Monday, July 25, 2016

Asnjë solidarizim shqiptarçe për tre të vrarë shqiptar në Mynyh!!

Nga PARTIZAN CENE
Jemi shqiptarë kemi shumë të mira, por kemi edhe të këqija shumë!

Dhe këtë nuk mund asnjëhere të mos ta tregojmë veçanerisht në anën tonë më të keqe. Më shkoqur dua të sqaroj se bëhet fjalë për ngjarjen e tmerrshme të Mynyh , ku gjetën vdekjen krahas të tjerëve edhe tre shqiptarë të mjerë që fati i çoi në vendin e gabuar dhe në orën e gabuar...
Sigurisht si fillim ndjej keqardhje dhe shpreh thellësisht ngushëllimet e mia e të familjes sime për jetët e humbura. Por, inati im është me shqiptarët në përgjithësi që megjithse për Shqipërinë dhe Kosovën ishte një ditë zie, askund dhe askush nuk reagoi ashtu si reaguan kur kjo ndodhi për shembull në Francë, ku profilet shqiptare u mbuluan me flamurin francez në shenjë solidariteti dhe ngushëllimi me viktimat e shumta që la dora e terrorit...
Mos ma merrni per xhelozi se pse flamurin francez e vunë në profilet e tyre , dhe atë shqiptar sot nuk e vuri askush. Pra, si shqiptar jam indinjuar nga bashkëkombesat e mi që kur është fjala për berihaj të rregullt nuk e bëjnë, por për tu dukur bëjnë edhe çudira shumë herë! Pra, asnjë solidarizim të paktën virtualisht, me një foto, me një flamur apo edhe me një klithmë ngushëllimi alla shqiptarëshe për veten tonë, ashtu si e bëjmë (dhe mirë bëjmë ) për botën!
Mund të ankohesha për qeverinë në Kosovë e Shqipëri ku nuk është shpallur akoma momenti i zisë kombëtare, por këto janë punë të thella qeverishë dhe siç e dimë ne qeveritë i kemi të zëna me punë (dhe .. vonojnë për të marrë vendime të tilla në rang kombi si ky i momentit tragjik). Me gjasë ata u mjaftuan që ngushëlluan Merkelin dhe kaq se ata që u vranë ishin nënështetas të Merkelit. Idiotësitë tona që askush nuk i kupton se janë gjithmonë edhe si idiotësi kundër rrymës.

Nga nëntë veta që u vranë në Mynih tre ishin shqiptarë. Kjo do të mjaftonte ta kishte çuar në këmbë kombin tonë përkrah tre familjeve të gjora, që humbën të dashurit e tyre!
U mprefshin në paqe !

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...