Friday, July 24, 2015

Deklarata e ministres , qe i jep oksigjen se keqes ..

 
 Nga Partizan Cene


Deklarata e beftë e Ministres se Arsimit Lindita Nikolla , se Sali Berisha eshte kontribuesi me i madh per demokracine , tregon se disa segmente te " Rilindjes " Jane penduar per sa kane thene kunder ketij antidemokrati te semure , ose me sakte ketij diktatori te rrezuar !!
Nuk do te shkruaja po te mos ishte thene kjo deklarate e ministres , menjehere pasi Berisha ne kuvend e akuzoi , se edhe diplomern e ka te marre nga Universiteti kristal ( pra fallco ) , gje qe kjo e fundit pasi e kundershtoi , shkoi afer perbindeshit , qe te merrej vesh ( ose te bente ndonje kompromis )
Mendja te shkon ne dy gjera :
E para , ndofta eshte e vertet ajo qe tha Saliu per diplomen e saj , dhe duke qene se ai e di mire , ajo shkoi dhe beri kompromis per te mos " ta vazhfuar me tej " debatin " diplome ..
E dyta , Nikolla dhe Rilindja , kane dale nga binaret dhe po tregohen shume " duarleshuar " me Berishen dhe lukuni , duke lene me njeane te vërteten e faktuar në këto 25 vjet tranzicion traumatik është se Berisha, që nuk ka pushuar për as edhe një sekondë së qenuri kryeaktor në politikë, jo vetëm nuk ka kontribuar as edhe një atom për demokracinë por, përkundrazi, ka qenë një pengesë këmbëngulëse, si një shkëmb që i ka bllokuar rrugën demokracisë shqiptare. Pa komunistin Berisha, që u faneps nga zyrat e Ramiz Alisë në protestat antikomuniste të studentëve, trajektorja e Shqipërisë drejt Europës do kish qenë shumë më e shkurtër dhe shumë me më pak dhimbje. Dhe kur them Berisha, nuk kam parasysh thjesht shtetasin Sali, por kultin e turpshëm, demode dhe antidemokratik të “liderit të pa zëvendësueshëm” Berisha... !(AS)..
Ministrja ka gabuar , duke harruar keshtu thelbin e asj qe eshte sot ne qeveri , ministre e arsimit , dhe arsim me jo te vereteta nuk ka !
Nuk dua ketu ti futem llogjikes se kundershtimit ose jo nga Saliu te ligjit per arsimin e Larte , pasi ai kurre nuk eshte njeri qe mund te merresh vesh , por lufta per mbijetese e ben ate qe gjithshka dhe kurdo ta kundershtoje !
Me pak fjalë , Berisha eshte e keqja shume e keqe deri kancer per Shqiperine , qe kushdo qe ka ne dore vendin dhe ka mundesine te flase ne emer te popullit , duhet te beje cmos qe ta shkule kete metastaye qe kurrsesi nuk po i hiqet Shqiperise dhe shqiptareve per 25 vjet ..
U permbys e keqja bashkë me piramidat në vitin e mbrapshtë ‘97 por u ringrit kundër shtetit si puç i armatosur në shtator 1998. Ra përsëri pas kësaj por u ringrit edhe më rrezikshëm në 2005. Gati u varros në “Gërdec”, por e toleruar, u ringrit përsëri përgjakshëm në 21 janar. Ra në 23 dhe 21 qershor, por përsëri tenton të ringrihet si protestë, madje edhe kundër ligjit për arsimin e lartë. Ku e gjen gjithë këtë forcë e keqja berishiste? Jo vetëm te kulti stalinist e Berishës, (i vetmi i mbetur nga koha e rënies së murit të Berlinit) por edhe te tradhëtimi i të vërtetës dhe të drejtës nga kundërshtarët e tij. Asnjëherë e drejta nuk ka arritur t’i ndëshkojë krimet e qeverisjeve berishiste në këto dekada dhe prandaj, kjo e keqe është ringritur më e fortë, si Feniksi, mbi hirin e tragjedive dhe katastrofave që vetë ka shkaktuar. Ka marrë forcë nga krimet e vjetra dhe të pandëshkuara për krime të reja..

Po te ishte ne opoyite ministrja nuk do te fliste ashtu se e dinte mire qe populli do ta denonte me mungese vote nje deklarate te tille te pa përgjegjshme ! nga ana e saj !

Ato qe thashe per diplomen nuk i besoj , por nganjeher " ku ka ze , nuk eshte pa gje " .. thote populli !!
Sido qofte , deklarata e yonjes Nikolla eshte oksigjen per te keqen shume te keqe qe akoma po e vuan dhe po e duron populli shqiptar , eshte e keqja qe ka erin Sali Berisha !

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...