Sunday, January 29, 2017

Reforma në drejtësi ka filluar keq

Nga Partizan Cene
Po të kihet parasysh se Ligji i Veting-ut,përjashton nga sistemi i drejtesisë ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë shërbyer në kohën e monizmit po , zbatimi i Reformës në Drejtësi, ka filluar keq!
Jo më larg se pardje janëz gjedhur nëntë gjyqtarët e KLE-së , ( Këshillit të Lartë të Emërimeve ) ku tre prej tyre, figurojnë si ish punonjës në drejtësinë e monizmit.
Ligji i vetingut,kur të zbatohet për ta , duhet ti skualifikojë menjëherë .
Keta ish punonjës të drejtësisë moniste , janë :
1- Mirela Gjylameti – Fana ,e datëlindjes 1966 e cila ka punuar në vitet 1989-1991 si hetuese në Mirditë
2- Vladimir Kosta , i datëlindjes 1947 , i cili ka punuar ngaviti 1969 deri ne vitin 1992 si punonjes drejtesie ( me disa ndryshime paralele ) ne Shkodër dhe në Sektorin e Studimeve pranlë Prokurorisë së Përgjithshme .. !
3- Besnik Imeraj ,i datëindjes 1954 ,ka ushtruar detyrë si ndihmës hetues ,hetues dhe prokuror ( një pjesë të vogël kohe ) ne Tiranë dhe në Elbasan ,nga 1977 deri në 1991 ..
Pra duke parë këto zgjedhje personash në hapat e para të zbatimit të reformës në Drejtësi ,të shkon mendja se gjërat nuk kanë filluar hiç mirë .
Nuk ka gjëra të shkruara ,apo dëshmi për punën e atëhershme të këtyre personave, dhe sigurishtë ,nuk mund unë të ve unë ,në pikëpyetje aftësitë e tyre,por nisem thjeshtë nga ajo që thotë Ligji për Veting-un .!
Nga ana tjetër ,vetë sistemi e ka të vështirë për të gjetur kandidatë edhe me përvojë,edhe të pastër ,për sa i përket të kaluarës së tyre në sistemin e Drejtësisë moniste !
Mendoj se për të zgjidhur këtë ngërç , duhet të ketë një mirëkuptim shumë palësh dhe një konsensius politik , duke marrë parasysh edhe rrethanat dhe punën e tyre në atë kohë . pasi të “gërmohet ” në punën që ata kanë bërë , të shikohet shkalla e mos përputhjes së figurës së tyre , me vendin e rëndësishëm që marrin tashti në zbatim të Refirmës . !
Në Shqipëri ka shumë juristë dhe gjyqtar të ardhë nga ” Plepat ” pra nga shkolla që hapi regjimi i Berishës në 1993 , ku me tre apo gjashtë muaj kurs , bëheshe jurist , deri edhe gjykatës i Gjykatës së Lartë .Këta tashmë kanë ” përvojë ” në punë ,dhe në bazë të ligjit , janë kontigjent i mundshëm !!Pra është dhe ky i fundit një problem madhor për tu parë e për tu zgjidhur !
Megjithatë shpresoj se gjithshka do të zgjidhet saktë dhe butë, dhe Reforma në Drejtësi do zë zbatohet me përpikmëri !

Thursday, January 26, 2017

Hapja e dosjeve “pa doreza” dhe “pa mëshirë”!!


Nga Partizan Cene


Kjo që po shkruaj ka vend edhe për në Shqipëri, për ish Sigurimin Shtetit, por pse jo edhe për një hapje të tyre Kosovë, për ish UDB dhe bashkëpunëtorët e saj të athershëm aty, në qoftëse kjo do të ishte e mundur.
Megjithse kanë kaluar tashmë mëshumë se 25 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri , politika shqiptare , nuk ekishte bërë të mundur hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Kështu Shqipëria ,ishte i vetmi vend ,bashkëmeRusinë e madhe që nuk ekishte bërë këtë gjë.
Por më në fund edhe pse vonë, erdhi momenti i shumëpritur nga shqiptarët ,ku shënohet fillimi i procesit të ashtuquajtur , Hapja e Dosjeve .
Flitet se dosjet janëasgjesuar ,janëfshirë , apo janë manipuluar . Çdo gjëbën vaki . Por edhekjo gjë duhet të jetë objekt i procesit ,me qëllim që të dalinpara drejtësëata që e kanë bërë këtë gjë !!
Tashmë eshte krijuar infrastruktura ligjore dhe praktike , ku një Autoritet ligjor , do të jetë përgjegjës për hapjen e Dosjeve të Sigurimit .
mirëpo ,pa filluar mirë nga puna ,ky autoritet , kanë filluar të dëgjohen yëra se ,hapja e dosjeve , do të sjellë trayira shoqërore , apo do tësjellë qejfmbetje , apo edhe hasmërira të ndryshme , deri edhe në vetgjyqësi.
Mendoj , në kushtet e Shqipërisë , se asgjë nga këto nuk do tëndodhë , jo se ne jemi ndryshe si popull , por edhe eksperienca e vendeve të tjera para nesh , që e kanë bërë këtë gjë eshte premtuese , për një zhvillim të mirë dhe pa probleme të këtij procesi delikat.
Ka gjithashtu zëra , se meqë , kanë kaluar shumë vjet , nuk do tësjellëmë asnjë të mirë për vendin , hapja e dosjeve në Shqipëri. Por nuk ështëkështu . Sot valon i gjithë opinioni , në Shqipëri ,pëpr faktin , se shumë ish sigurimsa , ish spiunë të Sigurimit të SHtetit , si dhe shumë persekutorë të makinës shtypëse tëkohës së diktaturës , sot ,janë ose nëpushte ose nëopozitë , ose janë ish depudetë të kamur e të pasur ,apo të tillë , gjyqtar dhe prokuror nëditët tona ,nga ajo kohë e terrorit të fshehtë shtetëror!
Të gjithëshqiptarët që e kanë jetuar atë kohë, e dinë mirë se një në tre shqiptarë të rritur ather ishte i implikuar në kthetrat e sigurimit , si shërbëtor aktiv ose sezonal…
Pra nuk është gjë e vogël apo e thjeshtë që sot ,mbaskaq vite3shtë përballesh megjëra tëtmershme qëkanë ndodhur nëfshatin ,lagjen apo qytetin tënd,biles deri edhe nëfamiljen tënde , dikurë , dhe ti nuk ke ditur gjë. Eshtë dhimje e madhe,sigurishtë,por një dhimbje etillë sado emadhe të jetë,duhet kaluar ,dhe përballja me të do të na bëjëmë tëfortë dhepse jo edhe më të pëgjegjshëm për të kaluarën tonë!!
Kështu do të mendohemi më mirë pra se të zgjedhim njerëzit që do të na drejtojnë ,në politike apo në shoqëri…!
Nga na tjetër ,hapja edosjeve, do të sjellë edhe një rishikim të shumëgjërave dhe ngjarjeve historike për Shqipërinëdhe shqiptarët,duke e hequr perçen e hekurt të misterit dhe fshehtësisë ,që ikanë dhënë mundësi për keq kuptim të tjerëve. Duke u hapur dosjet , do të kuprohet më mirë, se si ka punuar makineria e dhunës , dhe sa thellë e ka çuar thikën në trupin e shqiptarëve në ato kohë!
Së fundmi , hapja e dosjeve duhet tëbëhet “pa doreza ” e plotë ,dhe ” epa mëshirshme ” në kuptimin real të fjalës , pra të dalë gjithshka në dritë të Diellit.
Unë e besoj se kjo gjë do të ndodhë . Dhe duhet të ndodhë !

Sunday, January 22, 2017

A do tju pelqente te jetonit ne Hapesire ?? Ja 10 fakte interesante




Të jetuarit në hapësirë është ëndrra më e fundit e shkencës.
Është gjithashtu një ëndërr që shumë burra dhe gra guximtare kanë qenë në gjendje ta realizojnë, në sajë të misioneve të shumta hapësinore të ndërmarra nga agjenci të ndryshme hapësinore.
Megjithatë, duhet mbajtur mend se koha që ata shpenzojnë në hapësirë nuk është vetëm një shëtitje dhe disa eksperimente shkencore.
Gjatë misioneve të tyre, astronautët duhet të përshtaten me një mënyrë shumë, shumë të ndryshme jetese.

Ndryshimet fizike

Ndryshimet fizike

Trupi njerëzor fillon të sillet në mënyrë të çuditshme në mikrogravitetin e hapësirës. Shtylla kurrizore, menjëherë fillon të ndryshojë, duke shtuar deri në 5.72 centimetra në gjatësinë e personit. Organet e brendshme ngrihen lart drejt pjesës së bustit, duke zvogëluar pjesën e belit me disa centimetra. Sistemi kardiovaskular fillon të përkeqësojë më tej paraqitjen e personave. Menjëherë pas largimit të gravitetit, muskujt e fuqishëm të këmbëve (që lëvizin gjakun në drejtim të kundërt me gravitetin) fillojnë të shtyjnë gjakun dhe lëngjet e tjera të trupit në pjesën e sipërme të tij. Ky fenomen bën që pjesa e belit të fryhet në një masë të konsiderueshme dhe që këmbët të bëhen mjaft të vogla; fenomen që NASA e quan me shaka “këmbët e pulës”. Në thelb, një qenie normale njerëzore shndërrohet në një figurë kartoni të animuar me këmbë shumë të vogla, bel të vogël dhe një pjesë të lartë trupore në disproporcion me pjesën tjetër. Edhe karakteristikat e fytyrës marrin hijen e këtyre kartonëve të animuar. Edhe pse duket shqetësuese, ky është një ndryshim i padëmshëm.

Sindroma e Përshtatjes Hapësinore

Sindroma e Përshtatjes Hapësinore

Sindroma e Përshtatjes Hapësinore është në thelb një sëmundje e tmerrshme që zgjat 2 -3 ditë, kur nuk ka më gravitet. Ajo përjetohet nga rreth 80 % të astronautëve që shkojnë në hapësirë. Duke qenë se trupi nuk peshon në mikrogravitetin e hapësirës, truri pëson konfuzion. Orientimi ynë hapësinor (mënyra se si sytë dhe truri ynë na tregojnë se ku ndodhet gjithçka) zakonisht bazohet në gravitet. Në momentin që kjo nuk është më prezente, truri ynë nuk mund të perceptojë situatën dhe ndryshimet e papritura që ndodhin në trup vetëm sa shtojnë konfuzionin. Truri përballet me këtë situatë duke e sëmurë tmerrësisht personin. Simptomat përfshijnë gjithçka që nga marrja e mendve dhe dhimbjet e papërballueshme, deri tek të vjellat e pakontrollueshme dhe haluçinacionet. Ndërkohë që në udhëtimet e zakonshme vijnë në ndihmë medikamentet, në këtë rast nuk është e këshillueshme përdorimi i tyre: kërkohet përshtatja në mënyrë natyrale. Senatori Jake Garn, një ish-astronaut, mban rekordin për rastin më të rëndë të Sindromës së Përshtatjes Hapësinore.

Probleme me gjumin

Probleme me gjumin

Është e lehtë të imagjinohet se të fjeturit në errësirën e qetë të hapësirës mund të jetë shumë e thjeshtë. Në realitet, është diçka tërësisht ndryshe. Personi duhet që të lidhë veten në krevat, me qëllim që të shmangë ‘fluturimin’ rreth e rrotull dhe përplasjen me objektet. Një anije hapësinore ka vetëm katër krevate, ndaj në misionet me më shumë njerëz astronautët janë detyruar që të flenë në çanta të lidhura në mur apo madje dhe në karrige. Në momentin që ata arrijnë në stacionin hapësinor gjërat bëhen më komode: ka një kabinë për dy persona, e kompletuar me dy dritare të mëdha për vëzhgimin e hapësirës. Të jetuarit në hapësirë mund të shkaktojë gjithashtu çrregullime të mëdha në mënyrat e të fjeturit. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është pozicionuar në mënyrë të tillë që shikon lindjen dhe perëndimin e diellit rreth 16 herë në ditë. Kjo ‘ditë’ 90 minutëshe kërkon kohën e saj për t’u përshtatur. Një tjetër problem po aq i madh është dhe zhurma e madhe që dëgjohet brenda stacioneve hapësinore. Filtruesit, ventilatorët dhe motorët vazhdimisht bëjnë një zhurmë të tmerrshme. Deri në momentin që astronautët nuk mësohen me këtë zhurmë, as mbyllëset e veshëve dhe pilulat e gjumit nuk bëjnë punë. Aspekti pozitiv i gjithë kësaj, është se të fjeturit në hapësirë redukton apnenë e gjumit dhe gërhitjen.

Probleme të higjienës personale

Probleme të higjienës personale

Kur mendojmë për heronjtë hapësinorë në misionet e tyre, higjiena mund të jetë gjëja e fundit që na shkon ndër mend. Megjithatë, mendoni një sërë njerëzish që jetojnë në një hapësirë të mbyllur për një periudhë të gjatë kohe: në këtë mënyrë është e lehtë të kuptohet pse është e rëndësishme që astronautët duhet ta marrin shumë seriozisht higjienën e tyre personale. Dushet sigurisht që nuk janë një opsion në një ambient pa gravitet. Edhe po të kishte ujë mjaftueshëm në bord, uji që do të dilte nga dushi thjesht do të shpërndahej kudo në hapësirë. Kjo është dhe arsyeja se pse çdo astronaut ka një kuti speciale, personale, për higjienën (krehër, furçë dhëmbësh dhe mjete të tjera higjienike), që ngjiten në mur apo vende të tjera. Astronautët lajnë kokën me një shampo speciale, e prodhuar në mënyrë të posaçme për pacientët e hospitalizuar. Ata e lajnë trupin me sfungjer. Vetëm rruajtja dhe larja e dhëmbëve realizohen njëlloj si në tokë… me përjashtim të faktit që duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nëse ndonjërit prej tyre i bie nga dora një nga këto mjete, ai mund të futet në syrin e kolegut duke shkaktuar dëme mjaft serioze.

Tualeti

tualeti

Pyetja më e zakonshme për njerëzit që kanë qenë në hapësirë, në mënyrë të habitshme, nuk është “Si dukej Toka?” apo “Si ishte të qëndroje në një vend pa gravitet?”, por ishte pyetja: “Si shkonit në tualet?” Kjo është një pyetje interesante, dhe vetë agjencitë hapësinore kanë shpenzuar shumë kohë për ta bërë procesin sa më të lehtë të mundshëm. Tualetet e para operonin me një mekanizëm të thjeshtë ajri: ajri dërgonte jashtëqitjen në një kontenier. Gjithashtu kishte dhe një tub të posaçëm për urinim. Disa anije të mëparshme hapësinore kanë patur një version tjetër, në të cilin urina lëshohej direkt në hapësirë. Një nga sistemet më të rëndësishme të tualetit ka qenë sistemi me ajër filtrues. Ajri që tërhiqte jashtëqitjen ishte i njëjti ajër që nevojitej për të marrë frymë, ndaj dhe një keqfunksionim në filtrat e sistemit mund të bënte që kabina të shndërrohej në një vend mjaft të papërshtatshëm. Me kalimin e kohës, dizajnet e tyre ndryshuan shumë. Në momentin që gratë u bënë pjesë e misioneve hapësinore, u krijua një sistem special urinimi. Ventilatorë që rrotulloheshin, metoda konservimi dhe sisteme për menaxhimin e mbeturinave ju shtuan kabinës dhe sigurisht që ishin më të mira. Në ditët e sotme, disa tualete hapësinore janë aq të sofistikuara saqë mund ta shndërrojnë urinën në ujë pijshëm.

Veshja

veshja

Pjesa më e famshme e veshjes në hapësirë është me siguri ‘kostumi hapësinor’. Këto kostume janë të masave, ngjyrave dhe formave të ndryshme: që nga kostumi primitiv i Juri Gagarin SK–1, deri tek kostumi i rëndë i NASA-s AX–5. Pesha mesatare e një kostumi të tillë është 270 pound (në gravitet normal) dhe kërkon 45 minuta që të vishet. Është aq i rëndë sa që astronautët duhet të përdorin një mënyrë të veçantë për veshjen e tij. Përveç kësaj ka dhe shumë gjëra të tjera për veshjen në hapësirë që janë interesante të njihen. Jeta në hapësirë kërkon shumë më pak rroba se në Tokë. Në fund të fundit, si do të bëhet pis një person? Ata shumë rrallë dalin jashtë (dhe kur kjo ndodh, është një veshje e posaçme për këtë), dhe pjesa e brendshme e anijes hapësinore është tërësisht e pastër. Gjithashtu njerëzit atje djersijnë shumë më pak, dhe në gravitetin zero ka shumë pak lodhje fizike. Ekuipazhi në hapësirë zakonisht i ndryshon veshjet një herë në tre ditë. Veshja ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e NASA-s për t’u përballur me nevojën e njerëzve për ‘të dalë jashtë’. Kur kjo rezultoi e pamundur, agjencia krijoi një “Veshje Speciale për ‘daljen jashtë””, që shërbente si tualet i tyre.

Atrofi

Atrofi

Edhe pse pjesët e trupit ndryshojnë proporcionin e tyre në hapësirë, mikrograviteti nuk i bën njerëzit më të fortë. Në fakt, është e kundërta. Në Tokë, ne vazhdimisht përdorim muskuj tanë, jo vetëm për të ngritur objekte apo për të lëvizur, por dhe thjesht për të mposhtur gravitetin. Në hapësirë, mungesa e aktivitetit muskular, në një ambient të lehtë, shumë shpejt çon në atrofi muskulare (muskujt fillojnë të zvogëlohen dhe të bëhen të pafuqishëm). Me kalimin e kohës, dhe shtylla kurrizore dhe kockat dobësohen pasi në ato momente nuk është më e nevojshme që ato të mbajnë peshë. Për të luftuar këtë dhe për të ruajtur masën e muskujve, personat në hapësirë duhet të kryejnë ushtrime – atyre u kërkohet që të shkojnë në palestër të paktën 2.5 orë në ditë.

Gazrat e stomakut

Gazrat e stomakut

Gazrat mund të jenë shumë të pakëndshme dhe të turpshme. Kur je në hapësirë, ai mund të shndërrohet në një problem të rrezikshëm shëndetësor. Të paktën kjo është ajo që mendoi NASA në 1969, kur botuan një studim të quajtur “Dieta hapësinore me hidrogjen dhe metan”. Kjo mund të duket qesharake, por shqetësimi ishte shumë real dhe i arsyeshëm. Gazrat janë shumë më tepër se thjesht erë e keqe. Ato prodhojnë sasi të mëdha metani dhe hidrogjeni, të cilat janë gaze djegëse. Pjesa e dytë e problemit kishte të bënte me faktin se dieta hapësinore ishte shumë e ndryshme nga ushqimi në Tokë. Ushqimi që konsumohej nga astronautët e mëparshëm u zbulua të shkaktonte gazra serioze. Gazrat që çliroheshin mendoheshin të ishin një rrezik potencial, ndaj dhe si pasojë disa shkencëtarë duhej të analizonin gazrat e tyre, me qëllim krijimin e një diete që shkaktonte më pak gazra. Në ditët e sotme, ky nuk trajtohet më si një problem madhor. Megjithatë, ata ende duhet të tregohen të kujdesshëm se çfarë konsumojnë në ambiente të tilla.

Hapësira mund të shkatërrojë trurin


Hapësira mund të shkatërrojë trurin

Astronautët në përgjithësi janë shumë rezistentë ndaj presioneve psikologjike. Agjencitë hapësinore kryejnë teste psikologjike për t’u siguruar që njerëzit mund të përballojnë stresin dhe nuk do të çmenden gjatë një misioni hapësinor. Por megjithatë, të jetuarit në hapësirë mund të jetë e rrezikshme për trurin. Në fakt, hapësira në vetvete mund të shkaktojë probleme serioze për njerëzit që jetojnë atje për një kohë të gjatë. Problemi është rrezatimi kozmik: rrezatimi që vjen nga universi, që e bën hapësirën një mikrovalë me intensitet ekstremisht të ulët. Atmosfera e Tokës është ajo që na mbron ne nga rrezatimi kozmik, por në momentin që dilet jashtë saj nuk mund të ketë më mbrojtje efektive. Sa më shumë kohë që kalon një person në hapësirë, aq më shumë preket truri i tij/saj nga rrezatimi. Ndër shumë gjëra të tjera, kjo gjë mund të përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimerit. Ndaj kur njerëzimi do vendosë të sundojë Marsin dhe planetët e tjerë, duhet të marrin parasysh se kjo gjë do të shkaktojë dëme të pariparueshme në trurin e qenieve njerëzore.

Mikrobe monstruoze

mikrobet

Shtëpitë e ‘sëmura’ janë ndërtesa që kanë si problem kryesor mykun, duke paraqitur kështu rrezik shëndetësor për banorët. Ata nuk janë të kënaqur që jetojnë aty, por të paktën ata kanë gjithmonë mundësinë për të lëvizur në një vend tjetër, apo të paktën të dalin jashtë dhe të marrin ajër të pastër. Anijet e ‘dëmtuara’ hapësinore dhe stacionet hapësinore nuk e kanë këtë opsion. Dëmtimet e mëdha mund të dëmtojnë pajisjet delikate dhe të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, dhe pavarësisht se sa mirë dezinfektohen këto ambiente përpara se të largohen nga atmosfera, këto mikrobe të vogla, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të depërtuar. Në momentin që anija është në hapësirë, këto mikrobe nuk veprojnë më si myk i zakonshëm, por shndërrohen në diçka që ngjasojnë sikur kanë dalë nga një lojë. Ato zhvillohen në lagështirë, duke u kondensuar gradualisht në mikrobe infektuese uji. Këto mikrobe të përqendruara në ujë mund të marrin përmasën e një topi basketbolli dhe përmbajnë mikrobe aq të rrezikshme sa që mund të ndryshkin dhe çelikun. Kjo e bën atë një kërcënim të rrezikshëm për ekuipazhin dhe vetë stacion hapësinor, nëse nuk merren masat e nevojshme për të rritur sigurinë.

Gazeta C

Thursday, January 12, 2017

Propaganda antishqiptare e Shqipërisë zyrtare dhe një keqkuptim fatal!



Ndofta kanë kaluar gati 18 vjet nga ather , kujtimet ruhen akoma tek unë sikur të ketë ndodhur sot . !
Në arenën shqiptare ,për herë të parë ,kishte filluar të ndihej aroma e luftës së armatosur të shqiptarëve në Kosovë , kundër pushtuesit shtypës serb . Kjo gjë, ndofta akoma në ” tunelet ” e konspiracionit “,kishte filluar të ngjallte , edhe njëherë fuqishëm , ndjenjëë kombëtare , dhe dëshirën mbarëshqiptare për çlirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi . !
Në këtë kuadër ,unë si ish ushtarak , kisha marrë njëftesë miqësore , nga disa miq të mi në Zvicër , që me se të mundja , pra , mepara , njerës dhe ndërlidhje , tëndihmoja në rast të fillimit të një lufte ( e ciala ilegalisht kishte muaj që kishte filluar ). Duke qënë se unë shpreha dëshirën dhe e pranova menjëherë ofertën për ndihmë , vendosa , që si fillim , të ndërtoja kontaktet me faktorin shqiptar , luftëtar në Kosovë . !
Kontakti dhe miku im nga Zvicra me emrin Sadri ( vonë shumë e mësova emrin e tij të vërtetë), më dha udhëzimet ku dhe si do të mund ti takoja . ! Meqë unë kisha një bisnes tregtar , Serbia , deri edhe Bosnja që sapo kishte dale nga lufta , ishin vende që shkoja shpesh , dhe vajtja ime për takimin aty nuk ishte fare problem . Me bashkëpunëtorë të mi , ngarkuam dy makina me mallra italianë ,të konsumit të përditshëm , që i kishim çuar edhe më parë , dhe u nisëm e shkuam në Kosovë ,në disa qytete …
Nuk ka rëndësi më tashti se si dhe ku u takuam në Prizren me personat që donim , por ajo që ka lënë gjurmë në kujtesën time ishte se zotërinjtë që na takuan , na pyetën menjëherë se nga ç pjesë e Shqipërisë ishim , nga Jugu apo nga Veriu . I sqaruam me humor ,se nuk e dimë ku hyn Vlora , por ne jemi shqiptarë dhe kemi ardhë për ” …atë punën e Sadrisë “( kështu kishim sinjalin për njohje . ! ..
– Pra jeni nga Jugu , jeni komunistë . ! –
Vëlla , iu drejtova unë më të vjetrit , ne jemi shqiptarë dhe ardhja e jonë këtu , ka një arsye akoma më të fortë se ajo që thua ti ,pra ,jo për politike . Megjithatë nuk e di , më sqaro se çfar ndryshimi ka , Jugu me Veriun , se ne në Shqipëri i kemi njësoj !
– Si nuk ka , a nuk jeni Ju të Jugut që morët pushkën kundër presidentit Berisha , duke ruajtur anën e grekut ?? Ore mik , i thashë prerë , kush ti ka thënë këto , le ti mbajë . Unë kam ardhë nga Greqi me të vërtetë , se aty kam shkuar këtu e shtatë muaj si emigrant , por kam ardhë , i përkushtuar të ndihmoj vëllezërit e mi e mi shqiptarë në Kosovë , jo vetëm me njohuritë e mia si ushtarak karriere , por edhe me trupin tim dhe me pushkën time ,po ta dojë nevoja !
Gjithshka që thashë , sikur ra në vesh të shurdhër në fillim , dhe të dy ata ( ishin kushërinj të parë ) u bënë gati të largoheshin . Vetëm kur i lutën , të na dëgjonin , dhe kur iu thamë se unë isha mik i të ndjerit Zahir Pajaziti*, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ata u ulën dhe biseduam gjatë . !
Tashmë kanë kaluar 19 vjet dhe kuptojmë se çfarkishte influencuar në Kosovë , që pjesa më e madhe , kishte ” alergji ” për Jugun . Propoganda e shtetit shqiptar ather , gjatë trazirave dhe revoltës popullore kundër firmave piramidalene dhjetor – Mars 1997 ( pra një vit para këtij takimi ) ishte e tillë , që Jugu u rebelua nga segmente komunisto shoviniste greke !!
Kjo propagandë , kishte arritur deri aty , sa shumë luftëtar kosovarë , kishin dalë vullnetarëpër të mbrojtur Veriun . Ky ishte një keqkuptim fatal , që mund të çonte në një luftë civile shqiptare të pastër , duke larguar kështu vëmendjen ndërkombëtare , nga vullkani shqiptar në Kosovë , ku UÇK , kishte filluar tashmë luftën e saj të drejtë për çlirimin e trojeve shqiptare . !
Unë u ingranova për disa muaj , në skalionet ndihmëse , ( atë detyrë më dhanë ) duke ndihmuar refugjatë shqiptarë ti largoheshin luftës nga Kosova .. !
Propaganda e shtetit zyrtar shqiptar ishte një propagandë antishqiptare e pastër , e cila për pak sa nuk bëri dëme të paktheshme në çështjen shqiptare në Ballkan !
* Më 31 Janar 1997 , 31 janar, në një pritë të organizuar saktësisht dhe mizorisht, do të vriten tre nga drejtuesit kryesorë të luftës: Zahir Pajaziti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe drejtues i Shtabit Qendror Operativ, Hakif Zejnullahu, zëvendëskomandant i Zonës Operative të Llapit, që përfshinte dhe Prishtinën dhe Edmond Hoxha, njëri ndër liderët e Lëvizjes Studentore.
Pak ditë më parë ishte arrestuar edhe Nait Hasani, në atë lideri politik në Kosovë i UÇK-së. Zahir Pajaziti , kishte hyrë disa herë në Shqipëri deri në Vlorë e Sarandë , nga ku kishte marrë takim me shumë ish ushtarak me përvojë në Shqipëri . Në këto takime , disa herë kam qenë edhe unë megjithse sigurimi ( SHIK ) i Shqipërisë , po bënte çmos që ti gjente dhe ti dorëzonte tek UDB e Jugosllavisë të gjithë këta elementë ilegalë nga Kosova në Shqipëri !!

Tuesday, January 3, 2017

I gjori plak



Fabul në vargje
nga Partizan Cene


Plaku i gjorë ,
një hall e kishte
nusja e shtëpisë
gjithmonë e griste ..

- Akoma këtu ti matuf
gjithëditën nëpër këmbë
del bëj një barrë dru mos
më rri kështu i rëndë !

- Ah moj e reja ime
mos më mundo të gjorin ,
kam mbi supe 80 , dhe ,
as dhembë për lakrorin .. !

Kështu gërnia e madhe
vazhdonte si melodi ,
plakut të gjorë iu nxi jeta
sa nuk rrinte në shtëpi ..

Mori sëpatën i shkreti ,
dhe ju ngjit pllajës përpjetë ..
si dikur kur ishte djalë ,
kur komandonte mbi dyzetë .. !!

Çak e çuk ashtu i miri ,
e bëri barrën me dru ..
por nuk kishte pak fuqi
që ta ngrente nga këtu !

U mundua shumë e shumë ,
e provoi disa herë ,
se e dinte në shtëpi
e prisnin sharje , dallgë e stuhi !

I rrodhën lotë nga syri ,
ndaj mori një vendim :
Ai i thirri vdekjes të vinte
Ta shplodhte nga ky mundim .. !

Dhe vdekja , sa mori lajmin
erdhi dhe foli njëherë :
- Pse më thirre para kohë ..
o plak , o njeri i mjerë ?

- Ah moj mortje , nuk të dua ,
por sot ta kam nevojën
te më ndihmosh mua ,
të coj drutë e ti mbyll gojën !!

Janar 2017

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...