Tuesday, July 28, 2015

Pamje tronditese !





Ne foton e meposhtme , jane dy femije  ne Kine ,4 dhe 6 vjec  , te cilet pasi i braktisen prinderit e tyre , jetojne  bashke me qente ne nje kafaz te nje komshiu . Ai i ushqen dhe u jep uje ashtu si ben per qente e tij .
 Kjo foto eshte  marre ne qytetin Nanjing te provinces Jiangsu ne Kinen Veri Lindore .
 Femijet u fotografuan nga gazetari britanik i Mirror.
Plaku qe i ushqen bashke me qente  deklaronte se me pensionin qe merr nuk mund te bente me shume per femijet e gjore !!
 Megjithate , mbas publikimit te fotove , policia e arrestoi  plakun  dhe eshte vene ne kerkim te prindersve te vogelusheve !!


Friday, July 24, 2015

Deklarata e ministres , qe i jep oksigjen se keqes ..

 
 Nga Partizan Cene


Deklarata e beftë e Ministres se Arsimit Lindita Nikolla , se Sali Berisha eshte kontribuesi me i madh per demokracine , tregon se disa segmente te " Rilindjes " Jane penduar per sa kane thene kunder ketij antidemokrati te semure , ose me sakte ketij diktatori te rrezuar !!
Nuk do te shkruaja po te mos ishte thene kjo deklarate e ministres , menjehere pasi Berisha ne kuvend e akuzoi , se edhe diplomern e ka te marre nga Universiteti kristal ( pra fallco ) , gje qe kjo e fundit pasi e kundershtoi , shkoi afer perbindeshit , qe te merrej vesh ( ose te bente ndonje kompromis )
Mendja te shkon ne dy gjera :
E para , ndofta eshte e vertet ajo qe tha Saliu per diplomen e saj , dhe duke qene se ai e di mire , ajo shkoi dhe beri kompromis per te mos " ta vazhfuar me tej " debatin " diplome ..
E dyta , Nikolla dhe Rilindja , kane dale nga binaret dhe po tregohen shume " duarleshuar " me Berishen dhe lukuni , duke lene me njeane te vërteten e faktuar në këto 25 vjet tranzicion traumatik është se Berisha, që nuk ka pushuar për as edhe një sekondë së qenuri kryeaktor në politikë, jo vetëm nuk ka kontribuar as edhe një atom për demokracinë por, përkundrazi, ka qenë një pengesë këmbëngulëse, si një shkëmb që i ka bllokuar rrugën demokracisë shqiptare. Pa komunistin Berisha, që u faneps nga zyrat e Ramiz Alisë në protestat antikomuniste të studentëve, trajektorja e Shqipërisë drejt Europës do kish qenë shumë më e shkurtër dhe shumë me më pak dhimbje. Dhe kur them Berisha, nuk kam parasysh thjesht shtetasin Sali, por kultin e turpshëm, demode dhe antidemokratik të “liderit të pa zëvendësueshëm” Berisha... !(AS)..
Ministrja ka gabuar , duke harruar keshtu thelbin e asj qe eshte sot ne qeveri , ministre e arsimit , dhe arsim me jo te vereteta nuk ka !
Nuk dua ketu ti futem llogjikes se kundershtimit ose jo nga Saliu te ligjit per arsimin e Larte , pasi ai kurre nuk eshte njeri qe mund te merresh vesh , por lufta per mbijetese e ben ate qe gjithshka dhe kurdo ta kundershtoje !
Me pak fjalë , Berisha eshte e keqja shume e keqe deri kancer per Shqiperine , qe kushdo qe ka ne dore vendin dhe ka mundesine te flase ne emer te popullit , duhet te beje cmos qe ta shkule kete metastaye qe kurrsesi nuk po i hiqet Shqiperise dhe shqiptareve per 25 vjet ..
U permbys e keqja bashkë me piramidat në vitin e mbrapshtë ‘97 por u ringrit kundër shtetit si puç i armatosur në shtator 1998. Ra përsëri pas kësaj por u ringrit edhe më rrezikshëm në 2005. Gati u varros në “Gërdec”, por e toleruar, u ringrit përsëri përgjakshëm në 21 janar. Ra në 23 dhe 21 qershor, por përsëri tenton të ringrihet si protestë, madje edhe kundër ligjit për arsimin e lartë. Ku e gjen gjithë këtë forcë e keqja berishiste? Jo vetëm te kulti stalinist e Berishës, (i vetmi i mbetur nga koha e rënies së murit të Berlinit) por edhe te tradhëtimi i të vërtetës dhe të drejtës nga kundërshtarët e tij. Asnjëherë e drejta nuk ka arritur t’i ndëshkojë krimet e qeverisjeve berishiste në këto dekada dhe prandaj, kjo e keqe është ringritur më e fortë, si Feniksi, mbi hirin e tragjedive dhe katastrofave që vetë ka shkaktuar. Ka marrë forcë nga krimet e vjetra dhe të pandëshkuara për krime të reja..

Po te ishte ne opoyite ministrja nuk do te fliste ashtu se e dinte mire qe populli do ta denonte me mungese vote nje deklarate te tille te pa përgjegjshme ! nga ana e saj !

Ato qe thashe per diplomen nuk i besoj , por nganjeher " ku ka ze , nuk eshte pa gje " .. thote populli !!
Sido qofte , deklarata e yonjes Nikolla eshte oksigjen per te keqen shume te keqe qe akoma po e vuan dhe po e duron populli shqiptar , eshte e keqja qe ka erin Sali Berisha !

Sunday, July 19, 2015

" Parate qe te bejne te shprehesh me ne fund " semunjen tende "




" Parate qe te bejne te shprehesh me ne fund " semunjen tende "

Nga Partizan Cene 

Nga te gjitha statistikat boterore , por edhe ato ketu ne Shqiperi , pjesa me e madhe e perdoruesve te droges jane te pasur .. Kjo gje kuptohet pasi droga do para dhe paraja sjell drogen !
Mirepo nga ana tjeter , nje pjese e madhe , shume me e madhe se gjysma e atyre qe " jane te semure " nga crregullime preferencash seksuale ( lesbike homo dhe pede ) jane te pasur ..
Mendoj se nga ky konstatim del pyetja : A eshte vertete semundej ky crregullim , apo keshtu duan ta paraqesin me qellim justifikimi ata qe kane ne dore parate dhe famen ???
Shume ish te njohur te mite para dhjete apo me shume vjetesh , i shikoj sot ne pozicione te tilla , dhe disa qe kam pasur rastin te flas me ta jane shprehur : - Kam qene i semure , por nuk e shprehja ..
Pra duheshin parate qe te shprhnin semundjen e tyre ??
Kete fenomen e kam ndjekur me kujdes edhe nga interneti dhe te gjitha rruget e njohjes se kesaj " semundjeje " te cojne ne nje perfundim : Nuk ka mjek qe tii sheroje , pasi mjeku sheron semundjet e trupit dhe jo qejfet e b...es !!
Pra paraja sjell prferenca te tjera qejferore dhe " semundje te embelta " me parimin , " bej qejf pa ka Perendia neser "
( Nuk jam kunde deshirave te gjithekujt por jam kategorikishte kunder kur ata shqetesojne njerezit e tjere , vecanerishte femijet )

Monday, July 13, 2015

Marreveshja u arrit per Greqine , por hallet per emigrantet do te shtohen !


  Editorial  nga Partizan Cene 

Asnjehere nuk me shkoi ne mendje se Greqia do te dilte nga Eurozona . Por krahu ekstrem ne Europe , duke qene se ka parate ne dore , deshi qe ta vere Greqine ne nje pppprogram varferie ekstreme , duke perfituar ata nga te mirat materiale te ketij vendi . Dhe keshtu ndodhi !
Qe sot e tutje asgje nuk do te jete si me pare ne Greqi . treguesi i mireqenies , megjithse ka rene nen nivelin 6 qe eshte me i uleti ne BE ( edhe nga Bullgaria dhe Rumania ) , pritet qe ne muajt e ardhshme te zbrese ne zero , qe tregon se , me te ardhurat qe perfitojne mesatarishte greket do te duhet te jetojne nen nivelin e varferise ..
Gjithmone flasim per gati 9 milione greke dhe miliona emigrante qe jetojne dhe punojne ketu , pasi pjesa tjeter e popullsise , ka perfituar shume ne kurris te te varferve , nuk e ka problem , me parate qe zoteron . Simbas statistika ve te BQE dhe nga reklamimi qe banka zviceriane i ka derguar qeverise greke , vetm 106 000 greke , ose gati 1% e popullsise , zoterojne dicka me shume se 85 % te pasurise monetare . Dhe jane pikerishte keta qe po thuaj nuk jane detyruar deri tani nga qeverite e meparshme qe te paguajne per te dale vendi nga kriza .
Masat qe duhet te marre qeveria greke dhe ligjet qe duhet te miratoje parlamenti , jane nga me te egrat qe jane dhene ndonjehere si kushte nga nje bashkesi nderkombetare , kundrejt nje shteti tjeter ..
Ne kete kuader , nder ata qe do ti ndjejne akoma me shume keto masa , kane emigrantet ne pergjithesi dhe ata shqiptar ( qe na interesojne ne ) ne vecanti ..

Pra marreveshja u arrit per Greqine ,
     por hallet per emigrantet do te shtohen !

Sot ne Greqi pjesa me e madhe e emigranteve jeton ne kushte shtrenguese , ku parimi "fito per te ngrene " eshte futur thelle ne jeten e peditshme te familjeve shqiptare qe jetojne sot ne Greqi ..
Duke qene se edhe perkrahja sociale ne kete shtet sa vjen dhe ulet ( tani me bllokimin e bankave gjendja eshte dramatike ), i del per detyre shtetit shqiptar qe te beje hapa konkrete sot per tu ardhhme atyre emigranteve qe do ta kerkojne kete ! ... Shqioperia , qeveria e saj deri tani ka perfituar nga emigrantet , pasi edhe punet ishin me mire , por sot ka ardhe koha qe vendi ame ti ktheje kujdesin dhe te tregoje mirenjohje per shtetasit e saj qe jetojne , jo me deshiren e tyre ne vendin fqinj qe po permbytet nga kriza !
Mendoj se urgjent qeveria duhet te beje tre hapa :
1- Te evidentoje emigrantet ne nevoje dhe ne shume nevoje Mund te behet perbukuri me hapjen e nje zyre prane ambasades , ku te jepet nje munis per emigrantet qe te paraqesin kerkesat dhe nevojat e tyre emergjente ( flas per ata qe e kane te domosdoshme , dhe qe jane shume )
2- Veprimet ne ambasade per kete periudhe nuk duhet te nderpriten sic beri ambasada shqiptare tani qe u mbyllen bankt , por ato te behen falas ose me tarifa te pergjysmuara ..
3- Bankat greke qe kane kapital te emigranteve , dhe qe kane filile ne Shqiperi , me nje marreveshje me palen shqiptare , te lehtesojne veprimet bankare nga Shqiperia per emigrantet shqiptar , duke mos e cenuar identitetin dhe integritetin ne situatenderi sa te mbaroje ose te zbutet kriza !
I them keto se keshtu e mendoj , por jo se jam i sigurt se qeveria do te beje dicka per emigrantet pasi deri tani nuk ka bere asnje gje per ta ..
Megjithate shpresa vdes e fundit !!

Sunday, July 12, 2015

NANO , po lahet ne Qefallonia , ne prag te "presidentllekut "



Opinion nga Partizan Cene 


Dje dhe sot , shtypi lokal ne ishullin jonian grek Qefallonia , flet " me te madhe ! per viziten ( ishte me pushime ) e ish kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne kete ishull .
Biles aty u degjuan edhe etiketime te tilla nga goja e autoriteteve vendase ne Qefallonia si pershembull , " Nano eshte personalitet boteror" , apo edhe " vizita e ish kryeministrit shqiptar ne ishull ishte nje ngjarje historike " e shume te tjera si keto .. !
Dakord greket nuk e dine dhe e njohin pak , por me vjen keq per shtypin shqiptar , biles edhe nga disa gazeta te degjuara , qe i b;jne jehone " pushimeve te Nanos "
Fatos Nano nuk shkoi kot ne Qefallonia , pasi aty i kishin dhe ai e kishte pergattite vete , takimin per krijimin e nje Forumi te ri Bisnesi , me s Shqiperise dhe Greqise ..ku ish kreu i qeverise Nano do te jete president i ketij forumi !!
Pra pasi deshtoi vertikal , ku edhe ish bashkepunetoret e tij te ngushte nuk ia dhane Ok-in per tu bere president i shqiptareve ne Shqiperi , ai nuk heq dore te " vet ofrohet " per presidentlleqe te tjera te kesaj natyre !

Nejse , merreni greke jua kemi falur , nuk kemi cta duam nje njeri qe ka tradhetuar vendin ne oren me te zeze ( 12 shtator 1998 kur iku ne Maqedoni ) , dhe mbi te gjitha qe ka tradhetuar edhe idealin edhe fjalen e dhene para popullit te majte ne Shqiperi , duke e kthyer Shqiperine per aq kohe sa qeverisi ne nje ciflik te keq qeverisur , ku hante derri e dosa , ne kurris te popullit qe ate e kishin zgjedhur !!
mereni jua kemi falur , ndac bejeni president forumesh , ndc edhe prsident shteti , ai nuk eshte me i afte per tu bere nje president shqiptar , sido qe ta rrotullosh !!
Ai eshte dhe do te mbetet shembelltyra berishiane e se majtes ne Shqiperi !!



Me poshte po japim te plote shkrimin per pushimet e Nanos ne Qefallonia ! ( Botuar ne gazeta Dita )



Ish kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana gjenden këto ditë në Greqi. Çifti gjendet në ishullin Jonian, Kefalonia, ku ata jo vetëm po pushojnë por edhe kanë zhvilluar një takim me autoritete lokale dhe Nano ka dhënë prononcime.
Kryetari i bashkisë së Kefalonisë, Aleksandros Parisis dhe nënkryetari Dionisis Likudhis si dhe zyrtarë të tjerë lokalë zhvilluan takim me z.Nano dhe gruan e tij Xhoana.
Në takim, Parisis e konsideroi moment historik vizitën e Nanos në Kefalonia.
Ndërsa kreu lokal për Turizmin, Evangjelos Kekatos, propozoi që të shpallet Forumi i Parë i Biznesit mes Shqipërisë dhe Qefalonisë me president Fatos Nanon.
Në këtë forum do të ftohen krerët e qeverive të dy vendeve, përkatësisht kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Cipras si dhe ministrat e Turizmit të dy shteteve.
Kekatos, tha se Fatos Nano është një personalitet me përmasa botërore.
Ndërsa z.Nano ka folur për ato që i cilësoi bukuri natyrore të ishullit të mrekullueshëm Kefalonia. Nano foli edhe për lidhje tradicionale mes dy kombeve dhe tha se në Kefalonia gjeti një klimë mikpritëse që siç tha ai i bën emigrantët shqiptarë ta ndjejnë ishullin Kefalonia si një atdhe të dytë për ta...



Ish-kryeministri ne takime me drejtuesit e bashkise se Kefalonise, ku rolin e perkthyesit e bente bashkeshortja e tij, Xhoana
Likudhis i ka dhënë disa dhurata çiftit Fatos dhe Xhoana Nano dhe më tej shtruan një darkë për nder të tyre.
Në foto duket qartë se Fatos Nano ka kaluar në mbipeshë goxha më të madhe se më parë. E po ashtu shfaqet më e shëndoshur edhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano.
Por shumë interesante është fjala përshëndetëse e zv.kryetarit Likudhis, që mund ta lexoni më poshtë:
“Fatos Nano është edhe mik i mirë i imi. Xhoana flet mirë greqisht, është aktivizuar në Greqi për shumë vite profesionalisht, në bashkëpunim me Organizmin Shtetëror të Komunikimit Ndërurban.
Atëherë, Fatos, ne jemi shumë të lumtur që ndodheni këtu, sepse për ne, Fatosi është një figurë politike dhe historike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Europën; dhe është një figurë që Europa do ta ketë nevojë përsëri, ndaj ne i urojmë që realizohet edhe ajo që kemi dëgjuar të thuhet, se do të bëhet president i Shqipërisë; pra shpresojmë t’ja arrijë, sepse kjo do të ishte gjë e mirë edhe për Greqinë.
Kjo sepse ai ka dy tipare që janë shumë serioze për ne: I pari tipar është se është filogrek, dhe i dyti, sepse është ortodoks (Nano qesh). Këto elementë janë dy ura të mëdha mes dy vendeve dhe shteteve tona.
Karakteristika e tij e tretë, që harrova ta përmend, është se Fatosi është dhe mik i Qefalonisë, e adhuron ishullin tonë, ndaj dhe gjendet këtu ….
Kemi qenë së bashku edhe dje e pardje, dhe Fatosi ka treguar një ndjeshmëri të madhe ndaj problemit të rëndë ekonomik që kemi së fundi në vend.
Është pozicionuar tërësisht pro qëndrimeve tona në çështjen e krizës.
Dhe për ne ka shumë rëndësi që personalitete të tilla me rrezatim ndërkombëtar, të na mbështesin në këtë orë të vështirë. Fatos, siç thashë, ka tiparet që thashë më sipër, dhe e ka treguar. Ndaj ky takim nuk është thjesht një mirëseradhje e thatë, por fillimi i një rrugëtimi që do rikthejë lulëzimin e lidhjeve me dy vendeve, e sidomos në rastin tonë, të Qefalonisë me Shqipërinë.
Gjithsesi duam ta dini se kemi në ishull një komunitet të madh shqiptarësh, që banorët vendas e kanë përqafuar dhe angazhuar në jetën tonë të çdo sektori, ekonomik, politik e jetësor. Sepse tipari kryesor i Kefalonisë është se jemi një popull i ngritur kulturalisht, që e dimë se ç’do të thotë vuajtje ekonomike, sepse edhe shqiptarët e kanë kaluar në të kaluarën.
Prania jote këtu, dhe ajo çka do të dalë në media nga kjo prani, do t’i japë edhe më shumë kurajo këtij komuniteti, për të kuptuar se bashkia është pranë njerëzve të ishullit.
Së fundi, do doja siç thashë, që ky takim të ishte fillimi i një bashkëpunimi më të gjerë, sepse ne zoti president, kemi nevojë për praninë tuaj, këshillat tuaja këtu, dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare”. 


Greqia ka mbështetjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve


“Tani e dimë se situata po evoluon pozitivisht drejt një marrëveshjeje mes Greqisë dhe partnerëve europianë.
Jam i bindur se Greqia ka njerëzit dhe liderët e talentuar, si dhe potencialin, për të mbetur në shinat evropiane dhe për t’u bërë sërish një partner kontribuues dhe konkurrues në organizatat moderne.
Jam i bindur edhe se grekët kudo që janë, kanë një sens solidariteti me njëri-tjetrin dhe Europën, dhe ky është mesazhi më i fortë që liderët grekë po japin tek partnerët europianë. Ju mund të llogarisni mbështetjen e popullit shqiptar dhe Shqipërisë si vend i NATO-s dhe kandidat për BE.
Jam i sigurtë se do vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin e pasur të dekadave e shekujve, për të bërë që pasojat e rënda që po përballon rajoni të jenë sa më pak negative për të gjithë.
 
 
*************************************

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...