Friday, January 26, 2018

Arratisjet më të pabesueshme nga burgjet




Për sa kohë ka burgje ka dhe arratisje. Pavarësisht masave të shumta të sigurisë, të burgosurit e gjejnë një mënyrë për t’u arratisur. Pjesën më të madhe të rasteve, arratisjet nuk rezultojnë me sukses, por ka dhe disa raste kur të burgosurit kanë hartuar plane për t’u “patur zili” edhe pse në anën e kundërt të ligjit. Më poshtë arratisjet më të famshme në histori.
1- Joaquin “El Chapo”
el chapo
Lordi më famëkeq i drogës në Meksikë, ka bërë arratisje dramatike nga burgu, jo vetëm një herë, por dy. Në vitin 2001, Joaquin “El Chapo” Guzman u arratis nga burgu i sigurisë së lartë nëpërmjet një karroce lavanderie. Iu deshën autoriteteve 13 vjet për ta kapur, por nuk arritën ta mbajnë për shumë kohë.
Më 11 korrik të këtij viti, Guzman, nofka e të cilit është “i shkurtri”, u largua nga dushi i burgut të një sigurie maksimale, nëpërmjet një tuneli gati një milje të gjatë të ndërtuar vetëm për të. Tuneli nëpërmjet të cilit lideri i Kartelit Sinaloa u arratis, nuk ishte vetëm një vrimë në tokë. Ajo ishte e kompletuar me drita, ventilim, madje kishte edhe një motor që përdorej për të transportuar mjetet e gërmimit, si dhe për të larguar papastërtitë.
Tuneli filloi me një hapje 50 me 50 centimetra, nga brenda dushit të qelisë së Guzmanit. Hapja ishte e lidhur me një korridor vertikal që shkonte poshtë më shumë se 10 metra. Korridori ishte i pajisur me një shkallë që të drejtonte për te tuneli që ishte 1.7 metra i lartë dhe më shumë se 70 centimetra i gjerë.
Por pas 6 muaj në arrati, El Chapo ra sërish në pranga. Arrestimi i tij ishte edhe më i famshëm se arrestimi për shkak të përfshirjes së aktorit të Hollivudit Sean Penn.
2- Pascal Payet: U arratis tre herë, të trija me helikopter!
paskal payet
Nuk ka shumë dyshime që ky njeri meriton vendin e dytë në listë, ai nuk është arratisur vetëm njëherë, por tre herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Francë. Dhe çdo herë, me helikopter. Pascal Payet gjithashtu ka ndihmuar arratisjen e tre të burgosurve të tjerë, me helikopter. Payet u dënua fillimisht me 30 vite burg për vrasje. Pas arratisjes së tij të parë në vitin 2001 ai u kap dhe u dënua me shtatë vite të tjera. Më pas ai u arratis nga burgu “Grase” duke përdorur një helikopter që ishte rrëmbyer nga katër persona me maska.
Payet u kap sërish në shtator të vitit 2007 në Spanjë. Ai kishte kryer disa operacione plastike, por arriti të identifikohej nga policia spanjolle.
3- Arratisja e madhe
“Stalag Luft III” ishte një kamp gjerman i të burgosurve të luftës, ku mbaheshin personat e kapur që i përkisnin forcave ajrore. Në janar të vitit 1943, Roger Bushell udhëhoqi një komplot për një arratisje të madhe nga kampi. Plani synonte hapjen e tre tuneleve të thella me emrat “Tom”, “Dick” dhe “Harry”. Hyrja e secilit prej tuneleve zgjidhje me kujdes që të mos dallohej nga rojet e kampit. Teksa tunelet bëheshin më të gjatë, një sërë novacionesh teknike e bënin punë më të sigurt dhe të lehtë. Një pikë e rëndësishme ishte që personat që gërmonin të kishin oksigjen të mjaftueshëm. Për këtë u ndërtua një pompë, e cila pomponte ajër të pastër. Më vonë u instalua dhe një sistem elektrik. “Harry” përfundoi në mars të vitit 1944, por të burgosurit amerikanë që kishin punuar u transferuan në një kamp tjetër. Më 25 mars nisi arratisja, por nga 77 persona, vetëm tre arritën të arratisen.
4- Të vetmit që u arratisën nga Alkatrazi
alkratraz
Në vitin e tij të 29-ë të krijimit, kishte 14 përpjekje për t’u arratisur nga burgu i Alkatrazit. Zyrtarisht, çdo tentativë kishte dështuar dhe pjesa më e madhe e atyre që ishin përpjekur të arratiseshin, ose ishin vrarë ose ishin kapur. Sidoqoftë, ata që tentuan arratisjen në vitin 1962, edhe pse konsiderohen të vdekur, u zhduken pa lënë gjurmë, duke i dhënë shkas teorisë se mund të jenë gjallë.
Në vitin 1962, Frank Lee Morris dhe vëllezërit John dhe Clarence Anglin bënë kokat false me flokë të vërteta njerëzish për të bërë konfuzë rojet gjatë kontrolleve të tyre rutinë.
Në vitin 1962, Frank Borris dhe vëllezërit Anglin u ngjitën në një bllok qelish, prenë hekurat dhe dolën në çati. Që aty, ato u ngjitën nëpërmjet një tubi shkarkimi dhe më pas arritën të dalën në breg, ku përdorën një tip lundre. Mendohet se ata janë mbytur dhe janë regjistruar si të tillë, sidoqoftë trupat e tyre s’u gjetën asnjëherë.
5- Arratisja e “Rawicz”
Rawicz ishte një ushtar polak, i cili u arrestua nga trupat sovjetike, pas pushtimit gjermano-sovjetik të Polonisë. Ai u arrestua në vitin 1939 dhe u dërgua në Moskë, në burgun “Lubyanka”. Më pas ai u dërgua në një kamp burgimi në Siberi, ku i duhej të bënte punë të rëndë. Më 9 prill 1941, Rawicz pretendon se ai dhe gjashtë shokë të tjerë arritën të arratisen gjatë një stuhie bore. Ato vrapuan drejt jugut, duke shmangur qytetet dhe nuk u ndoqën në mënyrë aktive nga njeri. Ato u takuan me një të arratisur tjetër polak dhe pas nëntë ditësh ishin në lumin Lena. Kur po kalonin shkretëtirën Gobi, dy nga grupi vdiqën. Të tjerëve iu desh të hanin gjarpërinj për të mbijetuar. Rreth tetorit 1941, ato pretendojnë se arritën në Tibet, ndërkohë që të mbijetuarit arritën në Indi rreth marsit të vitit 1942.
6- Alfréd Wetzler dhe Rudolf Vrba: U arratisën nga Aushvici
Alfred Wetzler
Wetzler ishte një hebre sllovak, një prej të paktëve që kanë arritur të arratisen nga kampi i Aushvicit. Ai u arratis me një hebre tjetër, Rudolf Vrba. Më 7 prill 1944, ato u fshehën në një turrë drush që përdorej për të ndërtuar seksionin “Mexico’, për të tjerët që do vinin në kamp. Ajo ishte jashtë perimetrit të rrethuar me tel, por brenda një hapësire tjetër që rojet e mbanin të rrethuar gjatë ditës. Të burgosurit e tjerë vendosën dërrasa rreth vendit, ku ishin fshehur dhe më pas përhapën tym në zonë. Ata qëndruan të fshehur për katër net. Më 10 prill ato arritën të ikin nga kampi dhe iu drejtuan kufirit të Polonisë me Sllovakinë, duke u bazuar në një atlas fëmijësh që Vrba e kishte gjetur në magazinë.

7- Shtatëshja e Teksasit
teksas
Shtatëshja e Teksasit ishte një grup të burgosurish që u arratisën nga “John Connally Unit” në Teksas, më 13 dhjetor 2000. Ato u kapën më 21-23 janar 2001, si rezultat direkt i shout televiziv “America’s Most Wanted”. Më 13 dhjetor, duke u bazuar në një skemë të punuar me kujdes ato arritën të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë. Ato mposhtën dhe bënë zap nëntë mbikëqyrës civilë, katër oficerë dhe tre të burgosur që s’kishin lidhje me çështjen. Grupi imitoi oficerët e burgut në telefon duke krijuar histori të rrema, për të shpërqendruar autoritetet e burgut. Ata arritën të marrin një kamion dhe të ikin. Pesë prej tyre po presin për dënimin me vdekje, njëri ka kryer vetëvrasje dhe i fundit është ekzekutuar.
8- Alfred Hinds
Alfred Hinds
Alfred Hidns ishte një kriminel britanik dhe një artist i arratisur, teksa po kryente burgun prej 12 vjetësh për grabitje. Ai arriti të arratiset nga burgu i Notingamit duke rrëshqitur nëpër dyert e kyçura dhe në një mur të gjatë. Për këtë arsye, ai u bë i njohur në shtyp si “Hudini”. Pas gjashtë muajsh ai u gjet dhe u arrestua sërish. Ai hodhi në gjyq autoritetet duke i akuzuar për arrestim të paligjshëm. Ai tentoi sërish të arratisej, kur dy roje po e shoqëronin në tualet. Kur ata i hoqën prangat ai i gjuajti ato me mjete të forta dhe iku nga dera, e cila ishte hapur më parë nga një bashkëpunëtori i tij. Pas pesë orësh ai u arrestua në aeroport.
9- Arratisja nga burgu “Prison Maze”
Arratisja më e madhe nga burgu në historinë britanike, më 25 shtator 1983, në “County Antrim” në Irlandën e Veriut është kryer nga 38 anëtarë të IRA-s. Ato përdorën shpërthimet dhe si pasojë vdiq një oficer e 20 të tjerë u plagosën nga armët që ishin futur fshehurazi në burg. Burgu konsiderohej si një nga burgjet me sigurinë më të lartë në Evropë, kur vinte puna tek arratisja. Ai ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe me porta çeliku që manovroheshin në mënyrë elektronike. Të burgosurit arritën të marrin peng rojet, duke u marrë rrobat dhe gjëra të tjera. Shumë shpejt ata u arratisën me një furgon. Në ditët në vazhdim, u kapën rreth 19 të arratisur. Të tjerët gjetën vende për t’u fshehur. Disa përfunduan në SHBA, por më vonë u gjetën dhe u ekstraduan.
10- Arratisja nga “Colditz”
“Colditz” ka qenë një prej burgjeve më të famshme gjermanë të të burgosurve të luftës, ku vendoseshin oficerë të Luftës II Botërore. Kampi ishte i vendosur në kështjellën “Colditz”, mbi një shkëmb mbi qytetin Kolditz në Saksoni. Ka pasur shumë tentativa arratisjeje të suksesshme nga ky burg, por një është veçanërisht interesante. Bëhet fjalë për idenë e ndërtimit të një avioni pa motor, e ideuar nga dy pilotë britanikë, Jack Bet dhe Bill Goldfinch. Ato ndërtuan një mur të rremë për të fshehur hapësirën sekrete, ku po ndërtonin ngadalë avionin me drurë. Edhe pse “Colditz Cock” nuk fluturoi kurrë, një model i tillë u ndërtua vite më vonë për një dokumentar. Të burgosurit në kamp u liruan nga aleatët, pak kohë para përfundimit të avionit.
11- Zogjtë e dashuruar francezë
Nadine Vaujour ishte aq e vendosur që të nxirrte bashkëshortin nga burgu në Paris, sa që filloi leksionet e ngarjes së helikopterit – vetëm për të organizuar arratisjen.
Bashkëshorti i saj, Michel Vaujour, po vuante një dënim të gjatë për tentativë vrasjeje dhe vjedhje me armë. Në maj të vitit 1986, Michel Vanjour u ngjit në çatinë e burgut duke mbajtur në dorë nektarina që ishin të pikturuara e që ngjanin si granata.
Bashkëshortja e tij me mori me helikopter, u ulën në një fushë futbolli dhe më pas u larguan me makinë. Por, fati i tyre përfundoi shpejt: Nadine Vaunjour u zbulua dhe u arrestua në jugperëndim të Francës e Michel i mbijetoi një goditjeje me armë në kokë gjatë një grabitjeje të dështuar banke.
12- Arratisja “Libby”
Arratisja “Libby”
Arratisja “Libby” ishte më e famshmja gjatë Luftës Civile në Amerikë. Natën e 9 shkurtit 1864, më shumë se 100 ushtarë të burgosur arritën të arratisen nga burgu në Ricmond, Virxhinia. Nga 109 të arratisurit, 59 arritën në frontin e Unionit, 48 u kapën dhe dy u mbytën në lumë. Ushtarët u arratisën nga burgu në grupe prej dy dhe tre vetash. Kur ishin në depon e duhanit, burrat u grumbulluan në oborrin e magazinës dhe thjesht vazhduan të ecin para derës kryesore, ku kishin ndërtuar një tunel. Tuneli kishte distancë të mjaftueshme për të ikur vjedhurazi dhe për të dalë në rrugë.

Monday, January 1, 2018

Mesimet e Platonit , per te perfeksionuar gjithekush vetveten !


50 aforizma , te filozofit te madh ..

I lindur në një familje të shquar dhe të pasur në Athinë, Platoni ia ka kushtuar jetën e tij një qëllimi: të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: Eudaimonia. Kjo fjalë greke, pothuajse do të thotë ‘lumturi’, por është me të vërtetë më pranë ‘përmbushjes’.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën. Një shembull që mund të vazhdojë të frymëzojë.
Çfarë propozon Platoni për t’i bërë njerëzit më të përmbushur?
Mendoni më shumë
Platoni propozoi që jetët tona shkojnë shpesh herë keq, sepse ne pothuajse kurrë nuk i japim vetes kohë për të menduar me kujdes dhe të logjikojmë mjaftueshëm për planet tona. Kështu përfundojmë duke përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar dhe marrëdhëniet e gabuara. Platoni donte të sillte rregull dhe qartësi në mendjet tona.
Frojdi kishte qejf ta pohonte, në fakt ishte Platoni ishte shpikësi i terapisë, duke këmbëngulur se ne mësojmë t’ia nënshtrojmë të gjitha mendimet dhe ndjenjat arsyes tonë. Ai është përpjekur të shkruajë në mënyrë edhe të përsëritur, por thelbi i filozofisë përmblidhet në komandën: “Njih vetveten”.
Dashuro me më shumë mençuri
Platoni është një nga teoricienët e mëdhenj të marrëdhënieve. Libri i tij, Simpoziumi, është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë është dashuria në të vërtetë dashuria.
Rëndësia e bukurisë
Askush para Platonit se kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye interesante: ne shohim tek ato një pjesë të “mirësisë”.
50 thënie nga Platoni për të qenë të lumtur 
2879180133_39cea3af77_b1- Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
2 – Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.
3- -Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.
4 – Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.
5 – Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.
6 – Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.
7- Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita
8- Studimi më fisnik ndër të gjitha është studimi i njeriut dhe jetës që duhet të jetojë.
9- Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.
10- Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.
11- Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.
12- Kurrë mos e dekurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme,sado të ngadalshme qofshin.
13- Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.
14- I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo.
15- Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me Dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.
16- Sjellja njerëzore rrjedh si pasojë e 3 shkaqeve: Dëshira, Emocionet ose Dija.
17- Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten është nga fitoret më fisnike dhe më parësore.
18- Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.
19- Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes.
20 Guxim është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
21- Filozofia nis me kureshtje.
22- Një hero lind mes qindrave; një i mençur mund të gjendet mes mijrave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra mijëra njerëzve.
23- Ata që janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturave të tyre, nuk do kuptohen kurrë nga masat e jo më të besohen nga to.
24- Ajo që quajmë mësim është thjesht një proçes rikujtimi.
25- Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.
26- Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.
27- Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.
29- Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.
30- Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.
31- Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.
32- Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.
33- Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.
34- Kujdesi për shëndetin është pengesë e madhe e jetës.
35- Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer.
36- Dinaku nuk është tjetër veçse imitatori më i ulët i zgjuarsisë.
37- Vdekja nuk është më e keqja që mund t’iu ndodhë burrave.
38- Injoranca në vetvete nuk është aq e tmerrshme apo ekstremisht e keqe, dhe nuk është aspak më e keqja e të këqijave; zgjuarsia e tepërt dhe të mësuarit e tepërt, shoqëruar me ligësinë, janë fatale për manaferra.
39- Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.
40- Ishte një njeri i mençur ai që shpiku birrën.
41- Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.
42- Ai i cili nuk është një shërbëtor i mirë nuk do të jetë një mjeshtër të mirë.
43- Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.
44- Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.
45- Vështirë të kem njohur ndonjëherë një matematikan i cili të ishte në gjendje të arsyetonte.
46- Do marr heshtjen tuaj si dhënie pëlqimi.
47- Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.
49- Askush nuk e di nëse vdekja, për të cilën njerëzit kanë frikë se është e keqja më e madhe, nuk mund të jetë e mira më e madhe.
50- Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit.

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...