Monday, August 22, 2016

Me dhimbje, por duhet!

InfoPress /

NGA 
 Partizan Cene

Ky do të ishte emërtimi i asj që kërkoi ZëvendësPresidenti amerikan , Joe Biden në Kosovë ..!
Mediat perëndimore , pasi i mkanë bërë jehonë viyitës kuptimplote të zotit Biden në Serbi dhe në Kosovë , kanë shkruar se , qoftë Serbisë e qoftë Kosovës , zoti Biden u ka vënë përpara një plan rimëkëmbie dhe mbështetje , jo më me fjalë por me para të thata . Për Serbinë , flitet për mbi 5 miliardë dollarë ndihma dhe investime amerikane , ndërsa për Kosovën , 2 miliardë dollarë amerikan ndihma dhe po ashtu investime marikane.
Por interesi shqiptar është për ato që Biden ka ofruar për Kosovën tonë . Dy miliardë dollarë , janë shumë për gjendjen ku ndodhet sot ekonomia e Kosovës , e cila është në nivele të ulëta , dhe populli jeton në varfëri.
Mirëpo , çdo dhuratë , ka edhe një arsye , ose më saktë ka edhe një kusht shumë të fortë : ".. në se tregohet konstruktive .."
Me fjale të tjera , qeveria dhe politika në Kosovë , duhet të pozicionohet urgjentishtë në zhvillimin normal të jetës politike në vend . Që do të thotë se , mos marrveshjet politike , dhe dhuna në parlamentin e Kosovës , nga opozita , duhet të marrë fund
Kosova duhet të përmbushë të gjitha angazhimet që ka marrë , në bisedimet me Serbinë, duke mos anashkaluar edhe vazhdimin e bisedimeve mes dy palëve , në kushtet që të dy vendet të përparojnë drejtë integrimit evropian. Çështje të rilla , si "Demarkacioni " , "Gjykata speciale " apo mirë trajtimi i komunitetit serb në kosovë , duhet të jenë çëstje të zgjidhura mundësishtë nga nesër , se koha për Kosovën , simbas Bidenit nuk pret.
Pra të gjitha këto , kanë një shumë , zashmë kanë një numër konkret , dhe ky numër është tashmë shumë domethënës , shumë i majmë , dhe shumë i duhur për Kosovën , është pra numri dy , ose më saktë dy miliardë amerikanë.
A ia vlen për Kosovën kjo shumë?
Sigurishtë , është një oksigjen shtesë , që do ti japë jetë gjithë ekonomisë shtetërore , dhe pse jo edhe atë famiëljare në Kosovë. Po të kemi parasysh se këto para do të jepen në forma të prekshme , duke ndihmuar ndjeshëm hapjen e vendeve të punes , po , ia vlen që Kosova ti marrë këto para.
Por duhet sakrificë . Sakrificë nga qeveria që të gjejë mundësinë e të uë në bisedime opozitën , me qëllim që të sheshohen mosmarrveshjet , dhe të gjendet gjuha , shqiptrarçe , e përbashkët për të përballuar sfidën që Zëvendëspresidenti Biden , vuri të tavolinë , përkrah çekut të majmë.
Duke ditur që SHBA është miku më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare , ia vlen , që " dhimbja" që ndjen opozita , të vet shërohet dhe kjo e fundit të ulë gjakrat dhe të interesohet më në fund ,për gjithë pupullin shqiptar në Kosovë... !

Me dhimbje sigurishtë , por është e domosdoshme të bëhet !

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...