Sunday, May 23, 2010

Zhvillim dhe rritje , apo piramidizim dhe propagande ??


Nga Partizan Cene .. !

E di qe fjala piramide , apo piramidizim , i tmerron shqiptaret , sa e degjojne .. Kjo u sjell nder mendje , periudhen e ”arte 1992 -1996, ku kalohej jeta neper kafenera , por nga ana tjeter ,te pasur ne letr , nga leket qe kishin hedhur , tek ” Vefa ” Gjalica ” ” Sudia ” etj ..

Vec kesaj kujtojne edhe propaganden e atehershme te qevrise , ku Shqiperia po pesonte nje bum te madh ekonomik , ku firmat e ”fuqishme ” te mesiperme dhe te tjera si ato po i pasuronin shqiptaret , me leke nga asgjeja .. !!

Mirepo gjerat tani kane ndryshuar , dhe nuk mund te behet nje krahasim i tille, kaq i thate i asaj kohe me kete kohe ” te arte ” qe po jetojne sot shqiptare, simbas qeverise dhe propagandes se saj ..!

Mora shkak qe ta shkruaj me kete titull kete shkrim , nga nje njoftim ne shtyp , se qeveria ka nxjerre ne shitje nje Bond 400 milione euro .. Kjo nuk perben ndonje gje te madhe si metode , pasi edhe dhume shtete te botes , e praktikojne si menyre per te gjetur burim parash , hua me perqindje , te tregut .. Mirepo me beri pershtypje qe qeveria , dhe mazhoranca ne paralament , ne meyre te fshehte , ka bere ndryshimin e ligjit , qe i jep te drejte qeverise me sekseret e saj, te rrise oferten per perqindjen e Bondit , nga 7.5% ne 8.5%.. Vetem kjo rritje e ”vogel” i kushton per 5 vjet takasapaguesve shqiptare , 20 milion e euro me shume ..

Por prape nuk do te perbente ndonje lajm kjo gje , po te mos shikonim se vende te tjera si ; Kroacia fqinje , Cekia apo Polonia , qe kane ekonomi me te konsoliduar dhe me te qendrueshme , se ne , e kane shtyre shitjen e Bondit financiar per me vone , kure tregu te stabilizohet ..Por Shqiperia , ben insistim , ne tregjet evropiane dhe boterore te finances , qe ta shese sa me shpejte bondin e saj 400 milionesh …!!

Pra ketu qendron puna ..Kemi nevoje emediate per para .. Arka e shtetit eshte bosh ose , te pakten nuk ka mjaftueshem para te likuidoje ..Prandaj Kuvendi dhe qevria , msheftas dhe me nje shpejtesi maramendese , kur e pane qe bondi nuk po shitej dhe u duhen para urgjent , ndryshuan tavanin me nje perqind per larte , me qellim qe te joshe bleresit ti japin borxh Shqiperise , me kete perqindje me te larte .. Si duket kjo ka ardhe edhe si kerkese e dy seksereve te qeverise ; Deutsch Bank , dhe J.P.Morgan ( kujtoj qe kjo e dyta , paraqet shume frike per tregjet boterore , pasi ka probleme likuidimi )..!

Po pse qeveria kerkon me insistim , borxhe kaq te medhaja dhe kaq te shtrenjta , kure deklaron se , ja kemi hedhe krizes dhe se kemi nje rritje dhe zhvillim ekonomik te larte ?? Duhet te kete nje shpjegim , kur dificiti buxhetor , simbas INSAT, eshte rritur deri ne 210 % ne nje kohe qe ne gjithe Evropen behet thirrje qe deficiti i cdo vendi te mbahet ne kuaota te uleta , pasi aty fillon kancerizimi i gjithe rrjetit ekonomiko financiar te nje vendi .. !!( Kujtojme ketu Greqine , qe nga 3.2% qe ishte e lejueshmja , arriti ne nje deficit 15.4%, duke shkuar ne prag falimentimi si shtet jo me si ekonomi , se ka falimentuar )

Insistimi i qevrise ka vetem nje emer .. Deshtim .. Pra kane deshtuar te gjitha te ashtuquajtuara reforma ne ekonomi dhe finance , deri aty sa arka e shtetit eshte frikshem bosh .. Dhe qeveria e Zotit Berisha dhe Zotit Meta , ka perdorur deri tani variantin , e njohur per shqiptaret, ”..merr nga njeri per te likujduar te parin .. ”.. !!

Kjo behet per shume aresye . Une nuk do ti futem asaj qe, pjesen me te madhe te parave qe vijne nga jashte apo, qe paguajne taksapaguesit shqiptar , e vjedhin te korruptuarit , por do te theksoj nje gje qe duket qarte , Pa mundesi per ndertime dhe vepra te tilla ne te njejten kohe ..

Pra le te vemi me llogjiken e Qevrise sone , dhe te themi , se ne fund te fundit , parate jane perdorur per te rritur dhe zhvilluar ekonomine , dhe mire qenien e vendit .. Atehere me lind e drejta te perdor ketu shprehjen , shqiptare qe : ” Mos i shtri kembet jashte jorganit ” .. !!Ne si Duket kete kemi bere si shtet deri tani , qe kure e ka marre pushtetin e djathta dhe Zoti Sali Berisha . Kemi hapur aq pune dhe kantiere sa nuk kemi mundesi ti investojme apo , ti japim tek te tjeret ti investojne .. Kjo ka vetem nje emer .. Keqqeverisje , ose ndryshe keq administrim ..Kjo metode , duke hapur pra kantjere dhe duke i lene pergjysme , eshte shume e gabuar dhe e pa pranuaeshme per ekonomi te medha ,dhe jo me per gjera te brishta si ekonomia shqiptare ..
Kjo metode , eshte burim i pa shtershem i korrupsionit , dhe pragu i pare i falimentimit te nje vendi .. Keshtu e kemi pesuar dhe po e pesojme ne tani ..

Po mund te pyese kush se pse zoti Berisha dhe qevria e tij po ndermerr nje hap te tille ..Pergjigja eshte e thjeshe : per aresye perfitimi dhe ego politike ..Duke e ditur te keqen e madhe qe i shktoi vendit Berisha me firmat Piramidale deri ne ngjarjet e vitit 1997 , ai e di se ne Shqiperi , per pjesen me te madhe ishte i padeshirueshem .. Me dhuraten qe Nano dhe Meta i bene ne 2005 , duke e bere kryeminister te vendit .. ai kishte rastin me te arte , te perjetesonte pushtetin .. Por ne nje shoqeri demokratike , sic pretendojme ne se kemi , ai nuk mund ta mbante , pushtetin pa gjetur nje menyre te kamufluar imponimi per shume shqiptare ..( Vec metodave shtrengeese te cilat nuk jane objekt i ketij shkrimi )..Dhe gjeti menyren e Propagandes se shfrenuar .. Por qe te besh propagande duhet te keshe edhe nje baze te kristalte ne dukje , qe tu thuash te tjreve , qe e shikoni cmund te bej une ..

Dhe per ta realizuar kete , nen moton. ” e gjithe Shqiperia nje kantier” , inauguroi dhe filloi kudo rruge dhe ndertime , qe edhe vete e dinte se ose nuk do te mbarojne kurre sa te jete ai ne pushtet , ose nuk do te kete mundesite financiare , qe te investoi ne perfundimin e tyre .. Por ketu per te me e rendesishme nuk ishte kjo se sa efekti qe do te bente , smbas tij , tek shqiptaret ..Ben perjashtim ketu rruga Durres – Kukes , pasi ajo ishte ne projekt dhe ne plan qe te behej , dhe ne kete kuader per Sali Berishen , ishte rasti i madh per tu cimentuar me propaganden e tij ne pushtet ..!!

Dhe tani ne mandatin e dyte te dyshimte qe mori ,keto veshtiresi per investim jane kthyer ne makth per qevrine e tij .. Dhe ka gjetur rrugen e shkurter , bile driteshkurter , do te thoshja une , te marre borxh nga kushdo qe mund te jape , me cfaredo perqindje .. !!Me keto para do te likujdoje borxhet e marara me pare dhe apstaj do kerkoje me tutje borxh te likujdoje keto qe merr tani e keshtu vazhdon … !!

Loja per shume ekonomiste eshte e kuptueshme dhe nuk ja vjen qe une te zgjatem .. por varianti qe ka zgjedhur ose me sakte qe eshte detyruar te zgjedhe tani Berisha dhe ministri i tij i financave R.Bode , eshte ne dukje varianti i ”Piramidizimit ” te ekonomise shqiptare pa me te voglin dyshim ..Te gjithe sa thoten per rritje dhe per zhvillim etj , jane me nje baze te rerete qe po nuk u gjeten per nje caste parate ne kohe , do te rrezohen menjehere si mite te genjeshterta ..

Ketu ka fajin e saj edhe opozita , pasi me te gjithe keta muajte qe nuk ka marre pjese direkte ne jeten politike paralmentare u ka dhene dore , prishesve dhe shperdoruave , te parave te popullit shqiptar ..Mjegulla e krijuar , nga mos funksionimi i shume komisioneve , ben qe Kryetarja e paralamentit dhe kryeministri , ti bejne gjerat ashtu si u shlkon per shtat atyre dhe jo si i duhen vendit ..!!

Propaganda si mjeti numer nje i piramidizimit .. me duket se nuk ka dhene rezultat .. Edhe nisma ”Shqiperia 1 euro ” , si mjet joshes nuk doli gje , se shume investitore , e dine mire dhe e shikojne gjendejn e vertete ne Shqiperi , ndaj nuk i impresionon propaganda , por vetem fitim .. Keshtu qe Paralamenti i Zonjes Topalli dhe qevria e Zotit Berisha , kane gjete variantin e fshejes se gjerave , si ne rastin e ngritjes se tavanit te perqindjeve ,per tu rritur fitimin borxhdhenezve , duke menduar keshtu se do te eleminojne panikun nder investitoret e huaj .. Por gabojne .. Ne shume Gazeta nderkombetare , ekonomike ose jo , gjithemone i behet autopsi te gjitha ekonomive te vendeve , dhe nuk mund te shpetoje Shqiperia ..

Me a pakta qe mund te beje Berisha dhe qevria e tij eshte qe te beje racionalizimin e ekonomise dhe te financoje aq sa ka mundesin dhe mos ta zhyta vendin ne qorrsokak te tipit Grek , se qe tani eshte vone .. Po neser ??? Per qevrine .. ka Perendia per neser … !!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...