Tuesday, May 18, 2010

Kthim me ''viza '' ne identitet

Nga Partizan Cene

Kuptohet menjhere se per cfare identiteti behet fjale ..Per identitetin tone te trazuar.Te trazuar ne nje kohe te tere , qe nga dita qe kemi shpallur shtetin tone , me vehte dhe te pamvarur … ketu e 98 vjet te shkuara ..

Nuk kam nderment te diskutoj , veprimet satrape , te Zogut dhe qeverise se tij , por shkarazi po permend nje fakt qe po na ndjek gjithemone mbas : Pra veteshpalljen e tij Mbret , jashte cdo deshire dhe vullneti te popullit tone .. Por vec kesaj , ish Mbreti Yne i pa deshiruar , beri shume gjera qe dihen tashme qe i sherbyen vetem nje pakice te vogel qe kishte lidhje te drejte apo indirekte me oborrin mreterore .. !!

Por katara e vetshpalljeve , ne na ndoqi edhe mbas Luftes se dyte Boterore ,ku megjithese beme nje lufte te drejte ,heroike vete mohuese , dhame bijte dhe bijat me te mira , per nje jete me te mire dhe per nje Shqiperi te begate dhe te te gjithe shqiptareve , Enver Hoxha u vet shpall mbret ..Dhe qeveria e tij me rrenje ne popull , duke perfituar nga besimi absolut, qe krijoi mbi te , megjithese beri shume gjera ne sherbim te popullit , veteshpalli Shqiperine, ne anen e njerit apo tjetrit shtet apo bllok , pa marre asnjehere miratimin ose jo te popullit , te cilit pretendonte se i sherbente .. !!

Dhjetra vite ne Pushtet qevria e Partise se Punes , beri gjera kontradiktore , ne sensin e mire apo te keq te cilat tashme e ka koha radhen ti vleresoje , por ne asnje rast nuk u konsultua me popullin , me perjashtim kur , shou behej me kukullat e parlamentit … Presidenti apo kryeministri po thuaj nuk kishin asnje pushtet real , dhe zere se nuk ishin fare ..

Te gjtha keto i them pa dashur ti bej analizen regjimeve te meparshme me te mirat apo te keqiat e tyre , por desha te kujtoj identitetin tone , ne kuptimin e jetes politike .. Kemi qene gjithemone nje turme e cila leviz shume sakt nen dirigjimin e njeshit ..!!
Tani nuk kemi , ndonje Mbret , me kushtetute , por e kemi me kult , ate qe perdite po e rritim dhe e trashim vete ne, ose me sakte nje pjese e vogel e jona . Kjo pjese e ka mundesine dhe ben punen e madhe ne kete drejtim , pasi ka sot ne dore median , qe cila ngin lavde per Mbretin tone te vete shpallur ..( Megjuthese ai eshte kalores .. por do ta quaja mbret mbi kale si qe moti .. se edhe mentaliteti dhe cinizmoi i tij eshte i tille )

Pra ashtu si atehere edhe sot po rikthehemi ne ate ” ves ” te ‘’shemtuar” tonin .. Jemi te qete , mbajme mbi kurriz gjtheshka .. Mjafton te kemi nje hunde ,te naduket perpjete ,apo edhe nje surrat , qe ta shikojne te tjeret ,..

Domethene sy ,apo vesh nuk kemi .. Po te kishim do ta shikonim qe per dite po shkojme thelle e me thelle ne reren e nxehte , te shkretetires , duke kerkuar oazin Evropian qe na servir Qeveria e Zotit Berisha dhe e te klonuarit Meta ..

Kete nuk e them se nuk na pelqen Evropa , Jo .. Por e them se duke na vene perballe nje alternative preludi , qevria me ustallaret e saj , na perpunon dhe na ben cte doje ..

Eshte nje praktike kjo edhe per kafshet qe mbareshtohen ..:
Po tregoj nje shembull te thejshte qe e dime te gjithe por, nuk besoj se e marrim parasysh ne rastin e qeverise sone :

…Kure kalin e duan qe ti marrin faren, matane gardhit , vendosin qe te shohe nje pele .. Kali mjafton qe shikon pelen dhe ben cte duan mbareshtuesit . Pastaj me ate qe moren nga kali , bejne cte duan pa u shqetesuar per asgje .. Ky shembull i tregon te gjitha ;

Pra kjo e kalit ka nje krahasim per ne, se cfare ka dhe cfare nuk ka rendesi per , me rastin e Liberalizimit te vizave .Domethene per hater te vizave qe presim :

- Nuk eshte e nevojshm qe demokracia te funksionoje mbi bazen e e ligjeve …Mjafton te marrim vizat dhe i tolerojme te gjitha …
- Nuk eshte e nevojshme te dime shume se sa para jane vjedhur nga investimi i rruges Durres Kukes … …..Vizat , do te na i kthejene te gjitha …

- Nuk eshte e nevojshme , te dime shume gjera se pse u permbyt Shkodra dhe zona ne te ,. A ka shume rendesi ..?? Jo jo se do kemi viza te vemi ne Evrope ..

- Nuk e shte e nevojshme , qe gjysma e popullsise qendron ne agoni per te mesuar fatin e votes se tyre , duke kerkuar transparencen dhe nje pjese e mire e tyre po sakrifikojne jeten per kete gje ….Por cna duhet para vizave ….

- E dime qe te gjithe pa perjashtim kush ka lidhje me qarqet qeveritare , ka bere nje pasuri , dhe nje katandi ne keto vitet e fundit aq sa as 100 njeres te thejshte nuk mund ti bejne …. Por as kjo nuk ka rendesi .. do te marrim vizat .. do shkojme ne Evrope .. Kjooo ka rendesi ..

- Nuk ka rendesi , qe ligjet e shtetit dhe kushtetuta , u dhunuan dhe po dhunohen per dite , dhe qeveria , qeveris ne nje vend ku etiketohet nga te gjitha organizmat e pamvarura kombetare dhe nderkombetare , si vendi me i korruptuar ne Evrope .. Jo nuk ka problem se do marrim vizat dhe do shkojme ne … xhehnem .. Kete e them qe duke e lexuar te kuptohet se sa serioze eshte situata .., qofte edhe kur te marrim lirshmeri per vizat .. Pak e dine se me to vetem turist mund te shkosh , se as mund te punosh dhe as mund te rrish po deshe tek djali apo vajza sa te duash .. !!

- Nuk ka rendesi qe kryeministri genjen dite per dite , me shifra nga fantazia e tij .Per ekonomine , kur ne tavoline pakesohen perdite asortimentet se jane shtrenjtesuar . Apo faturat vijne te fryra dhe afrofe per te mbushur xhepat disa …por :.Mjafton te permendi fjalen Vize … dhe kjo ka rendesi, per turmen qe i vete pas ..

- Nuk flasim per te ngujuar ne greven e urise se jeni lodhur .. por te kujtoj per te ngujuarit e parlamentit ku me urdherte kryetares , vihen ne radhe dhe nuk lene fjale pa thene kunder greves dhe opozites .. duke shpifur e share me fjalet me te pazakonta dhe duke i akuzuar prape ..per ato.. Vizat …

- E si mund te lesh pa permendur edhe”intelektualet ” qe intelektin e tyre , ua shiten vizave , duke u bere pale me , qeverine , nen pretekstin e vizave ..

…..Kjo i vuri kapak identitetit te popullit tone ne politike … Intelektualet ne sherbim te partise .. Po nuk kane faj se keshtu ishin mesuar ,dhe kur mesohesh sado qe te perpiqesh , duke pasur mbi qafe ,shpaten e humbjes se privilegjit dhe vendit te punes ; per intelektin tend ne kete rast ;edhe vizat jane mbrekulli ;edhe votat te vene ne djalle se;… edhe gomari fluturon … E thote partia . E ka thene 70 vjet , dhe tani ne do ti prishim zakonin ????

- Dhe sa per vulosje , nuk ka shume rendesi qe nje pjese e mire e ish bashibozukeve dhe bashkepunetoreve te fashizmit , pjesetare direkte ose indirekt ne banda difersantesh terrorist kunder vendit te tyre , sot kane ngritur kryet si gjarperinjte , nga dielli i mengjezit , duke mbjellur per dite helmin e keq te armiqesive .. Kjo klime eshte e tille qe populli edhe njehere shkoi ne ate qe ishte ; i ndare ne te mire e te keqinj…. Poe a ka rendesi per ne shqiptaret edhe kjo ?? … Para vizave me duket se jo ..!!!

E cte zgjatemi .. Gjerat jane te thejshta por Aishtajni e percaktoi keshtu thjeshtesine e gjerave : ” Kur mjegulla te mbullon te terin, edhe hunda e jote eshte e huaj ”… Kjo na ka ngjare , edhe neve njerez … Mjegulla propagande e qevrise dhe Partise ,na ka bere mos te shonim as hunden tone …Kete kishim pesuar per 70 vjet dhe kete e pesuam edhe tani … Dhe ujku mjegull do …!!

Ujku do mjegullen ne duam vizat .. Por liberalizimi i vizave , do te vije atehere kur mjegualla te largohet …. Te pakten keto vazhdojne te jene sinjalet e Evropes , per vendin tone .. !!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...