Thursday, February 18, 2010

Hapja e kutve ..

PERGATITI Partizan Cene



TE DEGJOJE KAMBANAT PER HETIMIN E ZGJEDHJEVE , I BEN THIRRJE RAMA , BERISHES ..


TIRANE- Menjhere mbas publikimt të deklaratës së kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Joao Soares ku,nënvizohet marrja në konsideratë e kërkesave të opozitës për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu socialist Edi Rama falenderoi mbështetjen e OSBE-së për atë që ai e quajti “mirëkuptim të plotë ndaj shqetësimeve të opozitës shqiptare”.

Ne koferncen per shtyp , Rama tha se asgje nuk e ndalon hetimin e plote te zgjedhjeve te qershorit .. !!.

Duke ju referuar rekomandimeve të OSBE për rikthimin e opozitës në Kuvend, Rama nënvizoi se partia që ai drejton është e gatshme ti japë fund bojkotit, menjëherë pasi ti hapet rruga hetimit të plotë të zgjedhjeve.

“Rishpreh vullnetin tim për të mbyllur bojkotin me tu mbyllur përpjekjet e qeverisë për ta kufizuar dhe kushtëzuar komisionin parlamentar duke nxjerrë lutitë e votimit nga objekti i hetimit. Demokracia nuk është në krizë sepse opozita është në bojkot , ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë. Fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë të zgjedhjeve. ” u shpreh Rama.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...