Sunday, November 2, 2014
Tenderi 394 milion bie erë pelivanllëqe alla Veliaj !
Bie erë korrupsion , apo mos kam ndonjë problem në hundë unë ??
Partia Demokratike , akuzoi ministrin Erjon Veliaj , duke thënë se vëllai i tij , nëpërmjet një firme “EAG Communcation” të cilën drejton , ka përfituar 394 milonë lekë , nga dekoracioni i Tiranës ose për shërbimet e ofruara gjatë vizitës së Papësnë Shqipëri .
Për një moment , edhe unë do të them se përfitimi , ose tenderi që bëri të përfitojnë këta të kësaj firme , mund të jetë i rregullt dhe konform ligjit .
Por kurrsesi nuk mund ta pranoj , se kjo gjë është bërë ashtu rastësisht . Jo , thjeshtë është privilegjuar zoti ministër , ( vëllai i tij dhe firma që drejton ) .Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet që , në kaq shumë firma dhe bisnese që merren me dekuracione dhe shërbime të tilla , u zgjodh pikërishtë kjo .
Po të donin këta të qeverisë , mund ti shmangeshin " keqkuptimeve ! të tilla .
Mendoj se ministri Veliaj duhet të japë shpjegime direkt . dhe shpejt , ose të japë dorheqjen , në shenjë të " ndershmërisë " së tij , karshi fukarenjve , të vobektëve dhe hallexhinjve ashtu siç trumbeton dhe flet përditë . !!
Populli anë ka një thënie të artë : " Ku ka zë nuk është pa zë .!!
Biles vetë përfaqsuesi i kësaj firme ( që është kandidat për postin e drejtorit të AMA-s ,zoti Gentian Skënderaj , pranon se ishte pjesë e këtij përfitimi .
Ai për të " përgënjshtruar " pretendimet e Partisë Demokratike tha :
“Kompania që unë përfaqësoj është vetëm një nga dy kompanitë që kanë lidhur kontratën me Ministrinë e Kulturës për mbarëvajtjen e punës gjatë vizitës së Papa Françeskut”, shkruan zoti Skënderaj.
Pra , ka diçka që nuk shkon për ne , por shkon për Erjon Velinë dhe vëllain e tij !
Bie erë korrupsion , apo mos kam ndonjë problem në hundë unë ??
Nuk e di a ka dieni zoti kryeministër për këto pelivanllëqe ??
Partizan Cene
************************8
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Marre e plote nga DW-world Bashkëpunimi midis bashkësive përmes zhvillimit të një dialogu të mirëfilltë do të jetë qëllimi kryesor i pr...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
No comments:
Post a Comment