Tuesday, July 27, 2010

Prishtina jeton ne ritmin e saj ? Prishtinasit kane shume vende ku te shplodhen dhe defrejne .. !!


Nga Partizan Cene

Reportazh nga Prishtina ..

Prishtinen ndryshe , e quajne me te drejte edhe qyteti i pishinave .. Por ne rastin e ketij reportazhi , me shume do te flasim per parkun e madh kombetar dhe pishinen e tij ne Germia .Parku Nacional Germia, nje oaze gjelberimi ne verilindje te Prishtines ku qytetare te shumte gjejne frymen e dites, njihet si mushkerite e kryeqytetit kosovar. Se, edhe pse me restorante luksoze dhe pishine, qytetaret e dine mire se pasuria e vertet eshte ajri i paster, rrezet e diellit dhe freskia e drureve qe farfuritin.

Ky park eshte mushkerria e qytetit , ngaq ky te gjithe nje here apo perhere , marrin force dhe vegim per jeten dhe punen e tyre ..

"Vallahi kur dal n´qytet ka zhurme e tollovi e vec kur t´vi n´Germi m´qetsohet kryet. Atje s´ke ku del se asht ba maskarallek. Edhe po vine shume prej katundeve. E ky eshte gabim i madh si vec po vine e po grumbullohen ketu.

Kur t´vish n´qytet duhet me pas pune, e jo vec me ardhe e pastaj me dal e me plackit, me vjedh e me u marr me sene t´kqija,"- thote Tahir Kadriu, 74 vjec, te cilin e gjejme teksa shetit nen hijet e masivit te Germise. Por, me te dale nga hapesirat e Germise, Prishtina fillon e ndryshon ngjyre.

Vapa e veres, aroma e karburanteve, zhurma urbane e pluhuri te pllakosin gjithe kohes. E shtrire ne nje hapesire prej 572 kilometrash katrore, ne veriperendim te Kosoves me gjithsej 48 fshatra, Prishtina eshte e banuar me komunitete te ndryshme, te cilat deri me shperthimin e luftes nuk kalonin shifren 120 mije. Por, pas luftes, Prishtina ishte nje vend atraktiv per ndertime te egra me c´rast lagje te shumta me shtepi banimi u zevendesuan me ndertesa kolektive, shumica prej te cilave nuk kane hapesire per gjelberim as vend-parkingje. Keto duken me te theksuar ne periferite e qytetit ..

Dyndja e popullsise nga vise te ndryshme te Kosoves, e rrit numrin e banoreve ne rreth 500 mije shumica prej te cileve eshte koncentruar brenda kryeqytetit. "Ky urbanizim i eger e ka shkaterruar Prishtinen per shume dekada. Arkitektet e krejt dynjase e kane veshtire ta sjellin ne rregull urbanistik kete kryeqytet te Kosoves, i cili neser do te jete metropol evropian!"- mendon Esadi, banor i "Kodres se Diellit", i cili kujton Prishtinen kur ka qene krejt ndryshe. "Prishtina ka qene shume e dobet e mandej ka ardhe duke u permiresu e permiresu, e deri e muren serbet. Kur e moren ata e prune qysh e dini ju vet...Lufta e coroditi krejt! E tash eshte permiresu goxha shume, por nuk po lejne prape njerezit tone me u zhvillu sa duhet. Paj korrupsion ka shume, padrejtesi ka shume, s´po mendojne njerezit per popull. Fabrikat i mshelen, te rinjte i lane rrugeve krejt, i shiten te tana. Me qeto hesapet tona qysh po shihet, deri tash vec prapa po shkojme.

Te bie ne sy ne Prishtine , shume ngjyreshja e Taksive te cilat , jane te shume shoqerive .. Bile edhe privat te rendomte qe kane mundur te marrin nje makine dhe ta kthejne ne taksi , prape kane ngjyren e tyre te taksise dhe nuk bashkohen me nje ngjyre te vetme si ne te gjitha qytetet e Evropes .. Por duke u bere Prishtina nje Metropol i madh edhe keto '' vogelsira '' do te rregullohen ''

" Drejtues te komunes se Prishtines ne nje konference per mediat prezantuan programin per zhvillim ekonomik per vitin 2010. Nderkohe qe, shuma e investimeve per projektet kapitale ne komunen e Prishtines kalon shifren prej 40 milione eurosh, thote , nenkryetari i komunes, Avdullah Hoti. "Prej te hyrave vetaike sivjet kemi diku rreth 18 milione dhe prej grantit qeveritar edhe 10 milione te tjera per projekte kapitale, qe pergjithesisht jane 29 milione euro.

Kesaj shume i shtohen edhe 4 milione e gjysme qe vijne prej ministrive te linjes si dhe disa te hyra vetanake te viteve te kaluara, te cilat investohen sivjet. Keshtu qe shuma e pergjithshme eshte 42 milione euro investime kapitale ne komunen e Prishtines per vitin 2010.

" Per te rinjte si Ilir Ferizaj, i cili ka studiuar dhe tashme punon ne "Qytetin e Studentit", Prishtina ka nevoje per ndryshime thelbore ne cdo kuptim: "Thone: "Shqiperia eshte, por le t´i bejme shqiptaret".

Ne vendin e quajtur ''Qafa '' restorantet te bejne karshi .. por te keputet shpirti kure me poshte perballe gjykates , shikon shume te rinj e me te vjeter , me veglat e punes ne dore , te cilet kerkojne pune ,, Fadil Loku , njeri prej tyre me thote : '' Nuk ka rendesi mor , burre se cfare pune .. , amujt me gjete nje menyre te coj do euro ne shpi tek kalamaja .. dhe familja .. Cdo dite ketu eshte keshtu plote ..''

Por sic thashe me tutje , restorantet dhe kafetieret jane te mbusjhme deri ne te gjitha tavolinat ..

Edhe ne Kosove, ne kemi kryeqytetin por duhet t´i bejme edhe kryeqytetasit. Sepse, Prishtines i duhet jo vetem nje organ qeverises i mirefillte por mbi te gjitha nje shoqeri e mirefillte me qytetare, qe jane te vetedijshem per veprimet e veta. Sepse, vete qytetaret jane ata qe po i bejne disa ndertime te cilat edhe ata vete e dine se nuk jane te lejuara.

Prishtina duhet te ndryshoje thelbesisht, pikerisht ne aspektin urbanistik, cfare do te ishte e dhimbshme per shume njerez qe kane bere investime marramendese. Por, kjo duhet bere per hir te te gjithe qytetareve qe Prishtina te jete me e bukur dhe me funksionale per te gjithe. Pastaj, edhe kete ceshtjen e denimeve komuna nuk po e zbaton sa duhet, keshtu qe lemshi gjithnje po rritet e po behet perhere e me i pazgjidhshem.

Ne taracen nbe krahe te Hotelit '' Grande '' eshte nje grup te rinjsh , qe megjithese mengjes kane ardhe ta pine kafen ketu ..Mbas tyre duken edhe te tjre dhe dalengadale , po mbushen edhe ketu tavolinat dhe ambientet e Tarraces se ''Grandes''..

Mirepo , sic mundem te marrim vesh ; nderkohe paralajmerohet ndertimi i "Prishtines se Re", e cila planifikohet te ndertohet ne pjesen e jugore te qytetit ne nje hapesire 1000 hektareshe, ku do te behet shperngulja e objekteve qeveritare dhe institucioneve te tjera shteterore.

Qe nga kryqeaimi , ne hyrjen e parme te qytetit deri tek stacioni i autobuasave , duket vjetria e qytetit qe kekon dore te forte ..per tu rregulluar dhe per tu bere , ashtu sic e enderrojne prishtinasit ...Nje vend i bukur dhe komod ..

Mikepriteja prishtinase , eshte e dukshme ne miresjelljen e kujtedo qe takon , per nje pyetje apo edhe per nje problem te momentit .. Karakteristike qe mbetet ne mendjen e kujtedo qe e viziton rralle , apo shpesh Prishtinen

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...