Sunday, August 1, 2010

Para se te kerkokme ,duhet te dime qarte se ç’fare kerkojme ..

Nga Partizan Cene

01/08/2010 .. Çamëria është plagë e pa mbyllur për popullin dhe atdheun tonë ..Kjo cështje është një plagë e hapur , për trungun shqiptar , për popullin shqiptar dhe për gjithë ballkanin ..Sot më shumë se kurr ka ardhur koha , që kur problemi të vihet në qendër të vëmendjes ndërkombetare , duke e bërë të njohur me fakte dhe dëshmi , të cilat propaganda shoviniste greke e ka injoruar prej dhjtra vjetësh ..

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve.

Por këtu filloi , por nuk mbaroi këtu .. Cdo vit e dekadë , shovinistet grekë , kanë bërë cmos qe ta shuajnë ndjenjën kombëtare shqiptare te çamërve , me lloj lloj mënyrash dhe metaodash , nga me të kamufluarat deri ne ato me çnjerëzoret dhe barbaret ..

Sot opinioni botëror duhet te dije dhe të jetë i qartë , për të gjitha keto metoda dhe krime ,që janë përdorur nga naconalistet grekë , në dëm te popullsisë së pambrojtur Çame .. Më e theksuar , ishte periudha e mbas lufëts Italo -Greke ,e cila u perdor si pretekst , nga grekët , duke i rreshtuar artificialishtë të gjithë shqiptarët kra pushtuesit fashist Italian ..

Nga gërmimet e fakteve të shkruara , fotografitë dhe dëshmite historike , është e qartë se me të vërtetë , shume camër , të joshur nga premtimet boshe , dhe shumë here të detyruar nga forca e fashizmit , u bënë bashkepunetore , te fashizmit .. Por kjo ishte e perhapur në gjithe botën , ashtu sic ndodhi edhe në Shqipëri.. Organizata nacionale ,të ashtuquajtura ,për clirimin kombëtar , në një mënyrë apo në një tjetër u bashkuan me fashizmin italian dhe nazizmin gjerman , kundër popullit te tyre , me pretekstin e rrezikut komunist ..

Pra shovinistët grekë , duke marrë shkak nga veprime të të papergjegjshmeve , dhe tradhëtareve te shqiptareve , zbatuan planin e tyre shumë shekullorë: Te zabrazjes se Çamërise , nga popullsia myslimane . Ata i dëbuan drejt Turqisë , dhe Shqipëris , duke i plackitur , çnderuar, shtypur , dhe vrarë ..

Pikërisht këto fakte , kanë ngelë në harresë , dhe shumë herë jashtë vemndjes , së botës së qytetëruar ..

Shteti grek , këta dhejtëvjecarët e fundit , ka ndjekur jo pa qëllim , një politike armiqesore , me Shqipërine .Tregues i kësaj ka qenë edhe ligji i luftës , i cili vazhdon të jëtë në fuqi edhe sot ., Ashtu do ta kishte më të thejeshtë t'i justifikonte dhe t'i mbullonte , te gjitha masakrat si ajo e Paramithisë ,ne fil lim të qershorit 1943 , apo atë të Qafbotës në nëntor te po atij viti , si dhe zhdukjen e pothuaj të gjithë shqiptarëve të mbetur në tokat e tyre të Çamërise , që guxonin dhe pranonin kombësinë e tyre shqiptare ..

Duke e ditur shumë mirë, se masakrat dhe punët e pista qe kishin bërë , ne kurriz të shqiptarëve , nuk do ti justifikonte asnje lloj propagande ..grekët dhe qeveritë e tyre , perdoren metoden e tyre te hersheme : Metoden e fshehjes dhe te mohimit .. !

Avokati i cështjeve ndërkombëtare anglezi Tomas Hill , në vitin 1993 , me inisiativën e disa shqiptarëve nga diaspora shqiptare e Amerikes , mundi të hulumtoi , n ëarkivat angleze , dhe në shume arkiva të tjera , të cilat mund të kishin lidhje me problemin greko-shqiptar , te njohur nga shqiptarët si Problemi ÇAM ..

Nga një rezume qe ai e botoi ne ate kohe ne Revisten presticioze angleze ''The Guardian '', ai u shpreh se me dokumenta , po thuaj nuk figuron asnje gje per te vertetuar genocidin grek ndaj shqiptareve te Jugut , sic i quan ai .. Pra ka ndodhur ajo që .. Greqia është kujdesur qe ti shuaj gjurmet dhe tia lerë harresës këtë masakër dhe këtë genocid që ka bërë ndaj fqinjit te saj verior .. Kështu u shpreh zoti Hill ne atë kohe ..

Por edhe një Punonjes Ligjor grek , emri i te cilit nuk mund te bëhet i ditur , por mund te themi se ishte Çam .. dhe nip nga fisi Haxhi , te cilët u transferuan te detyruar ne ishujt e Egjeut , me 1943 , qe ti shpëtonte genocidit , ka deklaruar se edhe në arkivat greke , materialet e asaj periudhe , janë zhdukur , me pretekstin e gjendjes se luftës , dhe ndërrimit apo, rënies se disahershme te qeverive qëndreore ne Greqi ..

Në arkivat greke , ka vetem gjëra të cilat janë shkruar nga vetë kriminelet dhe bashkëpuntorët e tyre , dhe nuk flitet për ndonje gje te paanshme ..Koloneli Zerva , dhe gjithë kriminelet që e mbështeten në genocidin Çam,janë kujdesur pra, për shuarjen dhe zhdukjen e gjurmëve ..

Prandaj del sot e domosdoshme që të kuptohen nga Shqipterët dhe politikanet e tyre ,dy gjëra thelbësore :

1- Koha nuk pret , pasi edhe sikurë të hapet një gjyq apo një shqyrtim , nga organizmat ligjore ndërkombetare .. të autorizuara nga OKB , do të duhen dëshmi te pakundershtueshme , historike , dhe njerëzore .. Meqë dokumentet janë të pakta ,këto te dytat kanë të bëjnë me deshmi të gjalla , nga të gjallët ... Por sot janë të paktë njerëzit që e kane jetuar aëtë kohë të frikshme .. Dëshmite e tyre jane si i thonë gjysma e punës .. Në këtë pikë mbahet edhe Greqia , duke e zvarritur , qoftë edhe sikur të pranoje fjalen Çameri ..

2- Duhet , të qartësohet rreptë se cfarë kërkohet : Kërkohet të kthehen trojet e marra , dhe kthimi i camërve në trojet e tyre ? , apo : Kërkohet , dëmshpërblim , për dëmin e bërë , nga hordhite greke dhe shteti grek në atë kohë , kunder popullsise shqiptare ??

Kjo e dyta ka rëndesi të theksohet se , kohet e fundit , janë hapur zëra , që për mendimin tim janë , krejt ordinere , dhe jo atdhetare ..Pra kështu minimizohet problemi dhe kthehet në problem ekonomik tregërat , ku në këtë rast malli që do të shitet është Çamëria , dhe tokat e saj , qe i ka zaptuar greku ..

Shumë mund të fjalëlzojmë dhe të filozofojmë në këtë rast , por koha nuk pret .. Qeveria e tanishme e Greqisë , eshte nje qeveri qe tregon vullnet dhe dashamiresi me Shqiperine dhe shqiptaret , por deri në një farë kufiri .. Kurrë nuk mund të presim që nga nje qeveri greke të degjojmë , atë qe duam te dëgjojmë ne , pra të pranojë genocidin ndaj Çamerve , por të pakten, të presim qe një gjuhe e aresyes te pushtojë edhe këta njerës , qe jeta e solli ti kemi komshinj . Komshiu nuk zgjidhet thotë populli por duhet respektuar .. Ata jo vetëm nuk na kanë respektuar kurrë , por na kane vrare dhe na kanë dëbuar , na kanë grabitur vatanin dhe kulturën tonë ..

Megjithatë, ne jemi nje popull i lashtë, aq sa jane edhe greket . Prandaj mospërfillies , duhet it tregojmë qartesishtë kulturen e lartë tonë , të vëllzërimit dhe të prosperitetit .. Prosperiteti sot , nuk e pranon armiqesine, grindejn dhe luften .. Pra gjithemonë ka vend per mirëkuptim dialog dhe sigurishte ka zgjidhje për të gjitha problemet .. Kjo ështe detyrë e politikës , dhe diplomacisë sonë që të afrojë shqiptarët dhe grekët në nje zgjidhje te ketij problemi kaq te madh ...

Kultura e një populli duket dhe ka shumë tregues ,por më i kulturuari është ai popull që fal .. Por të falim, më parë duhet te jete e qarte se cfare dhe si do te falim ... !!

Shkroi Partizan cene

Redaktoi Matilda Kuqi

Me poshte po vendosim edhe disa video qe tregojne deshmite e njerezve dhe te afermve te atyre qe e kane hequr ne kurriz genocidin .. !!

cene-alb.com

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...