Friday, February 19, 2010

Vrasja qe po shtyn hakmarrje, nga HAMAS.. !

Marre nga BBC NEWS

Zemërimi' ndaj vrasjeve me pasaporta britanike
Foto të vrasësve të supozuar
Izreali thotë se nuk ka prova se është i përfshirë në këtë vrasje
Rritet presioni mbi Izraelin për të shpjeguar keqpërdorimin e pasaportave fallso të BE-së nga personat që dyshohet të kenë vrarë një militant palestinez në Dubai muajin e kaluar.

Sekretari britanik i jashtëm, David Miliband ka thënë se Londra pret që Izraeli të bashkëpunojë plotësisht me një hetim të urdhëruar më herët nga qeveria britanike.

Ambadasorët e Izraelit në Londër dhe Dublin janë thirrur pranë Ministrive të Jashtme respektive në lidhje me përdorimin e pasaportave fallco nga vrasës të dyshuar të një militanti palestinez në Dubai.

Një zëdhënës britanik tha se mashtrimi me pasaportat britanike ishte një çështje shumë serioze.

Grupi palestinez, Hamas, ka akuzuar agjentët izraelitë se kanë vrarë Mahmud al-Mabouhun, muajin e kaluar.

Izreali thotë se nuk ka prova se është i përfshirë në këtë vrasje.

Kush e vrau Al Mabouhunin?

Zyrtari i lartë i grupit militant palestinez thuhet se u vra nga një grup prej 10 burrash dhe një gruaje, muajin e kaluar në Dubai.

Sipas autoriteteve të atjeshme vrasësit përdorën pasaporta të modifikuara britanike, franceze, irlandeze dhe gjermane.

Megjithatë, spekulimet kanë qënë të shumta se vrasja është kryer nga agjencia izraelite e zbulimit, Moassad.

Bob Baer një ish agjent i CIA-s thotë se është i sigurt se vrasja është vepër e Mossadit

"Izraelitët është e qartë që e kanë bërë. Ata kishin motivacionin. Mënyra e veprimit, përputhet me atë që kam ndjekur në të kaluarën. Nuk mund ta imagjinoj se kush tjetër mund ta ketë bërë këtë," tha Bob Baer.

Megjithëse vetë Mossadi nuk komenton për ndonjë operacion, Yossi Melman, një ish agjent i shërbimit, thotë se agjencia nuk vepron pa marrë fillimisht një autorizim në nivelin politik.

"Mossadi vepron në bazë të urdhërave të kabinetit dhe është nën komandën e kryeministrit".

"Mossad është një organizatë shumë e disiplinuar dhe ajo raporton tek kryeministri. Gati çdo javë zhvillohet një takim mes kreut të Mossadit dhe kryeministrit," thotë Yossi Melman.

Izraeli reagoi përmes ministrit të Jashtëm, Avigdor Liberman kundër akuzave.

"Nuk ka arsye të besojmë se ishte Mossadi izraelit dhe jo ndonjë shërbim tjetër sekret i ndonjë vendi tjetër, të predispozuar për të shkaktuar trazira."

Zoti Lieberman tha megjithatë se nuk ishte i shqetësuar se kjo çështje do të dëmtonte marrëdhëniet me Britaninë.

"Unë mendoj se Britania e pranon që Izraeli është një vend i përgjegjshëm dhe se aktiviteti ynë i sigurisë kryet në bazë të rregullave të përgjegjshme të lojës. Ndaj edhe nuk kemi arsye të shqetësohemi", tha ministri i Jashtëm.

Lëvizja palestineze Hamas ka thënë se do të marrë hak për vrasjen e njërit prej udhëheqësve të saj në Dubai.

Udhëheqësi i Hamasit që është i vendosur në Siri, Khaled Mashaal, doli në një ekran të madh para qindra mbështetësve ku tha se kishte ardhur kohë për të vepruar kundër atyre që vranë Mahmoud al-Mabhouh.

"Unë them mjaft më! Koha e premtimeve dhe debatit për hakmarrje ka përfunduar, sot është koha për veprim", tha Khaled Meshaal.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...