Sunday, February 28, 2010

Termet katastrofik 8.8balle ne Kili ... !!Rreth 300 vete jane te vdekurit deri tani ...

Pergatiti Partizan Cene ..

Pas tërmetit në Kili
Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në 25 vjet

Presidentja e Kilit Michel Bachelet, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.Mbas termetit , u vu re nje cunam me dallge 1,5 m te larta ,

Tërmetit i shkallës 8.8 ballë zgjati per gati me shume se 1 minute .Epiqendra e tij ishte 90 km në juglindje të qytetit të dytë për nga madhësia të Kilit, Concepcion. Edhe këtu, edhe në kryeqytetin e vendit Stantiago njerëzit dolën të frikësuar nëpër rrugë dhe për orë të tëra nuk guxonin të ktheheshin nëpër shtëpira.

Nga njoftimet e deri tanishme , termeti ka shkaktuar shume deme materia le , dhe po shume viktima .. Perllogaritet qe viktimat mund te jene me qindra .. dere ne 28-02 ne mengjes , jane raportuar rrethe 300 viktima , por zyrtarishte pranohet te jene rreth 145 .. !

Te plagosurit jane mbi 100 , dhe te humburit , qe ndodhen nene rrenoja disa dhjetera mijera . !

Presidentja :Duhet te shmanget paniku

Presidentja e vendit Michele Bachelet, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe i kërkoi njerëzve të ruajnë qetësinë: "Ju lutemi të mos dilni nga shtëpia. Lëvizni vetëm me automjete dhe nëse është e domosdoshme. Dhe jini të kujdesshëm. Nëse nuk veproni kështu, atëhere nuk do të kemi vetëm viktima të tërmetit, por edhe viktima te shkaktuara nga paniku."

Mbas termetet ishin edhe ato te frikshme pasi arriten deri ne 6.2 balle .Ne disa raste më të deri në 6,5 ballë. Dëmtuar janë kryesisht ndërtesat e vjetra, rrugët dhe urat. Në shumë qytete ndërtesa të tëra u rrëzuan krejtësisht. Në gjithë vendin janë ndërprerë rryma elektrike dhe lidhjet telefonike.

Kili ndodhet ne nje zone te ndjeshme , sizmike .

Tërmeti, u ndie edhe në Peru dhe Argjentinë. Për Kilin, Perunë, Australinë dhe Havain u lëshuan paralajmërime për cunami. Në ishujt e Robinson Kruzosë, që i përkasin Kilit, 660 kilometra larg kontinentit, një dallgë shumë e madhe mori me vete pjesë toke. Marina filloi me evakuimin e pjesën lindore të ishullit, që ndodhet 300 km larg kontinentit.Probleme priten e dhe per ishullin e pashkeve qe ndodhet 1600 km larg Kilit .. !!

Në vitin 1960 një tërmet i rëndë shkatërroi qytetin Valdivia, në jug të vendit. 1655 vetë humbën jetën dhe dy milionë mbetën pa strehëShpresojme te mos jen shfra te tilla edhe kete here .. !

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...