Wednesday, May 26, 2010

26-ta e frikshme dhe e tersshme per gjithe shqiptaret .. !!


Nga Partizan Cene

Si sot , por me nje ndryshim te vogel , se sot eshte e merkurre dhe atehere ishte e diel , mbushen fiks 14 vjet , nga dita e zeze , e politikes dhe politizimit shqiptar .. Data e 26 majit 1996 , do te ngelet ne kujtesen e cdo qytetari shqiptar , i majte apo i djathte , i vjeter apo i ri , grua apo burre , i thjeshte apo me detyre .., si dita kure demokracia ne Shqiperi , u gjunjezua dhe u perdhunua , ne menyre kriminale dhe makabre ..

Duke krijuar ne Shqiperi nje pamje te genjeshteret ,te gjendjes ekonomike , me ane te , pasurimit fiktiv nga firmat piramidale , te nxitura dhe inkurajuara nga shteti , , pushteti i atehershem , vendosi qe tu hedhe edhe hi syve , shqiptareve , duke bere vjedhjen dhe tjetersimin e votes se tyre .. Kaq i dukshem ishte kjo baderdi sa , ne disa kuti votimi , ose ne pjesen me te madhe te tyre ,numri i votuesve qe kishin votuar ishte dy deri tre here me i madh .. Me kujtohet ne disa qendra votimi ne Vlore, Fier dhe Kavaje . qe pata rastin te shikoj , ate darke te 26 majit 1996.. ”anetaret e komisioneve ” perpiqeshin qe te pakten te ruanin nje perputhje qe te mos kishte me shume vota ne kutite e ”pasuruara” dhe fryra , se sa votuesit qe ishin shenuar dhe rregjistruar .. Psh ne Vlore , ne qenden ku une edhe ”votova ”, po perpiqeshin te gjenin nje tjeter model procesverbali , me qellim qe te vendosnin me shume njerez te rregjistruar se nuk kishin sec tu benin fleteve pro ”demokracise ” qe ishin ne kuti … Hahahaha .. Dhe ne disa raste , ne Kavaje psh , aty ku votuan edhe shume te aferm te mi ne kete qytet , i kishin gati te fotokopjuara , por te pa mbushura , procesverbalet rezerve .. ”per oren e hallit ”.. hahaha ..

Ne darke Komisioni , ne menyre te cuditshme , dha nga ora 10 e darkes rezultatet paraprake ..: PD 92% dhe PS 5%.. te tjeret , 3%….

Kjo qe tha komisioni , ishte nga brenda perbrenda folese se ”demokracise”dhe me rekomandim nga ” mbreti” i vete shpallur ., pasi ne te vertete .. rezultati duhet te ishte ; PD deri ne ; 198% dhe PS minus – 102%…. hahahahaha .. te tjeret le te ngroheshin ne diellin e pranveres me te nesermen e 27 mait … Prape neser dite kishte .. !!(anetare te KQZ dhe drejtues ishin : Kreshnik Spahiu, Ilir Rusmali e Genc Bektashi… Kuptojeni tani ..!!)

E sjell me humor , por brenda ndjej nje shqetesim .. Ashtu si une edhe shume e shume shqiptare te tjre po e ndjejne se edhe tani poilitka e ndjekur nga qeverisja e Sali Berishes eshte e njejte pa asnje ndryshim .. Ajo qe ka ndryshuar eshte vetem menyra , me e kamufluar e vjedhjes se votimeve .. Une kam te fotografuara dhe te filmuara shume shkelje flagrante , shume veprime te dyshimta , shume deklarime dhe mbi te gjitha , shume fakte te shkruara qe e vertetojne me se miri ate qe kerkon sote opozita .. per zgjedhjet e 28 qershorit ;; transparence dhe mesim nga gabimet .. Por ne Shqiperi i thone ,nje fjale popullore : ” Ujku edhe ne dhokan *nuk e leshon delen nga goja …”

Pra ne kuader te asaj qe ne vazhdojme qe ti bejme temena Ujkut , duke kujtuar se ka ndryshuar , ai po e shtrengon akoma me me dhembe , qafen e deles popull .. sic jemi ne ..

26 maji i 1996 , eshte jo vetem nje deshmi e dhunimit masiv te votes , por une do te thoshja edhe i nderit te kombit tone , pasi besa qe i kishte dhene populli yne Berishes , Pashkos , Meksit , Shehut Hajdarit etj u konvertua ne celik dhe kamxhik ne duart e shtetit kunder vete popullit qe mbas dy ditesh u cua ne revolte per te kundershtuar per te paren here , mashtrimin dhe vjedhjen qe i ishte bere atij vete ..!!,

Jubileu i pervitshem i asaj dite , nuk duhet ti trembe shqiptaret por me shume ti kujtoje dhe ti zgjoje nga gjume , letargjik i propagandes se fildishte qe po ben cdo dite qeveria e tanishme e ish-eve te frikshem … !!

*Dhokan = Cark .. kjo fjale eshte nga greqishtja , qe perdoret rendom ne Shqiperine e jugut

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...