Friday, January 22, 2016

RREGJISTRIMI I DETYRUESHEM PER EMIGRANTET




EMIGRANTET , do te detyrohen te rregjistrohen ose te japin andresen e tyre te banimit !


Me ne fund , po realizohet , gjysma e premtimit te bere nga kryeministri Rama per emigrantet .. Se shpejti fillon rregjistrimi zyrtar , dhe i detyrueshem i emigranteve .. Biles per kete , ligji i cili pritet te shqyrtohet ne kuvend ne ditet ne vazhdim , parashikon edhe sanksione per ata emigrante qe nuk pranojne te rregjistrohen .. Menyra e rregjistrimit , dhe formularet e nevojshem do te percaktohen me akte ligjore me mbas ..
Procesi i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë pritet të shoqërohet nga sanksione për ata që nuk bëhen pjesë e tij. Ligji i depozituar në Kuvend parashikon detyrimin për të bërë regjistrimin fillestar të adresës brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Nëse nuk bëhet deklarimi, atëhere emigrantëve shqiptarë do t’u refuzohen shërbimet në konsullata. Refuzimi i ofrimit të shërbimeve nga konsullatat shqiptare për emigrantët zgjat deri në momentin kur plotësohet detyrimi për deklarimin dhe regjistrimin e adresës së banimit.

Qeveria ka zyrtarizuar me projektligj procesin e njoftuar në fund të vitit 2015 për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë. Ky proces pritet të mundësojë jo vetëm zbatimin e së drejtës së votës nga emigrantët në zgjedhjet e ardhshme por edhe ofrimin e mundësisë së përfitimit të shërbimeve të shtetit shqiptar, pa pasur detyrimin e paraqitjes fizike nëpër konsullata.

Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në emigrim është ende një e dhënë e pakonfirmuar zyrtarisht.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...