Wednesday, April 28, 2010

Mos valle ujte e paster qe vjen nga lart, ” turbullohet ” gjate rruges ??


Opinion nga Partizan Cene

Nuk na lene” thashethemet” . Dikush thote ashtu , dikush keshtu .. dhe te gjithe duan te thone dicka .. ja pershembull para shume ditesh thane se kishin filluar te rridhnin informacione , ‘’sekrete” nga ministria e ekonomose dhe e energjetikes , se ”rastesishte ” dikush kishte gjetur nj dokument i cili mund te debatohet shume keto dite ne vazhdim .. Ky dokument ishte i shoqeruar edhe me nje harte , e cila tregonte shqiperine te ”ndare ne thela ” , pra zona nafte mbajtese , ose me mundesi nafte mbajtese … Dokumenti ne fjale tregonte se tani e 20 vjet , Shqiperia , po bente perpjekje , per te mundesuar nje firme ose disa firma te huaja , kerkimore dhe nxjerrese , per te nxjerre naften , nga bregdeti i pasur me nafte i jugut te Shqiperise .. Pra ky ishte dokumenti simbas thashethemeve para njemuaj e kusur ..

Mirepo sot ama , ekzistencen e ketij dokumenti dhe te kesaj harte e vertetoi me nje intervistte ne Top-Channel Tv, ish zevendes ministri i Energjetikes , zoti Pajtim Bello .. i cili tha se :
“Kam dijeni që edhe për bllokun ‘Joni 5’ ka një marrëveshje të nënshkruar nga Ministria e Ekonomisë dhe kanë nisur fazën e parë të kërkim-zbulimit. Ndoshta kjo mund të ketë nxitur dhe përshpejtuar këtë negociim të vijës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë” Sqarojme se ” Joni 5” eshte ajo toke ujore qe i shijon me shume Grekut , dhe ne baze te marreveshjes , ja fal ate , atij qeveria shqiptare ..

Pra me shume se nje zevendes minister i energjetikes ,nuk besoj se di dikush tjeter per gjera te tilla kaq te medha , lidhur me ekzistencen e burimeve te mundshme te naftes ne jugun e Jonit .. afer bregdetit shqiptar …

Kjo gje , megjithese eshte shume e rendesishme , nuk do te kishte ate rendesi , po te mos behej fjale , ne kete harte dhe dokumendtin qe e shoqeronte ate , per zonen te cilen pikerishte , qeveria dhe parlamenti me votat e shumices , ja falen Greqise ..

Nje shprehje popullore , nga koha e xhaxhit Enver , na kujton se , ”ujet turbullohej gjate rruges ” pasi porosite e xhaxhit ishin te ”kthjellta dhe te qarta ”.. Mos valle edhe ketu keshtu e ka pesuar ky xhaxhi i ri jonoi ??

Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe nje patriot i tiulle , qe gjithmone e ve Shqiperine mbi cdo interes , te beje nje gabim te tille , nje cope Shqiperi tia jape kaq thjeshte , (edhe sikur ti takoje me te vertete ), Greqise fqinje ..Po keshtu edhe ata qe zgjodhen grupin e perpunimit dhe perpilimit te plote te marreveshjes , me palen greke , mos valle ate dite , nuk kane qene ne diten e tyre te mire , se nuk mund te justifikosh , qe ne kete grup nuk kishte asnje specialiste te mirefillte , nga Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes ..

Dhe me duket se edhe ata te tjere qe pergatisin gjera qe ja japin per shikim kryeminstrit dhe zevendes kryeministrit , nuk kuptojne dhe shume mire gjuhen e Aristotelit dhe te Pitagores , ndaj dhe trekendeshin me siperfaqe rreth 250 km 2 qe kishin pergatitur per dhurate nuk arriten ta llogarisin tamam me ate teoreme te famshme …

Degjohen shifra marramandese , se ”gjoja ” ne detin jon dhe ne vecanti ne trekendeshin e harkuar ne harte , ka nje rezerve nafte me te madhe se njeqind milione fuci nafte , e cila eshte ne nivele te larta pastertie , dhe shoqerohet me gaz edhe ky me cilesi te larte .. Kjo e beri Greqine qe te shpejtoje letrat , ti pluhurosi mire me hi dhe ti dergoje , e ti shkunde perpara qeverise dhe grupit shqiptar te negociimeve.. Dhe tu hedhe hi syve atyre ..

Po cthem dhe une , ne situaten qe ndodhet sot Shqiperia n ne fazen e pembylljes se liberalizimit te vizave , dhe te pergjigjes per , marrjen e Statusit te Vendit Kandidat , nje hi syve nga Greqia eshte i mundshme dhe i lehte sic duket .. Dhe skilja Greke si dinake qe eshte , kerkoi te beje nje marreveshje , sikur po merr nje cop toke ne uje , fare pa rendesi …

Por para tre ditesh , aniaja ” Lamparaqi -Aves” eshte dukur , te patrullooje ne afersi duke povuar ” se sa i krypur eshte uji ne token shqiptare qe nuk e moren dot ”..

Shyqyr qe kemi edhe nje cengel ku mund te na ngece xhaketa dhe te rikujtohemi se c borxh i kemi vendit tone .. pra bravo Gjykates Kushtetuese qe arriti ti largoje enderrat e skileve greke ..

Varret e ushtareve , edhe perkujtimi qe do ti bejme dites se tyre ( simbas qeverise sone ) nuk jane aq te demshme sa ajo qe perpak humbem aq sa mund te fitojme shume dekada nga qenia anetar te plote te BE.. !!

Kjo gje nuk eshte vetem serioze..por eshte ; Tmerresishte serioze .. !!.. A ka kush ndonje ” me fal” ti thote popullit shqiptar ?? Apo mos do te kete ndonje tjeter qe te beje detyren dhe ti veje para pergjegjesise ligjore te gjithe ata qe kane ”turbulluar ” ujin , qe rrejdh i paster nga lart tek burimi … !!

Partizan Cene .28/04/2010

Friday, April 23, 2010

Qeveria afrofe , dhe faturat afrofe ..!!


Opinion , analize ,nga Partizan Cene

Kishim degjuar ; ndeshje futbolli afrofe , por nuk kishim degjuar edhe fatura afrofe .. Por ja qe erdhi koha qe ta mesojme mire kete fjale ne thelb dhe ne permbajtje ..
Afrofe ketu dhe afrofe aty , dhe me pas shenime ketu dhe veresie aty , sepse nuk na del ti paguajme te gjitha , dhe te nxjerrim muajin…

Gjitheshka ne Shqiperi faturohet afrofe .. Bile ,gjysma e popullsise ankohet se dhe qevrine ja kane vene afrofe ..Por , nuk do te merremi me ate lloj afrofe sot .. !!
Vec kesaj kujtonim se vetem ne njerezit ,ishim ata te afrofese.. Por ja qe ka edhe spitale , edhe shkolla edhe , punishte , apo firma shteterore apo private , qe i neneshtrohen jetes afrofe te ofruar nga qevria jone ,te cilen per fatin tone te ”madh” dhe ate e kemi afrofe .
Sot degjuam qe ne filan spital u prene dritat , dhe shkak ishte afrofeja fature e OSSH -se .. Ne fillan shkolle nuk mund te marrin fondin per orendi se me leket do te paguajne afrofe faturen e OSSH per energjine elektrike .. etj raste si keto ..
Por c eshte kjo afrofe qe na ka zene deren dhe pse pikerishte , OSSH qe mbeshtet nga qevria , kembenful ne kete gje , dhe nuk merr masat qe te paise te gjithe me matsa dhe te pguaj gjithekush faturen qe i takon ..

Mendoj se kjo ka dy gjera te cilat duhen sqaruar :
E para eshte se kjo metode e afrofese , nuk eshte e re ne Bote . Ne shume vende praktikohet nje metode e tille qe , paguaj sot dhe shohim me vone i bejme llogarite … ( Me shume kjo metode perdoret , nga xhokadhoret , ne kumare dhe ne baste, per te mbyllur hesapet e duarve …!!) dhe ;
E dyta eshte se kjo metode ben mbledhje te menjehershme fondesh , te cilat mund te menazhohen per njeren apo tjetren aresye …pa psur nevoj preventivash , pasi ne fund te fundit para afrofe jane …
Kjo qe thashe nuk eshte shaka por eshte e verteta e hidhur..
Le te flasim me qarte : Ti marresh leket tjetrit , dhe tia mbash per nevojat e tua , sa te duash dhe kure te duash tia kthesh , eshte jo vetem e jashte ligjshme , por edhe mashtrim ..!!
A ka ndonje banke qe te fal , qote edhe per 1000 leke te vjetra , perqindjen e interesit , per aq kohe sa ti nuk i kthen ato para ne banke ne baze te kontrates qe ke bere me banken kur ke marre borxhin ??
Ketu ka nje problem .. Prandaj ben te tilla manovra OSSH , se nuk ka ndonje kontrate te shkruar me klientin .. Ajo ka ne dore edhe arren edhe gurin .. ( kure i vjen uri e perdor gurin dhe merr frytin e arres )…. !!
Pra faturimi afrofe . eshte nje vjedhje , boterishte e pranuar dhe e stimuluar nga qeveria , per OSSH < ne dem te qytetareve .. Qeveria per kete ka dhe fitimin e saj .Ajo eshte pjesetare , me 25 % ne OSSH, ndaj dhe i intereson qe te marre edhe ajo pjesen e saj …
Kjo metode e marrjes se lekeve paradhenie , eshte nje metode zhvatje e paster ..Sot me ane te saj merren leket nga qytetaret ,krijohen fonde per te mbyllur vryma ne buxhetete respektive , duke i perdorur keto para dhe me fitimin nga to ( po pati fitim) , do te ”kthehen” tek qytetaret , duke u” kerkuar , te falur” disa jave para se te kete zgjedhje dhe fushate elektorale ..Sasia qe do te kthehet eshte ne formen e kompensimit apo te dhenies te parave por , ose me pake , ose aq sa kane paguar qytetaret .. Pra per perqindje dhe intersa nuk behet fjale .. Sikur te ishte vetem kaq , e pakta qe mund te themi , eshte se jane vjedhur nga qytetaret , dhe institucionet shtetrore dhe private , perqindjet dhe interesat e lekeve , te mbajtura me muaj dhe vite pa te drejt e ..!!
Se ka fitime te tilla kaq te medha , qeveria , nepermjet OSSH po con fatura , te fryra afrofe jo vetem tek qytetaret, por edhe ne spitale , shkolla ,ndermarrje dhe institucione shteterore dhe private .. !
Mekanizmi per shtetroret si spitale dhe shkolla eshte se duke u derguar nje fature te majme , i ve keto institucione perpara veshtiresive dhe dilemes , qe me parte e buxhetit per nevoja materiale dhe personeli , te paguajne keto fatura ..afrofe sigurishte .
Pra qeveria i nxjerr nga nje xhep , i jep me buxhet ne leter , duke qene se nuk e ka ne vlere ayte qe premton politikisht , per kredo politike dhe elektorat , e merr mbas , nga ajri pa u ulur ne toke .. Me kete gje edhe ”investimin ” siqeveri e mire e ka bere , ;edhe buxhetin e ruan per dite te hallit .. qe eshte .

Dhe pastaj themi ne pse nuk duket kriza simbas qeverise ..Per te investohet dhe rritet ekonomia per dite .. Por ”ajri ekonomik” se materia eshte ne pike te hallit …
Keto qe thashe nuk jane afrofe , por jane te verteta per afrofene …!!
Kure gjitheshka eshte afrofe , qe nga fatura e drites dhe ujit deri tek vete qeveria Berisha – Meta , trembemi se dhe ato qe themi na i marrin afrofe ..
…..
Shkruar nga Partizan Cene .. !!

Sunday, April 18, 2010

23topalli-15.jpg

Konferenca e plotë e Nënkryetares së Partisë Demokratike znj. Jozefina Topalli

Njoftim per miqte e cene-blog.al

cene-blog.al , ju njofton se Eshte hapur siti Gazete on line, me emertim : www.cene-alb.com
Mund te na ndiqni edhe aty .. !!

Tuesday, April 13, 2010

Fillon samiti për armët bërthamore

Obama : Do te ishte katastrofi , neqoftese Armet berthamore do te binin ne doren e Al-Qaedes...!!

Marre ne dW-World .. pershetati per :cene-blog Partizan Cene

Përfaqësues nga 47 vende janë mbledhur në Uashington për të diskutuar mbi rreziqet e terrorizmit bërthamor. Samiti mbahet me ftesë të presidentit amerikan, Barack Obama. Pjesë merr edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Që përpara fillimit të samitit, Robert Gibbs, zëdhënësi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, njoftoi një rezultat të takimit dypalësh të presidentit Obama me homologun e tij ukrainas, Viktor Janukoviç: "Ukraina deklaroi sot se do të eliminojë uranin e saj shumë të pasuruar deri në samitin e ardhshëm bërthamor në vitin 2012. Një pjesë e madhe e materialit bërthamor do të largohet që këtë vit. Ukraina do të modifikojë strukturat e saj civile të kërkimeve bërthamore, në mënyrë që ato të funksionojnë me uran të pasuruar dobët."

Sipas marrëveshjes dypalëshe, amerikanët do t'i japin Ukrainës ndihmë financiare dhe teknike. Detajet e marrëveshjes janë ende për t'u përpunuar, por materiali radioaktiv mendohet se do të çohet në Rusi.

Përfaqësues  nga 47 vende janë mbledhur në Uashington për të diskutuar mbi rreziqet e  terrorizmit bërthamor. Përfaqësues nga 47 vende janë mbledhur në Uashington për të diskutuar mbi rreziqet e terrorizmit bërthamor.

Më vonë edhe Kanadaja njoftoi se do të transportojë në SHBA uranin e saj shumë të pasuruar.

Në Uashington bëhet inventari

Deklarata të tilla janë objektivi afatshkurtër i takimit të nivelit të lartë në Uashington. Kështu brenda katër viteve të ardhshme materiali bëthamor do të mbrohet nga terroristët. Në Uashington fjala nuk është për përcaktim faji por për një lloj inventari. Megjithatë sipas këshilltarit të Obamës për luftën kundër terrorizmit një gjë është fare e qartë: "Janë disa vende që këtë material duhet ta mbrojnë më mirë në mënyrë që terroristët të mos shfrytëzojnë dobësitë e tyre."

Ka mjaft informacione se organizata terroriste si El Kaida, synojnë të fusin në duar material nuklear. Por Brennan nuk mund të thotë nëse El Kaida është në gjendje që tani të prodhojë armë bërthamore.

Në shumë raunde diskutimesh duhet të sqarohet se cilat vende kanë nevojë për ndihmë dhe cilat shtete mund të ofrojnë këtë ndihmë. Në fund priten deklarata obligimi nga vendet e veçanta dhe një axhendë për hapat e ardhshëm.

Gjermania shembull për "bombat e papastra"

Kancelarja gjermane Angela Merkel tërhoqi vëmendjen ndaj të ashtuquajturave "bomba të papastra". Me to nënkuptohen bomba konvencionale të cilat kanë edhe përmbajtje radioaktive. Këtu mjaftojnë sasi të vogla materiali radioaktiv p.sh. nga mjekësia, industria apo shkenca për të shkaktuar dëme të mëdha dhe para së gjithash për të përhapur panik. Deri në samitin e ardhshëm pas dy vjetësh duhet të përcaktohet se si shtetet e veçanta duhet ta trajtojnë këtë problem. Me ligjet e saj për materialet bërthamore Gjermania mund të bëhet shembull për zgjidhjen e një problemi, i cili përballë rilindjes së energjisë bërthamore po merr gjithnjë e më shumë rëndësi.

Fillon  takimi për armët bërthamore.Bildunterschrift: Fillon takimi për armët bërthamore.

Në qendër të takimit është megjithatë përhapja e armëve bërthamore. Fuqitë bërthamore kanë konfirmuar që ky nuk është problem i rremë, tha kancelarja Merkel: "Është tërhequr vëmendja je se për këto çështje të përhapjes së armëve bërthamore nuk ekzistojnë aspak mekanizma ligjorë, me të cilat për shembull të ndiqen juridikisht shtetet që u japin material nuklear organizatave terroriste."

Kërkohet siguri ligjore ndërkombëtare

Merkel kërkoi që në këtë aspekt të krijohet siguri ligjore në plan ndërkombëtar. Më tej kancelarja tha: "Besoj se me këtë konferencë duhet të forcojmë edhe organizatat ndërkombëtare të cilat merren me çështje të trajtimit të materialit nuklear. Këto janë së pari Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore dhe së dyti forcimi i konventave në kuadër të OKB-ë që janë sot në fuqi por që nuk gjejnë sa duhet zbatim në praktikë."

Gjatë mbrëmjes së parë sipas kancelares Merkel diskutimet u përqëndruan në analizën e kërcënimeve të ndryshme nga materiali radioaktiv dhe armët bëthamore. Në samit temë ishte edhe konflikti rreth programit bërthamor të Iranit, e cila u trajtua para së gjithash në bisedën 90-minutëshe mes presidentit Obama me homologun e tij kinez Hu Jintao. Kina sipas një zëdhënësi të delegacionit kinez premtoi të bashkëpunojë në hartimin e një rezolute të re të OKB-së. Në konfliktin me Iranin, Kina dhe SHBA-ja kanë të njëjtin objektiv, u tha.

Samiti do të vazhdojë punimet edhe të martën (13.4.). Pritet që SHBA-ja dhe Rusia të nënshkruajnë një marrëveshje për reduktimin e rezervave respektive të plutonit që mund të përdoret për prodhim armësh.

Autor: Christina Bergman/ Eliana Xhani
Redaktoi: Aida Cama

Monday, April 12, 2010

Kurti: Gjykoni drejt, mos shkoni në gjykim

Leter e liderit ''Vetevendosja'' . drejtuar avokateve , prokuroreve dhe gjykatesve te EULEX.. !!


http://www.botasot.info/img/ALBIN%20KURTI-PORTRET.jpg

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka kërkuar nga avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës që të mos marrin pjesë në procesin gjyqësor kunër tij.

“Deri sot disa avokatë dhe gjykatës kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij procesi të montuar gjyqësor të EULEX-it, duke mos pranuar të jenë as avokat mbrojtës, as pjesë e Panelit gjykues të EULEX-it’, thuhet në letrën e Kurtit.

Ai u bënë thirrje të gjithë avokatëve të Kosovës që të mos e pranojnë as ftesën e as trysninë e EULEX-it që të bëhen avokatë mbrojtës për të.

“EULEX-i synon që nëpërmjet pjesëmarrjes së thjeshtë fizike të avokatit mbrojtës, ta sigurojë procedurën e nevojshme për dënimin tim”, ka thënë Kurti. Po ashtu, ai ka inkurajuar gjykatësit e Gjykatës së Qarkut, që të vazhdojnë t’i qëndrojnë trysnisë së EULEX-it dhe kryetarit të kësaj gjykate, Anton Nokaj, i cili me të gjitha mënyrat po synon ta gjejë zëvendësimin për gjykatësen Fllanza Kadiu, e cila me të drejtë u tërhoq nga Paneli i EULEX-it.

“Cilido avokat, gjyqtar apo prokuror që vjen në seancën e nesërme, është pjesë e prokurorisë persekutuese të EULEX-it. Çdo vendës që vjen në këtë proces gjyqësor do të përdoret nga EULEX-i për legjitimimin e persekutimit tim dhe vetë aktakuzën”, thuhet në letrën e Kurtit.

Ky proces, sipas tij ka për qëllim ta kriminalizojë demonstratën si mënyrë e veprimit politik demokratik, si dhe ta izolojë sa më shumë Lëvizjen ‘VETËVENDOSJE’ nga zhvillimet aktuale dhe të ardhshme politike.

“EULEX-i nuk po heq dorë nga persekutimi i padrejtë kundër Lëvizjes ‘VETËVENDOSJE’, edhe pse deri sot 175 mijë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nëpërmjet peticionit të organizuar nga Këshilli kundër këtij procesi, kanë shprehur vullnetin e tyre për mbylljen e procesit gjyqësor të EULEX-it ndaj meje si dhe nisjen e hetimeve të pavarura për vrasjet e 10 shkurtit 2007’, thuhet ndër të tjera në letrën e Albin Kurtit.

Sunday, April 11, 2010

Ku fshihen udbashët shqiptarë?!



Shkruar nga : Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)







Dorëheqja e Zafir Berishës nga organet drejtuese të PDK-së dhe dalja e tij deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk është rasti i parë dhe besojmë se nuk do të jetë as i fundit. Pikënisja e shkërmoqjes politike të partisë së dalë nga lufta fillon nga Prizreni. Kontradiktat që funskionojnë në jetën social politike të vendit, ku në përgjithësi opinion i shëndoshë nuk rezonon aspak në qëndrimin e tij ndaj koncepteve politike që zbatojnë partitë politike dhe drejtuesit e tyre, nuk ka se si të mos gjejë ndikimet e veta tek njerëzit e ndershëm e idealist, të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribute në zhvillimin kombëtar dhe nuk janë të prirur të nënshtrohen me servilizëm politikave bajate e poshtëruese, që realisht kanë mbytur jetën shqiptare kudo.

Fenomeni i dorëheqjeve dhe largimeve nuk është i rastit në një situatë politike të mbingarkuar, mbi një varfëri të skajëshme, në prag të një krize të brendëshme, e cila ka për emërues të përbashkët shterpësinë politike të udhëheqësisë dhe orientimin e tyre drejt interesave klanore e përfituese në kurriz të shqiptarëve të stërmunduar. Ato kanë ndodhur më parë në struktura të tjera dhe nuk është çudi që të pasohen me të tjera raste (sikundër duhet të ndodhë në solidaritet politik me degë e seksione partiake, Zafirin, Leartin e shumë të tjerë) për t’i dhënë një mësim të mirë klasës politike, e cila më shumë se sa për interesat e Kosovës dhe të Kombit Shqiptar, i ka kthyer sytë nga pasurimi dhe korrupsioni politik, moral e material.

Rasti i largimit të ish ushtarakëve të lartë të TMK-së në momentin e kalimit të kësaj strukture në Frorcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndoshta është momenti më delikat që meritonte vëmendjen e opinionit të brendshëm politik dhe shoqëror në Kosovë, por që për fat të keq, u anashkalua vetëm me deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes Muja, dhe vetëm kaq. Kush ishin këta që u larguan dhe u dorëhoqën nga struktura ushtarake? Pse pikërisht këta dhe çfarë përfaqësonin ata brenda TMK-së? Pse ata nuk ishin dakort me mënyrën se si u ideua trasformimi i forcës ushtarake? Çfarë shikonin ata të padrejtë në këtë reformë dhe trasformim?

Ndoshta pyetjet mund te jenë të shumta, por ato kanë edhe një fund për të arritur në një kundërpyetje, e cila më së shumti duhet të arsyetohet për të larguarit dhe të dorëhequrit: Mirë se mirë që bëhet ky veprim denoncues i hapur, me sens qytetar, kjo i nderon ata në dinjitetin dhe personalitetin e tyre. Por ata nuk mund të shkojnë qetësisht në shtëpi dhe të ndihen të çliruar se bëhë gjithçka për këtë vend. Njerëzit e ndershëm dhe idealist që e duan punën, Kosovën dhe Shqipërinë e kanë të nevojëshme të tregojnë se janë të vendosur në misionin e tyre njerëzor dhe kombëtar. Ata dorëhiqen apo largohen, por kjo nuk mjafton. Ne sot mund të dimë shumë gjëra për Kosovën edhe mbi dymbëdhjetë pikat e rikolonizimit të saj, të shpjeguara në mënyrë bindëse nga Demaçi që në vitin 2004, por ne nuk dimë sot ku janë udbashët shqiptarë që kanë sjellë Kosovën në këtë situatë, ku janë, në Qeveri, në Parlament, në institucione, në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, në KEK, apo ku tjetër. Ne dorëhiqemi, largohemi në shtëpi, ata vazhdojnë të drejtojnë Kosovën nën dirigjimin e eksperimentuesve inkuzitorë politik mbi popullin shqiptar të Kosovës, në emër të “humanizmit dhe të demokracisë”(!). “Sot, tërhiqte vëmendjen Demaçi para 6 vitesh, Kosova është vendi ku po bëhen eksperimente të palejueshme dhe ku po "vriten" parimet themelore të demokracisë e humanizmit nga ata që nuk do të duhej ta bënin një gjë të tillë”. Dhe në fund ai shton: “Mjaft më”!

Kujt ja kërkojëm këtë, atyre që e kanë sjellë këtë situatë dhe që nuk dëgjojnë më nga ai vesh, apo vetes sonë, që kemi lejuar në mënyrë të papranueshme të viktimizohemi, duke iu përkulur njerëzve të pamerituar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e kudo tjetër ku shqiptarët vuajnë, e do të vazhdojnë të vuajnë dhe vetëm kaq. Jo. Më parë se sa t’ua kërkojmë të tjerëve, t’ja kërkojmë shpurës së politikanëve shqiptarë, që e kanë përçarë popullin me premtimet bajate, duke abuzuar me demagogji të rëndomtë si megafonë të prishur në gojën e “baballarëve të demokracisë dhe humanizmit njerëzor”, përtej shpresave të humbura të kombit që ende vazhdon të kërkojë drejtësi.

Edhe një zë ndryshe dhe kundër që përfaqëson revoltën e brendëshme të rinisë sot në Kosovë, për drejtësi dhe vetevetendosje, edhe ai zë po tentohet të mbytet në të gjitha format dhe presionet, të burgoset, të kryqëzohet, vetëm e vetëm se kërkon drejtësi për popullin që derdhi gjak për ditën e lirisë dhe të pavarësisë, për idealin e Bashkimit Kombëtar.

Jo vëllezër! Nuk do të mjaftonte kurrë për ne shqiptarët, që vetëm t’i heqim një petë lakrorit. Ne duhet të mendohemi mirë për t’i nxjerrë fundin tepsisë. A nuk e kemi kuptuar se këto petë tentohet të mos hapen kurrë, sepse udbashët shqiptarë e ndjejnë larg rrezikun e diskretitimit dhe njëherazi, nxitojnë të shtojnë petë të tjera lakrorit të historisë sonë tragjike. Të mos harrojmë se koha e vrejtur në Prishtinë sjell shi edhe në Tiranë. Do të përsëris shprehjen e Demaçit: “Mjaftë më”, por këtë radhë, nuk e kam me ata që sot kanë rikolonizuar Kosovën dhe nesër do të mbajnë përgjegjësi politike për të ardhmen e saj. Këtë kërkesë e kam me bashkëkombasit e mi, për t’ja nisur nga vetja, të lëshojmë rrjedhën e fuqishme të lumit Drin në të dy anët e tij, jo për të mbytur Shkodrën dhe Shqipërinë, por për të pastruar një herë e mirë “haurët e Avgjisë”. Dhe këtë sinjal tashmë e kanë dhënë njerëzit e mirë të Prizrenit Historik.

Valiçia e madhe ..!!



 Tregim horror ..
Marre shkak nga nje ngjarje reale ..!!


Shkruar nga Partizan Cene

(Nuk rekomandohet te lexohet nga femije deri ne 17 vjec !!!!)

Në qytëtin tonë, pas fillimit të viteve '90, kur demokracia i zuri vendin diktaturës, historitë kishin shumë shembuj dhe shembujt tregonin historira.
Alieta, ishte një vajzë nga një fshat i Elbasanit, por me ndryshimet demografike, familja e saj ishte zhvendosur në qytetin tonë. Ajeti, i ati dhe Sania e ëma e saj, u ingranuan disi në vorbullën e qytetit bregdetar, por pa mundur te përshtateshin shpejt me jetën dhe ritmin e këtij mjedisi. Ata erdhën në qytetin tonë, për të qenë me afër, djemve te tyre emigrantë. Astriti djali i madh dhe Feruzi i vogli,t e dy beqare, ditet e hapjes se ambasadave, mundën të hynin në ambasadën Italiane. Kështu u bënë pjesë e kortezhit emigrues, që la Shqipërine diktatoriale dhe u sistemuan në vendet e Evropës. Të dy u rregulluan shpejt në Itali dhe pas disa muajsh filluan të dërgonin të ardhurat te familja e tyre . Kjo bëri të mundur, që prindërit dhe motra, të zinin një shtëpi me qera, në qytetin tonë.
Alieta, ashtu si të gjitha vajzat, u hodh shpejtë në trup dhe megjithëse nuk kishte mbushur akoma të 15 vjetët, të jepte përshtypjen e një vajze të rritur. Në qytet ajo , zuri shpejtë shoqërinë e saj. Si vajzë e huaj në lagjen në hyrje të qytetit , ajo ra shpejt në sytë e djemve. Ajo tërhiqte vëmendjen e tyre, jo vetëm nga trupi i bukur dhe i gjatë i një femre njomshtake, por edhe me finesën dhe gjallërinë e dukshme. Alieta e vogël, megjithëse e re, nuk e ndjente shumë këtë ''pikë të dobët'' të saj, ndaj dhe nuk merakosej shumë për këtë. Nga ana tjetër, babai dhe e ëma , si vajzë të vetme që e kishin, ja plotësonin shumë hatëret, duke e perkëdhelur tej mase. Mirëpo jeta ka dhe kapriçiot e saj. Familja e xha Ajetit erdhi në qytet për një jetë më të mirë, kryesisht për vajzen, duke menduar se aty mund t’i buzëqeshte fati. Dhe një vajzë e bukur si Aljeta, nuk do të vononte të kishte rastet e para. Djali që ajo donte, ishte nga qyteti. Asaj i ishte mbushur mendja se ai e donte shumë. Ndaj, dhe afrimi me të u bë më i ngushtë. Derisa një ditë e pa babai i saj, tek puthej me atë tipin…
Xha Ajetit nuk i erdhi hiç mirë, por e kishte të vështirë ti prishte qejfin Alietës së vetme. Nuk i tha pothuaj asgjë. Por gjithë natën nuk e zuri gjumi... Djali, që donte e bija, ishte një burrë 15 vjeç më i madh nga ajo. Të paktën kështu e çmoi ai. Në shikimin e vetëm që pati me atë, ai pa se kishte një trup të vogël dhe të imët, me veshë fare të vegjël, me flokë shumë të shkurtër dhe me një qafë të hollë si ato të qeve të paushqyer. Nuk mund t’i hiqej nga mendja, shikimi i syve të tij gjelbërush, në çastin kur shkëmbeu shikimet me të...Të gjitha këto i jepnin përshtypjen se ai ishte i madh edhe në moshe dhe nuk ia vlente.Për më shumë, ai kishte një vajzë dhe nuk kishte menduar një fat të tillë për të.
Ditën tjetër, sa u kthye në shtëpi nga pazari, e shoqja i tha se, vajza nuk ishte kthyer… Ai u prish në fytyrë , dhe pasi tha diçka nëpër dhëmbë, doli të shkonte një xhiro, andej nga rruga e poshtme, afër shkollës aty ku kishte parë ''çiftin'' një ditë më parë. .. Pasi dhe aty nuk gjeti gjë , u kthye në shtëpi duke ngushlluar veten se, nga çasti në çast, vajza do të kthehej … Por ajo nuk u kthye, as atë ditë e as pas shumë ditësh. Ankthi prindëror arriti kulmin dhe që natën e parë kishte kërkuar ndihmën e policisë, por më kot. As mbas disa ditësh, nuk mundi të mësonte gjë për vajzën e tij. Policia i përfundoi të gjitha kërkimet e saj pa sukses. Xha Ajeti, lajmëroi djemtë dhe gjithë të afërmit e tij që të bënin dicka për të gjetur Aljetën e vogël të tij. Ai nuk la vend pa kërkuar, duke mbartur mbi supe gjithmonë fajin, për humbjen e vajzës së tij të shtrenjtë...
Një ditë një i njohur i tyre, u tha se kishte mundësi që vajzën ta kishin në Itali... Por nga të gjitha kërkimet , nuk arritën që të kishin qoftë edhe një fije, mundësie për të ditur, se çkishte ndodhur me vajzën e tyre.Zemërimi i Ajetit ishte kthyer në tërbim.Të gjitha rrugët e qytetit, në hyrje - dalje, lagje, rrugica dhe kudo ishin shëtitoret e përditshme të babait Ajet. Bile ditë dhe javë të tëra kërkonte i gjori burrë, për ndonjë shenjë nga plazma e tij. Si njeri i zakonit që ishte, ai nuk e shprehte hapur dashurinë, por kjo provë që kalonte, tregoi se jo thjesht e donte vajzën e tij, por tani që nuk e kishte, i dukej vetja gjysmë njeriu, sa vetëm shpirti i jepte forcë të kërkonte Aljetën, që për të ishte gjysma tjetër e tij.
Me gjithë ngulmimet e njerëzve dhe të policisë, se vajza është shëndosh e mirë dhe mund të ketë ikur me dëshirën e saj në Itali, atij i brente zemra, se diçka, më e keqe e kishte gjetur. Këtë mendim e kishte edhe gruaja e tij. Kjo gjë e mundonte më shumë. Pasi nuk mundi të gjejë asnjë shenjë, filloi të mësohet me idenë që parandjente se, vajzës diçka shumë e keqe i kishte ngjarë. Ndaj të gjitha kërkimet po bëheshin kot. Në mendim e sipër, vendosi të ruaj toruan dhe të ndërrojë taktikë. '' Do të shkoj, aty ku e pashë me atë ''bandillin'' dhe do ruaj mos shikoj atë qafir !... '' , thoshte me mendje rrugës. Dhe ashtu bëri. Disa ditë e net e ruajti atë rrugicë, duke u maskuar dhe fshehur që të mos binte në sy të gjitonëve, pse jo as të kalimtarëve. I trembej edhe ndonjë spiuni të rastit apo ku i dihet. Kjo gjë e mundoi për disa kohë, por zemra ja donte që dicka të shihte dhe të krijonte një rreze shprese për hallin e madh që e kishte zënë. E vdekur apo e gjallë, duhej të dinte për vajzën e tij… Dhe më shumë se sa dinte ai djalë që ajo shoqërohej, nuk mund të dinte askush tjetër.
I kishin ngulitur disa të njohur idenë se, vajzën edhe mund ta kishin vrarë dhe ta kishin hedhur në ndonjë kanal . Ky mendim e therte shumë në zemër. Përpiqej ta largonte nga mendja.Por, ku ishte trupi?... Dikush do ta kishte parë ! Me gruan , bisedonte shumë pak pasi ajo, gjithmonë i kishte sytë me lot. Prandaj e mori vetë përsipër që të gjente me çdo kusht vajzën të gjallë apo të vdekur ...
Ishte kohë vjeshte dhe vranësirat kishin filluar të bënin prezencën e tyre . Një paradite nga këto, bile filluan edhe pikëlat e para të shiut .. Xha Ajeti vendosi që të shkonte nën një strehë aty më tutje, nga ku mund ta kishte edhe rrugën nën vëzhgim. Mendimet e trullosnin më shumë se sa lodhja nga qëndrimi në këmbë. Mosha e tij ishte rreth të gjashtëdhjetepesave, kështu që jo vetëm ajo por edhe puna në bujqësi, kishin lënë në trupin e tij shenjat, por ai mbahej shumë i fuqishëm . Kjo falë edhe trupit të tij gjatë e të mbushur.
Ndërkohë që rrinte aty, i vinin ndërmend, çastet e bukura, kur lindi Alieta. Djemve , u vinte turp , që e ëma e tyre, mbas kaq vjetësh lindi përsëri në moshën 46 vjeçare. E kishte peng, të bënte një vajzë dhe nuk i vajti kot mendimi. Alieta ishte vajza e ''pleqërisë'' ndaj edhe si e vetme, ishte dhe gëzimi i shtëpisë...
Ai buzëqeshi thatë, pa e kuptuar as vetë, duke notuar ne detin e madh të lotëve që e kishin përshkruar përbrenda gjithë këto ditë dhe javë që nuk kishte vajzën e tij në krahë, ashtu siç e kishte ëndërruar.Në këto mendime e sipër u kujtu a pse ishte aty dhe prapë konfirmoi nën zë se ndjehej akoma i fortë, ashtu si dikur kur ishte djalë dhe nuk i dilte kush në hundë. Kur shiu filloi me shumë të shtohej, vendosi që të rrinte edhe pak pa çka se filloi të lagej. Duke dashur të mbrohej më mirë nga shiu që , tashmë po forcohej, syri në anë të derës së prapme, të një kafeneje i zuri, dy burra që diçka flisnin midis tyre. Vendosi të afrohej më pranë dhe aty për aty, dalloi menjëherë ''bandillin'' që i kishte puthur vajzën, atë natë të fundit …
Sytë në moment ju çelen, dhe i dhanë një çehre sikur mbi kokën e tij mbretëronte dielli dhe jo shiu, të cilin e harroi farë dhe e la të binte me furi në supet dhe gjithë trupin e tij. Të dy burrat u ndanë. Njeri iku majtas dhe tjetri , ''bandilli '', erdhi drejt tij.. Me këtë rast ju dha mundësia ideale që ta shikonte mirë. Ai mori rrugën drejt, për të devijuar pastaj në një rrugë që të çonte në të dalë të qytetit, për nga fidanishtja e vjetër... Aty për aty xha Ajeti, vendosi që ta ruante akoma më me kërsheri, se ku do të shkonte... Djaloshi , i bërë qull nga shiu, pa ditur se kush mund ta ndiqte vazhdoi rrugën anës bunkerëve .
Mendja e vrarë e babait Ajet, në çast nuk kishte dhe shumë kohë për tu menduar ndaj vendosi, të vinte në zbatim planin e tij... Nga brenda xhaketës, nxori një kamë të madhe , dhe e fshehu nën mëngë, duke u afruar me shumë . Në këtë rast përfitoi edhe nga shiu. Sakaq ''Bandilli'', po futej në rrugën për tek bunkerët dhe pas tyre mund të dilte në rrugë kryesore, dhe mund do ta humbte nga sytë. Ndaj e thirri :
-Ej, na mor djalë, më ndihmo pak !. ..
Dhe ai ndaloi:
- Hë xhajë, ç'do ? - i tha ai me ton pa edukatë, duke ndaluar para xha Ajetit ...
Por xhaja ishte aq afër sa mundi dhe i drejtoi thikën në gurmaz në pozicion gati për t’i këputur fytin..
Djali nuk e priste në asnjë mënyrë një reagim të tillë, ndaj befasia me të cilen ju drejtua plaku, ia shtoi më shumë frikën. Pastaj edhe trupi i tij i imët, nuk i jepte asnjë shans për të shpëtuar nga duart e ''xhajës'' gjigant. Plaku e urdhëroi, që të bente si i thoshte, se lëvizja më e vogël, do ta çonte në varr ...
- Mos je gabuar, mor xhajë, unë nuk të njof !...Moooss ! - i thoshte ai me aq sa mund të fliste i shtrënguar në grykë nga Xha Ajeti.
Gjysmë zvarrë e gjysmë shtyrë, ai mundi ta fuste në tunelin që ishte mbas bunkerëve... Tashmë ishin larguar mjaft nga shtëpitë, nga njerëzit dhe qarkullimi.Sa zbritën shkallët në hyrje të tunelit, ''bandilli'' ndjeu një goditje të fortë në kokë, dhe ... Më vonë e shikoi veten të lidhur, duar e këmbë me ngjitës natërband dhe po ashtu edhe gojën ia kishte te mbyllur. Nga drita e zbehtë, që vinte nga dera e largët e tunelit, arriti të merrte një pamje të ambientit ku ndodhej. Tuneli i lartë dhe i gjerë, ishte shumë i njohur për të, pasi e kishte frekuentuar shpesh ate lagje, që në fëmijëri e deri tani i kishte qëlluar rasti të futej shumë herë këtu poshtë... Ai e dinte se tuneli në hyrje kishte një portë që mbyllej nga brenda dhe nga jashtë. Megjithëse e kishte të mbyllur gojën, hunda ju ça nga era e keqe e tunelit të ndotur nga lagështia, por edhe nga mbeturinat e jashtëqitjeve sidomos urinimeve që benin aty herë pas here kalimtarët e rastit.
Ne momentin që u bë gati të kthente kokën të shikonte se ku ishte plaku, dora e forte e tij, i shkuli ngjitësin, nga goja, aq fortë sa ju duk se i rropi lëkurën.
- Ku është vajza ime?... Fol, ç’ma bëre vajzën mor qen ? - iu drejtua ashpër plaku .
- Për cilën vajzë e ke fjalën... nuk e di përse flisni, guxoi të kundërshtonte '' bandilli ''.
Atëherë, një e djathtë e fortë e plakut i solli xixëllojat nëpër sy dhe menjëherë filloi të ngrinte zërin, duke u përpjekur të kerkonte ndihmë... Plaku ja vuri prapë në gojë ngjitesin. Në atë pak dritë të imët që po vinte nga hyrja e largët e tunelit, arriti të dallojë qartë pamjen e plakut dhe ta kujtonte që e njhte mirë, pasi e kishte ruajtur për kohë të tëra deri sa shtiu në dorë vajzën e tij.
- Hë, po pres të më thuash !- i bërtiti plaku dhe ja dha një tjetër përsëri me të djathtën e tij si plumb. ''Bandilli'' nuk mund të fliste, por të paktën mundi të ngulçojë, duke i bërë me shenjë me kokë që ti hiqte ngjitësin. Ndonëse edhe kjo gjë do t’i shkaktonte dhimbje të tmerrshme, por duhej të bënte diçka. Plaku ja hoqi sërish ngjitesin dhe me ton autoritar i tha :
- Vajzen time ku ma ke çuar, në Itali, apo ku, mor edpsëz ? Më thuaj që të di, ku e kam, që të shpëtosh i gjallë nga këtu !
- Unë nuk di gjë por ajo nuk deshi të ikte në Itali... dhe u zumë e u ndamë… - genjeu aty për aty, ai dhe priti reagimin e plakut ..
E djathta u lëshua prapë me forcë duke e balsamosur mishin e faqes së tij në kockat e pakta të fytyrës .
- Ku është vajza ime, më thuaj të vërtetën, mos pa dashje… mos.. . sikur....
- Dhe ti pastaj të më… - e la përgjysëm fjalën djaloshi nga ndërhyrja e menjëhershme e plakut .
- Nuk të bëj gje, - e nderpreu Ajeti, - vetëm se dua të di . Pastaj do të të çoj në degën e brendshme dhe kaq... Ose në të kundërt do të të lë këtu të vdesësh dhe nuk do te te gjejë njeri, ashtu si nuk gjeta edhe unë vajzën time ... Zgidh e merr!. ..
''Oh.., ia bëri ''bandilli'' me vete, më mirë në degë se këtu i torturuar dhe i vdekur në duart e ketij... dhe filloi te belbëzoi dhe të nxjerrë fjalët një nga një:
- Po do ta mbash fjalën unë do të të tregoj të vërtetën...
-Atë dua edhe unë, - tha plaku, duke i mëshuar zërit...
- Ne jemi një grup djemsh që çojmë vajza në Itali. Ato i dorëzojmë tek disa të tjerë, që na paguajnë ... - kështu e filloi tregimin e tij '' bandilli'' dhe pastaj vazhdoi : - Vajzën tuaj për atë punë e deshëm ... Unë i thashë se do të shkonim bashkë në Itali dhe aty do të martoheshim e do të jetonim bashkë …Atë darkë, kur e çova te pylli në anë të detit, dhe po prisnim të vinin e të na merrnin, ajo, si duket kuptoi dhe më iku nga duart me vrap ... E ndoqa . Ajo bërtiste në mes të natës, se do të më çonte në degë, se do tu thoshte vëllezërve e kështu të tilla gjëra... Kjo më frikësoi pa masë, ndaj e ndoqa që ta kapja me çdo kusht. Kur e kapa, e shtrëngova për t’i mbyllur gojën ...
Ky fliste, dhe plakut ju errësua akoma më shumë pamja . Jo nga errësira e tunelit, por nga ato që po dëgjonte për vajzën e tij.Gjaku i kishte pushtuar gjithë pjesën nën lëkurë të kokës, ndaj edhe koka filloi t’i dukej e rëndë sikur në vend të saj të kishte një gur të math. Megjithate e mori veten dhe mbas një loti që i rrodhi furishëm nga syri , e mblodhi veten, se nuk donte që t’i bënte qejfin këtij krimineli. Kuptoi se tregimi i këtij maskarai , do të përfundonte aty ku nuk do ta dëshironte kurrë:
- Kush e vrau vajzën time ? - e nxiti ai që të tregonte .
- Pa dashje, të betohem !... - filloi të kërkojë mbrojtje ai.
- Pra, ti e vrave ?! - këmbënguli plaku.
- Por pa dashje,besomë … pa dashje!...
- Pastaj ku është trupi ?...
Heshtja, pllakosi për disa minuta . Ajeti mendonte për vajzën e gjorë dhe çastet e fundit në duart e këtyre kriminelëve. Mendonte për hallin e madh mbi gjithë hallet e tij. I erdhi në mendje, një gjë krejt e pafajshme: që më në fund do t’i bënte një varr vajzës së tij të vetme. Këtë maskara do ta çonte në degë... Por tani për tani donte të dinte se ku ishte trupi i vajzës.Ndaj e pyeti dhe e ripyeti, duke e zhdëpur në dru... Më në fund priti të dëgjojë edhe pjesën makabre të tregimit për çastet e fundit të jetës së vajzës së tij... '' Bandilli '' ndofta edhe nga pendimi, por më shumë nga frika, e zgjidhi përfundimisht gojën dhe zemrën dhe vazhdoi të tregojë:
- Pasi e kapa, i mbylla gojën që të mos të bërtiste me zë dhe të thërriste fort se i trembesha policisë... Mirëpo nga shtrëngimi i tepërt i gojës, pashë se nuk po reagunte më, ndaj pasi kuptova, se kishte vdekur, nuk dija çtë bëja me trupin e saj...
Kështu, tregonte ai pa teklif, sikur kishte mbytur një pule dhe jo një vajzë te re...
- Edhe ?... - e shtyu, babai për të mësuar më shumë për fatin e vajzës së gjorë...
- Pastaj, meqë isha vetëm, mora ca dega pishe dhe shumë dru që kishte aty rrotull... i bëra grumbull dhe pasi i ndeza, hodha trupin e saj sipër tyre... Këshu duke hedhur, herë pas here deri në mëngjes, arrita ta digja të gjthë trupin, sa u bë njësh me rërën e detit
- Ooooh, oh oh !… - rënkoi me zemër babai fatkeq dhe klithi fort : - Mjaft, qen kriminel, mjaft, se më çave zemrën e melcinë!... Mjaft se me shqeve kraharorin! ... - Dhe e qëlloi aq fortë sa e bëri të humbë ndjenjat! Duke e lënë të shtrirë, ashtu të lidhur pa ndjenja, i zuri gojën me ngjitës, mbylli me kujdes kapakun e tunelit dhe doli tek rruga qendrore.
Ajeti shkoi në shtëpi me mendimin që të mbaronte punë shpejt, sa mos të merrnin vesh të tjerët .. . Dhe nuk i tha gjë së shoqes, se e dinte që do të hapte rënkimin... Kjo gjë, do ti prishte planin që kishte në kokë.Truri i tij punonte aq shumë shpejt, sa nuk i linte kohë ndërgjegjes, as të shfaqej jo më të komandonte.veprimet e tij… Vajti në qilarin e shtëpisë se tyre, mori aty një kashun sa një valixhe shumë e madhe .(Kashuni ishte i të zotit të shtëpisë që kishin marrë me qera) .. Hoqi të gjitha gjërat që kishte brënda. Pastaj doli nga ana e prapme e kopshtit, me të në sup dhe me një bidon në dorë. ..
Duke e ditur që në anë të rrugës, aty tek tuneli ishte një benzinatë, u drejtua për nga atje... Pasi e mbushi bidonin 30 kilsh me naftë, u drejtua për nga tuneli... Për të mos rënë në sytë e njerëzve, të cilët, mbas shiut kishin dalë në lëvizjet e darkës, u fut mes përmes ullishtës dhe arriti nga ana e pasme e tunelit. Hapi kapakun e tunelit dhe pasi futi valixhen, u fut edhe vetë, e mbylli prapë kapakun nga brëmda. Pasi u sigurua se askush nuk e ndiqte, shkoi tek ''bandilli''. Atë e gjeti duke ngulçuar, i zgjuar mbas gjumit që i kishte ''dhënë '' me të djathtën e hekurt.Ashtu i lidhur këmbë e duar dhe me ngjitësen në gojë, ai dukej si nje top mish i zbehte. Kjo pamje rritej me shume nga drita e elektrikut te dores.
Menjëherë e mori topin prej mishi dhe e futi ashtu siç ishte në valicçn e madhe, që për çudi edhe të vetë plakut, ishte sikur ta kishte bërë me porosi, për të... Në këtë rast, megjithëse mendja e tij ishte sëmurur nga të gjitha ato që dëgjoi për fatin e vajzës së tij, tani kishte një kthjellim. Mendonte se më në fund edhe vajza e tij do të prehej e qetë, pa çka se ky kodosh kriminel e kishte kthyer në hi.
Asnjë gulçimë dhe asnjë lëvizje e '' bandillit', nuk depërtonte më në veshin apo në syrin e plakut... Ai me shpejtësi i hoqi ngjitësen nga goja dhe mbylli po aq shpejt kapakun e valiçes. Pasi i vuri drynin, e shkelmoi njëherë si ta zgjonte nga gjumi. Nga brënda dëgjoheshin disa thirrje si nga varri, por plaku, në gjendjen që ndodhej, nuk kishte aftësi t’i dëgjonte. Pasi e sparkati dhe e lau mirë me naftën e pastër për motorat , u terhoh pak prapa, ndezi një letër dhe ia hodhi valixhes... Pas një çasti zjarri i naftës u ndez dhe mbuloi të gjithë valixhen…
Ulërimat dhe gulçimat nga brenda nuk kishin të sosur... Sa më shumë dëgjoheshin ato, aq më shumë naftë hidhte ai në zjarr ...
Plaku qeshte e qeshte, duke jetuar pak çaste kënaqësinë që të jep në raste të tilla çmenduria e hakmarrjes... Flakët çoheshin, dhe ky hidhte akoma më shumë naftë... Megjithese tuneli kishte lartësi, ju desh herë pas here të largohej deri në hyrje per ajrim... Pasi ulej zjarri, vinte dhe e ngjallte prapë, derisa një lëmsh i vogël mishi dhe hiri ia zuri vendin valiçes së mbushur me mish krimineli... Po po, për Ajetin nuk bëhej më fjalë se kishte vënë aty , një trup njeriu, por një copë mish të qelbur... që duhej të asgjësohej, me qëllim që të mos hapte më vdekje dhe dhimbje, jo vetëm në lagje, por në gjithë qytetin ...
Pasi i u sigurua per ''misionin '' e kryer, ai shkoi në shtëpi krejt i lehtësuari.
- Grua, kafene mua të të ngushëlloj për vajzën! -. i tha ai së shoqes dhe lotët filluan t’i lagin faqet ...
Sania, si nënë që ishte, ja dha kujes dhe hapi rënkimin në tër shtëpinë!...
Pasi beri të gjitha adetet, për vajzën e gjorë, disi më i qetësuar, mbas atyre muajve në tension, të hënën e parë që në mëngjes, Ajeti u drejtua për në komisariatin e policisë......

'' Santiago Bernabeu '' nen kembet e Messit dhe Pedros ..

Real Madrit - Barcelona 0 : 2

Pegatiti PARTIZAN CENE

El clasico perfundoi me rezultatin me te shemtuar per Madrilent .. Reli i tyre , humbi 0;2 me Barcelonen .
Humbja behet edhe me e madhe po te kemi parasysh .. se te dyja skuadrat ishin te barasvlefshme ne tabelen e klasifikimit , dhe Reali i Madritit , humbi rastin ta mposhte , vete Barcelonen dhe te merrte kreun e tabeles .

http://www.botasot.info/reklama/ronaldofp.jpg

Ronaldo edhe i pa fat por edhe i mbuluar ..
.......................................................................

Reali e nisi furishme ndeshjen ne ''Santiago Bernabeu'', ne ndeshjen superderbi, per javen e 31 , te Kampionatit Spanjoll .. Sulmet e furishme te Ronaldos , me shpejtesine dhe zhdervjelltesine e tij .. nuk dhane golin e shpejte dhe te pritshem ..!

Ronaldo dhe Marcelo ishin gjithemone me prane portes se Valdezit , nderkohe qe Iguain , ishte krejt ne hije gjate gjithe ndeshjes , pasi ishte bllokuar me se miri nga mbrojtja e miqve .



..Messi ne te '33 minute .. 0:1
........................................................

Por atehere kur nuk pritej , mbas nje casti kur mbrojtja madrilene , ishte e pa vendosur mire , Chavi , e gjeti si me dore Mesin , me nje pas prefekt , i cili me dinakeri midis Albiol dhe Casilias , ishte ndodhur i pa mbuluar ... Mesi i cili nuk fal por denon me 0 : 1 .. Ishte minuta e '33 e takimit ..!!

http://www.botasot.info/img/rolmessi.jpg

Goli e zgjoi me shume barcelonen e cila pergatiti edhe shume sulme te tjera , kryesishte nga krahu i djathte , duke perfituar edhe nga daljet e here pashereshme te marcelos ne ndihme te sulmit ..
Ne minuten e 41- te te takimit , Higuain pati rastin ideal per te barazuar por gjuajtja si per cudi doli jashte kuadratit mbi traun e portes .. .

http://www.botasot.info/reklama/++messi.jpg

Gjithmone shqetesues per mbrojtjen madrilene Messi ............................................................................................

Pjesa e dyte ishte nje duel midis sulmuesve te Realit , me portierin Valdez .. Te gjitha gjuajtjet , perfundonin o ne duart e tij ose ne trupin e tij ..Valdez ishte dhe me i miri i takimit ..
edhe gjuajtja e furishme dhe e forte e Marcelos , ne te ''51-ten minute nga 18 m , buk e befasoi Valdezin .
Ne te '56 ten minute perseri Chavi. psoi nje pas te gjate tek Pedro , i cili gjujti nga 15 m priret me porten e Casilias , duke e mposhtur per te dyten here kete te fundit dhe vulosur rezultatin 0:2...

Keshtu edhe Vandel sar , ne te '59 -ten minute , vetem pervetem me te nuk arriti ta mposhte ..
Ne te 69 Ronaldo , perseri tentoi nga nje pozite e veshtire .. por perseri nuk e mposhti dot Valdezin ..

http://www.botasot.info/reklama/pedro.jpg

.. Pedro ne te 56 minut 0:2
...............................................................

Tre minuta me vone , Messi , gati shenoi golin e trete , por Casilias ishte ne pozicion . Deri ne fund te ndeshjes as nderrimet , e Realit , me futjen ne fushe te Fabregas , i cili pati nje gaoditje me coce ne fund te ndeshjes , nuk e ndryshun rezultatin ..
Reali ngelet ne kuoten e 77 pikeve , dhe Barcelona merr kreun me 80 pike .. Kane mbetur edhe 7 ndesgje , dhe Reali shpreson vetem ne mbrekulli dhe ne ndonje gabim i Barcelones ne keto ndeshje .
Kjo humbje zbeh , mundesine e Realit te Madritit per ndonje trofe sivjet ... Gje qe duket e pa mundur ..!!
Pas eleminimit nga Kupa e mbretit , Champions Lige , edhe tani eshte ne dileme , a do te mund te marre La Ligen ne Spanje .. !!

Friday, April 9, 2010

Cfare po ndodh ne Kirkistan..??


Pergatiti dhe pershtati Partizan Cene :

Presidenti i rrezuar Kurmanbeg Barkyev, kishte gati 15 vjet ne pushtet ..Ai ne te gjitha zgjedhjet e pergjitheshme , akuzohej per tjetersim rezultati ..
Ai ishte premtuesi me i madh demagof , nga te gjithe vendet aziatike , ish sovietike ..Ne 2005 , ai e shpalli kirkistanin si modelin e zhvillimit .. dhe shume te tjera si keto .. si i degjojme edhe ne sot nga qeveria e jone ..
Qeveria e Barkyjevit , mbasi rikonfirmoi pushtetin , ne menyre te paqarte , ne 2005, ajo rriti cmimin e energjiise dhe te gazit .. kjo beri qe , ne menyre zinxhir te gjithe artikujt te rriteshin duke rritur koston e jetes .. Revoltat popullore kishin deri nje vit me pare ..por qeveria e ndihmuar nga Amerika , nuk i mori dhe shume per baze .. por ja ku perfunduan .. !!

Marre e plote nga Dw- world .. !!

Shkruar nga :Mathias Bölinger/Mimoza Cika-Kelmendi

Kirgizët rrëzojnë të dytin president - U nënvlerësua zemërimi i popullit

Qeveria në Kirgizi u rrëzua me rrugë të dhunshme. Më shumë se 70 njerëz humbën jetën nga përleshjet e përgjakshme. Presidenti Bakijev largohet në një vend ende të panjohur. Formohet një qeveri e përkohshme.

Për të dytën herë në pesë vjet kirgizët kanë rrëzuar qeverinë e tyre. Para pesë vjetësh presidenti i atëhershëm Askar Akajev u hoq nga posti nga i ashtuquajturi revolucioni i tulipanëve. Tani kirgizët hoqën nga posti pasardhësin e tij, Kurmanbek Bakijev. Në Azinë Qëndrore ky vend bën përjashtim për këto ngjarje. Pjesa më e madhe e vendeve fqinjë, qysh prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, nuk kanë përjetuar ende asnjë ndryshim pushteti. Opozita në Kirgizi ka krijuar tani një qeveri kalimtare, por deri sa situata të qetësohet tërësisht, duhen disa ditë. Jens Siebert punon në Ministrinë për Punë të Kirgizisë në kuadër të Qendrës gjermanë për Migracion dhe Zhvillim, CIM: "Edhe në qoftë se presidenti është larguar, ai ka ende ithtarë të mjaftueshëm në jug të vendit dhe po ashtu këtu në qytet, të cilët mund të përpiqen që përsëri qeverinë e përkohshme ta rrëzojnë".

Kirgizia vend shumë i varfër

Kirgizia është e ndarë tradicionalisht në një pjesë veriore dhe në një pjesë jugore. Veriu, pro sovjetik dhe një pjesë rusishtfolëse është më e pasur se sa jugu në të cilën njerëzit jetojnë tradicionalisht. Në përgjithësi Kirgizia është një nga vendet më të varfëra në botë. Nuk ka asnjë burim të rëndësishëm natyror, pjesa më e madhe e Kigizisë shtrihet në male të larta dhe është vështirë të depërtosh. Zhvillimi ekonomik që Bakijev kishte premtuar në vitin 2005, nuk u arrit kurrë. Në fillim të këtij viti qeveria rriti çmimin e energjisë dhe të gazit në mënyrë masive. Bettina Ruiges punon po ashtu për CIM. Në qytetin e provincës Talas ajo ndihmon për krijimin e një radioje për qytetarët.Pamje nga  Osch-i në KirgiziBildunterschrift: Pamje nga Osch-i në Kirgizi

"Atëherë erdhën faturat e energjisë dhe të gazit dhe njerëzit u shokuan. Dhe që atëherë shpërtheu zemërimi. Qeveria më pas ka reaguar me ashpërsi. U ndalua më pas transmetimi i emisioneve të caktuara të lajmeve. Pastaj kushdo ka vënë re që mediet në përgjithësi ishin të gjitha më të frikësuara se më parë".

Presidenti Bakijev i zhgënjeu qytetarët

Prej kohësh kirgizët janë të pakënaqur, dhe po ashtu, demonstratat e shpeshta në Republikën e vogël, në ndryshim nga vendet fqinjë, nuk janë gjë e rrallë. Në mënyrë të përsëritur Presidenti Bakijev kishte reaguar me ashpërsi ndaj protestave të tilla. Kirgizia mbahej dikur si Republika aziatiko-qëndrore më liberale. Por Bakijev e kufizoi lirinë politike gjithnjë e më shumë.

Vitin e kaluar ai u rizgjodh përsëri, ndërkohë që vëzhguesit raportuan për falsifikime masive të zgjedhjeve. Ndoshta tani ai e nënvlerësoi zemërimin e popullit, mendon ekspertja për Azinë Qëndrore, Beate Eschment. "Çfarë qëndron pas kësaj është se populli prej pesë vjetësh nuk mori asgjë të mirë, kështu që pritjet e tyre nuk u plotësuan. Rizgjedhja e presidentit vitin e kaluar ka bërë që pasurimi i familjes dhe i kontrollit të pushtetit ti kalojë të gjitha kufijtë".

Ndër politikanët e qeverisë kalimtare, të cilët kanë marrë tani pushtetin, janë shumë ish pjesëtarë të revolucionit të tulipanëve, të cilët janë kundër Bakijevit. Ata prej kohësh kanë kritikuar stilin qeverisës të presidentit, por nuk mundën pothuajse aspak gjatë viteve të kaluara të përfitonin nga pakënaqësia e popullit. Presidenti  Kurmanbek Bakijev Presidenti Kurmanbek Bakijev

Deri në zgjedhjet e reja duhet miratimi i një kushtetute të re

"Çështja para së gjithash është që opozita në popull nuk është tani e mirëpritur. Ajo është aktualisht vetëm një aleancë për një kohë, ku opozita dhe populli i pakënaqur veprojnë së bashku kundër presidentit".

Pushtetmbajtësit e rinj në Kirgizi sidoqoftë janë të paralajmëruar për zemërimin e popullit. Kryeministrja e re njoftoi se pas një gjysëm viti do të zhvillohen zgjedhjet përsëri. Deri atëherë duhet rivendosur qetësia dhe të miratohet një kushtetutë e re demokratike.


Redaktoi: Lindita Arapi

Thursday, April 8, 2010

Foto spektakolare nga Qyteti antik i Butrintit .. !!

Pergatiti Partizab Cene

Në vitin 1992 Butrinti u shpall nga UNESKO si monument i trashëgimisë botërore. Në vitin 2000 u krijua parku kombëtar, duke u shndëruar në një zonë të mbrojtur.



Kjo foto e marrë nga ajri tregon një zonë të lashtë të shenjtë të periudhës greke dhe një teatër romak. Tokat me pyje të dendura e shtojnë tërheqjen ndaj Butrintit.



Bazilika e Madhe është ndërtuar në shekullin e 6-të AD, në të njëjtën kohë me Pagëzimoren. Bazilika ishte kisha e peshkopit. Pjesa më e madhe e saj është rindërtuar në mesjetë.

Ky traget modest lidh Butrintin me Fushën e Vrinës. Donacionet e huaja po ndihmojnë për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Wednesday, April 7, 2010

Duce: '' Shqiperia eshte Bohemia e Ballkanit ...

''(Ose sikur te thoshte sot ,me sakte Kuvajti i Evropes ... !!)

Pergatitur nga Partizan Cene ..!!

Lexojeni me vemendje se si , ky pepino , po e percaktonShqiperine e atehershme ... Karakyteristike jane dy theniet e te '' medhenjve'' te italise , ne ate kohe ; , te Mussolinit , dhe Konti Ciano..te dy respektivishte thane : Duce : Shqiperia eshte Bohemia e Ballkanit .. duke e retushuar , ne krahasim me nje vend si te themi sot Kuvajti i Evropes , per aresye se kishte rezerva te medha ne nafte , gaz dhe bitum ..Ndersa Ciano u shpreh nje nate mbas pushtimit ne takimin me kolonelet e larte : - Sikur Shqiperia te kishte edhe nje skuader zajrrfikesish , te pergatitur , do te na kishte hedhur ne dete .... Pra as nje skuader te tille nuk mundi te organizoje satrapi yne , atehere .. duke bere qe edhe pushkeve tu hiqte shulet dhe te ishin jashte funksionimit .. !!

Ne gazeten ''Sole 24 ore '' e dites se djeshme Marco Innocenti i gazetës italiane rikujton zbarkimin italian në Shqipëri në prag të Luftës së dytë Botërore.



Shqipëria e 1939-ës, një copëz e trishtë e Ballkanit, vendi më arkaik i Europës, një koncentrat mizerjeje, një territor i varfër që kishte që më parë statusin e një protektorati virtual të Italisë fashiste. Popullsia ishte një përzierje fshatarësh, çobanësh e peshkatarësh nën regjimin e Zogut të parë, një ish-bandit finok e të pabesë.
Konkurrenca Musolini-Hitler
Duçja ia vë gishtin Ballkanit, veprim që rrit konkurrencën me Hitlerin. “Shqipëria është Bohemia e Ballkanit”, thotë, “dhe jam i vendosur të shkojë në Tiranë me çdo kusht.” Më tej, “për çdo shuplakë gjermane, do të ketë një kundërpërgjigje nga ana jonë, që t’u themi gjermanëve se jemi edhe ne,” thonin në Romë.
A thua se Hitleri të ishte duke paraqitur probleme për italianët. E kështu, të verbuar nga një politikë e jashtme e drejtuar nga ndjenjat, kompleksi i inferioritetit të Musolinit u shfaq në rastin e operacionit Shqipëria, operacion që hapi konkurrencën fëminore ndaj aleatëve nazistë. Operacioni nuk zgjati më shumë se një javë, ishte një xhiro në bulevard. Por mbi të gjitha, një shkelm këmbëve të “kaporalit austriak”.
Një zbarkim për t’u harruar
Të premten e shenjtë, në orën 4 pasdite të 6 prillit, niset flota italiane. Në 4:30 të mëngjesit të datës 7, fillon zbarkimi në Durrës dhe Vlorë. Ekspedicioni është i improvizuar dhe konfuz. Komandantët janë neglizhentë, ushtarët të pamotivuar. Komandati i operacionit është Guzzoni, por në të vërtetë regjisori është konti Ciano, delfini i duçes. Zbarkimi, një operacion klasik al’italiana, thyen çdo rekord rrëmuje. Falë zotit, rezistenca është e dobët, shqiptarët zbrapsen, tanët përparojnë dhe mbreti Zog ia mbath për në Greqi: e gjithë meseleja është si të sulmosh Kryqin e Kuq. Në 8 prill, Tirana pushtohet. Siç thotë dhe vetë Ciano: “Sikur shqiptarët të kishin pasur vetëm një ekip zjarrëfikësish të trajnuar mirë, do na kishin hedhur të gjithëve në Adriatik.”
Një fitore pa dobi
Katër të shtëna, dhe operacioni Shqipëria arkivohet. Ishte një luftë pa luftë, por regjimi është në delir. “Bota duhet t’a dinte,” bërtet Mussolini nga ballkoni i tij i famshëm, “se ne kemi fuqinë të shtyjmë përpara.” (ital. “tireremo diritto”). Më 16 prill, Viktor Emanuali, disi i hutuar, pranon kurorën shqiptare. Shtypi i regjimit flet për “sukses pa precedent”, por fitimet politike janë zero. Shqipëria ishte një nga aventurat më të këqija të fashizmit. Operacioni nuk arriti të ndalte avancimin gjerman drejt Ballkanit dhe iu tregon demokracive të rajonit se Italia nuk ka qëllime paqësore. Roma beson se do të kontrollojë aleatët nazistë, por ky ishte një iluzion i madh. Gjashtë javë pas zbarkimit në Shqipëri, Mussolini do të firmos Paktin e Hekurt dhe tre muaj më vonë, Gjermania do t’u deklarojë italianëve fillimin e luftës botërore. Mbreti Zog dhe barinjtë e tij tashme kthehen në një kujtim të parëndësishëm...

Sic dihet Ai dhe oborri iku nga syte kembet neper Bote , ti shpetonte '' zemerimit te Duces ... !!

Pegatitur nga Partizan Cene .. !!
Famekeqi Benito mussolini - Duce.. !!

Sot perkujtimi i dites , se zeze te 7 prillit 1939


Pergatitur nga Partizan Cene

7 prill 1939... Ne mes te Tiranes , pepinot po ''demostrojne '' motorrat e tyre ... !!


Cdo popull ne Bote ka larot e tij .. Por per fat te keq Shqiperia ka pasur shume dhe gjithemone .... !!
Pushtimi fashist italian me 7 prillit 1939.!!Bulevardi , qe sot quhet ;''Dëshmorët e Kombit ''Tirane Pamjet jane ne rrugen midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes(sot) ku hierarkët më të lart...ë fashistë italianë, të cilët qëndrojnë në tribunën e ngritur fare pranë godinës së sotme të Ministrisë së Rendit, janë duke ndjekur ceremoninë e parakalimit të trupave të tyre të pushtimit. Bashkë me ta në tribunë qëndrojnë dhe disa politikanë të lartë dhe anëtarë të qeverisë, e cila u krijua ato ditë nën kryesinë e Shefqet Vërlacit.., kryelaro , sahanlepires , dhe servil te pushtuesve . qe sot nderohet nga disa ne Shqiperi ... !!


Monday, April 5, 2010

SHQIPERIA NJE VIT NE NATO ..

Marre nga bbc.. Pershtati Partizan Cene

Shqipëria në NATO

Në Shqipëri, ndërsa qeveria përgatitet të festojë 1 vjetorin e hyrjes së vendit në NATO, opozita thotë se kjo ngjarje e gjen vendin në protesta.

Bulevardi kryesor i Tiranës, “Dëshmorët e Kombit” ka ndryshuar në mënyrë të papritur 24 orët e fundit.

Ai është kthyer në një arenë feste pasi autoritetet kanë vendosur të festojnë 1 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në NATO.

Në sheshin midis presidencës dhe Pallatit të Kongresve, priten mjaft evenimente festive.

Duke përshëndetur 1 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në Aleancë, kreu i qeverisë Sali Berisha tha se ky akt ishte një inkurajim i jashtëzakonshëm për institucionet dhe shoqërinë shqiptare për të ndërmarrë reforma transformuese.

Por kreu i opozitës, Edi Rama tha se viti pas hyrjes së Shqipërisë në NATO ka qenë plot padrejtësi të bëra nga qeveria karshi vullnetit të lirë të popullit për transparencë.

Sipas zotit Rama parimet e aleancës janë shkelur ndaj dhe opozita nuk do t'i ndalojë protestat për votën e lirë".

Ndaj edhe kjo festë, 1 vjetori i pranimit të Shqipërisë në NATO ashtu si dhe shumë festa të tjera i ka gjetur shqiptarët sërisht të ndarë.

Sunday, April 4, 2010

Gezuar Pashket .. !!

Pergatiti dhe pershtati Partizan Cene

Gjithe shqiptaret kudo qe jane ne Shqiperi e Kosove , Maqedoni e Mal te zi , Ne Greqi e Itali , dhe gjithe boten mbare ...
I pershendes me nje kenge Arvanitase nga Arbereshet e Greqise
Kjo kenge titullohet : ''Cajta bucene , moj meme ''

Vargjet e saj jane te kuptueshme , nga nje dialekt karakteristik te arberesheve te Greqise ..
Pershtatja ne shqipen e sotme eshte si me poshte :Cava bucelen , moj nene /
cava bucelen moj meme /
c'uje do pijme sonte mbreme ...

Si e bere moj e zeze /...
bucele e re , ..per bese ..!!

Ashtu mendova te hidhem /
te kercej e te dridhem /

Mjaft moj meme/
..... mos me sha../
tani.. bucela u ca ../

Vurcaxhiun une e dua /
......do thur nje/
.. falas per mua


Pershendetje edhe te gjithe arbereshet , ne Itali e Greqi , dhe ne gjithe boten,qe ndjejne ne dejte e tyre ,gjakun Arbnor ,

Klikoni ne titullin poshte fotos te degjoni kengen ;


www.youtube.com
Çajta bucënë moj mëmë Çajta bucënë moj mëmë Çë ujë do pimë prëmë Si e bëre kallogre Bucëza kata e re Thashë të vërvitesha Rash edhe do vritesha E lirov(a) këpucënë Rash e çajta bucënë Psho moj mëmë mos më sha Nani bucëza u ça Varelan e kam sevda Do na i dredh një pa para

Saturday, April 3, 2010

Kancelari i ribashkimit - 80 vjetori i Helmut Kohl-it


Marre e plote nga Dw world
Pershtati Partizan Cene

Helmut Kohli është kancelari i bashkimit gjerman, që para se të bëhej ribashkimi, i cili ka qenë synim i politikës së tij. Në këtë çështje ai u tregua luftëtar i paepur, dhe arriti të realizojë synimin e tij politik.

Berlin, 10 nëntor 2009. Njëzetë vjet pas rënies së Murit tre politikanë takohen edhe një herë së bashku, tre politikanë, që kanë përshkruar rrugën e Bashkimit gjerman. Michail Gorbatschow, George Bush i vjetri, dhe Helmut Kohli. Ish kancelari mund të flasë vetëm duke u munduar. Pas një aksidenti të rëndë ai ndodhet në një karrocë. „Unë kam një arsye të jem krenar, megjithë zemërimet dhe fustrimet, që kam kaluar. Nuk kam asgjë tjetër për çfarë të jem krenar, sa jam për ribashkimin gjerman.

Megjithatë në vetëdijen e gjermanëve ai është ngulitur si kancelari i bashkimit gjerman. Të paharruara janë fjalët e tij të 19 dhjetorit 1989, të thëna në Drezden, kur ndodhej para një grupi njerëzish, që festonin. „Dhe këtë po jua them në këtë shesh me traditë: Synimi im mbetet, nëse e lejon ora e historisë, bashkimi i kombit tonë.“

Bashkimi gjerman ka qenë për Kohlin synim i politikës së tij

Dhe kjo shumë kohë para se të kryhej ribashkimi. Por deklarimi i këtij synimi për vite me radhë dëgjohej si ritual i ngrirë. Për shembull në deklaratën e tij qeveritare të vitit 1987. „Për ne politikë gjermane do të thotë, që t`i krijojmë mundësinë e afrimit njerëzve, që duhet të jenë bashkë. Prandaj ne duhet të mbajmë gjithmonë të gjallë vetëdijen për bashkimin e kombit tonë.“Berlinasit  festojnë rënien e murit Berlinasit festojnë rënien e murit

Kur dy vjet më vonë Muri i Berlinit ra, vetëdija e bashkimit gjerman tek popullsia gjermano-perëndimore kishte kohë që ishte shuar. Edhe qytetarët e Gjermanisë lindore, që festonin në Berlin lirinë e sapofituar, nuk kërkonin ende në këto ditë revolucionare ribashkimin gjerman.

Kur Helmut Kohl u gjend më 10 nëntor të 1989-ës para Bashkisë së Shënebergut (Lagje e Berlinit), krah kryetarit të Bashkisë Walter Momper dhe socialdemokratit Willy Brandt, duke kënduar himnin gjerman, turma e njerëzve filloi ta fishkëllente.

Por Kohl nuk e prishi gjakun dhe vazhdoi i vendosur të luftonte për bashkimin e kombit të ndarë.

Për këtë i duhet të bindte fillimisht aleatët në Evropë dhe në SHBA.Kancelari  Helmut Kohl dhe udheheqësi sovjetik Michail Gorbatschow me 10.02.1990 në  Moskë Kancelari Helmut Kohl dhe udheheqësi sovjetik Michail Gorbatschow me 10.02.1990 në Moskë

Aletatët vëzhgonin me ndjenja të përziera zhvillimet në Gjermani. Por më e vështirë dhe thelbësore ishte marrja e aprovimit nga Bashkimi Sovjetik. Në shkurt të 1990-ës Kohl u takua me Michail Gorbatschow-in. Pas bisedës dyorëshe ai deklaroi krenar dhe i kënaqur: „Unë kam për t`i transmetuar një mesazh të vetëm të gjithë gjermanëve: Sekretari i Përgjithshëm Gorbatschow dhe unë jemi të një mendjeje se është vetëm e drejta e popullit gjerman të vendosë, nëse do që të jetojë në të ardhmen në një shtet të përbashkët.“

Në këtë mënyrë u arrit kthesa e parë në skenën ndërkombëtare.

Pak javë më vonë në RDGJ (DDR) u zhvilluan zgjedhjet e para të lira parlamentare (zgjedhjet për Kuvendin Popullor), të cilat i fitoi aleanca e partive Aleanca për Gjermaninë. Në gusht të 1990-ës Kuvendi Popullor deklaroi përfshirjen e RDGJ (DDR) në territorin, ku ishte në fuqi Kushtetuta federale. Si datë e bashkimit gjerman u përcaktua 3 tetori 1990.Helmut Kohl  me bashkëshorten, ministrin e Jashtëm Genscher dhe Presidentin  Weizsäcker në ditën e ribashkimit 3.10.1990 në Berlin. Helmut Kohl me bashkëshorten, ministrin e Jashtëm Genscher dhe Presidentin Weizsäcker në ditën e ribashkimit 3.10.1990 në Berlin.

Helmut Kohl ndodhej në atë kohë në majë të pushtetit dhe me dëshirë të realizuar. Në fjalimin e tij të mbajtur për dëgjuesit e Deutsche Welles ai tha: „Të dashur bashkatdhetare. Pas 40 vitesh të hidhura të ndarjes së Gjermanisë, atdheu ynë u bashkua sërish. Për mua ky është momenti më i lumtur i jetës.“

Ribashkimi gjerman, për të cilin ai luftoi i vendosur deri sa e zbatoi, i dha atij edhe dy legjislacione të tjera qëndrimi si kancelar federal.

Autor: Bettina Marx/AidaCama

Redaktoi: Angjelina Verbica

Friday, April 2, 2010

Perroi i fshatit .. tregim


Shkruar nga Partizan Cene ..

.. Pjesa e dyte .... :
.......
....Goxhua , ishte djale i mbare . Prandaj vendosi qe te mos i jepte me shume vend , ne mendimet e tij , asaj pervoje jo te kendshme qe kaloi nje nate me pare .. Ne fund te fundit , edhe mund te ishte ndonje hallexhi , qe shkonte e vidhte ndonje gje nga fushat e kooperatives .!!

Keshtu kalonin ditet dhe netet , dhe ai , nuk e kishte bere ze tek asnje ate ndodhi jo te kenndshme per te .E jema behej kurioze gjithemone , per cdo gje , por ai kishte gjetur menyren qe ja kalonte gjerat pa i marre vesh , qe mos te merzitej .. Ne fund te fundit , ai nuk pesosi asnje gje ..Frika qe kaloi me shume e burreroi..

Ai tashmi sic edhe u betua , nuk shkonte nga mali naten ne shtepi . Goxhua shkonte ne shtepi shume me rrale se me pare . Kur i duhej te shkonte e te takonte nene dhe motrat , e kalonte kohen e mbetur, nga dorezimi i turnit , deri ne mengjes ; aty rreth punes dhe kantierit ..!Pastaj ne mengjes , ja hypte zisit te kooperatives , qe transportonte punetoret dhe shkonte rehat ne shtepi , nga rruga qendrore qe te conte ne fshat ..Ne zis si ai po hypnin edhe te tjre qe puna i donte te ishin ne paradite , ne fshat ..

Nje dite nga keto, kur po kthehej ne mengjes , ne makinen e mbushur plot me njerez , syri i zuri nje burre , me shnedet te mbushur , dhe koken pa floke .. Koka e tij ishte kaq tullace sa shkelqimi i diellit te mengjezit ,reflektohej dhe te verbonte syte me te pare ..! Si djale i fshatit qe ishte , Goxhua i njihte te gjithe , fshataret e fshatit te tij , por pse jo edhe te fshatrave per rreth ... !

Meqe zona e tyre ishte bere e gjitha pothuaj si kantier nga ndermarrja e bonifikimit ,njerez te pa njohur , dukeshin prezente , gjitheandej . Keta njerez ishin , punetore nga qyteti apo fshatrat e larget , ustallare , teknike , makiniste e tj . Goxhua e dinte se shume mga ata , shkonin ne fshatin e tij apo edhe ne fshatrat perreth , mbasditeve apo darkave , per te rrekellyr ndonje raki apo per te shijuar mezete e shijshme , qe benin klupexhinjte bufetjere , qe te afronin klientet e rinj punetore te bonifikimit ..!

Per momentin Goxhua edhe per ate zdapin , tullac keto gjera shkoi ne mendje , ndaj nuk i vuri shume rendesi .. Ne keto mendime e nderpreu Kastrioti , nje shok femijerie , bashke moshatar i tij , i cili qendronte ne kembe ne krah te tij duke u mbajtur forte nga spondi i zisit :
- Keto dite do te vijne te medhenjte e rrethit , bile ka premtuar se mund te vije edhe ministri .., i thote ai
- Pse , ja kthen Goxhua , shume kurioz ..
- Po harrove ti qe do te inagurohet muzeumi i zones de ...!!
- Aaa e harruam fare .. Do te behet feste, apo do te mbahet ndonje fjalim??- deshi te dinte me shume, Goxhua.
- Po ku ta di une , me sa kam degjuar , do te kete edhe nje fjalim te madh. Gjitheashtu po behet gati skena , ku do te japin edhe koncert grupet popullore te zones ...
Te themi te verteten , kjo per Goxhon ishte nje gje e mire , pasi ashtu do te kalonte edhe ditet e fundit , te stazhit te tij , deri sa te merrte vesh se ne cilen dege do te shkonte me studime .. Nderkohe qe makina ziz po ngjiste rrugen malore , qe te conte ne fshat , ate e pershkuan perseri mendimet ...

Ne koke po e shqetesonte , enigma e disa neteve me pare . Ajo qe e bente te mendohej me shume ishte se pse kryetar Rrahimi, u gjent aty befas mbas gjithe asaj andralle qe sapo kish kaluar .. Po mire te gjitha , po pse po i thoshte se ; mund .. ta conte tek babai ?? Pra ai e kercenoi xhanem ?? Qe te mos tregonte per ata te tre qe sapo i kishte pare , ne vijen e perroit , ne fund te fshatit ???...
...Aaa sa u kujtua per ata te tre qe kishte pare ate nate , ne mendje i erdhi shkelqimi , i tulles se tullacit bullafiq . Ajo tulle nen driten e henes , vec reflektimit te qarte e te forte , tregonte edhe nje siluete , te cilen e pa nga nje largesi vetem disa metra ..Instiktivishte u kthye nga e djathta dhe ta krahasonte me ate te tullacit qe qendronte , ne krye te karrocerise se makines se kooperatives ..!!
Aty per aty , nuk mundi te beje lidhjen e drejte perdrejte , te te dy kokave tullace; asaj qe kishte pare ate nate, .. dhe kesaj qe kishte perpara , por e hengri dyshimi ;'' pse tani ne mengjes ky i panjohur , ngjitej ne fshat??''

Makina po drejtohej qete duke ngulcuar , per shkak te peshes dhe te perpjetes se madhe , qe shoqeronte rrugen e mbetur deri ne fshat .Ishin akoma edhe disa qindra metra ndofta nje apo dy kilometer deri tek qendra , ndaj nuk kishte shume kohe qe te mund te bente krahasimin dhe te arrinte ne nje konkluzion ..

Kastrioti , qe ishte shume prane , e shkundi nga mendimet , duke i thene se sivjete , perimet nga perimorja e kooperatives , nuk ishin edhe shume te mbara .. Goxhua ja beri me dore si per ti dhene pelqimin e atyre qe thoshte , por as me koke e as me goje nuk mund te funksiononte ne ato caste .!!

Menjehere , si i zgjuar dhe praktik qe ishte , mori vendim ta ndiqte , barkushin , sa te zbrisnin nga makina e kooperatives .. Dhe keshtu beri .. Kur barkushi beri disa zigzake , ne anet e rruges dhe u drejtua per nga poshte sheshit te qendres , Goxhua , ngadale - ngadale , u rrethrrotullua dhe zbriti ne nje pozicion qe mund ta shikonte edhe me mire , intererarin , e tullacit .. Levizja e bullafiqit ne nje rruge , fshati , ku nuk te conte ne qender tek klubi i fshatit , por tek ana e perroit , ku disa nete me pare kishte pare tre te panjohur , ja shtoi me shume dyshimin dhe aq me shume i shtoi ankthin , te shikonte se perse behej fjale .. !

I panjhuri , kaloi ne nje rruge disi te vecante , qe me sa dukej e dinte mire . Kalimi ne ate rruge , behej me qellim qe tu shmangej syve te te moshuarve dhe femijeve , te cilet ne ate ore ishin te vetmit qe mund te ndodheshin ne fshat .. Te rriturit sigurishte ishin neper punerat e kooperatives ..!Tani per Goxhon , ndjekja e atij personi , u be nje sfide qe te mesonte me ne fund per ate qe kishte pare ..

Si , djale i shkathet , qe e njihte mire fshatin me sokaqe dhe rruge , ai e ndoqi nga larg , tullacin , i ndihmuar edhe nga pozicioni i tij qe gjithmone ishte me lart ne terren se ai .. Rruga kalonte afer shtepise se tij . ndaj u perpoq qe te shmangte ndonje te aferm te tij ..!!
Sa kaloi monopatin qe te conte ne anen tjeter te perroit , vendosi te fshihej mire ne nje shkurre , me ferre te dendur . Ai vend ishte ideal per te pare dhe degjuar ..

Qetesia menjehere u prish nga hapat qe degjoi poshte tij dhe nje shqipe disi neper dhembe , ku me shume i ngjante murmuritjes :
- He te pa njeri ? pyeti zeri i pare ..
- Vetem dielli , besoj se tjeter nuk ma ha mendja , tha bullafiqi , dhe u ul ne nje gemushe , te merte veten nga rruga ..
- Ja na trego cfare degjove , c te thane andej .. Isigurove qe ne jemi gati ??
...
Goxhua u afrua edhe nje meter nga brenda shkurres i sigurte qe nuk e shikonte njeri ..
Aty fillo te shikonte me qarte .. Vec tullacit dhe nje tjetri qe foli ne fillim , disa hapa me tutje , ishte edhe nje burre tjeter i mbeshtetur mbas perrallit , duke fshire me nje lecke kepucet e tij . Nga pozicioni , pa se ai ishte i armarosur me nje pistolete te vogel qe mezi dallohej .Dielli tashme ishte ngjitur larte , dhe me rrezet e tij e ndihmonte me mire Goxhon qe te mund te shikonte gjerat qarte .. Aty me tutje i zuri syri nje krah gjysem i zhveshur , qe te jepte pershtypjen se , njeriu qe kishte ate krahe , kishte veshur nje kemishe , me menga te shkurtera ..! Tani u shtua akoma me shume kurioziteti qe te dallonte se kush ishte i katerti pasi te tre te paret i kishte pare , ne nje nate javen e kaluar .Dhe kur durimit te tij po i vinte fundi , shikon koken e Rrahimit , kryetarit te keshillit , i cili u cua disa centmetra te kapte nje cante te vogel qe e kishte aty prane .. Kryetari nga canta nxorri nje pako , rreth njegjysem metri .. dhe me ze te ulet i tha te parit:
- Kjo eshte per ta vene ne anen e pasme te skenes .... Ndrersa tjetren e ke gati neser ..Ate do ta vendosim ne qender te skenes ..
Kjo qe degjoi e pershtjelloi shume situaten ..

Adrenalina , e shkriu Goxhon te gjithin , duke e bere njesh me ndodhine qe po jetonte , sa per nje moment desh ja dha vrapit e te shkonte e te lajmeronte .. Menjehere kuptoi se , ata ishin njerez keqberes , qe kishin ardhe ne fshatin e tyre , per te vene ndonje mine apo bombe , meqe pergatitej festa e madhe per zonen e inaugurimit te muzeut historik .. Te deleguarit ishin pa dyshim shenjestra e tyre ..
Por ne feste , te deleguarit nuk do te ishin vetem .. Fshataret e kishin tradite qe ne festa te tilla , dilnin e gezonin fshatce . Mikepritja bujare , e tyre ishte nje vyrtyt qe nuk kishte munguar kurre ...

Nderkohe , Goxhua pasi u sigurua se ata nuk kishin ndermend te largoheshin pasi mesa pa aty do te ngrysnin diten , u terhoq me kujdes mbas , deri sa mundi te dale ne anen a mbrapme te gemushes se keq beresve ..
Gjate rruges , te cilen e beri me shume kujdes , te mos ta dallonion ata , mendoi se c'mund te bente .. Situata ishte shume kritike .. Ne feste do te shkonin , fshatere e te aferm te tij , nga fshati dhe nga zona.
Bile ai me nene e tij , kishin bere edhe ndonje pergatitje te vogel , per ndonje njeri te tyre apo miq qe, mund ti vizitonin me rastin e festes se inaugurimit .. Shkoi ne shtepi , dhe ne dhomen e tij .. perpunoi edhe njehere , ngjarjet kaq te llahtarshme , qe kishte kaluar keto dite .
.
E brente mendimi se kush ishin ata ..: '' Po te ishin te huaj nuk do te flisnin shqip .. Po mire , vazhdonte te mendonte , njeri nuk foli .. pra mund te ishte i huaj .. pra difersant .. pse jo , ja kufiri ishte shume prane..!!''.. Ne keto mendime , shkoi prane tavolines , mori gotenme uje dhe piu . Ashtu i dukej se , do te shuante , jo vetem etjen nge vapa , por edhe etjen per te mesuar... misterin e atyre qe kishte jetuar ...
U nis .. dhe shkoi .. Kjo nuk mund te lejohej te ndodhte .. Koha nuk priste ...!!
.......

Festa u be madheshtore , me pompozitetin qe kishin festat atehere ..Goxhua ne feste shkoiu me shokun e tij Kastriotin .. Ne fshat ama akoma qarkullonin fjale per tradhetine e kryetarit .. Fjalet thoshnin se ai u arrestua per fyerje , dhe agjitacion e propogande ..
Kjo e cudiste me shume Goxhon pasi ai e dinte shume mire se perse ishte arrestuer kryetari, por porosia ishte te mos te tregonte tek asnje ..

Goxhua ate vit , ne shtator , u rregjistrua me bursen qe i dha shteti ne degen e mjekesise .. Ky profesion ishte ai per te cilin kishte enderruar ; te sheronte njerezit ..!!

Epilog :

Ne spitalin e zones , vizitat doktori i bente gjithemone ne oret e paradites .. Te gjithe te semuret , e shikonin mire se doktorr Goxhua , si djale nga fshati , ju sherbente me perkushtim ..Nje dite pati per vizite edhe Kastriotin .. Meqe kishin kohe pa u pare , pasi ai jetonte tani e disa vjete , jashte shtetitbashke me famoljen e tij .Mbas vizes qe kishte marre si familje e persekutuar .. !! U c''malluan dhe thane shume nga ato qe koha tashme i kishte lene pas ....

Kastrioti me ne fund mori vesh se daja i tij , kryetar Rrahimi , ishte denuar me shume te drejte Jo vetem per agjitacion e propagande , por edhe per tentative akti terrorist qe mund ti kishte marre jeten ashtu si te tjereve edhe vete Kastriotit ..
Difersantet , ishin kapur disa dite me vone , mbas nje ndjekje intensive nga sigurimi dhe ushtria .. Kapja e tyre nuk u be me shume buje pasi , organet e sigurimit donin te siguroheshin per bashkepunetore te tjere .. Vetem per Rrahmanin u dha njoftimi , pasi njerezit do shikonin qe mungonte ...Ato ishin pune te regjimit dhe te sigurimit qe sic dihej i bente shume mire ..

.. Keto degjoi Kastrioti dhe mendoi :Edhe une po te isha ne vendin e Goxhos ,do te beja te njejten
gje ; Jetet e njerezve ishin me te shtrenjta se sa urrejtja qe mund te kishte apo jo per regjimin .....!!



Tashme fshati eshte pothuaj bosh .. Goxhua shkon me rralle .. por asnjehere nuk e harron fshatin e tij .. !!

Thursday, April 1, 2010

1 Prilli dita e festes se qeverise se Shqiperise ..!!

Shkroi Partizan Cene !!




Dita e inagurimit te qevrise .. nuk perkonte me 1 prillin !!!!


Bilanci vjetor nga festa para nje viti deri me sot ne 01 prill 2010 , i qeverise Berishometopall:
Sot Shqiperia eshte me prane se kurre , arritjes se nje numri me tre shifra , pas atij me dy shifra qe ja kaloi edhe Kines , per rritjen ekonomike .. Deficiti buxhetor eshte + 13 %, ne nje kohe qe te gjitha shtetet e Botes . e kane negativ ..
Papunesia eshte ne shifrat , + 32% ..Pra ne 100 vende pune jne bosh edhe 32 te tjere . Ndaj ftohen te gjithe te papunet e Evropes qe te vine e te punesohen ne Shqiperi .. Varferia eshte kthyer ne nje kujtim muzeal , nga koha e larget e monizmit dhe e Berishes se pare ... Pensionet ne Shqiperi jane rritur ne ate mase sa kane kaluar rrogat me te mira te punonjesve , shteterore ..
Sot ne Shqiperi , arsimi eshte ne nivelet e kibernetikes se avancuar ku sic u premtua .. cdo nxenes dhe student , do te kishte ne shtepine e tij nga dy lidhje pse jo edhe tre ne internet ..Korrupsioni , u izolua aq shume sa zifti qe i eshte hedhur siper e mbulon dhe nuk bie fare ne sy ... Votimet e qershorit , treguan edhe nje here aftesine e pa mohueshme te qeverisa qe te beje per vete popullin ne masen 79%, bile vende vende u votua edhe 340 me zoro , kuner socialisteve te kuq ..
..Ahh se harrova .. edhe Meta me ministrine e tij ka bere cudira .. duke e reklamuar kopshtin shqiptar me lule shume ngjyreshe .. dhe shtetin qe forcohet ne te , shkemb graniti ...Ai ka shetitur edhe ka hedhe valle ne te gjitha trevat shqiptare ..Bile edhe aty ku ka vetem Serbe .. Edhe ne Gracanice arriten dhe moren dhuraten nga kopshti shqiptar ..Ne Presheve dhe ne Bujanovc premtoi de do ti jape ndihmat 1 prillin tjeter . Edhe NATO, u nene shtrua .para kesaj parajse te pashoqe .. ne brigjet jugore te plakes Europe , ne krah te se rese Shqiperi ....
Dite feste , gezoni te gjithe , 1 prill 2010 .. Pamvaresishte se dicka te ngjashme e degjoni per dite ... Dhe Edvin Kristaq Rama .. te degjoje sec thote Mehilli se ajo eshte zeri i popullit ... !! Festoni .. diten e qeverise .diten e nje prillit .. !!

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...