Saturday, May 22, 2010

Marrdheniet Turqi – Greqi , mbas vizites se Erdoganit ne Athine ..


Nga Partizan Cene

Te gjithe e dime tashme se , me uljen e siparit te vizites se kryeministrit Turk ne Greqi , kjo e fundit , ka fituar nje fare terreni per sa i perket ankthit te perhershem te frikes nga Turqia ..

Vizita e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan në Athinë u cilësua si vizitë historike nga te dy palet . Në këtë vizitë, te dy shtetet fqinje te Egjeut , konfirmuan , hapur vullnetin e tyre politik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe .Kjo u tregua fuqishem edhe ne nënshkrimin e 21 marrëveshjeve në fushat e ndryshme si në ato të turizmit, energjisë, mjedisit, tregtisë dhe luftës kundër emigracionit të jashtëligjshëm. Përveç kësaj , me shume rendesi ishte edhe ajo qe ; u bë e ditur se do të hiqen vizat mes Turqisë dhe Greqisë për pasaportat e jeshile dhe do të lehtësohen procedurat për vizat turistike.

Turqia -Greqia gjatë historisë , kane pasur marredhenie te cilat , janë karakterizuar nga një grafik i paqëndrueshëm. Ka pasur periudha kur të dyja vendet i janë afruar pragut të luftës. Kjo është edhe arsyeja që problemet mes Turqisë dhe Greqisë zënë një vend të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të të dy vendeve. Problemi madhor dhe më i rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Greqi është problemi i Qipros, i cili vazhdon që prej vitit 1955, vit kur Qiprua u be shtet i pamvarur ..Me vone , me ngjarjet e vitit 1974 , ku mbas nderhyrjes se turqise , ishulli shtet i Qipros u nda , marredheniet midis Turqise dhe Greqise , kaluan ne nje sere acarimesh shume te mprefta , bile edhe ne gjendje lufte , te here pas hereshme ..!!Megjithese te dyja jane vende te NATO-s , ky tension i ka ndjekur ne menyre te vazhdueshme .. !!

Një problem tjetër që zë vend mes çështjeve themelore per të dy vendet është edhe problemi i Egjeut. Siç dihet problemi i Egjeut përbëhet nga 4 probleme të ndryshme të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Ndër këto bën pjesë edhe problemi i përcaktimit të kufijve detarë dhe të platformës kontinentale, gjerësia e ujërave territoriale, kontrolli i hapësirës ajrore dhe armatimi i ishujve në Detin Egje nga ana e Greqisë. keto jane me te vertete dhimbje koke e perhereshme per te dy shtetet ..

Në të kaluarën janë bërë disa iniciativa Me qëllim afrimin e Turqisë me Greqinë, shpesh here edhe ne te kaluaren jane bere nje sere perpjkejesh , ne nivele te ndryshme .Mirepo kjo nuk ka qene e thjeshte.Paragjykimet që ekzistojnë mes dy vendeve, çdo herë janë pasqyruan negativisht në përpjekjet për realizimin e këtij afrimi. Para së gjithash në Greqi për një kohë të gjatë ekziston “Sindroma e Qipros” dhe se ka shqetësime se nderhyrja e Turqise ne Qipro ,me 1974, qe nga kjo e fundit quhet ” Operacion Paqesor”ne Qipro , do të mund të përsëritet ndaj turqve që jetojnë në Thrakën Perëndimore.

Turqia tashmë e ka dëshmuar se ajo nuk është agresore dhe ekspansioniste., te pakten nga deklaratat dhe theniet ne nivele te larta ushtarake , dhe politike ..

Ka dhe nje problem tjeter te mprefte : Shumica e akademikëve dhe politikanëve grekë e shohin Detin Egje si një det grek duke injoruar kështu të drejtat dhe interesat e Turqisë në Egje. Po keshtu edhe akademiket turq , bejne ne shume raste te njejten gje ..Mirepo Greqia , ka nje shikim standart , duke e etiketuar gjithemone cdo veprim te Turqise si veprim ekapnsionist .. Avionet turq here pas here , patrullojne dhe shkelin territorin ajror grek .. Kjo e rrit edhe me shume tensionin ..Por duke mos i menjanuar edhe provkimet e mundshme nga qarqe te caktuara ushtarake turke ,për arsye të pretendimeve të Ankarasë për të drejtat e saj në Detin Egje, disa rrethe në Greqi shpesh e akuzojnë Turqinë për politikë ekspansioniste drejt Perëndimit. Ndërsa zhvillimet në kuadër të problemit të Qipros ndihmojnë që paragjykimet në lidhje me Turqinë të mbijetojnë dhe të jenë të freskëta në opinionin publik grek. Kjo vizite , dha nje shrytje per mire ne kete drejtim .. duke e ulur shume edhe tensionin , dypalesh .. !!

Greqia me vite me radhë ka bërë harxhime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes. Per kete ka influencuar ajo se e ka perceptuar Turqine si shtet agresiv .Pjesa e ndarë për harxhime në fushën e mbrojtjes arrin në nivelin e 5,6% të të ardhurave kombëtare bruto të Greqisë. Kjo përqindje është afërsisht sa dyfishi i mesatares së harxhimeve për mbrojtjen në vendet anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.Pra e rrenon Greqine ekonomikishte .. Edhe ne kete drejtim kjo vizite , ben nje rregullim per mire te gjerave ..

Paragjykime ndaj Greqisë ekzistojnë edhe në opinionin publik të Turqisë. Besohet se Greqia, e cila pas tërmetit të madh të vitit 1999 në Turqi u shfaq me slogane miqësie dhe nisi të theksojë se e përkrah anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Por opinoni turk , mendon se Greqia nuk eshte shume e sinqert ne kete ceshtje .. Në opinionin turk është mjaft i përhapur opinioni se Greqia mundohet që problemet e Qipros dhe të Egjeut ti zgjidhë në favor të saj duke shfrytëzuar anëtarësinë në BE.Dhe kane te drejte , se Qiprua jashte cdo parashikimi arriti qe edhe e ndare te futet ne BE me ane te lobit Grek brenda BE ..

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe Krueministri Papandreu ,me dëshirën për ti eliminuar paragjykimet e pranishme të rrënjosura tek të dy vendet. Realizimi i një vizite te tille nga Erdogan , në Greqi i shoqëruar nga 10 ministra dhe dhjetëra biznesmenë i sherbeu me se miri kesaj ceshtjeje ..

Vizitën në fjalë në mediat turke e vlerësua mjaft pozitivisht duke përdorur fjali dhe rreshta që mbështesin afrimin ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për median greke. 21 marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të vizitës, media greke në përgjithësi i cilësuan si “çështje të vogla”, ndërsa për çështjen e problemeve të mëdha të pranishme mes dy vendeve media greke bëri komentin se qëndrimi i Turqisë ka mbetur i pandryshuar. Ndërkohë që dihet se nuk është i mundur trajtimi i çështjeve më të vështira pa arritur më parë konsensus në temat e përditshme.

Marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë,mbas kesaj vizite jane ne nje nivel tashme me te latrte ..Edhe incidentet nuk munguan por ato nuk ja prishen bukurine dhe qllimin kesaj vizite .. Pra ne disa raste ekstremistet e djathte dogjen flamurin turk ,ne shenje kundershtie ndaj vizites se Erdoganit ne Greqi ..Ankaraja dhe Athina treguan , me këtë vizitë se dëshirojne , një pikënisje të re marrëdhëniesh midis tyre …

Ndërsa Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, sesioni i parë i të cilit u mbajt në Athinë, është një platformë e rëndësishme dialogu politik për të dyja vendet. Një platformë e tillë dialogu që ka qenë e nevojshme për një kohë të gjatë për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve dhe për eliminimin reciprokisht të paragjykimeve në opinionet publike.

Kjo vizite i sherben edhe njehere , konsolidimit te nje klime te re dhe te favorshme jo vetem per Greqine dhe Turqine por edhe per gjithe rajonin …. !!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...