Sunday, July 12, 2015

NANO , po lahet ne Qefallonia , ne prag te "presidentllekut "



Opinion nga Partizan Cene 


Dje dhe sot , shtypi lokal ne ishullin jonian grek Qefallonia , flet " me te madhe ! per viziten ( ishte me pushime ) e ish kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne kete ishull .
Biles aty u degjuan edhe etiketime te tilla nga goja e autoriteteve vendase ne Qefallonia si pershembull , " Nano eshte personalitet boteror" , apo edhe " vizita e ish kryeministrit shqiptar ne ishull ishte nje ngjarje historike " e shume te tjera si keto .. !
Dakord greket nuk e dine dhe e njohin pak , por me vjen keq per shtypin shqiptar , biles edhe nga disa gazeta te degjuara , qe i b;jne jehone " pushimeve te Nanos "
Fatos Nano nuk shkoi kot ne Qefallonia , pasi aty i kishin dhe ai e kishte pergattite vete , takimin per krijimin e nje Forumi te ri Bisnesi , me s Shqiperise dhe Greqise ..ku ish kreu i qeverise Nano do te jete president i ketij forumi !!
Pra pasi deshtoi vertikal , ku edhe ish bashkepunetoret e tij te ngushte nuk ia dhane Ok-in per tu bere president i shqiptareve ne Shqiperi , ai nuk heq dore te " vet ofrohet " per presidentlleqe te tjera te kesaj natyre !

Nejse , merreni greke jua kemi falur , nuk kemi cta duam nje njeri qe ka tradhetuar vendin ne oren me te zeze ( 12 shtator 1998 kur iku ne Maqedoni ) , dhe mbi te gjitha qe ka tradhetuar edhe idealin edhe fjalen e dhene para popullit te majte ne Shqiperi , duke e kthyer Shqiperine per aq kohe sa qeverisi ne nje ciflik te keq qeverisur , ku hante derri e dosa , ne kurris te popullit qe ate e kishin zgjedhur !!
mereni jua kemi falur , ndac bejeni president forumesh , ndc edhe prsident shteti , ai nuk eshte me i afte per tu bere nje president shqiptar , sido qe ta rrotullosh !!
Ai eshte dhe do te mbetet shembelltyra berishiane e se majtes ne Shqiperi !!



Me poshte po japim te plote shkrimin per pushimet e Nanos ne Qefallonia ! ( Botuar ne gazeta Dita )



Ish kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana gjenden këto ditë në Greqi. Çifti gjendet në ishullin Jonian, Kefalonia, ku ata jo vetëm po pushojnë por edhe kanë zhvilluar një takim me autoritete lokale dhe Nano ka dhënë prononcime.
Kryetari i bashkisë së Kefalonisë, Aleksandros Parisis dhe nënkryetari Dionisis Likudhis si dhe zyrtarë të tjerë lokalë zhvilluan takim me z.Nano dhe gruan e tij Xhoana.
Në takim, Parisis e konsideroi moment historik vizitën e Nanos në Kefalonia.
Ndërsa kreu lokal për Turizmin, Evangjelos Kekatos, propozoi që të shpallet Forumi i Parë i Biznesit mes Shqipërisë dhe Qefalonisë me president Fatos Nanon.
Në këtë forum do të ftohen krerët e qeverive të dy vendeve, përkatësisht kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Cipras si dhe ministrat e Turizmit të dy shteteve.
Kekatos, tha se Fatos Nano është një personalitet me përmasa botërore.
Ndërsa z.Nano ka folur për ato që i cilësoi bukuri natyrore të ishullit të mrekullueshëm Kefalonia. Nano foli edhe për lidhje tradicionale mes dy kombeve dhe tha se në Kefalonia gjeti një klimë mikpritëse që siç tha ai i bën emigrantët shqiptarë ta ndjejnë ishullin Kefalonia si një atdhe të dytë për ta...



Ish-kryeministri ne takime me drejtuesit e bashkise se Kefalonise, ku rolin e perkthyesit e bente bashkeshortja e tij, Xhoana
Likudhis i ka dhënë disa dhurata çiftit Fatos dhe Xhoana Nano dhe më tej shtruan një darkë për nder të tyre.
Në foto duket qartë se Fatos Nano ka kaluar në mbipeshë goxha më të madhe se më parë. E po ashtu shfaqet më e shëndoshur edhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano.
Por shumë interesante është fjala përshëndetëse e zv.kryetarit Likudhis, që mund ta lexoni më poshtë:
“Fatos Nano është edhe mik i mirë i imi. Xhoana flet mirë greqisht, është aktivizuar në Greqi për shumë vite profesionalisht, në bashkëpunim me Organizmin Shtetëror të Komunikimit Ndërurban.
Atëherë, Fatos, ne jemi shumë të lumtur që ndodheni këtu, sepse për ne, Fatosi është një figurë politike dhe historike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Europën; dhe është një figurë që Europa do ta ketë nevojë përsëri, ndaj ne i urojmë që realizohet edhe ajo që kemi dëgjuar të thuhet, se do të bëhet president i Shqipërisë; pra shpresojmë t’ja arrijë, sepse kjo do të ishte gjë e mirë edhe për Greqinë.
Kjo sepse ai ka dy tipare që janë shumë serioze për ne: I pari tipar është se është filogrek, dhe i dyti, sepse është ortodoks (Nano qesh). Këto elementë janë dy ura të mëdha mes dy vendeve dhe shteteve tona.
Karakteristika e tij e tretë, që harrova ta përmend, është se Fatosi është dhe mik i Qefalonisë, e adhuron ishullin tonë, ndaj dhe gjendet këtu ….
Kemi qenë së bashku edhe dje e pardje, dhe Fatosi ka treguar një ndjeshmëri të madhe ndaj problemit të rëndë ekonomik që kemi së fundi në vend.
Është pozicionuar tërësisht pro qëndrimeve tona në çështjen e krizës.
Dhe për ne ka shumë rëndësi që personalitete të tilla me rrezatim ndërkombëtar, të na mbështesin në këtë orë të vështirë. Fatos, siç thashë, ka tiparet që thashë më sipër, dhe e ka treguar. Ndaj ky takim nuk është thjesht një mirëseradhje e thatë, por fillimi i një rrugëtimi që do rikthejë lulëzimin e lidhjeve me dy vendeve, e sidomos në rastin tonë, të Qefalonisë me Shqipërinë.
Gjithsesi duam ta dini se kemi në ishull një komunitet të madh shqiptarësh, që banorët vendas e kanë përqafuar dhe angazhuar në jetën tonë të çdo sektori, ekonomik, politik e jetësor. Sepse tipari kryesor i Kefalonisë është se jemi një popull i ngritur kulturalisht, që e dimë se ç’do të thotë vuajtje ekonomike, sepse edhe shqiptarët e kanë kaluar në të kaluarën.
Prania jote këtu, dhe ajo çka do të dalë në media nga kjo prani, do t’i japë edhe më shumë kurajo këtij komuniteti, për të kuptuar se bashkia është pranë njerëzve të ishullit.
Së fundi, do doja siç thashë, që ky takim të ishte fillimi i një bashkëpunimi më të gjerë, sepse ne zoti president, kemi nevojë për praninë tuaj, këshillat tuaja këtu, dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare”. 


Greqia ka mbështetjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve


“Tani e dimë se situata po evoluon pozitivisht drejt një marrëveshjeje mes Greqisë dhe partnerëve europianë.
Jam i bindur se Greqia ka njerëzit dhe liderët e talentuar, si dhe potencialin, për të mbetur në shinat evropiane dhe për t’u bërë sërish një partner kontribuues dhe konkurrues në organizatat moderne.
Jam i bindur edhe se grekët kudo që janë, kanë një sens solidariteti me njëri-tjetrin dhe Europën, dhe ky është mesazhi më i fortë që liderët grekë po japin tek partnerët europianë. Ju mund të llogarisni mbështetjen e popullit shqiptar dhe Shqipërisë si vend i NATO-s dhe kandidat për BE.
Jam i sigurtë se do vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin e pasur të dekadave e shekujve, për të bërë që pasojat e rënda që po përballon rajoni të jenë sa më pak negative për të gjithë.
 
 
*************************************

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...