Wednesday, March 30, 2016

GOMARI I OFENDUAR





Fabul ne vargje ,
nga Partizan Cne


Njëherë gomarit ,
i thanë ,që të besojë ,
se ka bar të njomë
aty m'at 'anë ,
të hajë saaaa të dojë .!


Ishte miza , ajo
(gjëja e vogël
që thjeshtë, të besdis ),
që solli lajmin ,
për hamshorin turist ..

- Ej ti o tru gomar ,
pak më poshtë në lendinë
ka më shumë bar.
rritur deri në gju ,
mos u mbllaçit
kot së koti këtu .. .!!

Dhe gomari ashtu ,
i urtë e i bindur
mizën e dëgjoi ..
mori vrapin e tij
dhë në lëndinë shkoi ..!

Por lëndina e madhe ku ,
miza e dërgoi ,
ishte e thatë me barin as
deri tek thoi .

.- Oooohhh sa budalla ,
i shkreti unë,
po edhe miza më mashtroi ,
për barin deri
në gjunjë ??

I mërzitur e i uritur ,
hamshori hëngëlloi
më në fund u bë burrë dhe ..
në gjykatë shkoi ..

Gjykatsi , një tip
i plogësht i ngrati ,
e dha verdiktin
të drejtë
...si drapri :

- Të drejtë ka miza
se mirë të ka thënë ,
por fajin e ke vet
që mendtë nuk të nxënë...

- E ku është
gafili nga mua ?, ..
pyeti gomari ,
shpirtin të lajë ..!

- Se nuk e kuptove
që miza ,
mendonte..
gjurin e saj .


Dhe prapë edhe trim
gomari , ky i uruar ,
ngeli jo vetëm i uritur
por edhe i turpëruar .. !!


Partizan Cene
Gusht 2010

Friday, March 25, 2016

HOLIWUDI do te beje film per tragjedine e Gerdecit

Ne foto jane tregtari tregrari mafioz amerikani Diverol , dhe Djali i babit , por jo ne realitet , por personazhet e filmit qe Hollivudi po ben per tragjedine e Gerdecit .. Aty Shkelzen Berisha dhe Efraim Diverol ,jane personazhet kryesorae , pasi ashtu ishin edhe ne jete ne trgjedine me te madhe qe ka ndjekur Shqiperine ne dhjetevjecaret e fundit ..

Gërdeci ishte një tragjedi, një histori mes aferash dhe me shumë pikëpyetje të abuzimit të pushtetit, pas së cilës u strehuan edhe persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar të armëve siç është rasti i Efraim Diverolit.
“Hollywood”-it do të risjellë historinë ne formatin e nje komedie-aksion.
Warner Bros ka publikuar trajlerin e “War Dogs” me aktorët Jonah Hill dhe Miles Teller, me shënimin “bazohet në një histori të vërtetë”.
Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarëshe dhe jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej.
Ky film i regjisorit të ciklit “Një nate Luanësh”, i përshtatet shumë shpirtit të filmit “Pain & Gain” apo “Ujku i Wall Street”. Ai vë në lojë me një histori që sigurisht është frustuese për personat që janë pjesë e saj, argëtuese për ata që kanë ambicie jashtë mundësive të tyre dhe e jashtëzakonshme për të gjithë të tjerët.
Pjesa më e çmendur e gjithë kësaj çështjeje, është se ndryshe nga Hangover, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga ai i filmit “Njeriu me Shenjë”.
Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Majemi. Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA.
Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milion dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë, një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë edhe qeveria e ShBA.
Në skenarin e filmit, do të paraqitet “arroganca e madhe të një të riu i cili u pasurua shpejt”.
Shkelzen Berisha
“Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihej rëndom tek shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg. 2 milionë fishekët që duhet të dërgoheshin në Kabul nga Tirana, duhej më parë të ripaketoheshin për të hequr gërmat kineze të kutive origjinale. Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin. Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul,” – shkruan gazetari në hetimin e të cilit bazohet skenari i këtij filmi për Shkëlzenin, djalin e ish-kryeministrit shqiptar Berisha.

Monday, March 21, 2016

KUR RREGULLAT E LOJES ; JANË KOT





Opinion nga Partizan Cene

Kemi një rast , i cili ne historine politike te mbas diktaturës , duket se është unik . Një kryetar partie , që njëkohësishtë është edhe kryeministër i vendit, që deklaron , para kongresit të partisë , duke deklaruar kështu para gjithë popullit , se nuk i njeh rregullat , e partisë , statusin e saj ,dhe nuk ndihet aspak fajtorë për mos respektim e ketyre rregullave ... !
Ne pamje të parë , mund të më thonë ; E çte duhet ty ? Ti nuk je anëtar i asaj partie ?
Qartë , nuk jam anëtar i Partise Socialiste të Edi Rames ( pasi ai tashmë e ka prone të tijën partinë e mund të bëjë çtë dojë me të ) , por jam qztetar i republikes së Shqipërisë ,ku kryeministër i vendit është pikërishtë ky thyers i rregullave . !
Ndodh në Shqipëri , pa në vende të tjera , që pretendohet se ka demokraci , kur një njeri është kandidat kryeministër, shikohet me imtësi , krahas shkollës diplomave, ligjshmërisë së zgjedhjes s[ tij etëtjera si këto , edhe sjelljet e tij , në shoqërinë familjen e tij politike , dhe deri edhe në familjen e tij biologjike , dhe atë ku jeton momentalishtë . Kur shikohet se e kaluara e tij , por kryesishtë e tashmja e tij , është gjithmonë në kundërshtim me rregullat dhe disiplinën jetësore në marrdhënie me familjarët politik dhe biologjik të tij , krijohet menjherë dyshimi për detyrën e madhe që do ti jepet , siç është ajo e kreut të ekzekutivit të atij vendi .
Por në Shqipëri , njerëzit janë militantuar kaq thellë , sa kur vjen puna për liderin , shikojnë tek ai njeriun e pa gabueshëm , dhe suprem , që mund ti ndryshojë rregullat menjëherë , si ti dojë dhe kur të dojë , mjafton që atij ti vijnë përshtat gjërat !
Ai , në rastin e Edi Ramës në Partinë Socialiste , edhe e pranon që ka thyer rregullat , biles , me " vulën " e kongresit , i rithyen përsëri , duke e çuar mandatin e ygjedhjes së kryetarit , në një referendum partiak ( anëtarësie ) . !
Këtu , as ka më të voglin dyshim , se Edi Rama , këtë hgjë e bën , për të treguar se me të vërtetë , sa ai të ketë " fuqi " , mund të bëjë me partinë çfar të dojë ..
Ndryshe nuk ka si të kuptohet , çuarja e partise në referendum , ku fare mirë , mund ti maste forcat me Blushin në një votim ligjor dhe kushtetues partiak , me parimin " një anëtar një votë " , që Statusi i Partisë ja garanton ..
Por ai , jo , nuk e bëri . Ka shumë arsye pse nuk e bëri , edhe pse e di mirë që do të dalë fitues , se ndryshe nuk do të shkonte në referendum .
Arësyet pse e bën këtë kryetari i Partisë Socialiste janë të shumta , dhe ato i gjejnë e i ygjidhin vetë socialistët, por unë them se arsyeja kryesore , që Edi Rama e çoi çështjen e mandatiti të tinj për referendum , është që tu tregoi kundërshtarëve në parti , se e kanë të kotë që të merren me të tani për tani , por të ulin kokën e të bëjnë atë që bëjnë të gjithë të tjerët , të ygjedhur ose jo në Partinë Socialiste, pra , të dëgjojnë e ybatojnë ato që thotë kryetari ... ! 
Pikërishtë kjo më shqetëson mua si qytetar por edhe si gazetar . Pra mos zbatimi i hapur i rregullave në Partinë Socialiste , mund të reflektohet drejtë përdrejtë në mos zbatimin e rregullave të shtetit , pra të Kushtetutës së republikës së Shqipërisë , dhe ligjeve të shtetit shqiptar , pasi  ashtu siç ka garancinë në partinë socialiste , se do të  zgjidhet e rizgjidhet  kryetar partie ,dhe nuk e ndëshkon kush  edhe pse i thyen rregullat me të dyja këmbët ,ashtu ka garancinë se, edhe po të shkelë kushtetutën dhe ligjet e shtetit , nuk do ta ndëshkojë kush , dhe nuk i rrezikohet karrikja e kryeministrit , deri sa të ketë shumicën absolute në mbështetje të tijën . 
Dhe  opozita e akuzon përditë për shkelje kushtetuese dhe ligjore , ndaj ai , me veprimet e tij autoritare , dhe në shumë raste arrogante në parti , tregon se është " i aftë " që të veprojë njësoj edhe në ekzekutivin shteteror që drejton !! 
Në shumë biseda me të majtë socialistë , kam vënë re se , "nuk e kanë problem " se si do të zgjidhet Edi Rama , ndaj shqetësohem se , e kam unë dhe shumë të tjerë problem , se si duhet të sillet Edi Rama dhe Ekzekutivi që ai drejton !!

Tuesday, March 15, 2016

KETE E DINIM !






Poe ajo e mohonte gjithmon !!


Nga Partizan Cene


Me ne fund e tha : Po jam shqiptare ,Ka ndryshuar mënyra sesi i shikoj tani njerëzit. Ndihem më mirë tani. Kisha përjetuar situata të vështira dhe prandaj nuk e kisha thënë. Ishte mbrojtja ime ndaj të tjerëve. Vendosa ta them më në fund. Tani ndihem më mirë që e nxora nga përbrenda. Jam nga Shqipëria”,!!

Eshte kengetarja me origjine shqiptare ne Greqi , Eleni Furiera ( edhe emri eshte artistik , kur te doje vete le te thote emrin e saj origjinal .. )
Megjithse i urrej pa mase ata qe mohojne gjakun e tyre , kombin e tire , atdheubn dhe jeten e te pareve te tyre , por ne kete rast me ne fund jam ndier i kenaqur ..
Pra disa vjetesh , ne nje bisede me Furieren , i kerkuam qe te firmoste edhe ajo si shqiptare e emigrante nje peticion , te nje shoqate , nuk ka rendesdi , por ajo jo vetem qe nuk pranoi , por kembengulte per prejardhjen e saj te larget nga.. Amerika Latine .. !
Ather i thashe , qe dote vije nje dite , dhe mbase te vjen turp per kete qe thua sot .. Dhe erdhi dita !!
Verete kariera ne Greqi eshte e veshtire kur je shqiptar , por ne rastin e saj , karieren e kishte te shtruar perpara dhe ishte shume larte , kur i kerkuam te .. thote se eshte shqiptare ..
Ndefta ndonnjeri mund te thote se gjithkush si ndihet ashtu deklarohet .. Dakord , por nuk eshte shqiptar pastaj , neqoftese nuk u ndjeve .
Por sot gjerat ne Shqiperi dhe per shqiptaret po ndryshojne dhe .. kane filluar te ndihen edhe ata sot shqiptare qe nuk ndiheshin te tille , dikure ,

Eleni Foureira është sot një ndër këngëtaret më të njohura në Greqi, por ndoshta shumë pak grekë e dinë se ajo është me origjinë shqiptare.
Eleni u largua nga atdheu i saj për në Greqi me nënën dhe motrat, kur ishte vetëm 8 vjeç. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “ANTI” ajo ka rrëfyer të kaluarën e vështirë në Shqipëri.
Eleni është pyetur në emision për situatën e emigrantëve, duke thënë se grekët nuk janë racistë dhe se ata po i ndihmojnë refugjatët. “Nuk besoj se grekët janë racistë, ata i ndihmojnë refugjatët. E kam përjetuar edhe vetë. Kam ardhur nga Shqipëria në moshën 8 vjeç sepse kishim luftë, e kam përjetuar luftën. Mbaj mend që plumbat kalonin brenda shtëpisë sime dhe se mamaja më thoshte se po luanim dhe shtriheshim për tokë dhe ato kalonin sipër nesh”, ka thënë Eleni.
Partizan Cene

Thursday, March 10, 2016

Mos u merzisni kaq shpejte me qeverinë !!



Analizë nga Partizan Cene

Po ti referohesh artikujve ne gazeta , dhe opinioneve dhe kronikave të montuara televizive , në kanale të ndryshme shqiptare , krijon përshtypjen e gabuar se qeveria Rama , është një qeveri satrape , që mga e majtë është kthyer në një shëmbëlltyrrë të keqe të së djathtës ..
 Kjo sigurisht nga reformat që po kryen qeveria , dhe mbi të gjitha në ngecjen ne vend të luftës kundër korrupsionit  dhe vazhdimin e avazit të vjetër të mos ndëshkimit të VIP-ave politik të përfolur në Shqipëri .., ka nje fare baze !!
Në një bisedë me disa miq të mitë nga Vlora , dikush më tha se , qeveria po punon , por puna e saj akoma nuk i ka dhënë frytet .. Dhe me thënë të vërtetën , edhe unë , si vëzhgues i paanshëm , mbajta në vesh këtë fjalë që më tha miku im , bisnesmen nga Vlora ..
 Vetë Rama dhe qeveria në përgjithësi , po përiqet të ngrejë fort zërin , duke vënë në dukje gjithmonë të mirat dhe të rejat që ka sjellë kjo qeveri , gjatë këtyre 30 muajve qeverisje .. !
Këtë gjë për çudinë e të gjithëve , nuk e bën partneri tjetër në qever, LSI , e cila ruan me median një qëndrim , që në gjuhën shqiptarçe do ta thoshnim ; " .po bën kinezin "
Nga na tjetër opozita , që në ditët e para të marrjes së detyrës nga kjo qeveri dhe deri tani , nuk ka rreshtur , me të gjitha menyrat dhe rrugët  e saj të mundshme , që ta paraqesë punën e qeverisë së majtë në pushtet , si jo thjeshtë të keqe , por tejet të rrezikshme.
 Pa asnje autokritike publike , pa marre asnje faj apo pergjegjesi , opozita , e perdori keq qeverisjen e saj , si pergjegjesi te qeverise Rama , qe dyten e dyte qe kjo qeveri mori pushtetin !
Që në zanafillën e parë të kësaj qeverisje , kur ministri dhe ministria e brendshme , ndërhyri në Lazarat , gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë asnjë qeveri , dhe aq më keq ajo e Berishës , e kishte stimuluar Lazaratin si , vend " i pamvarur " ku kultivimi dhe perpunimi e shitja e drogës , ishin të pa prekshme nga shteti , opozita e akuzoi ministrin Tahiri  dhe vetë kryeministrin Rama , se po perdornin forcë brutale , kundër një fshati dhe një krahine të tërë , duke " qarë " kështu " hallet " e Lazaraqotëve , dhe kurresesi nuk e quajtën sukses të qeverisë ..
Pra që atherë e në vazhdim , PD dhe opozita , janë përpjekur që vlerësimin për qeverinë rama , në sytë e publikut ta nxinë me bojë , si qeveria  fukarrllëkut  , e papunësisë , e korrupsionit dhe krimineleve .
 Pa u përpjekur të bëjmë historigrafi të qeverisjes në fjalkë , se ato i shikojnë dhe i mbajnë mend shqipatrët , po tregoj me pakë fjalë se çfar ka ndodhur teorikisht dhe praktikishtë në Shqipëri këto gati 30 muaj qeverisje të qeverisë Rama - Meta , dhe pse ato që thotë opozita as nuk janë të vërteta dhe as nuk qëndrojnë  në të përgjithshmen e tyre ..!
Së pari ekonomia shqiptare , ne shtator të viti 2013 , kur Rama mori drejtimin e qeverisë , ishte në fazën më të lartë të informalitetit , ku po thuaj 1/3 e bisnesit , nuk ishte fare e rregjistruar , gati më shumë se gjysma e atij bisnesi që ishte i rregjistruar , nuk paguante taksa , duke i fshehutr ato ..
Shqipëria ishte kthyer në një kantier ndërtimesh pa leje , ku gjithshka as nuk dokumentohej dhe aspak nuk kishte lidhje me urbaniyimin e pergjithshëm të vendit ..
Së dyti Berisha dhe qeveria që ai drejtonte e lanë vendin me një borxh të brendshëm , të atij niveli , qe  nuk jepter shanse , që pa marrë borxh nga institucionet financiare te jashtme , dukej e pa mundur që të shlyhej . Nga ana tjetër , edhe një shlyerje e këtij borxhi ndaj bisnesit , nuk do të krijonte , ashtu siç ndodhi , besim të menjëhershëm të bisnesit , dhe pastaj të sillte veprimin zinxhir të mundshëm , për krijimin e vendeve të reja të punës .
 Gjithashtu , ish të përndjekurit , u lanë në mëshirë të fatit për kaq e kaq vjet , dhe i dilte detyrë kësaj qeverie të realizonte dëmshpërlimin e premtuar
 Së treti , administrata që trashëgoi Rama , ishte  tejet e politizuar , ku njerezit e punësuar në të ishin në më të shumtën  militantë të forcës politike që u largua , dhe si të tillë , e bënin të detyrueshëm ndërrimin e tyre .. Këtu bëj një parantezë , duke theksuar se pamvarsishtë konkurimit  të lirë për këto vende pune që shpalli qeveria , rrënjët e korrupsionit në shqipëri , dhe të politizimit të jetës në përgjithësi , çuan në mbushjen në sjumë raste të administratës , me njerës  përsëri politik , por tashmë të krahut fitues . Këtë gjë e shfrytëzoi me të drejtë opozita , për të hedhur baltë mbi qëllimet dhe punën e qeverisë .. !
Se katërti , 25 vjet " çlirim " nga diktatura moniste , dhe në vendin tonë , gati më shumë se gjysma e konsumatorëve , nuk paguanin energji elektrike , ujë të pijshëm dhe shumë shërbime të tjera sigurative , të detyruaeshme dhe të domosdoshme per permiresimin e ekonomise se vendit .. !
Së pesti , kontrabanda ishte mjeti më i mirë për tu pasuruar në Shqipëri , dhe moda e vetme që të bënteme para mbas drogës dhe aktivitetetve të tjera të jashtëligjshme , që në Shqipëri ishin bërë të zakonshme me qeverisjen e mëparshme të Berishes dhe oborrit të tij !!
Së gjashti , me gjithë përpjekjet e qeverisë , për luftën kundër krimit , dhe në këtë drewjtim ka përparim të dukshëm , jeta shqiptare ishte familjarizuar aq shumë me krimin dhe të jashtë ligjshmen sa, edhe në biseda të zakonshme diskutohej mes miqsh , sa u vodh sa u shperdorua , etje ..
Dhe në këtë pikë futet edhe sistemi i drejtësisë , e cila është tejet e korruptuar dhe e pa aftë të zbatojë një ligj për të gjithë , duke sjellë në shumë raste probleme sociale që e rëndojnë pa të drejtë qevrinë dhe mazhorncën qeverisëse ..
Pra gjithshka që prekëm deri tani , nuk jëanë një çertifikatë justifikimi për qeverinë , por janë reflektim i realitetit që kanë jetuar shqiptarët deri tani ..
Po , a ka gabuar dhe ku gabon Rama dhe qeveria e tij .. !
Sigurishtë që ka gabuar . Do të thoni ju , populli thotë që , " kush punon , gabon " , dakord , por qeria ka bërë gabime të cilat i kanë dhënë matrial opozitës , që ta nzijë akoma më shumë bojën që i hedh përditë punës kolosale që bën qeveria ..
 Gabimet janë të shumta , por unë do të prek ato në aspektin social .. !
E para , vetëm sot , pra këto ditë mësuam që qeveria bëri një veprim tama ashtu siç ia ka hije një qeveri sociale , që është për një shtet social , mori një vendim të drejtë , duke rritur me 60 % ndihmën socialedhe duke e çuar atë në 11 000 lekë , pasi  sasia gati 6 000  që merrnin  familjet në nevojë , ishte shumë e ulët .. E thashë këtë ,shembull , për treguar se aspekti social është pikërishtë ai që prek direkt shqpirtin e një populli të varfër siç është populli ynë ., dhe një qevri e majtë duhet ta ketë në qendër të vëmendjes këtë gjë .
Pra qeveria deri tani  ka bërë pak ose aspak për të varfërit , duke i lënë në mëshirë të tregut të lirë , duke rritur kështu edhe më varfërinë , në një kohë që ka pasur mundësi që ta shikonte me me shume ndjeshmëri këtë gjë ..
E dyta , punësimi gjatë këtyre viteve , në vend që të  ulej ,është rritur , megjithse qeveria po trumbeton se ka punësuar gati 160 000 vetë , pra më shumë se gjysmën e  300 000 -ve që kishte premtuar .. !
E treta , mos ndëshkimi , si metodë e jetes politike dhe shoqërore në Shqipëri , u thellua , dhe kulmii ishte premtimi i qeverisë dhe mazhorancës , për të venë drejtësi , për ngjarje të tilla që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive të popullit tonë , si " Gërdeci " apo " 21 Janari " etj , ku deri tani nuk është marrë asnjë hap direkt nga mazhoranca , qoftë edhe për kortezi , që ti tregonte popullit , vullnetin e mirë që trumbeton përditë ..

 Ndofta , duken si gjëra të " ditura botërishtë " , por janë gjëra që duhen thënë përditë , që nga njëra anë të shplahet balta që opozita po e hedh përditë mbi qevrinë dhe mazhorancën , dhe nga ana tjetër , të informohet edhe popullit , që megjithse  gjithmonë është i duruar , po lodhet nga  pritja e gjatë për të parë rezultatet e mira që qeveria këmbëngul se do ti shohë shumë shpejt nga puna e saj !

Pra nuk mbetet gjë tjetër , vetëm të shpresojmë se pritja nuk do të jetë e gjatë dhe puna e qevrisë do të sjellë rezultatet e pritshme dhe të prekshme që populli pret .. Deri atherë , durim dhe veç fjalëve të këqija që thoni për qevrinë ,  mos e shani dhe mos u mërzisni kaq shpejt me qeverinë , se ka bërë më shumë nga sa bënë të gjitha qeveritë e marra së bashku deri në fillim shattori 2013 , kur mori karriget nga Berisha dhe PD !!















  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...