Wednesday, February 24, 2010

Gabim i rende i forcave te NATO-s ne Afganistan ..

Qeveria eAfganistanit eshte e shqetesuar për sulmin ajror të NATO-s - ISAF-i paralajmëron hetim dhe flet për gabim


Marre nga DW-World..Pergatiti dhe pershtati per cene-blog .al:Izmat Halla

Qeveria e Afganistanit është shume e brengosur për sulmin ajror qe shkaktoi 27viktima ne civile. Trupa mbrojtëse për Afganistanin ISAF paralajmëroi se do ta hetojë sulmin dhe flet për gabim

Kjo do te irritoje popullin dhe do te rrise pakenaqesite:

Është pikërisht ai lloj incidenti, që do të shmangë me çdo kusht komandanti i NATO-s Stanley McChrystal: trupa ndërkombëtare mbrojtëse kryen një sulm ajror ndaj luftëtarëve të supozuar talibanë, dhe vret me këtë rast të pafajshëm. Qeveria afgane e dënoi menjëherë në formën më të ashpër sulmin. Dhe drejtori për medie në parlamentin afgan, Hakim Asher, deklaroi:

"Kjo është një temë që na shkakton shqetësime të mëdha. Është e papranueshme dhe papërligjshme."

Në thelb NATO-ja po zhvillon dy luftëra në Afganistan: njërën kundër talibanëve dhe tjetrën për mendjet dhe zemrat e njerëzve. Lufta për mendjet dhe zemrat me gjasa nuk mund të fitohet në rast se trupat ndërkombëtare vrasin vazhdimisht të pafajshëm. Edhe zëvendëskomandanti i NATO-s Nick Parker e di që prej incidenteve vuan besueshmëria e trupës mbrojtëse për Afganistanin:

"Do të doja të thosha se ka rëndësi të madhe për ne kur ndodhin gabime të tilla. Ne po bëjmë gjithçka mundemi për t'i ulur në minimum ato. Në emër të ISAF-it dhe të komandantit të tij unë kërkoj falje për tragjedinë që u kemi shkaktuar familjeve të caktuara."

ISAF-i ka urdhëruar hetimin e incidentit, i cili sipas guvernatorit përgjegjës të provincës ngjau kështu: Tre autobusë të vegjël me civilë po udhëtonin të dielën drejt Kandaharit në jug të Afganistanit kur NATO-ja urdhëroi të bombardoheshin. Sipas të dhënave të veta, trupa mbrojtëse u nis nga premisa se bëhej fjalë për kryengritës, që donin të sulmonin trupa afgane dhe të NATO-s. Guvernatori i provincës Dai Kundi, Sultan Ali Uruzgani, tha:

"Incidenti i tmerrshëm ndodhi në kufirin midis dy provincave Dai Kundi dhe Urusgan. Kanë humbur jetën 27 vetë. Ndër të vrarët janë katër gra dhe dy fëmijë, të vrarët e tjerë janë burra. Të plagosur janë dhjetë."

Nuk duhet te perseriten me , gabime te tilla :

Sulmi nuk ka të bëjë me ofensivën e madhe të NATO-s më në jug në Helmand, por edhe atje janë vrarë herë pas here civilë gjatë sulmeve të ditëve të fundit. Komandanti i ISAF-it Stanley McChrytsal i ka vënë vetes synimin që të shmangë vrasjen e të pafajshmve. Prandaj edhe reagoi aq me humor të prishur ndaj sulmit ajror në Kundus në shtator, të urdhëruar prej gjermanëve. Njëlloj si parlamentarja afgane Shukria Barakzai, ai e di që duhet doemos të shmangë viktimat civile.

"Për ne, për njerëzit në Afganistan është e rëndësishme që të gjejmë një përgjigje se përse janë duke vdekur civilë."

Por për shumicën e të vrarëve të pafajshëm në Afganistan vitin e kaluar ishin përgjegjës talibanët. Që ata nuk i marrin parasysh civilët, këtë kryengritësit e dëshmuan tani sërish. Në lindje të Afganistanit një atentator vetëvrasës hodhi veten në erë. Viktimat ishin shumica civilë.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...