Friday, March 25, 2016

HOLIWUDI do te beje film per tragjedine e Gerdecit

Ne foto jane tregtari tregrari mafioz amerikani Diverol , dhe Djali i babit , por jo ne realitet , por personazhet e filmit qe Hollivudi po ben per tragjedine e Gerdecit .. Aty Shkelzen Berisha dhe Efraim Diverol ,jane personazhet kryesorae , pasi ashtu ishin edhe ne jete ne trgjedine me te madhe qe ka ndjekur Shqiperine ne dhjetevjecaret e fundit ..

Gërdeci ishte një tragjedi, një histori mes aferash dhe me shumë pikëpyetje të abuzimit të pushtetit, pas së cilës u strehuan edhe persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar të armëve siç është rasti i Efraim Diverolit.
“Hollywood”-it do të risjellë historinë ne formatin e nje komedie-aksion.
Warner Bros ka publikuar trajlerin e “War Dogs” me aktorët Jonah Hill dhe Miles Teller, me shënimin “bazohet në një histori të vërtetë”.
Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarëshe dhe jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej.
Ky film i regjisorit të ciklit “Një nate Luanësh”, i përshtatet shumë shpirtit të filmit “Pain & Gain” apo “Ujku i Wall Street”. Ai vë në lojë me një histori që sigurisht është frustuese për personat që janë pjesë e saj, argëtuese për ata që kanë ambicie jashtë mundësive të tyre dhe e jashtëzakonshme për të gjithë të tjerët.
Pjesa më e çmendur e gjithë kësaj çështjeje, është se ndryshe nga Hangover, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga ai i filmit “Njeriu me Shenjë”.
Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Majemi. Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA.
Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milion dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë, një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë edhe qeveria e ShBA.
Në skenarin e filmit, do të paraqitet “arroganca e madhe të një të riu i cili u pasurua shpejt”.
Shkelzen Berisha
“Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihej rëndom tek shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg. 2 milionë fishekët që duhet të dërgoheshin në Kabul nga Tirana, duhej më parë të ripaketoheshin për të hequr gërmat kineze të kutive origjinale. Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin. Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul,” – shkruan gazetari në hetimin e të cilit bazohet skenari i këtij filmi për Shkëlzenin, djalin e ish-kryeministrit shqiptar Berisha.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...