Friday, April 9, 2010

Cfare po ndodh ne Kirkistan..??


Pergatiti dhe pershtati Partizan Cene :

Presidenti i rrezuar Kurmanbeg Barkyev, kishte gati 15 vjet ne pushtet ..Ai ne te gjitha zgjedhjet e pergjitheshme , akuzohej per tjetersim rezultati ..
Ai ishte premtuesi me i madh demagof , nga te gjithe vendet aziatike , ish sovietike ..Ne 2005 , ai e shpalli kirkistanin si modelin e zhvillimit .. dhe shume te tjera si keto .. si i degjojme edhe ne sot nga qeveria e jone ..
Qeveria e Barkyjevit , mbasi rikonfirmoi pushtetin , ne menyre te paqarte , ne 2005, ajo rriti cmimin e energjiise dhe te gazit .. kjo beri qe , ne menyre zinxhir te gjithe artikujt te rriteshin duke rritur koston e jetes .. Revoltat popullore kishin deri nje vit me pare ..por qeveria e ndihmuar nga Amerika , nuk i mori dhe shume per baze .. por ja ku perfunduan .. !!

Marre e plote nga Dw- world .. !!

Shkruar nga :Mathias Bölinger/Mimoza Cika-Kelmendi

Kirgizët rrëzojnë të dytin president - U nënvlerësua zemërimi i popullit

Qeveria në Kirgizi u rrëzua me rrugë të dhunshme. Më shumë se 70 njerëz humbën jetën nga përleshjet e përgjakshme. Presidenti Bakijev largohet në një vend ende të panjohur. Formohet një qeveri e përkohshme.

Për të dytën herë në pesë vjet kirgizët kanë rrëzuar qeverinë e tyre. Para pesë vjetësh presidenti i atëhershëm Askar Akajev u hoq nga posti nga i ashtuquajturi revolucioni i tulipanëve. Tani kirgizët hoqën nga posti pasardhësin e tij, Kurmanbek Bakijev. Në Azinë Qëndrore ky vend bën përjashtim për këto ngjarje. Pjesa më e madhe e vendeve fqinjë, qysh prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, nuk kanë përjetuar ende asnjë ndryshim pushteti. Opozita në Kirgizi ka krijuar tani një qeveri kalimtare, por deri sa situata të qetësohet tërësisht, duhen disa ditë. Jens Siebert punon në Ministrinë për Punë të Kirgizisë në kuadër të Qendrës gjermanë për Migracion dhe Zhvillim, CIM: "Edhe në qoftë se presidenti është larguar, ai ka ende ithtarë të mjaftueshëm në jug të vendit dhe po ashtu këtu në qytet, të cilët mund të përpiqen që përsëri qeverinë e përkohshme ta rrëzojnë".

Kirgizia vend shumë i varfër

Kirgizia është e ndarë tradicionalisht në një pjesë veriore dhe në një pjesë jugore. Veriu, pro sovjetik dhe një pjesë rusishtfolëse është më e pasur se sa jugu në të cilën njerëzit jetojnë tradicionalisht. Në përgjithësi Kirgizia është një nga vendet më të varfëra në botë. Nuk ka asnjë burim të rëndësishëm natyror, pjesa më e madhe e Kigizisë shtrihet në male të larta dhe është vështirë të depërtosh. Zhvillimi ekonomik që Bakijev kishte premtuar në vitin 2005, nuk u arrit kurrë. Në fillim të këtij viti qeveria rriti çmimin e energjisë dhe të gazit në mënyrë masive. Bettina Ruiges punon po ashtu për CIM. Në qytetin e provincës Talas ajo ndihmon për krijimin e një radioje për qytetarët.Pamje nga  Osch-i në KirgiziBildunterschrift: Pamje nga Osch-i në Kirgizi

"Atëherë erdhën faturat e energjisë dhe të gazit dhe njerëzit u shokuan. Dhe që atëherë shpërtheu zemërimi. Qeveria më pas ka reaguar me ashpërsi. U ndalua më pas transmetimi i emisioneve të caktuara të lajmeve. Pastaj kushdo ka vënë re që mediet në përgjithësi ishin të gjitha më të frikësuara se më parë".

Presidenti Bakijev i zhgënjeu qytetarët

Prej kohësh kirgizët janë të pakënaqur, dhe po ashtu, demonstratat e shpeshta në Republikën e vogël, në ndryshim nga vendet fqinjë, nuk janë gjë e rrallë. Në mënyrë të përsëritur Presidenti Bakijev kishte reaguar me ashpërsi ndaj protestave të tilla. Kirgizia mbahej dikur si Republika aziatiko-qëndrore më liberale. Por Bakijev e kufizoi lirinë politike gjithnjë e më shumë.

Vitin e kaluar ai u rizgjodh përsëri, ndërkohë që vëzhguesit raportuan për falsifikime masive të zgjedhjeve. Ndoshta tani ai e nënvlerësoi zemërimin e popullit, mendon ekspertja për Azinë Qëndrore, Beate Eschment. "Çfarë qëndron pas kësaj është se populli prej pesë vjetësh nuk mori asgjë të mirë, kështu që pritjet e tyre nuk u plotësuan. Rizgjedhja e presidentit vitin e kaluar ka bërë që pasurimi i familjes dhe i kontrollit të pushtetit ti kalojë të gjitha kufijtë".

Ndër politikanët e qeverisë kalimtare, të cilët kanë marrë tani pushtetin, janë shumë ish pjesëtarë të revolucionit të tulipanëve, të cilët janë kundër Bakijevit. Ata prej kohësh kanë kritikuar stilin qeverisës të presidentit, por nuk mundën pothuajse aspak gjatë viteve të kaluara të përfitonin nga pakënaqësia e popullit. Presidenti  Kurmanbek Bakijev Presidenti Kurmanbek Bakijev

Deri në zgjedhjet e reja duhet miratimi i një kushtetute të re

"Çështja para së gjithash është që opozita në popull nuk është tani e mirëpritur. Ajo është aktualisht vetëm një aleancë për një kohë, ku opozita dhe populli i pakënaqur veprojnë së bashku kundër presidentit".

Pushtetmbajtësit e rinj në Kirgizi sidoqoftë janë të paralajmëruar për zemërimin e popullit. Kryeministrja e re njoftoi se pas një gjysëm viti do të zhvillohen zgjedhjet përsëri. Deri atëherë duhet rivendosur qetësia dhe të miratohet një kushtetutë e re demokratike.


Redaktoi: Lindita Arapi

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...