet e vegjel te tij , nuk lejoheshin te shkomnin me ne plevice , se :''...ishte pare nje gjarper i madh ..'' Nga frika femijet e tregonin edhe te moshataret e tyre 6 deri 8 vjec , dhe asnjerit nuk ja mbante qe te shkonte tek kasollja ..
Mbas disa kohesh , ndofta disa javesh , Arshyiu pa se dosa e tij , ishte shtatzene . Tani ndjenja prones private e shtynte ne e mundesine per te bere prape nje prokopi me bagetine , mbas asaj qe ja kishin tufezuar .Ky mendim ja veshi mendjen , dhe nuk e linte te kuptonte se nje dite do te merrej vesh .. Aq me keq qe tani do te shtohej familja e derrave ..

Keshtu qe ditet iken dhe nje dite pa se dosa e re kishte lindur , njembedhjete gica te vegjel .. me sherbimin qe u bente duke qene se kishteedhe kohe te mjaftueshme , pasi nuk punonte ne ara , poshte por ne fshat , ne nderim , derrat u rriten dhe u bene 30 ditesh . Ai gjithemone u sherbente vete , me ushqimin dhe pastrimin .KKjo e ndihmonte ta mbante konspiracionin vetem ai me gruan e dinte , dhe djali i madh qe ishte 17 vjec tani ..

Kure nje dite , si komunist qe ishte ju desh te shkonte ne nje fshat tjeter ne nje aktiv partie , la qe t u sherbente derrave ,gruan e tij . ..Ate e porositi qe te mos lejonte ne asnje menyre femijet qe te afroheshin tek plevica ..

Djali i vogel , kur kerkonte te emen pa qe ajo po vinte nga plevica drejte shtepise ..Ai menjehere e pyeti:
- Mami , nuk ka me gjarper ne plevice , ti nuk trembesh ??
- Ik shejtan , nuk te duhen ty ato gjera , i thote e ema pa e llogaritur se ai ishte ''burre'' i madh tani, nente vjec dhe per gjithshka ishte kurioz ..
Djali nuk ja prishi te emes . Per nje cast u largua , dhe sa ajo u fut ne shtepi , vendosi te hidhte nje sy nga kasollja e barit , te cilen kishte shume kohe ta vizitonte .. Kur u afrua tek porta u lunturua i habitur per gicat e vegjel qe pa .. Mori celsin tek vendi qe e dinte dhe me kujdes hapi deren , dhe sa u fut brenda gicat dhe derrat e medhenj ja behen tek porta , dhe dolen te gjithe jashte .Djali thirri forte te emen , por derrat nga bertima e tij , u tremben me shume dhe nisen te vraponin sa ne nje drejtim ne tjetrin ....
Meqe ishte kohe dreke , shume plaka dhe femije , qe ishin kthyer nga shkolla , ndodheshin ne shtepi ,ose ne rruge per ne shtepi ... Derrat moren me te larte fshatit , dhe te frikesuar nuk gjenin dote vend ku te futeshin .. Gruaja e xha Arshiut , mundi te kape dosen e madhe dhe dy gica dhe i mbylli ne plevice , por nuk mundi te kape te tjeter .. Ne rruge perpara shtepise , nje grua e vjete, sa pa e tmeruar derrat , ja futi ulerimes me sa fuqi qe kishte :
- Uuuuaaaaa .. neneeee .. derrat ne fashat moooos o zot .. Na ruaj o zot .. Oooo boobobo.!!!!. Kapni derrat ..!!!
Ne kete kohe , ne zyren e postes ishte edhe kryetari i keshillit i cili priste nje telefonate .. Ai sa degjoi britmen e gruas , shkoi poshte per aty ku kish degjuar ulerimen ..
Kur pa qe ne rruge , femijet dhe grate po merreshin me derrat , dha alarmin .. ;Te gjithe burrat grate , femijet pse jo edhe mesuesat dhe mesueset , dolen me shkopinj dhe cfurqe , per te kapur derrat.

..Menjehere ,gruaja qe kishte ulerire me pare i tha se , kane dale nga plevica e Arshiut .. Ai shkoi tek plevica dhe pa qe aty kishte akoma derra te tjere .. !!
Kjo ishte .. Problemi ishte i madh .. Fshati i tyre nuk kishte pare kurre derr , qe nga koha e otomaneve , se ishin myslimane , por edhe ne kohen e Partise , nuk u kultivua pasi , nuk e hante kush mishin e derrit ...
Kryetari lajmeroi te plotefuqishmin .. Menjhere u vune ne kerkim te Arshiut i cili nuk ishte ne fshat ..!!
......
Fjalet venin e vinin; Si ishte e mundur qe nje komunist , te mbante ne shtepi nje kope me derra .. Nuk eshte cudi , por kjo ndodhi , e kishte mpire fshatin .. Ne mbledhjen e te nesermes , ne hyrje te fshatit, aty ku mblidheshin diteve para se te fillonin ndonje pune vullnetare , kryesishte te dielave , Arshiu u demaskua.
Veprimi i tij ishte shume i denueshem ..

Ne mbledhjen e radhes se organizates , u perjashtua nga partia .. me motivacionin , qe dihet tashme ..
Bile dikush kishte propozuar qe ti largonin nga fshati .. Sjellja e derrave , ne fshat , nuk ishte vetem pune tufash dhe bagetish , por dicka me shume ..Fshati ishte '' i paster ''dhe veprimi i tij konsiderohej si felliqje e fshatit nga nje dore sabotatore . Perdite partia dhe shteti , trumbetonin nje fshat te paster, ne Shqiperi, pa bageti dhe gje te gjalle , jo me nje gje si derrat qe solli Arshiu ne fshatin tone ...

Gjyqi i Arshiut u be ne nje dite, te lagesht tetori .''Trupi gjykues'' ishte i perbere nga tre fshtare nje grua dhe dy burra , te cilet perbenin gjykaten e popullit .. Ne te prezent ishte po thuaj i gjithe fshati .. Gjyqi ishte i hapur .. Te gjithe folen e diskutuan ,sikur te ishin ne mbledhje te popullit dhe jo ne nje gjyq te tille ..
Mbas shume diskutimeve dhe fjales, se ''mefaljes '' te Arshiut, ''gjyqtarja'' ne qender te treshes , ''propozoi vendimin '' ne emer te popullit : ''Arshi Aliu debohet nga fshati per tradheti bashkejetese paqesore dhe pasterore, duke sjelle ne fashat nje kope derrash , dhe duke e rritur dhe mbajtur ne fshehtesi nen hunden e fshatit te tere ''.
Per kete do ti propozohet organeve kopetente qe ta internojne , ne nje vend ku do te shikohet e aresyeshme ''
Me kete te gjithe kuptuan se Arshiun do ta ''conin'' ne nje vend ku mund te ''mbante prape derra'' po ti a mbante ...
.....

Epilog
----------

Nje dite , ne Kakavije , me rastisi qe ne radhe para mua te ishte nje plak i moshuar .. Megjithese ishte shume i thyer ne moshe , mbahej mire , nga kjo edhe une e njoha ..
- Jam ne Greqi , me tha , kam tani dhe 18 vjet me djalin dhe niprit ...Femijet e tjere i kam ne Amerike ..
- Si ja ke kaluar Xha arshi keto vite , i them une
- Tani jam mbret !! Por shyqyr per femijet, e mi qe jane rregulluar te gjithe .. Tani qe deti u be kosper te gjithe mor bir, une nuk kam luge ..!!
E kishte fjalen per pronen private dhe bagetine qe ai e kishte shume ne qejf .. !!

Une jam Kryeministri i Shqiperise Sali Rame Berisha ..... !!



Nga Partizan Cene :

(Skice humoristike , e imagjinuar)
Fluturimet kozmike kanë arritur një shkallë të lartë të teknologjisë. Shkencëtarët e NASA-s donin t’i provonin Botës që një anije kozmike mund ta drejtonte edhe një ekuipazh i çfardoshëm, dhe amator.
Bëhet fjalë për ekuipazh të çfardoshëm, ku nënkuptohet edhe përdorimi në ekuipazh të kafshëve shtëpiake. si qen mace dhi apo dele .. ( ndofta edhe gomare )...!!

Disa ekuipazhe të ndryshme u sterviten per kete pune .Si njerëzve edhe kafshëve ju ishin dhënë instruksionet e nevojshme: mjaftonte që, kur të kishin kuptuar se ç’duhet të bënin, duhet të përsërisnin dy herë me nga nje fjale ,konfirmimin në gjuhën e tyre dhe një herë, me nje fjale , kur nuk e kishin kuptuar apo nuk ishin të qartë.
Dhe keshtu u be.. Doli ania ne gjithesi , mbaroi pune dhe po kthehej ..

Anija po i afrohej atmosferës së Tokës . Meqë po afrohej duke ndjekur një trajektore ndryshe nga ajo e programuara, drejtuesit ne Houston thërrasin anijen:

-”Ekuipazhit të anijes që po i afrohet atmosferës, më dëgjoni? Ketu Hjuston .. !!”
- “Ham, ham!”- u dëgjuan dy të lehurat e një qeni që konfirmonte që e kishte dëgjuar bazën.

- ” Duhet të korigjoni trajektoren tuaj me 3 gradë majtas dhe12 gradë poshtë! Më kuptuat?!”
- “Ham!”- ju përgjigj negativisht qeni, i cili kishte detyra të tjera në anije, por që nuk ishte në gjëndje të korigjonte kursin e lundrimit
- ” A më dëgjoi timonieri? Ketu Hjuston .. !!
- “Mjau, mjau!” - u përgjigj maçoku
- “A jeni në gjëndje të korigjoni kursin sipas koordinatave që ju dërguam?” - e pyeti baza
- “Mjau mjau!”- konfirmoi maçoku..!!

Pasi në kompiuterat e bazës u pa që trajektorja u korigjua ashtu siç ishte sygjeruar nga Toka, nga baza u dërgua një tjetër mesazh. Kete radhe ishte mesazh përgëzimi:
“Ju lumtë! Vepruat vërtet shumë mirë!”
- “Na jena ma t’mirët n’Botë”- u dëgjua një zë nga anija

Të çuditur, nga baza pyesin: “Ne patëm dërguar një ekuipazh të çfardoshëm, jo më të mirët… Po ti kush je?”

-”Unë jam kryeministri i Shiperise .. Sali Rame Berisha ..…Kete pese vjecar , e kemi tejkaluar planin me 250%.. kemi nje rritje ekonomike , 22% .. e c'nuke kemi .. Vetem shoke nuk kemi se, jemi te pashoq ne arritjet tona .. !!”

Ndërkohë, të alarmuar nga baza i thërrasin: “Dëgjo, pak rëndësi ka c'keni bere , por të lutemi, rri ulur… e mos prek gjë me dorë nëse doni të ktheheni në Tokë!”

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...