Thursday, November 2, 2017

Doktori japonez 104 vjeçar jep disa këshilla të vlefshme se si të gëzosh jetën





Doktori japonezë 104 vjeçar Shigeaki Hinohara jep disa këshilla se si të jetosh deri në njëqind vjet dhe të gëzosh çdo vit të jetës.
Profesori dhe mjeku më i vjetër japonez ka lindur në vitin 1911.
Ai është gjithashtu autor i 150 librave, duke përfshirë librat më të shitur “Living Long, Living Good” dhe themelues i “Lëvizjes së Re të Moshuar”.
Sot do t’ju prezantojmë pjesën më të vlefshme të këshillave të Dr. Hinohara që do t’ju ndihmojë të jetoni jetë të lumtur, të shëndetshëm dhe të gjatë.
  1. Mos besoni gjithçka që mjeku juaj rekomandon ose thotë
Eksploro, lexo dhe eduko veten. Ju nuk duhet të besoni në gjithçka që thotë doktori juaj.
  1. Ndajeni atë që dini
Dr. Hinohara jep 150 leksione në vit nëpër shkolla, në komunitete të biznesit etj. Ai shpesh ndan mësime mbi luftën dhe paqen. Mos harroni se shumica e mësimeve (90 min) janë bërë në këmbë.
  1. Nuk duhet të tërhiqeni
Nëse e doni punën që bëni, ju nuk duhet të tërhiqeni.
  1. Duhen të keni një plan përpara
Nëse doni të gëzoni jetën tuaj, duhet të keni një ditë të mbushur me gjëra të ndryshme, punë, të mësoni dhe t’i kushtoni kohë vetes suaj.
Hinohara planifikon të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.
  1. Mos u bë mbipeshë
Dr Hinohara konsumon një lugë vaji ulliri, lëng portokalli dhe kafe për mëngjes. Biskota dhe qumësht për drekë dhe oriz dhe peshk për darkë. Ai konsumon 100g mish të ligët dy herë në javë.
  1. Energjia nuk vjen nga gjumi i shumtë ose nga një vakt i mirë, vjen nga ndjenja e mirë
Ju do të jeni më të lumtur dhe më energjik nëse eliminoni rregulla strikte të krijuara me kohën, jini si fëmijët, argëtohuni deri sa të ndiheni të përgjumur ose të uritur.
  1. Është e mrekullueshme të jetosh gjatë
Ai vazhdon t’i shërbejë shoqërisë, është vullnetarë në shumë shoqata, punon 18 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe gjithashtu është energjik çdo moment të jetës së tij.
  1. Mos u shqetësoni shumë, jeta është e paparashikueshme dhe plot incidente
Mjeku u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe komuniste kur ishte 59 vjeç. Ai kaloi 4 ditë nën temperaturat 40 gradë i lidhur në karrige. Ai është gjithashtu i habitur se si trupi i tij ngadalësohet për t’u përshtatur ndaj moshës që ai ka.
  1. Shkenca e vetme nuk mund të ndihmojë ose të kurojë njerëzit
Mjeku beson se çdo sëmundje mund të shërohet me artet liberale dhe vizuale. Ai gjithashtu beson në veçantinë e çdo individi të vetëm.
  1. Mos u çmendni për para
Mjeku është më se i vetëdijshëm se nuk mund të marrë asgjë kur të shkojë!
  1. Dhimbja është misterioze
Duhet të bësh diçka të këndshme nëse dëshiron të harrosh dhimbjen. Mjeku zbuloi se muzika dhe kafshët me të vërtetë mund të ndihmojnë që të heqësh qafe dhimbjen.
  1. Gjeni frymëzim
Duhet të gjesh frymëzim në botë për të motivuar veten, për shembull ai gjen motivim në poemën “Abt Vogler” nga Robert Browning./

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...