Saturday, May 1, 2010

Une jam Kryeministri i Shqiperise Sali Rame Berisha ..... !!



Nga Partizan Cene :

(Skice humoristike , e imagjinuar)
Fluturimet kozmike kanë arritur një shkallë të lartë të teknologjisë. Shkencëtarët e NASA-s donin t’i provonin Botës që një anije kozmike mund ta drejtonte edhe një ekuipazh i çfardoshëm, dhe amator.
Bëhet fjalë për ekuipazh të çfardoshëm, ku nënkuptohet edhe përdorimi në ekuipazh të kafshëve shtëpiake. si qen mace dhi apo dele .. ( ndofta edhe gomare )...!!

Disa ekuipazhe të ndryshme u sterviten per kete pune .Si njerëzve edhe kafshëve ju ishin dhënë instruksionet e nevojshme: mjaftonte që, kur të kishin kuptuar se ç’duhet të bënin, duhet të përsërisnin dy herë me nga nje fjale ,konfirmimin në gjuhën e tyre dhe një herë, me nje fjale , kur nuk e kishin kuptuar apo nuk ishin të qartë.
Dhe keshtu u be.. Doli ania ne gjithesi , mbaroi pune dhe po kthehej ..

Anija po i afrohej atmosferës së Tokës . Meqë po afrohej duke ndjekur një trajektore ndryshe nga ajo e programuara, drejtuesit ne Houston thërrasin anijen:

-”Ekuipazhit të anijes që po i afrohet atmosferës, më dëgjoni? Ketu Hjuston .. !!”
- “Ham, ham!”- u dëgjuan dy të lehurat e një qeni që konfirmonte që e kishte dëgjuar bazën.

- ” Duhet të korigjoni trajektoren tuaj me 3 gradë majtas dhe12 gradë poshtë! Më kuptuat?!”
- “Ham!”- ju përgjigj negativisht qeni, i cili kishte detyra të tjera në anije, por që nuk ishte në gjëndje të korigjonte kursin e lundrimit
- ” A më dëgjoi timonieri? Ketu Hjuston .. !!
- “Mjau, mjau!” - u përgjigj maçoku
- “A jeni në gjëndje të korigjoni kursin sipas koordinatave që ju dërguam?” - e pyeti baza
- “Mjau mjau!”- konfirmoi maçoku..!!

Pasi në kompiuterat e bazës u pa që trajektorja u korigjua ashtu siç ishte sygjeruar nga Toka, nga baza u dërgua një tjetër mesazh. Kete radhe ishte mesazh përgëzimi:
“Ju lumtë! Vepruat vërtet shumë mirë!”
- “Na jena ma t’mirët n’Botë”- u dëgjua një zë nga anija

Të çuditur, nga baza pyesin: “Ne patëm dërguar një ekuipazh të çfardoshëm, jo më të mirët… Po ti kush je?”

-”Unë jam kryeministri i Shiperise .. Sali Rame Berisha ..…Kete pese vjecar , e kemi tejkaluar planin me 250%.. kemi nje rritje ekonomike , 22% .. e c'nuke kemi .. Vetem shoke nuk kemi se, jemi te pashoq ne arritjet tona .. !!”

Ndërkohë, të alarmuar nga baza i thërrasin: “Dëgjo, pak rëndësi ka c'keni bere , por të lutemi, rri ulur… e mos prek gjë me dorë nëse doni të ktheheni në Tokë!”

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...