Thursday, February 25, 2010

POEZI NGA TEUTA KAMBERI - ALIZOTI

Ne c'hon duan te te hedhin
ti se di.
Ata jane ngritur si kufomat neper nate
e s'dine c'forme ka gjendja e plakur,
brenda engjellit qe kelthet.
Jane pervoja e fituar
shkaperderdhjes se vet,
pa ditur si lind keqardhja ,
ne nje cmin te pacaktuar,
sepse s'kane ndjere pesha sfitese ndonjehere.
Pa njohur delikatesen
e kelthit pranveror,


kane prere vec mantele
perngjitur formes se tyre
e s'njohin endrren e jetuar te bere cope.
S'njohin asgjene,
vec asaj qe i pushton,
vec kombinimit te nje kemishe
me nje kravate.
Jane drunj te heshtur e trupa sakate,
shastisur te qeshures pa skaj,
jane varre pa emer e keshtjella rere,
jane sfond pa drite diellore.
Dhe e gjithe kjo se grushtet ne mure
s'i kane gjakur kurre,
jane vec shites ne tregun e kartonave,
forme pa forme.
Ideograme e metoda te padeshifruara,
pjelle pasionesh,qe shuajne cigaret
ne barkun e nenes se tyre lehohe.
Historine e embrionit te tyre s'e kane njohur kurre,
dikush i vuri rastesisht perfaqesore,
ose rastesisht erdhen vete ne kete cope strehe
qe derte me s'mban.
Pikerisht ata thone pa kuptuar dickane.
O tmerr,
o fat i mbetur hale!


Marre nga vellimi me poezi "Prekjet e Nirvanes" i Teuta Kamberi (ALIZOTI)...1999.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...