Monday, April 23, 2018




I fshehur në pjesën jugore të Paqësorit, Tuvalu është koleksioni i përsosur i nëntë ishujve, të cilët shtrihen në gjysmën e rrugës mes Hawait dhe Australisë.
I fshehur në pjesën jugore të Paqësorit, Tuvalu është koleksioni i përsosur i nëntë ishujve, të cilët shtrihen në gjysmën e rrugës mes Hawait dhe Australisë.
Por pavarësisht kësaj, sipas një raporti të ri nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Turizmin Botëror, Tuvalu është vendi më së paku i vizituar në planet gjatë viteve të fundit.
Gjatë vitit 2016 Tuvalu ka pasur vetëm 2000 turistë, pavarësisht se ka një klimë të ngrohët tropikale dhe përqindje të ulët të krimeve. Fqinji më i afërt i Tuvalus, Kribati, ka pasur më shumë se dyfishin e vizitorëve gjatë vitit 2016, apo gjithsej 5000 vizitorë.
Mungesën e bukurisë arkitekturale, Tuvalu e zëvendëson me plazhet e mbushura me palme dhe të përsosura për të bërë plazh. Gjithashtu plazhet janë të zbrazura sepse ishujt nuk janë të ndërtuar, ndërsa popullsia është vetëm 10,000 banorë dhe e shpërndarë përgjatë ishujve.
Por ekziston një kulturë e fortë tradicionale vendore, e cila mbahet gjallë nga njerëzit e Tuvalus. Ju mund të shikoni vallëzime tradicionale, gdhendje druri e disa aktivitete tjera nga vendasit.
Ishulli kryesor është Funafuti, i cili gjendet në pjesën perëndimore dhe është vendi ideal për zhytje në ujë.
Tuvalu së fundmi ka fituar vëmendjen si pasojë e ndryshimeve klimatike: Kombet e Bashkuara e kanë përfshirë Tuvalun në listën e vendeve që rrezikojnë të zhduken krejtësisht si pasojë e ngritjes së niveleve të ujit gjatë shekullit të ardhshëm.
Por kjo, pavarësisht se është një fatkeqësi e vërtetë, duhet edhe t’ju nxisë ta vizitoni këtë vend para se të zhduket!

Thursday, April 19, 2018

300 tulla me alfabetin më të vjetër shqip në jug të Ukrainës?




Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes.
Në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk  ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla.
Një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete?
Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur.
Studiuesi bjellorus Aleksandër Novik, i cili flet shqip në mënyrë të përkryer, është njohësi më i mirë i detajeve të zbulimit të këtyre 200  tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe.
Ai e ka mësuar shqipen nga dy pedagoget e tij ruse që kanë jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,
Aleksandër Novik u nderua pak ditë më parë në Tiranë me Çmimin Kombëtar të Akademisë së Shkencave për vitin 2017, për studimet e tij për shqiptarët e Ukrainës.
Në intervistën e mëposhtme  Novik flet mbi këtë zbulim që ruhet larg syrit të studiuesve shqiptarë apo vëmendjes së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Për “Shqiptarja.com”, Aleksandër Novik thotë se gjatë shekullit të 20-të në Rusi janë bërë zbulime dhe analiza shkencore me nivel të lartë për të folurën shqipe në  vendbanimet e jugut të Ukrainës, në rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit të kolonisë së parë të “Karakurtit” që i takon fillimit të shekullit të 19-të, më saktë vitit 1811.

Zoti Novik, çfarë ju ka nxitur ju për të pasur një kontakt me shqiptarët e Ukrainës dhe të nisnit studimet për këtë minoritet etnik?
Në jug të Ukrainës ka katër fshatra shqiptarë. Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga krahina e Korçës dhe zonat rreth saj afërsisht. Ne supozojmë se kanë ikur pesë shekuj më përpara. Ata kanë ikur në lindje të Bullgarisë. Në rajonin e Varnës në Bullgari shqiptarët kanë jetuar afërsisht tre shekuj, edhe në fillim të shekullit të 19-të ata kanë ikur në territoret e perandorisë ruse për shkak të luftrave ruso-turke.
Deri tani ata kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Kuptohet që shqiptarët që janë atje flasin shqip, kuptohet në gjuhën arkaike. Ata flasin “klisha” dhe jo “kisha”, ata flasin “gluha” e jo “gjuha”, ashtu siç flasin edhe arbëreshët e Italisë.
Ju vetë jeni ukrainas, shqiptaro-ukrainas apo rus?
-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. Në fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur në  Rusi, në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkollën e mesme e kam mbaruar në Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia në Petërburg, në Universitetin shtetëror të San Peterburg dhe pas mbarimit të Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare në muzeun Punskamera dhe punoj në këtë muze tani. Jam drejtor i Departamemetit të Studimeve Europiane, dhe vazhdoj të jap ligjërata në Universitetin e Shën Petërburgut.
Cili ka qenë shkaku që ju frymëzoheni nga tradita të harruara të popujve ose të vetë popujve të harruar?
-Është profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe për mua është interesanate dhe e rëndësishme që të zbulojë të studiojë ruajtjen dhe traditën e popujve ballkanikë.
Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?
-Në Shqipëri? Shumë interesante kjo. Për herë të parë unë  isha në trojet shqiptare në Kosovë në vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjetësh në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.
E dinit mirë shqipen që në atë kohë?
-Normale, natyrisht që e dija sepse shqipen unë e kam studiuar në Universitetin e Shën Petërburgut.
Kur ratë në kontakt me gjuhën shqipe të folur, vutë re ndonjë diferencë me atë që kishit mësuar?
-Jo. Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me pedagogë shumë të mirë në Universitetin e Petërburgut. Për shembull Gertruda Intrei ka jetuar  këtu në Shqipëri në vitet ‘50 dhe pastaj vazhdonte të punonte në Universitetin e Petërburgut. Unë isha student i saj. Këtu në Shqipëri ka filluar studimet në fund të viteve ‘50 edhe Irina Horonina. Kur isha për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë unë kam komunikuar pa problem.
Shqipëria ka jetuar në diktaturë dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit në vendin tonë?
-Jo vendet tona ishin ndarë për shkak të politikës dhe para viteve ‘90 nuk mund të vija. Nuk eksistonin marrëdhëniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore
Kur i takoni shqiptarët e Ukrainës, çfarë gjërash të veçanta keni zbuluar në karakterin e tyre dhe që u bënë përshtypje më shumë?
-Për mua është çudi që së pari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen pothuajse për pesë shekkuj, në një kohë që nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për dy shekuj, kur u zhvendosën në Rusi dhe për mua kjo përbën një rast të veçantë dhe me shumë interes në shkencat që unë studioj. Ata kanë ruajtur gjuhën amtare dhe vetëdijen etnike.
Para tre vjetësh në një seminar të Kosovës ju shpallët se kishit zbuluar mbishkrime në një alfabet të veçantë të shqipes rreth 500-vjeçare. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan këto dokumente?
-Këto dokumente nuk u zbuluan në territorin e Ukrainës, por në territorin e Rusisë së sotme në brigjet e detit Azov në fshatin  Margaritovo. Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të sheklullit të 18-të në këtë vend ishin  në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i Albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes.
I keni ju fotografitë me këto tulla?
-Po po  i kemi, dhe janë zbuluar rreth 200 tulla ku janë ruajtuar shenjat e sistemit të shkrimit të vjetër të shqiptarëve, ndërsa  duke i mbledhur të gjitha zbulimet janë rreth 300 kopje të tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo është Margaret Bllazon, dhe për të ka pasur diskutime se është edhe me origjinë greke, por kjo ngatërrohet, sepse kanë ardhur në Rusi shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë të Greqisë, që i quanin “Arvanutë të Greqisë” dhe “Arvanutë”. Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe unë mendoj se ai do të bënte fare mirë ndërtime me tulla me shenja të shkronjave greke, po të ishte grek, dhe s’kishte arsye t’i bënte në një gjuhë që s’ishte e askujt aty në Rusi. Aty para disa vjetësh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar një sistem të shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe. Në korrik do shkojmë përsëri në atë zonë dhe ndoshta do të zbulojmë artefakte të reja. Në zonën e Detit Azov nuk flitet më në gjuhën shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime për arnautët të cilët janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimet përreth.
Kur u bë lajmi për alfabetin e rrallë të zbuluar në letër, kureshtje të madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, që më pyeti për burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund të bëhej fjalë për Alfabetin 400-vjeccar të Elbasanit. Keni biseduar për këtë ju me Elsie?
-Këto mbishkrime që janë ruajtur në këto tulla, unë mendoj se janë pjesë e sistemit të vjetër të shkrimit të shqipes. Në fakt nuk është Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua në fillim,  por është një alfabet tjetër. Jemi duke vijuar studimet dhe në korrik ne do të shkojmë sërish në Margaritovo për ekspeditë me kolegët. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojmë se është një alfabet tjetër edhe më i hershëm, me më shumë shkronja. Ideja për një alfabet më të hershëm ishte e Elsie. Kështu që do të vijojmë zbulimet tona.
Në këtë territor, ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg në vitin 2015 ka grumbulluar shumë materiale, tregime, etj. Në lidhje me praninë e shqiptarëve në shekujt e 18-të dhe 19-të. Kështu në fund të shekullit të 18-të, në rajonin e Azovit u themelua fshati Margaritovo, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me Margaret Bllazon, zyrtar i lartë, me origjinë nga shqiptarët e mërguar aty.

Saturday, April 7, 2018

"Mali i Mjegullës" dhe krijesat e çuditshme aty !


Përgatiti Partizan Cene !

Pothuajse përgjithmonë i mbuluar nga retë, mali më i lartë i Brazilit Pico da Neblina që do të thotë “kulmi i mjegullës”, shtrihet mbi 2,995 metra mbi pyllin e dendur dhe të pasur me specie tw rralla.
Për shkak të xhunglës së dendur, Parku Kombëtar është mbyllur për vizitorët që nga 2003 si rezultat i turizmit të dështuar dhe aktiviteteve minerare të cilat shkelin të drejtat e njerëzve indigjenë Yanomami.
Në nëntor 2017, një ekip shkencëtarësh brazilianë u është dhënë qasje e rrallë nga autoritetet vendase dhe ushtria për të nisur një ekspeditë në rajon.
Trupat tokësore dhe udhëzuesit lokalë nga grupi etnik Yanomami ndihmuan udhëtimin njëmujor të shkencëtarëve rreth malit, raporton Ora News.
Bretkosa me sy të mëdhenj
E quajtur si “Big-eyed Red” u zbulua nga skuadra rreth 7 orë larg kampit të tyre në malin Pico da Neblina. Kjo do të thotë fjalë për fjalë, bretkosa më e madhe e Brazilit.
“Topolakja gri”
“E gjeta brenda dy orëve të para pasi arritëm në kampin e malit, ishte brenda tendës së madhe, ku më vonë do të flinim”, shpjegon një nga eksploruesit, Ivan Prates.
“Unë po mbaja një kuti, duke ndihmuar ngritjen e çadrës, kur pashë diçka në bar. Duke hedhur gjithçka që po mbante në njërën anë, u hodha menjëherë – mënyrën se si bëjmë kur shohim ndonjë gjë që lëviz!”
‘The Chubby Grey’ është pjesë e familjes shumë të madhe Terrarana e cila grupon së bashku rreth një mijë specie. “Kjo është e gjitha që dimë”, thotë Prates. “Është pak a shumë sikur të thuash” ky është një lloj grumbulli “kur gjen një insekt. Pra, për një biolog, nuk thotë aspak fare.” Ekipi po gjeneron të dhëna të ADN-së për të vendosur më mirë speciet në pemën familjare të bretkosave.
Bretkosa si hardhucë
Biologu evolucionist Agustin Camacho zbuloi të parin e kësaj specieje të re gjatë natës, 2.000 m deri në Pico da Neblina.
“Nuk është e ngjashme si bretkosat e tjera. Ajo ecën në mënyrë të ngjashme me hardhucat. Është plot lytha dhe vërtet e çuditshme”.
Bretkosa e vogël rreth 35 mm i përket një grupi, ku të afërmit e saj që njihet  ekzistojnë në Venezuelë, në pjesën veriore të Brazilit dhe në Guajanë.
“Kjo shpërndarje sugjeron se këto male të largëta ishin të lidhura në të kaluarën,” thotë Prates. “Disa shkencëtarë mendojnë se një pllajë masive ka ekzistuar në këtë rajon, por për shkak se ajo u rëndua rëndë, të gjitha ato që mbetën janë këto male të izoluara”.
Kukuvajka pyjore Neblina
Profesori Luis Fabio Silveira, një ornitolog në Universitetin e Sao Paulos, zbuloi këtë lloj të ri të kukuvajkës në një pemë të vogël në Pico da Neblina.  Ai thotë se ishte një zbulim i papritur sepse të afërmit e tij zakonisht banojnë në tendën e pemëve shumë më të mëdha.
Dihet pak për habitatin dhe biologjinë e saj. “Pas një momenti të shkurtër entuziazmi, më duhej të punoja shpejt për të marrë një rekord të shkëlqyer të zërit dhe pastaj të përpiqesha të marr zogun”, thotë Silveira.
“Errësira e qiellit”
Në malin brazilian u zbulua edhe një hardhucë e rrallë me madhësi 6 cm, ku në pjesën e barkut dhe anash është e mbuluar me pika të zeza dhe të bardha, duke e bërë atë të duket si qielli gjatë natës.
Këto hardhuca janë dritare të së kaluarës në këtë rajon“, thotë shkencëtari Prates.
Të afërmit e saj më të afërt brenda grupit Riolama jetojnë vetëm në malet në këtë pjesë të Amerikës së Jugut. Prates thotë se zbulimi ndihmon në nxitjen e një teorie se një pllajë e gjerë ekzistonte deri në 10 milionë vjet më parë.
Gjiganti bojëkafe
Dyfishi i madhësisë së hardhucës së mësipërme, ‘The Brown Giant’ – është pjesë e familjes Riolama – e cila u gjet gjithashtu në mal, por këtë herë në një kuzhinë të improvizuar të shkencëtarëve nga një kuzhinier i ushtrisë. Bishti u ndërpre kur po përpiqesha ta merrja atë në kuzhinë.
Hardhuca janë të njohur për të shkëputur bishtin e tyre si një mekanizëm mbrojtës kundër grabitqarëve, si zogjtë që mbërthejnë bishtin e tyre.
Neblina Phyllanthus
Profesor Renato de Mello-Silva zbuloi këtë shkurre në Pico da Neblina. Është 2 metra e lartë dhe e bollshme në gjethe të vogla.
“Unë kurrë nuk kam parë ngjyra të tilla në kontrast dhe me gjethe të holla”.
Bretkosa cicëruese
“Këtë e kemi gjetur në pyjet e ultësirës rreth kodrave Pico da Neblina në xhungël të dendur dhe të nxehtë”, thotë Prates. “Kjo bretkosë i përket grupit Allobates që është aktive vetëm gjatë ditës. Kur thërret, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se një bretkosë po bën zhurmë. Duket si një zog! “
Ajo dallohet nga të afërmit e saj për shkak të një zbukurimi në këmbët e saj.
Është një lloj ‘bretkosa infermiere’, që do të thotë që meshkujt mbajnë vezë në shpinë përpara se të lëshojnë ato në dyshemenë e pyjeve, në vend që t’i hedhin ato në ujë. Sapo vezët çelin, Prates thotë se të voglat zvarriten “mbrapa babait”, ku ai pastaj kërkon “një pellg me të vërtetë të mirë, larg grabitqarëve, që fëmijët e tij të zhvillohen”.
Minatori i shëndoshë”
“Kjo bretkosë është me të vërtetë e vështirë për t’u gjetur, sepse ato depërtojnë thellë në thellësinë e tokës së errët amazoniane midis rrënjëve të ngatërruara”, shpjegon Prates. Shkencëtarët zbuluan këtë lloj të ri të Synapturanus ose ‘bretkocë disk’ siç quhen zakonisht, duke i vënë veshët në tokë dhe duke regjistruar thirrjen e saj unike.
Me gjatës vetëm prej 2.5 cm, tipari më i dallueshëm janë këmbët e të trasha, trup të gjerë dhe të ulët dhe hundë të zhveshur, të cilat të gjithë besohet të ndihmojnë në uljen e kokës në dyshemenë e pyllit. Prates dhe kolegët e tij gjetën dy bretkosa “Plump Digger” në kova që ata kishin vendosur në tokë.
“Ata vijnë në sipërfaqe gjatë netëve të lagështa dhe shkojnë për një shëtitje. Kështu i morëm ato“, Prates.

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...