Friday, July 22, 2016

Shkruan: Partizan CENE

Mbas takimit të treshes me pushtetin më të lartë në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe dhe Ilir Meta, për të arritur konsensusin për Reformën në Drejtësi, të tre këta deklaruan se "gjithçka është gati" ! (por ka disa "formalitet teknike të vogla"). 
Mirëpo, a është vërtetë gjithçka gati për votimin e kësaj reforme ditën e enjte, 21 Korrik ??
Biles edhe kreu i Parlamenti nga ana e tij firmosi rendin e ditës, duke e bërë të pa kthyeshme votimin e paketës së kësaj reforme në këtë ditë!! Deri atëherë ne të presim të rrjedhin gjërat..!!
Por, sigurisht nuk janë gjërat kaq të thjeshta. Miratimi i kësaj reforme deri tani ka kaluar në labirinte të errëta mbas kuintalë dhe populli konkretisht , nuk di asnjë gjë për ato qe janë mundësitë më të mira për të. Presioni i pozitës dhe veçanërisht ai i opozitës, e kanë sjellë draftin në një nivel të tillë, ku janë plotësuar dëshirat e njërit apo tjetrit grup, ose janë plotësuar më saktë vetëm kërkesat e tyre, dhe askush nuk e di, se a do të jetë apo nuk do të jetë ky ndryshim, ai i pritshmi nga populli, dhe a i bën punë popullit, apo si gjithmonë do të jetë një ndryshim që u vjen për shtati politikanëve dhe kaq.
Shumëkush mund të thotë se ka një garanci pasi për herë të parë partnerët strategjik, SHBA dhe BE dalin garant që këto ndryshime Kushtetuese të bëhen në mënyrë të tillë që ti shërbejnë direkt popullit, duke i dhënë fund maskarallëkut shqiptar të quajtur " drejtësi ", ku korrupsioni dhe tarifat janë bërë gangrene për popullin dhe mos ndëshkimi është bërë mënyrë jetese për pushtetarët, kriminelët dhe "të fortët ".
Skepticizmi popullor për Reformën në Drejtësi që presim të votohet në 21 Korrik e rrit më shumë, pra ajo që thashë më lartë "dyert e mbyllura", bisedimet mbas perdes, komunikimet mes politikaneve të të gjitha krahëve nëpërmjet stilit pupulist, sharjet, kërcënimet mes tyre et.
Pikërisht këto e bëjnë të pa besueshëm deri në minutën e fundit procesin për du gjëra:
Së pari, a do ta votojnë apo jo opozita, dhe pse jo dhe LSI, e cila tani në fund ka filluar që të "tregojë dhëmbët", duke i bërë presion të hapur PS-së që të pranojë konsensusin me opozitën, pra më thjeshtë të bëjë lëshime ndaj opozitës, pasi kjo e fundit, jo që nuk lëshon pe, por përditë e ndërron variantin e saj "për konsensus", duke e shtyrë dhe zvarritur miratimin, deri tani që ka ardhur momenti i fundit, ai i së vërtetës...
Së dyti, flitet fort se ky draft ligj "për ndryshime kushtetuese" fillimisht është bërë mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe është i pranueshëm edhe nga partneret ndërkombëtar. Mirëpo, askush nuk ka botuar asgjë që të kuptojmë edhe ne populli se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë?
Biles janë bërë edhe ndryshime nëpërmjet pazareve politike, për ti ardhur përshtat opozitës dhe jo vetëm, dhe askush nuk di se a janë këto ndryshime ato që duhen?
Më shqip : Këto ndryshime, a do ta mbysin korrupsionin? A do ndëshkohen të pa ndëshkueshmit e deri tanishëm? etj.
Unë vetë jam optimist se do të ketë një ndryshim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, por jam pesimist që ky ndryshim të jetë ai që duhet ose maksimali i mundshëm që pres unë dhe shqiptarët të gjithë ku janë.
Pra, optimizmi im dhe i të gjithë shqiptarëve vazhdon të jetë i gjymtuar për këtë revolucion në drejtësi, siç trumbetohet nga politika sot...!
Nejse...harruam që akoma nuk i kemi gjërat të sigurta dhe në Vlorë thonë që "Pa pasur peshkun në dorë, mos e vet tiganin në zjarr".
Shpresojmë !

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...