Tuesday, March 15, 2016

KETE E DINIM !






Poe ajo e mohonte gjithmon !!


Nga Partizan Cene


Me ne fund e tha : Po jam shqiptare ,Ka ndryshuar mënyra sesi i shikoj tani njerëzit. Ndihem më mirë tani. Kisha përjetuar situata të vështira dhe prandaj nuk e kisha thënë. Ishte mbrojtja ime ndaj të tjerëve. Vendosa ta them më në fund. Tani ndihem më mirë që e nxora nga përbrenda. Jam nga Shqipëria”,!!

Eshte kengetarja me origjine shqiptare ne Greqi , Eleni Furiera ( edhe emri eshte artistik , kur te doje vete le te thote emrin e saj origjinal .. )
Megjithse i urrej pa mase ata qe mohojne gjakun e tyre , kombin e tire , atdheubn dhe jeten e te pareve te tyre , por ne kete rast me ne fund jam ndier i kenaqur ..
Pra disa vjetesh , ne nje bisede me Furieren , i kerkuam qe te firmoste edhe ajo si shqiptare e emigrante nje peticion , te nje shoqate , nuk ka rendesdi , por ajo jo vetem qe nuk pranoi , por kembengulte per prejardhjen e saj te larget nga.. Amerika Latine .. !
Ather i thashe , qe dote vije nje dite , dhe mbase te vjen turp per kete qe thua sot .. Dhe erdhi dita !!
Verete kariera ne Greqi eshte e veshtire kur je shqiptar , por ne rastin e saj , karieren e kishte te shtruar perpara dhe ishte shume larte , kur i kerkuam te .. thote se eshte shqiptare ..
Ndefta ndonnjeri mund te thote se gjithkush si ndihet ashtu deklarohet .. Dakord , por nuk eshte shqiptar pastaj , neqoftese nuk u ndjeve .
Por sot gjerat ne Shqiperi dhe per shqiptaret po ndryshojne dhe .. kane filluar te ndihen edhe ata sot shqiptare qe nuk ndiheshin te tille , dikure ,

Eleni Foureira është sot një ndër këngëtaret më të njohura në Greqi, por ndoshta shumë pak grekë e dinë se ajo është me origjinë shqiptare.
Eleni u largua nga atdheu i saj për në Greqi me nënën dhe motrat, kur ishte vetëm 8 vjeç. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “ANTI” ajo ka rrëfyer të kaluarën e vështirë në Shqipëri.
Eleni është pyetur në emision për situatën e emigrantëve, duke thënë se grekët nuk janë racistë dhe se ata po i ndihmojnë refugjatët. “Nuk besoj se grekët janë racistë, ata i ndihmojnë refugjatët. E kam përjetuar edhe vetë. Kam ardhur nga Shqipëria në moshën 8 vjeç sepse kishim luftë, e kam përjetuar luftën. Mbaj mend që plumbat kalonin brenda shtëpisë sime dhe se mamaja më thoshte se po luanim dhe shtriheshim për tokë dhe ato kalonin sipër nesh”, ka thënë Eleni.
Partizan Cene

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...