Tuesday, November 28, 2017

Paraja , apo jeta ??




Filozofim ..
Nga Partizan Cene
Njeriu më i fuqishëm , është ai që kupton sa vend zënë paratë në jetën e një njeriu !
Dikur , nuk ka rëndësi ora dhe data , kam përjetuar një moment krejt kritik në jetën time . !
Fare pa pritur , dhe krejt rastësishtë , një njeri ,një djalosh 23 vjeç , më vuri tytën e pistoletës në gjoksin tim .duke më kërcënuar jetën , në këmbim të një shume të majme parash !
Atherë unë kisha shumë para , sepse drejtoja një bisnes të madh ..
E ndërsa kishin filluar edhe leviyjet para mbrapa të ekonomisë së re kapitaliste shqiptare , dikush , e shkoi ndërmend , që duke më shantazhuar , do të bëhej i pasur, duke marrë një dorë para , pa u munduar ..
Ky rast ishte fillimi i një golgothaje të gjatë për të gjithë familjen time dhe veçanërishtë për bisnesin tonë ..
Dhe rasti në fjalë nuk ishte i vetëm . Jo më shumël se dy muaj nga ky rast flagrant , një bandë në qytetin tim , provoi që edhe ata të merrnin një dorë para , pa u lodhur dhe pa u djersitur asnjë ditë ..Ata mundën që të izolonin dhe të merrnin peng njërin nga vëllezërit e mi .. Mbasi morën një shpërblim marramends , një pjesë shumë të madhe të parave që disponoja , edhe ky rast u zgjidh me kujdes dhe mençuri !
Nejse të dy këto janë raste të rënda , por qëllimi i këtij shkrimi nuk është kronologjik , sa herë u detyrova të paguaja nga pasuria ime , dhe as financiar , se sa dhjetra miliona , pagova unë dhe familja e ime , që ti shpëtonim të keqes nga të keqët ..
Jo , jo , gjithshka që dua të tregoj , e tregon në një farë mënyre , dhe në një kënd tjetër vështrimi Morgan Freeman,, aktori i shquar i Hollivudit , i cili , sot që ndodhet në spital , i sëmurë rëndë , në moshën 80 vjeç , thekson :
“ Jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani."
Aktori milioner apelon sot , se paraja, nuk i vlen më as për ahenge , as për tregeëti dhe mbi të gjitha , parajo sot atij , nuk i vlen as për të blerë jetë akoma , për të jetuar qoftë as edhe njëçast , më shumë nga momenti që do ta lerë sëmundja ..
Në këtë prizëm edhe unë , e shikoj jetën të ndarë nga paraja .
Jeta e solli që unë të kem shumë e shumë para ndër duar , por mirësishtë dhe fatmirësishtë do të thoja , nuk e quajta kurrë veten të pasur !
Edhe pse në dy rastet që thashë më lartë , dikush i mori ca para qyl , sot për fatin e keq të tyre , asnjë nga ata " trima " nuk jeton më .. Diku dhe dikurë , ranë në ndonjë " hundëlesh , dhe ... megjithse ishin pasusruar tashmë edhe atyre , nuk iu vlenë paratë . Jetën e mbyllën shumë të rrinj ..
Por unë tashti mbas shumë vitesh , kujtoj rastet dhe kam nderin të fjas me Ju . Ata që lakmuan poara , nuk e kanë këtë shans sot !
Akoma më shumë , sot bëj bilancin dhe shikoj mbas ..Nuk dalloj asgjë veç hijeve të atyre që dikurë më rrinin afër , dhe "më donin shumë " . Më donin kaq shumë, sasot nukmë duan më , ose të paktën këtë të lësh të kuptosh , pasi tashmë më shkojnë mua përpara , ndërsa dikurë shikonin paratë e mi ... !
Por , jeta dhe paraja duket pra se janë dy gjëra që as rrinë dotë bashkë për shumë dhe as nuk ndahen dot përfare ..
Pratë na duhen për të shijuar jetën , por jeta na duhet që ta ndjejmë shijen !
Paratë janë një aspekt i shquar i jetës , kurse jeta është bashkësi e fundme e të gjitha aspekteve ..!
Para nga puna , dhe punë për jetesë , dhe jo punë për para , dhe jetesë për pasuri !
Po më lexon , besoj se edhe më kupton . Sot unë i kam prouar të gjitha ...
Pa para , me pak para , i pasur apo shumë i pasur etj .. Por mbi të gjitha , kam provuar jetën gjithmonë të thjeshtë, dhe gjithmonë të shijshme .. !
Ashtu !!!
Mos e lakmoni paranë . Lakmoni jetën !
Jetojeni sot me thjeshtësi dhe pa lakmi , që nesër të jetoni prapë ....me thjeshtësi dhe kënaqësi !
PëlqejShiko më shumë reagime
Komento

Wednesday, November 22, 2017

Pritet që këto vullkane të shpërthejnë së shpejti!





Të paktën 1,500 vullkane mendohet se kanë shpërthyer këto 10,000 vitet e fundit.
Të dish me saktësi se kur do të shpërthejë një vullkan është shumë e vështirë për ta përcaktuar, por shenjat treguese si rritja e nivelit të dioksidit sulfurik, ose rritja në mënyrë të papritur e tërmeteve dhe e dridhjeve të tokës janë faktorë të rëndësishëm tregues.
Më poshtë do t’iu njohim me vullkanet që kanë “radhën” për të shpërthyer.
Vullkani “Ol Doinyo Lengai”, Tanzani (Mali i Zotit)
Vullkani “Ol Doinyo Lengai”, sipas popullit Massai në Tanzani i njohur si Mali i Zotit, po tregon shenja të një shpërthimi të pashmangshëm. Vullkani është nën kontrollin e vazhdueshëm të ekspertëve. Shpërthimi i vullkanit do të ishte katastrofike jo vetëm për banorët vendas, por edhe për vlerat historike që ky vend mbart.
Mali Agung, Bali
Në Tetor pati paralajmërime se shpërthimi i vullkanit në malin Agung ishte i pashmangshëm. Kjo sepse vazhdimisht janë regjistruar dridhje të shumta të tokës. Shpërthimi i fundit i vullkanit ndodhi në vitin 1963 dhe la të vdekur më shumë se 2,000 persona.
Vullkani “Hekla”, Islandë
Islanda është një nga vendet më vullkanikë në të gjithë botën dhe vuan nga shpërthimet e tërmeteve çdo tre ose shtatë vjet.
Shpërthimi i fundit ndodhi në vitin 2010, kur shpërtheu vullkani “Eyjafjallajökull” që la të paralizuar transportin ajror në Europë për shkak të hirit vullkanik, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej katër miliard dollarësh.
Sipas shkencëtarëve “radhën” e ka Hekla, që ndryshe njihet si “Porta e Ferrit”. Vullkani ka shpërthyer mesatarisht çdo 10 vjet që nga viti 1970 dhe është në gjendje të fjetur që prej Shkurtit të vitit 2010.
Vullkani “Katla”, Islandë
Shkencëtarët e kanë vëzhguar prej kohësh “Katlan” që konsiderohet si “motra” e madhe e “Heklas”.
Shpërthimi i fundit i vullkanit ka ndodhur 99 vjet më parë.
10 shpërthimet e fundit të “Katlas” kanë ndodhur midis Shtatorit dhe Nëntorit. Për shkak se rrethohet nga akuj, vullkani do t’i shkrinte ato dhe do të shkaktonte përmbytje në zonat përreth.
“Öræfajökull”, Islandë
Më 20 Nëntor 2017, ekspertët kanë paralajmëruar se  “Öræfajökull” mund të jetë gati për të shpërthyer.
Shpërthimi i fundit i tij ka ndodhur në vitin 1727. Mali i mbuluar me dëborë është vullkani më i madh në Islandë.
Vullkani “Cumbre Vieja”, Ishujt Kanarie
Ishulli i La Palma u trondit nga dhjetëra tërmete brenda 48 orëve, duke shtuar frikën se Cumbre Vieja është gati për të shpërthyer.
Herën e fundit që vullkani ka shpërthyer ndodhi në vitin 1971.
Vullkani “Mauna Loa”, Hauai
“Mauna Loa” është vullkani aktiv më i madh në të gjithë botën. Vullkani shpërthen në mënyrë të vazhdueshme. Në shekullin e 20 ka shpërthyer 10 herë.
Që nga viti 2013, “Mauna Loa” po kthehet pak nga pak të lëvizë sepse informacionet tregojnë rritjen e vazhdueshme të numrit të tërmeteve.
Shpërthimi më i madh i këtij vullkani ka ndodhur në 1950-n dhe zgjati 23 ditë. Pavarësisht se nuk vdiq njeri, u shkarkua, afërsisht 376 milionë metër kub llavë, duke shkatërruar një fshat të tërë.

Saturday, November 18, 2017

BARCALETA nga Partizan Cene ( Hashtagu ne FB)




 - #BarcaletangaPartizanCene


1- Hapu derën të mirave

Për fatin e tij të mirë , një burrë rreth të 40 fitoi një llotari , me një shumë mbi 1 milionë euro .
Kur e mori vesh , shkoi në shtëpi dhe i tha gruas së tij për mbrekullinë që kishte ndodhur . Kjo e fundit nga gëzimi bërtiti fort sa e dëgjuan komshitë , dhe pastaj ra në shesh , duke pësuar infrakt . Burri që kujtoi se i kishte rënë të fikët , nuk e vuri shumë ujtin në zjarr .
Nga ulërimat e gruas , erdhën disa komshinj , dhe kur morën vesh se si ishte puna , njëri prej tyre i tha :
- Po mir mor burrë, ti hani gëzuar paratë e fituara , por më vjen keq që , edhe pse e pe gruan në gjendje të tillë , nuk bëre asgjë që ta shpëtoje ?
- Eha mor komshi , kësaj i thonë : "..kur të vjen e mira , hapi derën ."

*****************

  2-  Radari
-----------------
Një shofer furgoni ndalohet nga policia rrugore se e drejtonte mjetin me shpejtësi mbi atë të lejueshmen .
Pasi u afruan të dy policët , i pari i tha :
- Ishe me shpejtësi mbi të lejueshmen , do të gjobitesh , ju lutem dokumentat ..
Shoferi i tronditur dhe i frikësuar i thotë : - O zoti polic me fal por nuk isha me shpejtesi . Unë e pashë mirë .!
I sjellshëm , polici i thotë - Me vjen keq o burre por nuk te pashe une te ka pare radari .
Menjëherë shoferi kthehet nga polici tjetër :
O zoti radar ...po nuk isha...!!



3- Aboneja
------------------
Në autobus , faturinua i thotë një pasagjeri :
Zotëri , abonenë e keni të vitit të kaluar !
Pasagjeri ja kthen :
Ëëëë ashtu ? Nuk ka problem , unë nuk jam ndjekës i modës !


4 -Një burrë i lagjes ishte në hall !
-----------------------
Herë pas here , edhe pse "mbrohej " dhe " merrte masat ", gruaja e tij mbetej shtazënë ..
Ai shkoi tek doktorri që tia tregonte hallin që kishte !
Pasi e dëgjoi doktorri , i dha këshillat e tij parandaluese . dhe i tha ta provonin njëherë kështu dhe pastaj të shikonin rezultatin ..
Por nuk qe e thënë . Mbas disa muajsh përsëri , gruaja e tij mbeti shatzënë ..!
Doktorri këtë herë i rekomandoi disa ilaçe sterilizuese .. Por edhe keto nuik bënë efekt . Pra gruaja mbeti edhe këtët herë shtazënë !
Ather doktorri vendosi ti bente gjënë ekstreme , i hoqi testikulat , pra e trodhi .. !
Për habinë etij ,përsëri gruaja , mbas disa kohësh ishte prapëme barkun plot ..
Tashti burri ishte nevrikosur shume , ndaj shkoi dhe i bërtiti dhe e shau doktorrin ..
- Qetësohu , i tha doktorri , kot më hidhesh mua nuk mundem unë të sterilizoj dhe të dredh të gjithë burrat e lagjes .!!


5- Hallatet e lepurit !

-----------------------------

Në fshat ishte sezoni i tredhjes së demave , per ti kthyer ata ,ne qe pune . Gjithandej rremujë , dhe demat , që e kishin kuptuar se çfar do të ndothte me ta , filluan të vraponin sa andej kendej ..!
në një turmë demash hamshorë që vraponin , po vraponte edhe nje lepur i madh mashkull . !
Një moment , njëri nga demat , e pa dhe i tha :
- Po ç vrapon ti skile ..
- Do tredhin sot , nuk e dëgjove tellallin , i tha lepuri i frikesuar ..
- Ik , or budalla , se thanë për ne demat ..
- Jo jo , budalla je ti , se më mirë të iki unë se sa të marrin vesh ata se kush është dem dhe kush është lepur , vanë hallatet e mia .. !



Thursday, November 2, 2017

Doktori japonez 104 vjeçar jep disa këshilla të vlefshme se si të gëzosh jetën





Doktori japonezë 104 vjeçar Shigeaki Hinohara jep disa këshilla se si të jetosh deri në njëqind vjet dhe të gëzosh çdo vit të jetës.
Profesori dhe mjeku më i vjetër japonez ka lindur në vitin 1911.
Ai është gjithashtu autor i 150 librave, duke përfshirë librat më të shitur “Living Long, Living Good” dhe themelues i “Lëvizjes së Re të Moshuar”.
Sot do t’ju prezantojmë pjesën më të vlefshme të këshillave të Dr. Hinohara që do t’ju ndihmojë të jetoni jetë të lumtur, të shëndetshëm dhe të gjatë.
  1. Mos besoni gjithçka që mjeku juaj rekomandon ose thotë
Eksploro, lexo dhe eduko veten. Ju nuk duhet të besoni në gjithçka që thotë doktori juaj.
  1. Ndajeni atë që dini
Dr. Hinohara jep 150 leksione në vit nëpër shkolla, në komunitete të biznesit etj. Ai shpesh ndan mësime mbi luftën dhe paqen. Mos harroni se shumica e mësimeve (90 min) janë bërë në këmbë.
  1. Nuk duhet të tërhiqeni
Nëse e doni punën që bëni, ju nuk duhet të tërhiqeni.
  1. Duhen të keni një plan përpara
Nëse doni të gëzoni jetën tuaj, duhet të keni një ditë të mbushur me gjëra të ndryshme, punë, të mësoni dhe t’i kushtoni kohë vetes suaj.
Hinohara planifikon të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.
  1. Mos u bë mbipeshë
Dr Hinohara konsumon një lugë vaji ulliri, lëng portokalli dhe kafe për mëngjes. Biskota dhe qumësht për drekë dhe oriz dhe peshk për darkë. Ai konsumon 100g mish të ligët dy herë në javë.
  1. Energjia nuk vjen nga gjumi i shumtë ose nga një vakt i mirë, vjen nga ndjenja e mirë
Ju do të jeni më të lumtur dhe më energjik nëse eliminoni rregulla strikte të krijuara me kohën, jini si fëmijët, argëtohuni deri sa të ndiheni të përgjumur ose të uritur.
  1. Është e mrekullueshme të jetosh gjatë
Ai vazhdon t’i shërbejë shoqërisë, është vullnetarë në shumë shoqata, punon 18 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe gjithashtu është energjik çdo moment të jetës së tij.
  1. Mos u shqetësoni shumë, jeta është e paparashikueshme dhe plot incidente
Mjeku u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe komuniste kur ishte 59 vjeç. Ai kaloi 4 ditë nën temperaturat 40 gradë i lidhur në karrige. Ai është gjithashtu i habitur se si trupi i tij ngadalësohet për t’u përshtatur ndaj moshës që ai ka.
  1. Shkenca e vetme nuk mund të ndihmojë ose të kurojë njerëzit
Mjeku beson se çdo sëmundje mund të shërohet me artet liberale dhe vizuale. Ai gjithashtu beson në veçantinë e çdo individi të vetëm.
  1. Mos u çmendni për para
Mjeku është më se i vetëdijshëm se nuk mund të marrë asgjë kur të shkojë!
  1. Dhimbja është misterioze
Duhet të bësh diçka të këndshme nëse dëshiron të harrosh dhimbjen. Mjeku zbuloi se muzika dhe kafshët me të vërtetë mund të ndihmojnë që të heqësh qafe dhimbjen.
  1. Gjeni frymëzim
Duhet të gjesh frymëzim në botë për të motivuar veten, për shembull ai gjen motivim në poemën “Abt Vogler” nga Robert Browning./

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...