Friday, July 22, 2016

140 vota pro (...dhe dilemat e së nesërmës ..!)




Nga PARTIZAN CENE

 
Asnjë ligj në parlament nuk ka kaluar kurrë me një votim unanim, paçka se të para plagosur nga dredhitë politike të shumë qarqeve politike që nuk ishin dhe nuk janë dakord me Reformeën në Drejtësi .. ! Sot Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka dhënë lajmin se pas miratimit të Reformës në Drejtësi, do t’i kërkojnë Këshillit Europian hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërisë...
Ky është lajm shumë i mirë për gjithe shqiptarët . Mirëpo, që të ndodhë kjo ka si gjithmon edhe kushtin solemn, pra zbatimin e Reformës në Drejtësi , dhe kalimin butë e qetë të pushtetit gjyqësor në të zgjedhurit dhe emeruarit e rinj, sipas Ligjit të ri Kushtetues që u miratua mbrëmë...!
Duket si diçka normale që nga nesër ose nga dita e enjte që vjen, Parlamenti të vazhdojë me miratimin e ligjeve, që do të përshtatin sistemin e ri të drejtësisë me këto ndryshime.
Mirëpo, për ne që jemi shqiptarë dhe që jetojmë me politikanët tanë e dimë shumë mirë se lufta për ta pasur tonën këtë Reformë fillon pikërishtë tani.
Kjo pasi shumë eksponent të politikës shqiptare e dinë shumë mirë se kjo reformë do të konventojë në dy gjëra shumë të rendësishme, ku të dyja këto gjëra (për ata që e dinë se "...kanë shkelur në dërrasë të kalbur ), do ti dëmtojnë...
Së pari nuk do të kenë më në dorë që ta manipulojnë drejtësinë ashtu siç kanë bërë deri tani këto 25 vjet post komunizëm.
Së dyti me përparimin dhe vënien në zbatim të ligjshmërisë që rrjedh nga kjo Reformë shumë nga këta janë të ekspozuar negativishtë përpara ligjit, dhe reforma nuk lë më vend për shmangie apo hatërllëqe.

Pra, janë këto "halle", që vijnë pas miratimit të Ligjit Kushtetues për Reformën që e bëjnë shqiptarin të jetë akoma skeptik dhe në dilemë, se si do të shkojnë punët në vazhdim.
Politikanët shqiptarë, kryesisht opozita , por edhe shumë ekzemplarë të mazhorancës e treguan agoninë dhe ankthin e tyre që në 24 orët e fundit para se të votohej në Kuvend kjo reformë.
"Lista e Zezë" e tundur para syve të depudetëve nga ambasadori amerikan i bëri të dridheshin të gjithë ata që e kanë "mizën nën kësulë", dhe lëviznin çdo gur, që reforma të vonohej ose për ndonjë mendje shkurtër edhe të mos votohej fare.
Kështu që duhet të presim dhe të shikojmë se sa do të zgjasë inercia e kundërshtarëve të kësaj Reforme dhe sa do të jetë këmbëngulja e politikës sonë për ta çuar atë deri në fund në emërimin e gjykatësit të fundit...!
Treni ka filluar rrugën...sado gurë nën rrota askush nuk do të mund ta ndalë atë që të shkojë në destinacion !!
Gëzuar Reformën në Drejtësi, Shqipëria ime e dashur !


 http://gazetainfopress.com/opinione/49610/140_vota_pro_dhe_dilemat_e_se_nesermes_

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...