Thursday, October 31, 2013

MANUSHAQJA E DOKTORRIT .. Nga Partizan Cene

Kështu e ka quajtur depudeti Taulant Balla  ish kraetaren e parlamentit Zhozi Topalli .. Karakteristike ishte , se sa herë që fliste Rama , Berisha dhe " manushaqja" e tij  ndërhynin me fjalë fyese për kryeministrin , por nuk ngeli asnjë rast pa marrë përgjigje , jo nga kryeminiostri por nga depudetët e PS ..
Ata në mynyrë ironike , i thnoshnin , "mos fol pa leje " ... !!!
Ja edhe disa nga replikat ..
Replikat mes mazhorancës dhe opozitës gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, ku Rama paraqiti programin qeverisësEdi Rama: Si për ironi të fatit të vet, Partia Demokratike po fillon jetën opozitare me një kryetar që s’e ka deputet, po kryetar bashkie të Tiranës.A nuk ngjan pak sikur tërë mallkimet dhe ofendimet që nuk i’a ka kursyer deri dje opozitës pa lider në parlament apo liderit pa legjitimitet të opozitës, i janë kthyer pakursim në një mallkim që e ka lënë sot si pa kokë? Po sidoqoftë kjo nuk mund të bëhet çështja jonë.
Ne nuk kemi ardhur në këtë kuvend për t’i kërkuar opozitës ku e ka kokën, po për t’i ngritur Shqipërisë kokën lart. 
Sali Berisha: Gënjeshtar! 
Sadri Abazi: Mos fol pa leje.
Sali Berisha: Gënjeshtar ordiner! 
Taulant Balla: Mos fol ore pa leje..!
Edi Rama: Ne jemi votuar për t’i dhënë në këtë vend lirisë së njërit, familjes dhe atdheut kuptimin jetik të demokracisë së çdo dite dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe cilësinë demokratike të respektit të shumicës për pakicën. Ne besojmë se zanafilla e kësaj përpjekjeje fillon dhe do të jetë këtu. Në këtë sallë, ku lirisë për të folur dhe për të replikuar, për të votuar do t’i japim për katër vite me radhë kuptimin e demokracisë parlamentare si shëmbëlltyrë të prekshme e demokracisë në tërësi. 
Sali Berisha: Gënjeshtar ordiner! 
Jozefina Topalli: O bastard!
Edi Rama: Do ta bëjmë këtë duke dëgjuar me vëmendje të madhe çdo qëndrim të opozitës, duke e respektuar atë në respekt të vetes dhe duke i krijuar asaj hapësira për të bërë pjesë e vendimeve të këtij Kuvendi.Gent Strazimiri: A ke program? Do flasësh për programin?
Jozefina Topalli- Ilir Metës: Zoti kryetar, ndërprisni seancën!
Edi Rama: Por të jetë e qartë për të gjithë, ne do t’ju dëgjojmë, por do të udhëheqim; ne të dialogojmë, por do të marrim vendime. Ne do të kërkojmë konsensuse sa më të gjera, por do qeverisim me vlerat tona dhe me bindje të shpallura. Ja vlerat tona. Liria e njerëzve dhe e konkurrencës pa asnjë diskriminim dhe kufizim politik në funksion të meritës. Përgjegjësia e gjithkujt  ndaj vendit në funksion të një shoqërie ku të drejtat e gjithsecilit nuk ndahen ndaj detyrimeve ndaj komunitetit. Ja dhe bindja jonë, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria nuk e meriton korrupsionin dhe kriminalitetin që e kanë lidhur këmbë e duar dhe po e mbysim.
Jozefina Topalli- Edi Ramës: Fol me vete! Fol me vete…!
Edi Paloka: A ke program, do flasësh për programin?
Taulant Balla: Ik plaku Mere. Merru me tespihet tani.
Taulant Balla: Hë Manushaqe, po i shkon nga mbrapa…
Jozefina Topalli: Ah ty mirë ta ka ba  qi t' la jashtë qiverisë....


Botuar tek " Shekulli "



  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...