Saturday, January 23, 2016

VRASESI SERIAL


..qe duhet te ndalohet me cdo kusht, dhe ne cast sa mos te vrase akoma .. ..


Mendoj se shqiptaret , vecanerishte ata qe e mbeshtesin berishen , duhet te kuptojne se kemi te bejme me nje vrases serial qe qarkullon ne Shqiperi . Ne shtete demokratike , me ligjshmeri qe mbron qytetaret e vete , ai do te ishte ndaluar menjehere dhe do te ishte denuar simbas demit njerezor dhe  shoqeror qe ka bere ..
Por ai , nuk po ndalohet akoma megjithse ,ai ka vrare  sistematikishte , dhe ne shume raste edhe ka zhdukur kufomen e viktimave te tij .. Kam parasysh ketu vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes.. Jane edhe dy vrasje te tjera shteterore te pergatitura ne oborrin famekeq , dhe te ekzekutuara nga mashat e oborrit ne fjale . Pastaj vijme tek vrasjet dhe zhdukjet e 97-98, qe Izet Haxhiaj , si ish ekzekutor ose dora ekzekutive e berishes ne krim , i tregon ne rrefimet e tij me shume imtesi .. Nuk mund te harrojme ketu vrasjen e Azem Hajdarit , qe berisha e beri naten e 12 shttorit te 1998 , dhe lotet e krokodilit qe derdhi diten e 13 dhe grushtin e shtetit qe u perpoq te realizonte ne 14 shtator te po asaj kohe ..
 Pastaj , vijne gjerat qe kane bere "bam" , si 26 te vraret ne Gerdec , do te thote kush qe ato i vrau Shkelzeni dhe Mejdiu dakord , por Trebicken e vrau dhe zhduku provat dora e fshehte e vete berishes ..
 Dhe vijme tek 21 Janari i 2011 , ku ky kriminel , drejtoi personalishte ekzekutimin nga te tijet te kater burrave ne mes te Tiranes , duke demostruar ate qe.. Ai eshte i forte , mund te vrase dhe nuk mund ti futet asnje gjemb ne kembe ..
 C mund te beje  nje njeri si ai , dhe sa mund te vrase , qe te quhet vrases serial .. Kaq sa ka bere berisha jane mjaftueshem per ta futur ne  librin ose ne listen e njeresve kriminel qe ka vrare shume te tjere .. Por ky vrasesi serial i yni , ka gjene me te habitshme ne bote , i jepet mundesia , qe te flase e te kercenoi dhe pse jo te piketoje viktimat e radhes nga foltorja e Parlamentit !!
 Njeres , ndalojeni , izolojeni , burgoseni psejo edhe poshtrojeni kete vrases serial te pa shpirte  tejet te rrezikshem dhe shume te keq !!
Dakord do te thoni Ju , se akoma nuk mund te behet pasi ai e ka te blere dhe nen tutele drejtesine , dhe kjo gje do te behet mbas reformes .
Po por Ju njeres qe e mbeshtesni akoma , ju lutem ne emer te te gjithe atyre qe kane hequr , kane vdekur , jane zhdukur nga dora e berishes , Ju them hiqni dore nga ai . Mos e identifikoni demokracine me nje person antidemokratik vrases mizor dhe serial si sali Rame berisha *..
 (Emrin e tij e shkruaj gjithmone me te vogel )

Friday, January 22, 2016

RREGJISTRIMI I DETYRUESHEM PER EMIGRANTET




EMIGRANTET , do te detyrohen te rregjistrohen ose te japin andresen e tyre te banimit !


Me ne fund , po realizohet , gjysma e premtimit te bere nga kryeministri Rama per emigrantet .. Se shpejti fillon rregjistrimi zyrtar , dhe i detyrueshem i emigranteve .. Biles per kete , ligji i cili pritet te shqyrtohet ne kuvend ne ditet ne vazhdim , parashikon edhe sanksione per ata emigrante qe nuk pranojne te rregjistrohen .. Menyra e rregjistrimit , dhe formularet e nevojshem do te percaktohen me akte ligjore me mbas ..
Procesi i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë pritet të shoqërohet nga sanksione për ata që nuk bëhen pjesë e tij. Ligji i depozituar në Kuvend parashikon detyrimin për të bërë regjistrimin fillestar të adresës brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Nëse nuk bëhet deklarimi, atëhere emigrantëve shqiptarë do t’u refuzohen shërbimet në konsullata. Refuzimi i ofrimit të shërbimeve nga konsullatat shqiptare për emigrantët zgjat deri në momentin kur plotësohet detyrimi për deklarimin dhe regjistrimin e adresës së banimit.

Qeveria ka zyrtarizuar me projektligj procesin e njoftuar në fund të vitit 2015 për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë. Ky proces pritet të mundësojë jo vetëm zbatimin e së drejtës së votës nga emigrantët në zgjedhjet e ardhshme por edhe ofrimin e mundësisë së përfitimit të shërbimeve të shtetit shqiptar, pa pasur detyrimin e paraqitjes fizike nëpër konsullata.

Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në emigrim është ende një e dhënë e pakonfirmuar zyrtarisht.

Tuesday, January 19, 2016

Bota e shitur ne duart e disa njerezve

Bota e shitur ne duart e disa njerezve
Vetem 62 veta ne bote , kane aq pasuri , sa kane gjysma e te gjithe njeresve ne bote .. Ose , 1% e te gjithe njerezve , zoterojne aq para sa zoterojne 00 % te tjeret !!
Ky eshte kapitalizmi "social ", ose me sakte Bumi Kapitalist !
Të dhënat bëhen te dituar nga “Oxfam”, qe i ka marre tek të dhënat e tetorit të “Credit Suisse”.!!
“Në vend të një ekonomie që punon për begatinë e të gjithëve, për brezat e ardhshëm dhe planetin, ne kemi krijuar një ekonomi për 1 %”– nënvizon raporti i “Oxfam” -it...
Biles , organizata boterore ne fjale , qe operon ne 94 vende te botes , jep edhe rrugen e vetme per te permbysur kete raport ..
Ajo thote se si hap te pare ,duhen rritur menjehere dhe fuqishem tatimet mbi pasurite e ketyre manjakeve dhe gjithe te pasurve ,qe e kane marre boten ne pronesi te tyre pa te drejte !!
Ndersa si hap i dyte , eshte rishikimi i ligjeve mbi trashegimite , pasi shume prejtyre nuk kane derdhur asnje pike djerse per ta bere pasurine !!


Tuesday, January 12, 2016

MOS PRISNI REFORME NE DREJTESI .. !




Me sa duket , reforma ne drejtesi , nuk ka per tu miratuar deri sa te jete gjalle KRIMINELI ! Shpjegohem sec dua te them , duke sjelle nje aspekt te vogel , per mosmarreveshjet e " grupeve te punes " ..
Ne ligjin kushtetues deri tani eshte , qe Anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise , zgjidhej nga Parlamenbti me 71 vota .. Mazhoranca sot , kerkon qe ta beje me 85 vota . Mirepo , kamikazet e berishes , kerkojne gjera ekstreme , pra kjo zgjedhje te behet me 04 vota .. Pra Nishani , zgjidhet me 71 vota , ndersa Gjin Gjoni me 94 vota .. Kjo behet nga berisha dhe tarafi i tij , me qellim qe edhe po te miratohet reforma , te mos zgjidhet asnje pa pelqimin e tij ...
Biles ai , me ane te noterit te tij ne presidence , pra me anet te Nishanit ,a rriti deri aty sa te kercenoje indirekt , dhe ta akuzoje per njeanshmeri , ambasadorin e SHBA-se dhe ate te BE -se ne Shqiperi ..
Simbas akuzave te ketij KRIMINELI te pa denuar, amabsadoret ne fjale , po tentojne te " blejne " depudetet e opozites , per te miratuar reformen ne drejtesi .. Keto maskaralleqe ka bere ai , ndaj thote se detyri mishte do ti bejne te tjeret !!
Maskarai i di maskaralleqet , ashtu si i zoti qe di ku i pikon shtepia !!
Mazhoranca ka vetem 86 vota , ndersa ndryshimet kushtetuese per reformen , edhe tani duan 94 vota , ndaj cdo gje eshte ne qiell , dhe cdo gje eshte ne doren e kriminelit .. Reforme ne fund te fundit do te thote , crrenjosje te gjingjonizmit , dhe berishizmit .. Pra , mos prisni reforme tani per tani !!


*********************************************

Monday, January 11, 2016

MOS NA PENGO MË TUTJE, ZOTI KRIMINEL!



 Nga

Viktor Malaj



Fatkeqësisht, si me gjendjen e sotme të punëve, si me ndryshimet e parashikuara në “Reformën në Drejtësi”, nuk ka kurrfarë gjasash që ti të ndëshkohesh për krimet e kryera. E drejta vërtet të dënon, por morali i kohës të mbron. Ndërsa morali i së ardhmes do të të damkosë. Me kusht që vërtetë e ardhmja të ketë moral…

*********
Zoti kriminel! Ka ardhur koha të kuptosh se gjithçka e ka një kufi. Si e mira, ashtu edhe e keqja, si shërbimet ndaj popullit, ashtu edhe dëmet ndaj tij, si përfitimet, ashtu edhe humbjet. Edhe nëse ti beson se je Jezusi, profeti Muhamet apo Nënë Tereza, duhet të besosh edhe tjetrën, se jo vetëm sundimtarët, por edhe këto figura të mëdha të njerëzimit e kanë pasur një fund. Një fund kohor dhe një fund prej shërbyesi. Ti duhet të dish se lavdia nuk përcaktohet nga koha e shërbimit por nga sasia, cilësia dhe morali i shërbimeve. Gjithashtu, ti duhet të bindesh se lavdia nuk imponohet përgjithmonë.
Ti e ke të gjithë përvojën personale që të vësh re se kjo racë qeniesh të gjalla, në regjistrat e të cilës të ka rënë fati të regjistrohesh edhe ti, është shumë e çuditshme. Ajo të ngre në qiell sot dhe të fundos mot, dhe anasjelltas. Të do shumë, qan nga mallëngjimi për ty sot por të fyen, të baltos dhe, larg qoftë, të dërgon në botën tjetër nesër. Jo me dorën e Zotit, por të vetë robit, se edhe ai (robi) është pjesë e të njëjtës racë siç je ti që ke çuar në botën tjetër disa qenie të pafajshme.
Zoti kriminel! Unë besoj se ti ke qenë mjaft i suksesshëm deri tani. I suksesshëm si sundues, i suksesshëm si mashtrues dhe akoma më i suksesshëm si përfitues. Megjithëse je përfituesi kryesor i sukseseve të tua, nuk besoj se je merituesi i vetëm i tyre. Suksesi yt buron nga aftësia jote. Nga aftësia për të qenë gjithçka dhe asgjë; nga zotësia për t’u dukur ai që nuk je dhe për të qenë gjithçka të kërkojnë situatat të jesh. Guximi yt për të luftuar kundër qenies tënde të mëparshme është unik. Por, akoma më mbresëlënëse është këmbëngulja jote për t’i shpallur të këqij, të dëmshëm dhe kriminelë të gjithë ata që doje dikur, që imitoje dikur, që glorifikoje dhe respektoje dikur. Madje, edhe ata të cilëve iu shërbeje me përkushtim dhe krenari.
Ti ke pasur guximin të shkelmosh gjysmën e parë të së kaluarës tënde politike në shërbim të gjysmës tjetër, megjithëse ajo gjysma e parë ishte thuajse e panjollë moralisht ndërsa gjysma e dytë të ka vënë vulën e kriminelit politik. Gjysma e parë të ndihmoi të bëheshe njeri, ndërsa gjysma e dytë të bëri sundues. Ti nuk ishe i kënaqur me të qenit njeri sepse ëndërroje sundimtarin, madje, me çdo kusht dhe me çdo çmim, edhe duke sakrifikuar popullin tënd. Si të gjithë sundimtarët edhe ti i thur lavde sundimit tënd, edhe pse populli yt nuk të do dhe të ka shkelmuar disa herë me votë, por edhe me dru kur ia ke hequr mundësinë e votimit apo ia ke bërë të pavlefshëm atë me mjetet që përdorin kriminelët.
Ti ke pasur fatin të jesh i zgjuar dhe i shkolluar, por ti i plotëson të gjitha kushtet për të qenë kriminel. Jo kriminel i zakonshëm sepse të tillë ka me shumicë në çdo vend dhe në çdo kohë. Të jesh kriminel politik është një privilegj në mjediset e botës së krimit. Duke qenë i shkolluar ti ke bërë për vete shumicën e budallenjve të vendit tënd dhe ke mundur të afrosh edhe shumë kriminelë të tjerë më të vegjël. Kaq i madh është numri i budallenjve saqë edhe sot, pas 25 vitesh të veprimeve kriminale të shoqëruara me sjelljeje donkishoteske, numri i ndjekësve të tu entuziastë dhe stoikë na bën të dyshojmë në vlerat e qenies njerëzore dhe nuk na e zgjidh mëdyshjen nëse njerëzimi meriton kaq apo më tepër, moralisht dhe materialisht.
Po të mos kishe qenë aq dinak dhe me shumë fytyra, po të mos kishe qenë i pamëshirshëm, brutal dhe vulgar, nuk do të kishe mundur t’iu mbijetoje sjelljeve dhe intrigave të bashkëpunëtorëve të tu të të njëjtës cilësi morale. Ti ke pasur fatin të veprosh e sundosh në kohën e një krize të thellë morale të shoqërisë shqiptare, në kohën e degradimit thuajse të plotë të çdo idealizmi dhe altruizmi dhe, rrjedhimisht, një ambient i tillë është ideal për lulëzimin e racës së sharlatanëve, ashtu sikundër një tokë e pakultivuar favorizon rritjen e barërave të këqija. Numri pambarimisht i madh i horrave që të kanë rrethuar dhe shërbyer, që të kanë lavdëruar kur ua shpërbleje shërbimet dhe të kanë mallkuar kur iu prisheshin interesat e tyre dhe që distancën me ty e kanë mbajtur në raport me këto interesa dhe jo me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve, është dëshpërues. Ndërsa numri i lakenjve që të rrethojnë ende dhe që betohen për besnikërinë ndaj rrugës tënde kriminale është kobndjellës për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Mirëpo, fati i keq i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk je vetëm ti. Në historinë e njerëzimit, asnjë kriminel politik nuk ka mundur të jetë i suksesshëm kundër popullit të vet pa pasur përreth një lukuni shërbëtorësh dhe borizanësh të pamoral. Por, edhe kjo s’ka qenë e mjaftueshme. Që të jetë i suksesshëm, krimineli politik ka nevojë edhe për rrethana shoqërore e politike mbështetëse dhe, gjithashtu, edhe për kundërshtarë politikë të padenjë apo të pazotë. Herë më pak e herë më shumë, këta faktorë të kanë favorizuar edhe ty. Madje, edhe rrethanat e jashtme kanë qenë kryesisht ndihmuese për ty, ngaqë ata që na kanë propaganduar demokracinë dhe drejtësinë, në praktikë kanë respektuar sundimin tënd për të siguruar interesat e tyre, duke e konceptuar dhe trajtuar Shqipërinë si një parcelë eksperimentale politike, si një laborator kaviesh sociale që nuk meritojnë më shumë.
Ti mund të mllefosesh pse unë të cilësoj kriminel pa kurrfarë ngurrimi. Mirëpo arsyeja ime e ka të pamundur të pranojë që një qytetar i thjeshtë të pushohet nga detyra e një nëpunësi të thjeshtë me arsyetimin se para 20 vjetësh, duke “xhiruar gomat e makinës” ka prishur qetësinë publike në qytet, ndërsa një qytetar tjetër i këtij vendi, i cili ka terrorizuar sistematikisht, 25 vjet radhazi, me fjalë, sjellje dhe veprime gjithë popullin shqiptar, të mbaj postet më të larta shtetërore politike dhe, madje të aspirojë e luftojë sërish për të qenë sundimtar i përjetshëm.
Morali im nuk ma lejon që një shtetas i thjesht shqiptar që fyen dikë në një ambient publik, qoftë dhe një herë të vetme, të quhet i padenjë, ndërsa një shtetas tjetër që fyen, shpif e kërcënon mijëra shqiptarë, thuajse çdo ditë përgjatë një çerek shekulli, të konsiderohet udhëheqës i vendit dhe ajkë e shoqërisë. Formimi im juridik nuk më lejon që një bashkëkombës i imi që ka rrahur, plagosur apo vrarë një njeri të shpallet kriminel dhe të dënohet si i tillë, ndërsa një tjetër bashkëkombës i imi, i cili ka dhunuar, burgosur dhe vrarë dhjetëra shqiptarë, të dekorohet dhe të shpallet figurë e shndritshme kombëtare. Nuk mund të pranoj që braktisja e një vendshërbimi në kohë lufte nga një ushtar i thjeshtë të quhet tradhti kombëtare, ndërsa dhënia e 255 km2 det Greqisë në kohë paqeje nga drejtuesit e shtetit tim të konsiderohet si veprim normal apo, e shumta, një gabim teknik. Arsyeja nuk më lejon që ushtari që i dorëzon dikujt armën e shërbimit të dënohet si kriminel, ndërsa Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë që ua jep gjithë armatimin gangsterëve të rrugës të nderohet si atdhetar dhe figurë madhore kombëtare.
Një shoqëri nuk mund të jetë as e drejtë dhe as e moralshme nëse shpall hajdut dhe ndëshkon si të tillë një vjedhës xhepash a makinash dhe, nga ana tjetër, nderon si prijës dhe atdhetar një shpërdorues fondesh shtetërore prej qindra milion eurosh. Fakti që i pari dënohet sapo të kapet, ndërsa i dyti nuk dënohet kurrë për shkak të pushtetit që ka apo që lë trashëgim, apo sepse një grup të madh njerëzish, që ka guximin t’i quaj parti, i përdor si bandë terroriste për ta mbrojtur nga ndëshkimi, nuk do të thotë se i pari është më i rrezikshëm se i dyti.
Mendoj se ka ardhur koha të kuptosh se gangsterizmi, që në rini të bën të rrezikshëm, në pleqëri të bën edhe qesharak. Prandaj duhet hequr dorë nga vazhdimi i kësaj odiseje, ku kriminalja përzihet me donkishotesken. Lëre popullin shqiptar në hallet e veta! Mos e pengo edhe në këtë hap që po përpiqet të hedhë në ngritjen e strukturave të dënimit të së keqes dhe në hapjen rrugë përparimit të vendit. E kuptoj se i frikësohesh të kaluarës tënde kriminale, por mos u druaj.
Fatkeqësisht, si me gjendjen e sotme të punëve, si me ndryshimet e parashikuara në “Reformën në Drejtësi”, nuk ka kurrfarë gjasash që ti të ndëshkohesh për krimet e kryera. E drejta vërtet të dënon, por morali i kohës të mbron. Ndërsa morali i së ardhmes do të të damkosë. Me kusht që vërtetë e ardhmja të ketë moral. Dhe unë besoj fort se e tillë do të jetë.
Tërhiqu me marifet në botën tënde private pa e ndotur më tutje botën shqiptare! Të sotmen dhe të ardhmen e saj.

Sunday, January 10, 2016

Me mire ne shi se ne bresher !



Nga Partizan Cene

Duke pare permbytjet dhe ne pergjithesi gjendjen social ekonomike , kriminalitetin , varferine , arsimin dhe mjekesine , na vjen keq qe ne shqiptaret po vuajme , dhe sigurishte qeverise do ti perveshemi , cfardoqeveri te jete ajo ..
Por me ben pershtypje , qe shume vemje te urryera per shqiptaret , me ne krye berisho qafirat qe e katandisen vendin per 23 vjet ne kete dite te hallit , ferkojne duart sot , duke menduar se JA HODHEN , tashme me kaq dhe fajet , simbas propogandes se tyre , e ka vetem qeveria Rama per pune te dobet keta dy vjet qeverisje .. !!
Sigurishte qe qeverisja e Rames , ka shume dfekte , mangesi korrupsion dhe keq menazhim te situatave , tarafe dhe nepotizem te pa shoq , por kurrsesi , shqiptaret nuk mund te harrojne 23 vitet e terrorit berishian , qe shkatrroi gjithshka qe kishte arritur vendi ekonomikishte per 45 vjet , dhe nuk ndertoi asgje , ose me sakte gjithshka qe beri e beri , duke pare xhepin dhe oborrin e tij ..
Sot ata u bien trumpetave te alarmit , ose po qane me lote krokodili permbytjet , vuajtjet varferine dhe shume nga keto , me shprese se shqiptaret si gjithmone do ti besojne perseri nje mandat qeverisjeje ..
Ata kembengulin ne ate qe e quajne nje rindertim te vendit , apo nje ringjallje te Shqiperise dhe shqiptareve , por ky eshte nje hi syve te shqiptareve !
KURRE , shqiptaret nuk do ta ribejne nje gabim te tille , pasi sic thote populli yne , " Kur , ftohesh dhe mund te thahesh dhe ngrohesh prape , por kur te godet bresheri ( Ju mendoni plumbat )ne koke , vrites dhe nuk kthehesh me ne kete jete "
Pra me mire ne shi me Ramen me shprese se mund te dale dielli e te na thaje nga lagja ,se sa , nen bresher me berishokriminelet qe e shkaterruan vendin !
""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...