Monday, February 22, 2010

Shtypi nderkombetar per Greqine , dhe oligarket rus .. !

Marre nga BBC... !!
Roman Abramovich
Abramovich zbret për herë të parë në vendin e tretë të listës ruse
Greqia vazhdon të dominojë faqet e para të shtypit britanik me theksin tek ultimatumi që BE-ja i dha vendit të eurozonës për të zgjidhur krizën në financat e saj.

FINANCIAL TIMES shkruan për thirrjen që Kpmisioni Evropian i ka bërë Greqisë së kjo të bëjë më shumë shkurtime në buxhet.

Bashkimi Evropian shkruan e përditshmja financiare, bëri një vesh të shurdhër ndaj kërkesave së Greqisë që Evropa të përqëndrohej te një paketë shpëtimi ndaj Greqisë, në vend që të kërkonte masa shtesë për planin e saj për uljen e defiçitit.

Komisioni Evropian tha se qeveria socialiste greke rrezikonte të mos realizonte objektivat e vendosur për uljen e defiçitit buxhetor për 2010 dhe duhej të ndërmerrte hapa shtesë.

Në një artikull tjetër të saj FINANCIAL TIMES flet për investigimin lidhur me rolin e Wall Street-it në krizën greke, pasi autoritetet e BE-së i kërkuan Athinës informacione lidhur me këmbimin e monedhave.

Këto tranzaksionet në fjalë të kryera mes viteve 2001 deri 2008, mund të kenë lejuar që Greqia të marrë miliarda dollarë borxhe nga publiku dhe rregullatorët.

FINANCIAL TIMES shkruan edhe për rritje të tensioneve në tregjet e bonove të thesarit duke penguar edhe rimëkëmbjen ekonomike të Evropës.

Gazeta shkruan se bankat po pengohen të japin kredi duke rritur koston e kapitalit.

Shoqata panevropiane e punëdhënësve, BussinesEurope gjatë prezantimit të parashikimeve të saj për 2010, ka kërkuar nga Banka Qendrore Evropiane që t'i shtyjë për vitin e ardhshëm politikat jo ortodokse, duke liruar tensionin në tregjet e kapitaleve.

THE INDEPENDENT shkruan se si Greqia e krahason misionin e saj ekonomik me shpëtimin e anijes Titanik.

Gazeta thekson rënien e vlerës së euros në shifrat e javës së kaluar që përbën edhe nivelin e saj më të ulët që prej nëntë muajsh.

Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu tha se ishte një përpjekje për të ndryshuar rrugën e Titanikut dhe kjo nuk bëhet në një ditë.

Ai siguroi se qeveria e tij do të ndërmerrte masa shtesë, nëse do të ishte nevoja.

INDEPENDENT thekson debatin armiqësor në qarqet evropiane përsa i takon spekulimeve të tregut.

Ministri grek, paralajmëroi se "sot ishte Greqia që vuante dhe nesër mund të ishte çdo vend tjetër evropian që mund të binte pre e forcava spekullative".

Në faqen e saj të parë DAILY TELEGRAPH shkruan se miliona britanikë do të preken nga rritja e interesave për kartat e kreditit që do të jenë më të lartat që prej 12 vjetësh.

Një hulumtim i kryer nga një faqe interneti që krahason çmimet, tregoi se 2 nga 5 britanikë që kanë marrë hua, mbështeten në kartat e kreditit për të blerë atikujt të jetës së përditshme si ushqim dhe karburante.

GUARDIAN shkruan që oligarkë çeliku jo shumë të njohur kryesojnë listën vjetore ruse të më të pasurve.

Një ish mekanik, Vladimir Lisin, jeta e të cilit përshkruhet si një histori suksesi proletarian, kryesoi listën e më të pasurve në Rusi me mbi 18 miliard dollarë pasuri.

Roman Abramovich që ka blerë ekipin britanik të Çelsit, zuri vendin e tretë në listën 77 miliarderëve rusë.

Një hulumtim tregoi se oligarkët rusë kishin mundur ta merrinin veten në mënyrë triumfale pas krizës financiare të vitit të kaluar.

Disa gazeta kanë edhe fotografinë e çiftit anglez që fitoi gjysmën e çmimit të madh të llotarisë evropiane, prej 56 milion stërlinash, duke hyrë në histori si shuma më e madhe e fituar në llotari në Britani nga një familje e vetme.

THE IDEPENDENT ka një artikull për politikanen australiane Paulien Hanson, e cila njihet në vendin e saj për retorikën kundër emigrantëve, në mënyrë të veçantë ndaj atyre aziatikë.

Zonja Hanson shkruan e përditshmja duket se e ka humbur besimin në vendin e vet dhe për çudi ka vendosur të emigrojë këtu në Britani.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...